Isak Njutoni 164-1727


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    i/e rregjistruar 10% Maska e dDiana
    Anėtarėsimi
    Aug 2009
    Postime
    80
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Arrow Isak Njutoni 164-1727

    Receta Gatimi




    Isak Njutoni shkencėtari mė i madh dhe mė me ndikim i tė gjitha kohėve, dhe babai i fizikes si eshte quajtur u lind nė Vulstrop, Angli, mė 25 dhjetor 1642, po atė vit kur vdiq Galileo Galilei. Qysh nė fėmijėri Isaku shfaqte interesim pėr mekanikėn dhe ishte mjaft i gjendshėm e i shkathėt. Edhe pse femijė i menēur, nė shkollė qe i pakujdesshėm dhe nuk la ndonjė pėrshtypje tė veēantė.
    Kur u bė mė i rritur, nėna e tij e ēregjistroi nga shkolla, me shpresė, se nė bujqėsi do tė jetė mė i suksesshėm. Fatmirėsisht u zbulua se ai kishte prirje pėr punė tė tjera, kėshtu qė nė moshėn 18 vjeēare u regjisirua nė Universitetin e Kembrixhit. Atje shumė shpejt mėsoi shkencėn e atėhershme dhe matematikėn, dhe pas njė kohe tė shkurtėr i filloi hulumtimet e veta. Nė moshėn 21-27 vjeēare, Njutni i vuri bazat e teorive shkencore, tė cilat mė vonė mundėsuan ndryshimet rrėnjėsore nė botė.
    Mesi i shekullit XVII ėshtė kohė e ngritjes sė paparė shkencore. Zbulimi i teleskopit nė fillim tė shekullit, nė mėnyrė rrėnjėsore i ndryshoi hulumtimet astronomike. Filozofi anule, Frensis Bekon dhe dijetari francez Rene Dekart u apelonin shkencėtarėve tė mbarė Evropės qė mė tė mos mbėshteteshin nė autoritetin e Aristotelit, por tė fillojnė me hulumtime dhe gjurmime vetjake. Njutni madhėshtor nė praktikė e arriti atė pėr tė cilėn angazhoheshin Bekoni dhe Dekarti. Studimet e tij nė astronomi dhe shfrytėzimi i teleskopit tė posazbuluar, kushtėzojnė ndryshime rrėnjėsore nė kėtė shkencė, ndėrkaq eksperimentet nė mekanikė sollėn deri te formulimi i Ligjit tė parė (tė Njutonit) pėr lėvizjen.

    Shkencėtarė tė tjerė si Uilijam Harvi (zbuloi qarkullimin e gjakut) dhe Johanes Kepler (formuloi ligjet e lėvizjes sė planeteve rreth Diellit), gjithashtu futėn informacione thelbėsore nė rrethet shkencore. Megjithatė shkenca e mirėfilltė edhe mė tej ishte preokupim i njerėzve, tė cilėt u morėn me punėt mendore andaj edhe nuk ka pasur fakte pėr pohimet e Frensis Bekonit se e shkrirė nė teknikė, ajo rrėnjėsisht mund t'i ndryshojė kushtet reale tė jetės sė njerėzve. Edhe pse Koperniku dhe Galileu kundėrshtuan disa nga botėkuptimet e gabuara tė shkencės sė lashtė duke kontribuar me kėtė nė tė kuptuarit mė tė mirė tė Gjithėsisė, akoma nuk ishin tė formuluara parimet, tė cilat tė gjitha faktet do t'i sintetizonin nė njė teori tė veēantė me qėllim qė parashikimet shkencore tė bėhen tė mundshme e reale. Isak Njutoni ėshtė ai, i cili e pėrpiloi atė teori tė veēantė dhe e orientoi shkencėn moderne drejt rrugės, tė cilėn ajo e ndjek qė atėherė e sot e kėsaj dite.


    Njutni asnjėherė nuk ka pasur ndonjė dėshirė tė veēantė qė t'i shpallė rezultatet e arritura, edhe pse nė vitin 1669 tanimė i formuioi idetė themelore tė zbulimeve tė tij, njė numėr i madh i teorive janė bėrė tė njohura tepėr vonė. Zbulimi i parė i shpallur i tij ėshtė punimi themelvėnės pėr natyrėn e dritės. Pas njė varg eksperimentesh tė ndėrlikuara Njutni zbuloi se drita e thjeshtė e bardhė ėshtė e pėrbėrė nga tė gjitha ngjyrat e ylberit. Krahas kėsaj ai me kujdes tė madh i studionte ligjet e reflektimit dhe tė pėrthyerjes sė dritės. Kėshtu nė vitin 1668 ai e krijoi dhe praktikisht e ndėrtoi teleskopin e parė me pasqyrė, teleskopin reflektues, i cili edhe sot pėrdoret nė mė shumė observatoriume astronomike. Nė moshėn 29 vjeēare, Njutoni, para Shoqėrisė mbretėrore britanike i prezentoi kėto zbulime sė bashku me eksperimentet tjera tė tij nė lėmin e optikės.

