Receta Gatimi

Seria A 2007-2008


Temė e Mbyllur
Faqja 2 nga 6 FillimiFillimi 123456 I funditI fundit
Rezultatet nga 21 deri tek 40 prej 118
  1. #21
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Bogdani ben diplomatin: “Kam kontrate me Kievon”

    Erjon Bogdani ka dashur te frenoje gjithe zhurmen e mediave italiane rreth se ardhmes se tij teksa ka deklaruar qe eshte ende nen kontrate me skuadren e Kievos dhe kjo i veshtireson ne nje fare menyre tratativat: “Kur je i lire mund te besh diskutime vete, por ne kesi rastesh duhet te permbushen dy vullnete, ai i klubit dhe vullneti im personal. Jam ende nen kontrate, te shohim”. Pertej diplomacise te gjithe ne Itali jane te bindur se Bogdani nuk do te qendroje me skuadren e Kievos ne sezonin e ardhshem. Ne pole﷓position eshte Kaljari, por edhe Rexhina e Siena mund te perfitojne sherbimin e lojtarit. Ne ditet e fundit ne skene ka dale edhe skuadra e Fiorentines.

  2. #22
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Montela: Sampi, zgjedhja e pare

    Me shume se 300 tifoze kane festuar me brohorima dhe thirrje te ndryshme rikthimin te Sampdoria te Vincenco Monteles, ne diten e prezantimit te tij zyrtar. Dhe, ish﷓sulmuesi i Romes dhe i Fulhamit, eshte i lumtur per kete kthim ne Itali, duke pare se eshte vendi ne te cilin eshte rritur. “Fizikisht ndihem mire dhe, per kete arsye, do te mundohem qe te jap me te miren me skuadren e Sampdorias. Jam i lumtur per kete kthim ne Itali, duke pare se ketu ndihem si ne shtepi. Lexova shume lajme ne lidhje me formen time dhe me gjendjen shendetesore, por asgje nuk eshte e vertete, sepse jam shume mire dhe mezi pres qe te nise sezoni i ardhshem. Pse nuk qendrova te Roma? Eshte e veshtire per mua qe te flas ne lidhje me kete teme dhe ndaj nuk mund te shprehem.Por, dua te sqaroj se lidhja ime me qytetin e Xhenoas eshte e madhe dhe tifozet me duan shume. Dhe, sapo m’u paraqit mundesia per te luajtur me dorianet, nuk munda te refuzoj apo te mendohem gjate. Sigurisht, kisha edhe alternativa te tjera, por Sampi ishte maksimumi dhe zgjedhja ime e pare. Si do te jete kampionati i ardhshem? Shume konkurrues dhe me i bukuri ne Europe, do ta shihni”.

  3. #23
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Ja tre “kartat” e Milanit

    Eto’o

    Karlo Anceloti, para nje muaji, tha: “Per dhurate Champions, do te doja Samuel Eto’o”. Nje deshire e shprehur jo ne ajer, por qe eshte kthyer ne nje veth ne veshin e drejtuesve te Milanit. Kamerunasi mund te jete i vetmi qe do te lere Barcelonen, duke pare se “mbipopullimi”, pas blerjes se Henrise, eshte nje problem qe duhet marre parasysh te katalanasit. Dhe, sipas te perditshmes spanjolle “Marca”, kuqezinjte jane gati te bejne oferten e fundit. Keto dite, nje agjent i klubit milanez do te niset per ne Gadishullin Iberik, per te takuar drejtuesit “blau grana”. Flitet per nje shifer 40 milion euro, qe do te jete edhe oferta perfundimtare.

    Pato

    Nuk ka me asnje “hije” dyshimi, sidomos kur ne “fushe” zbret edhe padroni Silvio Berluskoni, i cili i bindur nga trajneri Anceloti dhe administratori i deleguar, Galiani, nuk mund te mos kryeje oferten e tij. Talenti i ri brazilian, qe luan me Internacionalin e Porto Alegres eshte shume prane kalimit kuqezi. Sulmuesi 18 vjecar brazilian, qe kerkohet edhe nga shume skuadra te tjera, mes ketyre Celsi dhe Reali, mund te transferohet te “Djalli” ne janar, duke pare se vetem ne muajin shtator do te mbushe zyrtarisht 18 vjec, duke u bere keshtu i rritur. Marreveshja eshte arritur, edhe pse shifrat zyrtare nuk behen ende te ditura.

    Baptista

    Eshte “karta e fshehur” e skenareve kuqezi te kesaj merkatoje. Te akuzuar per nje “ngrirje” totale ne fushaten shit﷓blerje te kesaj vere, drejtuesit e Milanit mund te bejne “cudine” e rradhes, duke bere keshtu te mundur nje “goditje te bujshme”. Braziliani, autor i golit te pare ne finalen ndaj Argjentines, ne Kupen e Amerikes, eshte nje element i rendesishem, qe do te perforeconte edhe me shume mesfushen e “Djallit”. Keto dite, parashikohet qe te kete nje takim mes drejtuesve te Milanit dhe atyre madrilene, per te biseduar ne lidhje me detajet e kesaj marreveshjeje. Baptista mund te jete edhe emri i fshehur.

