Origjina e botes


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    i/e rregjistruar 20% Maska e arditu
    Anėtarėsimi
    Jan 2010
    Postime
    134
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    10

    Post Origjina e botes

    Receta Gatimi

    Ēdo gjė qė ekziston rreth nesh – bota qė na rrethon – nga vjen e gjitha kjo? Nė radhė tė parė, pėrse ėshtė ajo aty? Sa i vjetėr ėshtė Universi? Apo a ėshtė ai gjithmonė aty? A jemi ne me tė vėrtetė tė veēantė nė kohė dhe hapėsirė? A do tė arrimė tė kuptojmė se si filloi gjithēka? Nga ėshtė bota?

    Kozmologjia po punon pėr tė studiuar edhe cepin mė tė skajshėm tė Universit. Pėr herė tė parė mund t’u japim shpjegim pyetjeve rreth fillimit dhe zhvillimit tė Universit me anė tė vėzhgimeve reale. Me teleskopėt e sotshėm, me pėrshpejtuesit e grimcave dhe me super kompjuterėt, shkencėtarėt po arrijnė, ēdo herė e mė tej, ta pėrplotėsojnė imazhin se si u krijua Universi.


    Udhėtimet nė kohė me anė tė dritės

    Nė Berkeley University tė Kalifornisė astrofizikani Saul Perlmutter studion „yjet eksploduese“. Imazhet ai i merr nga teleskopi hapėsinor Hubble. Astronomėt i quajnė kėta yje Supernova. Supernovat hyjnė nė ngjarjet mė tė dhunshme tė Universit. Ato eksplodojnė me fuqinė e trilion trilionė bombave atomike. Drita e tyre shndrit pėr njė kohė tė shkurtėr mė shumė se e njė galaktike tė tėrė. Pėr shkak se drita e tyre mund tė pėrllogaritet shumė saktė, Perlmutter mundet tė na japė largėsinė e tyre nga Toka dhe, nė kėtė mėnyrė, mund tė hedhim njė vėshtrim nga e kaluara.

    Perlmutter:
    Tė gjithė kėto Supernova janė ekplozione qė kanė ndodhur para njė, dy, tre miliardė vitesh. Nė ēastin kur studiojmė njė nga kėto supernova, ato na tregojnė diēka rreth kėtij momenti tė historisė para njė apo dy miliardė vitesh, ndėrkohė qė ne pėrpiqemi tė qėmtojmė sa mė shumė e mundur, pėr tė zbuluar se si ka qenė Universi para dy, pesė apo dhjetė miliardė vitesh.

    Pra ēdo vėzhgim drejt gjithėsisė ėshtė po ashtu edhe njė udhėtim nė kohė, mbrapa nė tė kaluarėn. Yjet, galaktikat, mjegullnajat spirale janė aq larg, saqė dritės i duhet shumė rrugė pėr tė bėrė deri nė tokė. Njė rreze drite pėr njė vit kalon njė rrugė prej 9 ½ miliardė kilometrash. Dritės sė Diellit tonė i duhet vetėm 8 minuta qė tė mbėrrijė tek ne. Por dritės sė Andromedės, galaktikės mė tė afėrt me Rrugėn e Qumėshtit, i duhen 2 ½ milionė vite deri tek ne.

    Shkretėtira nė Kili. Kėtu ndodhet vegla mė e madhe e njerėzimit nė tokė e bėrė pėr tė vėzhguar Gjithėsinė. Ėshtė Very Large Telescope, shkurt VLT.

    Ky teleskop nuk ėshtė vetėm njė dylbi i fuqishėm, por gjithashtu edhe njė makinė kohe. Me tė shkencėtarėt kanė mundėsinė tė depėrtojnė sa mė larg nė Kozmos. Nė thellėsitė e Gjithėsisė ata kėrkojnė zonat ku u krijuan yjet e para nga gjella kozmike e zanafillės qė mė pas do tė formonin formacionet komplekse dhe tė mrekullueshme: galaktikat, prej tė cilave ėshtė ndėrtuar Universi.