    Vetėm kėto zbulime janė tė mjaftueshme qė t'i sigurojnė vend nė kėtė listė ranguese, por janė tė shumta edhe tė arriturat e tij nė matematikėn e mirėfilltė dhe nė mekanikė. Kontributi i tij kryesor nė matematikė ėshtė zbulimi i llogaritjeve integrale, tė cilat arriti t'i zbulojė qė nė moshėn 23-24 vjeēare. Kjo arritje mė e rėndėsishme nė matematikėn moderne s'ėshtė vetėm kokėrr nga e cila lindet njė pjesė e madhe e teorisė bashkėkohore matematikore, por edhe instrumeni i jashtėzakonshėm pa ekzistimin e tė cilit pėrparimi i mėtejshėm i shkencės moderne do tė ishte i pamundshėm. Edhe po qe se tė mos zbulonte asgjė tjetėr, pos llogaritjeve integrale, ajo do t'i siguronte Njutonit njėrėn nga pozitat parėsore nė ketė vepėr.

    Megjithatė, sukseset mė tė rėndėsishme tė Njutnit janė nė lėmin e mekanikės-shkencė, e cila e sqaron lėvizjen e trupave fizikė. Galileu zbuloi ligjin e parė tė lėvizjes me tė cilin sqarohet lėvizja e trupave nėn ndikimin e forcave tė jashtme. Nė praktikė, ėshtė e qartė se tė gjitha trupat u nėnshtrohen ndikimeve, por, ēėshtje thelbėsore nė mekanikė ėshtė se si lėvizin trupat nėn ndikimin e forcave tė jashtme. Kėto problem Njutni e zgjidhi me Ligjin e tij tė dytė tė lėvizjes, i cili me tė drejtė konsiderohet si bazament nė fizikėn klasike. Ligji i dytė (formula matematikore e tė cilit ėshtė F = ma) thotė: rritja e shpejtėsisė sė njė trupi ėshtė e barabartė me forcėn ndikuese ndaj tij e pjesėtuar me masėn e tij. Mė vonė kėtyre dy ligjeve Njutni ua ndajshtoi edhe Ligjin e tretė famoz pėr lėvizjen (ai thotė: ēdo ndikim apo forcė fizike ka edhe kundėrndikimin e barabartė nė kahje tė kundėrt) dhe Ligjin mė tė njohur pėr gravitacionin kozmik. Kėto katėr ligje, marrė nė tėrėsi, paraqesin njė sistem tė veēantė nėpėrmjet tė tė cilit praktikisht tė gjitha sistemet mekanike makroskopike-prej lėvizjes sė lavjerėsit e deri te lėvizja e planeteve nėpėr orbitat rreth Diellit mund tė hulumtohen e tė parashihen veprimet e tyre. Njutoni jo vetėm qė i formuloi ligjet themelore tė mekanikės, por duke i shfrytėzuar llogaritjet integrale, personalisht tregoi se si mund tė aplikohen ato nė zgjidhjen e problemeve aktuale.


    Ligjet e Njutonit shfrytėzohen nė zgjidhjen e njė rrethi tė gjerė tė problemeve shkencore e teknike. Derisa ai ishte gjallė, kėto ligje aplikim mė evident kishin nė astronomi. Edhe kėtu Njutni fitoi njė vend tė lartė. Nė vitin 1687 ai botoi veprėn e rėndėsishme ''Parimet matematikore tė filozofisė sė natyrės" (shkurtimisht e njohur si "PRINCIPIA"), nė tė cilėn janė tė eksplikuar Ligji i gravitacionit dhe ligjet e lėvizjes. Ai tregoi se si duhet tė aplikohen ato ligje qė tė caktohet me saktėsi tė madhe lėvizja e planeteve rreth Diellit. Detyrėn themelore tė astronomisė dinamike gjegjėsisht me saktėsi tė parashihen pozitat dhe lėvizjet e yjeve dhe planeteve Njutni e zgjidhi nė mėnyrė tė shkėlqyeshme, vetėm me njė lėvizje. Pikėrisht pėr kėtė pothuajse tė gjithė e konsiderojnė si mė tė madhin ndėr astronomėt.