  4. #24
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Reali, ofertė kolosale pėr Kakanė

    Reali nuk tėrhiqet, madje dyfishon. Shoqėria spanjolle ka lanēuar edhe njėherė nė stilin e saj tė madh, sulmin pėr tė bėrė tė sajin Kaka, pėr ta bindur brazilianin tė vishet nga “kuqezi” me tė “badha”. Oferta e presidendit te Realit tė Madridit ėshtė pėr njė kontratė pesėvjeēare njė pagesė vjetore 10 milionė euro neto, plus 3 milionė euro nga tė drejtat e imazhit. Kaka do tė fitonte njė pagė 104 milionė euro nė tetė vjet, nga 2008 deri nė vitin 2016. Milani po sforcohet me Kakane duke i garantuar njė pagė prehj 8 milionėsh neto deri nė vitin 2012.

    E Enjte, 19 Korrik 2007

  5. #25
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Vieri prezentohet nė Fiorentinė

    “Kam urinė e njė 20-vjeēari, dėshirė tė madhe pėr tė bėrė mirė dhe tė jem nė fushė. Jam i lumtur qė do ta bėj kėtė me Fiorentinėn”, - pohoi Kristian Vieri, gjatė prezantimit tė tij me klubin vjollcė, i ndjekur nga njė grup i madh gazetarėsh dhe fansash, tė cilėt e duatrokitėn gjatė ish-sulmuesin e Italisė dhe tė Interit. “Kėrkoja njė shoqėri serioze dhe tė rėndėsishme qė tė kishte besim te mua. Refuzova oferta mė tė pasura. Do tė bėj gjithēka pėr tė shpėrblyer duartroktitjet dhe t’i bėj tė besojnė sėrish te mua skepktikėt”.

  6. #26
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Berluskoni: Kemi gati dy blerje!

    Grumbullimi i Milanit nuk eshte vetem nje rast per te pare te gjithe kuqezinjte te bashkuar, per te shijuar entuziazmin e tyre dhe euforine qe qendron mes tifozeve, por edhe per te degjuar fjalet e protagonisteve, per te pare Ancelotin tek qesh kur sheh pritej madheshtore, per te pare Sedorfin qe pershendet “popullin” milanist, por sidomos per te pare presidentin Berluskoni. Eshte pikerisht padroni i “Djallit” ai qe mbledh mediat e ndryshme te botes, ne qendren sportive te Milanelos, kur zbret nga helikopteri i tij personal. Nje turme gazetaresh e rrethojne, me nje “rrebesh” pyetjesh dhe padroni kuqezi ben me shenje: “Prisni, e di se per cfare do te me pyesni”. Ja pra fjalet e para te presidentit te Milanit, ne kete feste kuqezi. Merkato eshte tema e pare qe hapet: “Jemi duke ndjekur me vemendje dy lojtare, duke trajtuar per blerjen e tyre. Problemi i vetem eshte se lojtaret e disponueshem ose te shitshem nuk qendrojne me lart se futbollistet qe Milani ka aktualisht. Ne kemi kampione, s’mund te marrim lojtare qe qendrojne me poshte. Kush jane emrat? Njeri, qe te gjithe dine, eshte Eto’o, por qe Barcelona nuk e shet. Pastaj? Paton jemi duke e pare dhe jemi te sigurte per talentin e tij, ndaj do te bejme te pamunduren per ta marre”. Po objektivi tjeter? “Eshte me mire qe te mos e zbulojme”. Por, emri i Eto’ose eshte ne gojen e te gjithe tifozeve, qe nga jashte i luten presidentit per nje blerje te madhe. Dera per Shevcenkon duket e mbyllur tashme: “Andrij mire se te vije, por duhet te diji se vullneti i Celsit eshte me i rendesishem. Pastaj, kemi tre sulmues te medhenj plus Kakane, por duam edhe nje tjeter sulmues. Blerja jone e pare eshte Ronaldo, qe mbetet nje kampion i madh”. Kaka te Reali? “As qe behet fjale. Kjo histori me duket qesharake, sepse Riki nuk do te largohet, ashtu si Milani nuk e shet. Kaka eshte simboli i Milanit, ndaj harrojeni largimin e tij”. Por, tifozet kerkojne emrin e katert, duke thirrur “Ronaldinjo”. Por, Berluskoni sqaron: “Gjate fushates elektorale, kam udhetuar ne te gjithe Italine dhe te gjithe me kerkonin te blija Dinjon. E verteta eshte se nese Laporta e shet, atehere do te detyrohet te largohet. Suazo te Interi? Kaljari na e ofroi, se kerkuam ne”.