    Dr. Natascha Förster Schreiber dhe ekipi saj nga Instituti Max Planck pėr fizikė extraterrestrale nė Garching janė nė kėrkim tė lidhjes mes yjeve tė para dhe galaktikave mė tė hershme.

    Si qe e mundur qė nga strukturat e para difuze tė zhvilloheshin forma tė qarta tė njė galaktike? Imazhet e para qė morėm nga VLT-ja na shfaqin sisteme yjesh 10 miliardė vit-drite larg. Trajta tė paqarta skematike. Tani shkencėtarėt duhet tė vendosin rreth njė njolle drite. Vetėm atėherė mund t’ia drejtojnė tė gjithė forcėn e dritės tė Teleskopit objektit tė pėrzgjedhur. Po morėn njė vendim tė gabuar, do me thėnė Teleskopin ia drejtojnė njė mjegullnaje difuze yjesh nė vend njė galaktike, kjo do tė thotė tė humbasėsh kohė teleskopi shumė tė ēmueshme.

    Dr. Natascha Förster Schreiber:
    Nė fakt, ne dimė shumė pak. Nė Universin e hershėm objektet janė shumė larg, andaj dhe na shfaqen me dritė tė dobėt. Gjithēka shohim ėshtė njė pikė e vogėl. Por edhe pėr atė nevojiten orė tė tėra vėzhgimi. Ne dimė tmerrėsisht pak rreth kėtyre objekteve. Njohim vetėm tiparet e pėrgjithshme, por asgjė rreth hollėsive se si duken kėto galaktika? A kanė ato formėn e sheshtė si Rruga e Qumėshtit? Apo kanė formė elipzoide? Me gjithė progresin e bėrė me Teleskopin Hubble apo VLT na kanė mbetur edhe shume pyetje tė hapura qė u duhet dhėnė pėrgjigje nėpėrmjet kėrkimeve tona.
    Megjithatė kėto vėshtrime tė thella nė historinė e Universit, nė madhėsinė dhe shtrirjen e tij, janė bėrė tė mundura vetėm para pak kohėsh. Madje nė vitet njėzetė tė shekullit tė kaluar kozmologėt besonin se Universi pėrbėhej vetėm nga galaktika jonė, Rruga e Qumėshtit. Gjithėsia pėr ta ishte e palėvizshme dhe e amshueshme. Universi ka qenė gjithmonė aty dhe i pandryshueshėm. Pėr kėtė s’dyshonte njeri. Tek tani kozmologjia e di qė ekzistojnė miliarda galaktika dhe se Universi ėshtė i pakufishėm.

  2. #2
    i/e rregjistruar 10% Maska e rrezarta
    Anėtarėsimi
    Oct 2009
    Postime
    21
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Fakte te miraa

  3. #3
    i/e rregjistruar 10% Maska e dDiana
    Anėtarėsimi
    Aug 2009
    Postime
    80
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Shkenctaret ende jane dilem per prejardhjen e Universit...ndersa 14 shekuj me pare kjo eshte ceke ne KURANIN famelart na Krijuesi i gjithfuqishem All-llahu....e ata qe mundohen per te gjetur pergjigje vetes vdesin me dilema..ndersa muslimanet e din nga osht prejardhja e Universit...dhe kryejn obligimet e tyre si ROBER te All-llahut, jane te lumtur,vdesin te lumtur dhe ringjallen te lumtur...e per ata qe kan mend kan shembuj ne qdo gje qe All-llahu eshte krijues i gjithqkaje....

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. 40 te verteta tronditese te botes
    Nga labja nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-04-2011, 04:56 PM
  2. 25 te pasurit e botes
    Nga kuklla nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-06-2008, 06:55 PM
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2008, 06:45 PM
  4. Origjina e SIDA-s
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-12-2007, 02:01 PM
  5. Ja Misteret E Botės
    Nga Altin111 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2007, 08:40 AM