    Atėherė ēfarė ėshtė vlerėsimi ynė pėr rėndėsinė shkencore tė Njutonit? Gjatė shqyrtimit tė regjistrit tė ēfarėdo qoftė enciklopedie shkencore, hasim nė mė shumė udhėzime (dy-tri herė mė shumė) nga njėsitė pėr Njutnin dhe pėr ligjet e zbulimet e tij, se sa pėr cilindo shkencėtar tjetėr. Pėrveē kėsaj duhet t'u kushtohet kujdes edhe thėnieve tė shkencėtarėve tė tjerė pėr Njutnin! Shkencėtari gjerman Gotfrid Lajbnic (1646-1716), i cili nuk ishte mik i Njutnit, dhe me tė cilin ka pasur polemika tė rrepta shkruan; "Nėse e marrim matematikėn qė nga themelimi i saj e deri nė kohėn e Njutnit, pjesa mė e madhe e saj ėshtė vepėr e Njutonit!". Shkencėtari i madh francez Pjer Laplas (1749-1827) ka shkruar: "Principia i kapėrcen tė gjitha veprat tjera tė gjeniut njerėzor". Matematikani francez Lui Lagranzh (1736-1813) shpeshherė pėrsėriste se Njutoni ėshtė gjeniu mė i madh qė ka pasur bota, ndėrsa Ernest Maks (1838-1916) fizikan austriak, nė vitin 1901 shkroi: "Gjithēka qė ėshtė arritur pas kohės sė tij ėshtė pėrpunim deduktiv formal matematikor i mekanikės nė bazė tė ligjeve tė Njutonit". Kontributi i madh i Njutonit eksplikohet me kėtė: ai ndėrlidhet me shumicėn e fakteve dhe ligjeve, tė cilat mund tė sqarojnė disa dukuri, por nuk janė nė gjendje tė parashohin diēka; shkencėtari na la sistemin e veēantė tė ligjeve qė mund tė aplikohen te njė numėr i madh i dukurive fizike dhe tė shėrbejė nėpėr parashikime tė sakta.

    Nė kėtė trajtesė tė shkurtėr nuk ėshtė e mundshme qė tė shpjegohen hollėsisht tė gjitha zbulimet e Njutonit; prandaj shumica e tyre do tė mbeten tė papėrmendura ndonėse i pėrkasin sukseseve serioze. Njutoni dha kontribut solid edhe nė termodinamikė (shkenca pėr nxehtėsinė) si dhe nė akustikė (shkenca pėr zėrin); ai formuloi parimin eksklusivisht tė rėndėsishėm fizik tė veprimit tė forcės dhe aksion reaksionit; e pėrgjithėsoi binomin (binomi i Njutonit) nė matematikė, zbuloi rendin e pakufishėm tė binomit; e dha sqarimin e parė tė bindshėm pėr prejardhjen e yjeve etj.
    Kėshtu mund tė themi se Njutoni gjithsesi ėshtė shkencėtari mė i madh dhe mė me ndikim i tė gjitha kohėve, i cili solli nje ere te re ne shkence Sipas logjikės sė njėjtė jeta e
    njerėzve 1500 vjet para Krishtit ka qenė e njėjte sikurse jeta e njerėzve qė kanė jetuar 1500 vjet pas Krishtit. Por nė 500 vitet e fundit qė nga paraqitja e shkencės bashkėkohore, jeta e pėrditshme e shumė njerėzve rrėnjėsisht ka ndryshuar. Ne vishemi mė ndryshe, ushqehemi me ushqim tjetėr, punojmė nė mėnyra tė tjera dhe kohėn e lirė e shfrytėzojmė shumė mė ndryshe sesa njerėzit e pesė apo mė shumė shekujve tė mėparshėm. Zbulimet shkencore mundėsuan ndryshime thelbėsore nė teknikė dhe nė ekonomi si dhe tėrėsisht i ndryshuan pikėpamjet politike, bindjet fetare, artet dhe filozofinė. Kėto zbulime praktikisht nuk e lanė tė njėjtė asnjė veprimtari njerėzore, dhe pikėrisht pėr kėtė ėshtė i madh numri i shkencėtarėve dhe zbuluesve qė merituan vendin e tyre nė kėtė vepėr. Njutoni si shkencėtar brilant dhe personalitet mė me ndikim nė zhvillimin e mendimit shkencor, me plotė tė drejtė meriton vendin kulmor apo pranė vetė kulmit tė ēdo klasifikimi tė personaliteteve mė me ndikim nė botė.

    Isak Njutoni vdiq nė vitin 1727 dhe u varros nė Manastirin ministror edhe u bė shkencėtari i parė qė u nderua me njė respekt tė kėtillė

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Shkencetare i madhe! Flm per kete permbledhje te veprimtarise tije!

  3. #3
    i/e rregjistruar 10% Maska e dDiana
    Anėtarėsimi
    Aug 2009
    Postime
    80
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Ska Perse ReniX

  4. #4
    i/e rregjistruar 20% Maska e arditu
    Anėtarėsimi
    Jan 2010
    Postime
    134
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    10
    shkencetari me i madh shum mir qe ke bere nje permbledheje kaq te mir

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Prifti Isak, si u kthye nė Islam?
    Nga besmir0212 nė forum Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-07-2009, 01:04 AM