  7. #27
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Anceloti: Te lindur per te fituar

    Vetem dy muaj pas triumfit ne Europe, ne Champions League, Milani ka rinisur punen, ka “perveshur menget” dhe po pergatitet per nje sezon te ri, te mbushur me takime te rendesishme, por edhe surpriza. Merkato eshte nje teme qe ka shume pak vend ne qendren stervitore te Milanos, ku tifozet kuqezi jane cmallur me “benjaminet” e tyre, ata qe triumfuan ne Athine, duke i dhuruar “Djallit” nje sukses historik, ne vitin me te veshtire, pas “Calciopoli”﷓t. Sezoni i ri i Milanit ka nisur, grumbullimi i fundit ne rendin kronoligjik, te skuadrave te Serise A, mes entuziazmit dhe optimizmit per te ardhmen. Me mijera vete kane udhetuar drejt Milanelos, qendres ne te cilen do te sterviten djemte e Ancelotit. Flamura, kore, por edhe parrulla qe pershendesin heronjte e sezonit te shkuar. Kampionet e Europes e nisin pikerisht nga 23 maji, nga Athina. Karlo Anceloti e njeh mire skuadren e tij dhe pritshmerine, qe eshte nje fakt qe nuk e shqeteson, duke ditur se ka ne dispozicion kampion me pervoje. “Rinisim gjithcka me me shume entuziazem, me me shume deshire. Pushimet kane qene nje feste e madhe per ne, duke pare se te gjithe kemi pasur ne mendje Athinen”. Trajneri kuqezi nuk shqetesohet nga merkato, ende e “ngrire”: “Degjoni, nuk me intereson merkato, sepse tani e di qe mund te mbeshtetem tek shume lojtare te cilet, sezonin e shkuar, nuk ishin ne dispozicion, duke pare se kishin probleme te ndryshme fizike. Flas per Nesten, Serxhinjon, Kaladzen, por edhe Ronaldon. Edhe Odo ka mberritur ne janar, ndaj nuk kishte shume kohe per t’u pergatitur dhe ambjentuar”, tha Anceloti. Jane pikerisht keto, sipas trajnerit, “blerjet” e reja te Milanit.Ai qe ka qendruar eshte Kaka, golashenuesi i Champions League, sezonin e shkuar, qe ishte objekt deshirash i Real Madridit dhe i presidentit Kalderon: “Qendrimi i Kakase ishte dicka qe dihej? Me falni, por cfare prisnin te tjeret? Ai do te jete ketu edhe per shume vite te tjera. Eshte nje lojtar i padiskutueshem dhe i domosdoshem, nje imazh perfekt i Milanit, pastaj, ai as qe e ka cuar nder mend qe deshiron te largohet”. Sigurisht, ajo qe duhet nenvizuar eshte se, ne rradhe te pare, nuk do te jete vete presidenti Berluskoni ai qe do ta lere te largohet. Nderkohe, Anceloti e mbyll: “Kemi lindur per te fituar dhe, edhe pse do te jete me e veshtire kete vit, jemi gati, sepse jemi Milani”.

  8. #28
    i/e rregjistruar 10% Maska e fati54
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    43
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Uroj te gjithe tifozet e Juves per futjen ne serie A dhe urime Altinit per faqen,te na kenaqe me sa me shume lajme te
    futbollit itlian,por me shume per juven.

  9. #29
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Silvio “luan mendsh”: 125 milion euro per Ronaldinjon!

    25 Korrik Milani eshte i gatshem te paguaje 125 milion eurot e klauzoles se leshimit te Ronaldinjos, nje shume e padegjuar kurre me pare ne boten e merkatos. Blerja me e shtrenjte e historise eshte ajo qe Foorentino Perez beri ne vitin 2001, kur pagoi 13 miliard peseta per sherbimet e Zinedin Zidanit, shume qe vlen sot 78 milione euro. Reali fitoi nje Champions me yllin francez ne radhet e saj, por nuk rikuperoi kurre parate e investuara tek Zizu. Silvio Berluskonit i dalin llogarite per Ronaldinjon. Sipas nje studimi qe ka bere klubi italian, do te ishte ne gjendje te rikuperonte 125 milionet e shpenzuara per brazilianin ne tre vjet. Ne kete drejtim, gjithcka do te varet nga aftesia e klubit per te shfrytezuar imazhin e Ronaldinjos. Berluskoni planifikon te perdore brazilianin per te hapur merkato te reja televizive ne Ameriken e Jugut dhe Oqeani, ku komunitetet italiane jane shume te medha. “Kavalieri” do te shiste te drejtat televizive te Milanit me nje cmim shume me te larte se ai i tanishmi, si ne merkaton aziatike ashtu edhe ne ate arabe, ne rast se arrin te vere nen kontrate Ronaldinjon. Fale statusit te tij te ish﷓Kryeministrit te Italise, Silvio ka kontakte shume te rendesishme ne shume vende dhe kjo do te lejonte te perhapte ne te gjithe boten marken Milan. Berluskoni, ka te qarte gnjithashtu se ne rast blerjeje te 27﷓vjecarit, te ardhurat e Milanit nga sponsoret e tij do te rriten gjithashtu ne menyre te ndjeshme.

  10. #30
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008



    Lacio, projektohet kėmbimi Tare-Bogdani

    Erjon Bogdani mund tė veshė fanellėn e Lacios. Dhe si kėmbim Kievo do tė marrė sulmuesin tjetėr shqiptar Igli Tare. Duket se skuadra laciale ėshtė nė kėrkim tė njė sulmuesi me peshė dhe Bogu ėshtė njė zgjedhje shumė e mirė pėr teknikun Delio Rosi. Dhe pėr t’ia arritur qėllimit sipas sajtit sportal.it, Lacio do tė pėrfshijė edhe ish-kapitenine kombėtares shqiptare nė marėveshje

    Dhe vetė tekniku Deloi Rosi e pėlqen shumė sulmuesin Erjon Bogdani. Tekniku italian ka nevojė pėr njė sulmues qė tė ketė tė kompletuar repartin ofensiv dhe ideja Bogdani ėshtė tepėr e pėrshtatshme pėr ekipin “bardhekaltėr”. Pėr mė tepėr qė Lacjoja po kėrkon njė sulmues me tipare tė kunderta me Rokin, Makinėen dhe Pandevin.

    Bogdani ėshtė i fuqishėm fizikisht, i gjatė, i fortė nė lojėn nė ajėr. Megjithatė problem mbetet vlera e lartė e kartonit tė sulmuesit tė kombėtares shqiptare. Kievo kėrkon 3.5 milion euro pėr tė. Megjithatė presidenti i skuadrės “bardhekaltėr” ka ofruar njė zgjidhje.

    Ajo ėshtė shkėmbimi me sulmuesin tjetėr shqiptar Igli Tare, i cili ėshtė shumnė pranė largimit, plus njė shumė parash. Megjithatė kėmbimi me Bogdanin mund tė realizohet, sepse nė radhė tė parė bjondi shqiptar akoma nuk ka arritur njė akord me Sevilian. Sipas mediave, Igli Tare ėshtė njė ndėr objektivat kryesorė tė skuadrės spanjolle dhe ai mund tė vendosė qė tė nisė aventurėn e tij tė re, duke pasur parassyh hapėsiat e pakta qė ka nė ekipin italian. Megjtihatė edhe Bogdani ėshtė nė qendėr tė vėmendjes nga shumė skuadra tė serisė A. Oferta mė e fundit vjen nga ekipi i Torinos. Por edhe Kaljari, Udineze Siena Rexhina

  11. #31
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Gatuzo: Mjaft me merkaton, jemi ne rregull!

    26 Korrik Shkurt e therrasin Rino, ose “Ivani i Tmerrshem”, por nofka “Ringio” eshte me e pelqyera, edhe nga vete mesfushori i Milanit: “Me pelqen kjo nofke, sepse duket sikur gjithmone me vjen qe te shfryj, ashtu si lumi kur eshte i mbushur plot e perplot”. Por, Gatuzo eshte nje kalabrez qe nuk duron qetesine, nuk mund te duroje gjakftohtesine, ndoshta nje e mete, ndoshta nje e mire, por gjithsesi nje cilesi qe e karakterizon nga pjesa tjeter e skuadres. I rritur ne Kozenca, ne nje familje te shtreses se mesme, Rino e njeh shume mire jeten dhe vlerat e saj: “E dija qe nje dite do te me trokiste fati, per te luajtur ne nje klub te madh, si Milani. Dhe, duke pare se si leviz me topin, habitem se si ka mundesi qe luaj ne nje skuader prestizhatoresh. E cuditshme...”. Nderkohe, stervitja e Milanit vazhdon dhe Rino, ashtu si te tjeret, eshte i impenjuar ne kete faze pergatitore: “Pushimi na erdhi ne maje te hundes, sepse nuk isha mesuar qe te kaloja kaq shume dite larg stervitjes. Me ka marre malli per fushen e blerte dhe per nje ndeshje te rendesishme, per te ndjere emocione. Si po ecen stervitja? Shume mire, vetem Maldini mungon, por kapitenit i lejohet qe te pushoje, deri ne Superkupen e Europes, nese eshte e mundur. Merkato? Nuk e kuptoj se gazetat vazhdojne qe te shkruajne per Milanin qe eshte inekzistent ne blerje. Mos harruan gje qe jemi kampionet e Europes, me k-te grup”.

  12. #32
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Xhilji: E mbyllem me blerjet!

    26 Korrik Presidenti i Juventusit, Xhovani Koboli Xhilji ka mbyllur dje merkaton bardhezi, ne lidhje me blerjet e reja dhe eshte shprehur gjithashtu optimist per situaten e Alesandro del Pieros, qe eshte shume prane rinovimit te kontrates, edhe pse kapiteni i “Zonjes se Vjeter” nuk eshte takuar ende me Blankun, per te diskutuar ne lidhje me kontraten e tij te re: “Me duhet qe te sqaroj se Del Piero nuk e ka kerkuar aspak rinovimin e kontrates. Ai duhet te takohet me Blankun ditet ne vazhdim dhe te dy do te diskutojne ne lidhje me rinovimin e kontrates. Do te vleresojne nese do te vazhdojne per dy apo tre vitet e ardhshme. Kapiteni yne mbetet simboli i Juventusit”, tha Xhilji, duke i thene “mjaft” blerjeve, sidomos ne repartin e mbrojtjes, per te cilin flitet shume: “Sot per sot, keshtu si jemi, mendoj se nuk kemi nevoje per mbrojtes te tjere. Senderos? Jemi te mbuluar ne ate rol. Kanavaro? I telefonon shpesh Sekos, sepse jane miqe, por rikthimi i tij ne Torino me duket gati i pamundur. Po ashtu, nuk me duket se ka pasur kontakte te Mancester Sitit me Kielinin”. Per Xhiljin, objektivi sezonal eshte kualifikimi ne Champions, edhe pse pas konfirmimeve te kampioneve dhe optimizmit te te rinjve, fjala titull nuk eshte nje tabu: “Uroj qe Juventusi te mberrije ne kater vendet e para, ne menyre qe te zhvilloje ndeshjet e Champions League vitin e ardhshem dhe mbeshtetja e tifozeve mund te jete nje shtyse e rendesishme per skuadren. Kasano? Nuk kemi menduar as edhe per nje moment per te”.

  13. #33
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Ibrahimoviē: “Me Interin kėtė vit Champions”

    Blerja e madhe e Kristian Ēivu dhe objektivat pėr vitin e ardhshėm. Zlatan Ibrahimoviē rrėfen pėr mikrofonat e Mediasetit tė tanishmen dhe tė ardhmen, tė tijėn dhe tė Interit. Dhe gjiganti suedez e nis nga rumuni. “Ēivu ėshtė njė mbrojtės i madh dhe kur tė vijė do tė jetė shumė i rėndėsishėm pėr skuadrėn tonė”. Nė sulm Ibra ka njė shok tė ri, Suazon, dhe ndoshta edhe Adrianin e rilindur. “I pari ėshtė njė lojtar i madh, me cilėsi dhe shpejtėsi. Tė luash me tė ėshtė e lehtė. Adriano ėshtė mirė, ėshtė duke punuar dhe dalėngadalė do tė vijė edhe ai. Unė? Jam mirė, edhe pse mė mungon akoma edhe pak forcė nė kėmbė”. Kėtė vit kampionati italian do tė jetė shumė mė i vėshtirė, me Milanin qė nuk e nis sezonin me pikė tė penalizuar dhe Juventusin sėrish nė Serinė A. “Duhet tė vazhdojmė nė shinat e vitit tė kaluar, edhe pse nuk do tė jetė e lehtė, pasi si kampionė nė fuqi do tė jemi vazhdimisht nėn presion. Juventusi? Ėshtė i fortė, besoj se mendojnė se mund tė fitojnė. Ne? Ėshtė mė mirė tė fitosh nga njė gjė pėr ēdo herė. Kėtė vit theksin e kemi vendosur nė Ligėn e Kampioneve”.


    Zidan

    Pas Dejvid Bekhamit, skuadra amerikane Los Anxheles Galaksi ėndėrron Zinedin Zidan. Oferta pėr francezin ėshtė 36 milionė euro nė vit.

    Maradona

    Diego Armando Maradona do tė rikthehet nė fushė me rastin e njė ndeshjeje (7 me 7) midis Argjentinės dhe Uruguajit, e programuar pėr mė 5 gusht.

    Kanavaro

    Fituesi i “Topit tė artė 2006”, mbrojtėsi italian Fabio Kanavaro, pas ardhjes sė Metzelder dhe Pepes nuk e ka mė vendin tė sigurt te Reali.

    Ronaldo

    “Fenomeni” brazilian mund tė nisė njė aventurė nė Nju Jork vitin e ardhshėm. Njė emisar i MLS-sė ka kontaktuar me Milanin pėr tė kėrkuar brazilianin.

  14. #34
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Juve-Del Piero, bashke deri 2010-n

    27 Korrik Alesandro del Piero ka arritur nje marreveshje per rinovimin e kontrates, qe skadonte ne qershor te vitit 2008: do te qendroje bardhezi deri ne vitin 2010 (dy vjet pervec sezonit qe do te nise), praktikisht me rroge te njejte, pervec ndonje ndryshimi, fale aspektit komecial dhe publicitetit. Ne kete menyre, kapiteni i Juventusit do te fitoje, gjate ketyre viteve pese milion euro neto dhe ndoshta me shume, duke u bere keshtu simboli i Juventusit. Klubi bardhezi nuk e ka dhene ende lajmerimin zyrtar, por gjithcka do te kryhet kur kapiteni do te firmose kontraten e tij te re. Gjithcka eshte ceshtje ditesh dhe ndoshta lajmerimi mund te vije perpara nisjes per ne miniturneun anglo﷓gjerman, qe eshte caktuar per te shtunen, ose perpara rikthimit ne Itali, qe eshte parashikuar per ne daten 4 gusht. Marreveshja ka kenaqur Del Pieron, qe do ta shohe veten deri ne moshen 36 vjec te Juventusi dhe do te kete mundesi te zhvilloje nje tjeter boteror, duke pare se vete kapiteni bardhezi ka shprehur deshiren per te marre pjese ne Afriken Jugore. Toti eshte larguar nga kombetarja “axurr”, ndersa Aleks do te synoje ne kete impenjim deri ne skadimin e kontrates se re. Dhe, pas skadimit te rinovimit, Ale mund t’i futet rruges si drejtues bardhezi, ashtu si eshte thene disa here.

  15. #35
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Kivu mes loteve: Mirupafshim Roma!

    28 Korrik “Zgjodha Interin, sepse ne jeten e nje njeriu, ka disa trena qe nuk duhen humbur, sepse kalojne vetem njehere”. Eshte hapur dhe mbyllur keshtu faqja e fundit e lamtumires se Kivuse, qe zgjati gati dy muaj, ne kete merkato vere. Te gjithe e dinin, edhe pse nga Roma dhe Interi, per jave te tera, vinin vetem pergenjeshtrime te ndryshme. Tani Kivu eshte zikalter dhe askush nuk mund ta mohoje me dicka te tille. Zyrtarizimi ka ardhur pikerisht nga fjalet e tij, ne diten e konferences se tij te fundit per shtyp ne Trigoria, pak perpara nisjes per ne Milano. Gjysme ore duke folur, mes loteve dhe rrefimit. “Para se gjithash”, sqaroi menjehere mbrojtesi, “jam ketu per te falenderuar dhe per te pershendetur te gjithe. Largohem nga nje qytet dhe nje fanelle, pas kater vitesh te mrekullueshme. Jam krenar qe i kam kaluar ketu. Nuk do ta harroj kurre kete. Jam sjelle gjithmone si nje njeri i vertete, ndaj dua te kujtohem si nje djale i mire, si nje profesionist”, tha rumuni, duke zbuluar me pas arsyen pse zgjodhi pikerisht Interin: “Kam menduar gjate perpara se te pranoj. Ne fund, bera nje zgjedhje jete dhe nuk pendohem aspak per kete. Refuzova Real Madridin sepse nuk doja te largohesha nga Italia, sepse aventura ime ne kete vend nuk ka perfunduar. Duke zgjedhur Milanon, realizova nje enderr: ka disa trena ne jete qe kalojne vetem njehere te vetme, si mund t’i humbasesh? Pata fatin e mire kisha prane njerez qe me donin dhe qe me jepnin keshilla te mira. Vendosa se kush ishte gjeja me e mire per te gjithe. E kuptoj se dikush me ka fyer gjate ketyre diteve. Tifozet romane e kane me mua sepse me kane dashur shume dhe i kuptoj. Por, i falenderoj dhe s’do t’i harroj kurre. Nuk isha ne festen e 80 vjetorit te Romes, sepse do ta kisha prishur dhe per respekt te shokeve, vendosa keshtu”. E ardhmja quhet Inter: “Me vjen keq, por nuk eshte momenti per te folur per Interin, diskutojme me vone per kete”.

  16. #36
    i/e rregjistruar Maska e goldi_07
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Postime
    5
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    FORZA JUVENTUS

  17. #37
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Kaka: Real, edhe nje sulm!

    30 Korrik
    Sipas te perditshmes spanjolle “AS”, rrethi i ngushte i Kakase eshte vendosur ne kontakt me Realin, per t’i kerkuar gjiganteve spanjolle nje sforco te fundit. Madrilenet jane te gatshem te rrisin oferten e tyre deri ne 100 milion euro, por vetem nese Milani pranon te bisedoje dhe te mos refuzoje oferten ende pa lexuar faksin. Kane qene te shumta ofensivat e realizuara nga Reali per te siguruar sherbimet e Kakase ne dy vitet e fundit, por ylli brazilian nuk ka ndermend te levize nga “San Siro”. Megjithate, dicka ka ndryshuar ne javet e fundit. Njerez qe ndodhen prane futbollistit kane kontaktuar me Realin dhe i kane kerkuar klubit te Kalderonit qe te beje nje sforco te fundit per te garantuar sherbimet e 24﷓vjecarit. Prove per kete jane fjalet e keshilltarit te vecante te Kakase, Kiotscos, qe vetem perpara disa ditesh fliste per nje oferte prej 90 milionesh nga Reali dhe nje kontrate 5﷓vjecare per futbollistin. Edhe babai i Kakase, Bosko Leiote, ndodhet ne keto dite ne Europe dhe po perpiqet te zgjidhe te ardhmen e te birit.Nderkohe, si Kalderoni ashtu edhe Mijatovici vazhdojne te jene te qete. Dy drejtuesit me te larte madrilene i kane komuniuar brazilianit se jane te gatshem te ngeren oferten e tyre deri ne 100 milion euro, nje oferte qe ne rast se do te pranohej, do ta shnderronte Kakane ne blerjen me te shtrenjte te historise. Reali ka edhe favorin qe trajnerit te Milanit, Ancelotit, i pelqen shume Baptista, qe mund te perfshihet ne operacionin Kaka per te reduktuar kostot. Kushti i vetem qe ka vendosur Reali per Kakane, eshte qe ai te beje vete hapin e pare. Kalderoni i ka bere te qarte 24﷓vjecarit se klubi i tij i ka provuar te gjitha menyrat dhe se zgjidhja e vetme qe mbetet eshte qe Kaka te trokase ne zyren e Berluskonit dhe t’i beje te qarte deshiren e tij per t’u zhvendosur ne “Bernabeu”. Eshte pikerisht kjo taktika qe perdori Florentino Perezi, paraardhesi i Kalderonit, kur bleu Bekamin, Zidanin dhe Ronaldon. Tashme, topi ndodhet ne gjysmefushen e Kakase. Eshte futbollisti qe ka fjalen e fundit dhe vetem ai do te vendose se ku do te luaje. “Per mendimin tim, kjo eshte nje mundesi e mire, te cilen Kaka duhet ta vleresoje seriozisht”, thote Kiotsco, duke bere te qarte mendimin e njerezve me te afert te Kakase.

    Shusteri: Riki, “endrra” ime!

    Reali i Madridit vazhdon te kembengule per Kakane dhe kete e shpjegon edhe trajneri i ri i kampioneve te Spanjes, Bernd Shusteri. “Deri disa muaj me pare, Reali ishte duke biseduar per te siguruar Kristiano Ronaldon, ndersa me pas ndryshuan objektiv dhe ofruan 80 milion euro per Kakane. Kjo mundesi ekziston ende. Reali eshte nje klub qe zoteron nje potencial ekonomik te pakrahasueshem me asnje klub tjeter dhe jam i sigurt qe ne fund do te mberrije te pakten nje prej futbollisteve qe ne kerkojme me shume. Eshte e veshtire te bindesh futbollistet e medhenj te largohen nga klubet e tyre, por Reali ka nje fuqi shume te forte joshjeje”. Reali ka shpenzuar nderkohe 30 milion euro per te perforcuar prapavijen me brazilianin Pepe. Kaka eshte nje objektiv qe Reali e ka vendosur ne krye te listes se tij te eshirave, qe prej marrjes se presidences se klubit nga Ramon Kalderoni, ne vitin 2006. Megjithate, berja e qarte e vullnetit te Kakase per te vazhduar tek Milani e ka dekurajuar edhe me shume Realin, qe po fillon te punoje edhe per pisten Fabregas.

  18. #38
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Fiorentina kerkon Rosin dhe Obinane

    30 Korrik “Operacioni” me i thjeshte i merkatos se Fiorentines, per te gjetur nje sulmues, qe do te ishte zevendesi i Pacinit, quhet Obina, i cili eshte ne pronesi te Kievos. Sartori, drejtori sportiv i Kievos, vazhdon ta cilesoje lojtarin verdheblu si te pashitshem, nje levizje strategjike kjo ne menyre qe te rritet vlera e kartonit te tij. Aktualisht, vleresimi i Nigerianit eshte 4 milion euro. Fiorentina eshte duke pergatitur “sulmin” final ne kete merkato vere, duke pare se edhe Obina ka shprehur prej kohesh deshiren per t’u larguar nga skuadra veroneze, sepse nuk deshiron qe te luaje ne Serine B dhe sepse nuk deshiron qe te humbe kombetaren. Nje mesazh i qarte, qe Sartori po mundohet qe te vleresoje sa me shume. Tratativa ka kohe qe ka nisur, por mund te shtyhet edhe me tej. Pantaleo Korvino, drejtori sportiv i Fiorentines, eshte duke ngushtuar kohet edhe per Xhuzepe Rosin, qe aktualisht eshte i Mancester Junaitedit. Edhe ne kete rast, Fiorentina ka folur me agjentet e tij, Federiko dhe Andrea Pastorelon. Fiorentina ka kaluar prej kohesh oferten e Parmes dhe eshte prane talentit italian. I vetmi konkurrent mund te jete Napoli, por vjollcet jane me te vendosur. Oferta mund te shkoje deri ne 15 milion euro.

  19. #39
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Media angleze: "Buffon? Njė klloun"

    Xhanluixhi Bufon ėshtė shndėrruar nė armikun numėr njė gazetave angleze. Goditja e tij gjatė daljes nga porta mbi Andi Karol gjatė miqėsores me Njukasėllin, tė humbur nga Juventusi 2-0, e dėmtoi jo pak sulmuesin e ri. “Mė i keqi i tė gjithėve” aq sa tabloidi anglez “Daily Mirror” e hapi gazetėn duke bėrė njė lojė fjalėsh me emrin e portierit: “Buffon A Bufoon” (Bufoni ėshtė njė klloun), me njė foto nga takimi dhe me diciturėn: “A e quani ju kėtė njė miqėsore?”, duke stigmatizuar gjestin e portierit bardhezi. I papėrmbajtshėm ishte edhe trajneri i Njukasėllit, Sam Allėrdis, i cili e pėrcaktoi ndėrhyrjen e numrit njė juventin si “njė agresion tė dhunshėm”, duke e krahasuar me tė ndėrhyrje tė tmerrshme, tė Harald Shumakerit nė dėm tė francezit Patrik Batisti gjatė Botėrorit tė vitit 1982. “Ishtė njėlloj si tė shihje skenėn e Shumakerit kundėr Batistonit, - theksoi trajneri, - djali im ishte shumė, shumė me fat qė nuk pėrfundoi nė spital dhe nuk pėsoi dėmtime tė rėnda”. Skena ndodhi pak minuta pasi sulmuesi i Njukasėllit shėnoi golin e dyfishimit tė rezultatit: Bufon doli me gjurin e ngritur lart nė kufijtė e zonės pėr tė pritur njė top dhe goditi djaloshin Karrol fuqishėm nė fytyrė. Sulmuesi mbeti i shtrirė nė tokė pėr disa minuta, pastaj u ringrit pėr tė dalė mė pas nga fusha. Trajneri i Njukasėllit reagoi ashpėr nga bankina e tij kundėr trajnerit mė tė mirė nė botė, duke kėrkuar nė mėnyrė metaforike edhe “kokėn e tij”. I kundėrt ishte reagimi i trajnerit tė Juventustit, Klaudio Ranieri, i cili morri nė mbrojtje pas ndeshjes portierin e tij. “Bufon ėshtė 100 pėr qind njė xhentėlmen, bėhet fjalė vetėm pėr njė incident”. “E vėrtetė, po shko dhe shpjegojua kėtė anglezėve”, - shkruan gazeta italiane “Gazzetta dello Sport”.

    E Marte, 31 Korrik 2007

  20. #40
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Il Calendario completo di serie A

    21:00 del 31 luglio

    Foto generica

    Oggi č stato sorteggiato il calendario di serie A. Alla quarta spiccano Roma-Juve e Sampdoria-Genoa.
    Alla sesta Roma-Inter e Torino-Juventus.
    Alla settima Fiorentina-Juve, Inter-Napoli e Lazio-Milan.
    Alla nona Milan-Roma e Napoli-Juve.
    Alla decima il derby Roma-Lazio.
    All'undicesima Juve-Inter, in programma il 4 novembre. Milan-Juve, invece, si giocherą alla quattordcesima *giornata (il 2 dicembre). L'Inter festeggerą il centenario il 9 marzo a San Siro contro la Reggina.
    Alla 17ma il derby Inter-Milan. La partenza del campionato č fissata per sabato 25 agosto, saranno quattro i turni infrasettimanali (26 settembre, 31 ottobre, 27 febbario e 19 marzo, sempre di mercoledģ) e di
    cinque soste (9 settembre, 14 ottobre, 18 novembre, 30 dicembre e 6 gennaio).

    Ecco il calendario completo

    Prima giornata in programma tra il 25 e il 26 agosto.
    Fiorentina-Empoli
    Genoa-Milan
    Inter-Udinese
    Juventus-Livorno
    Lazio-Torino
    Napoli-Caglliari
    Palermo-Roma
    Parma-Catania
    Reggina-Atalanta
    Siena-Sampdoria

    Seconda giornata (andata 2-9-2007, ritorno 2/2/200:
    Atalanta-Parma
    Cagliari-Juve
    Catania-Genoa
    Empoli-Inter
    Livorno-Palermo
    Milan-Fiorentina
    Roma-Siena
    Samp-Lazio
    Torino-Reggina
    Udinese-Napoli

    Terza giornata *(Andata 16 settembre 2007, ritorno 10 febbraio 200
    Fiorentina-Atalanta
    Genoa-Torino
    Inter-Catania
    Juventus-Udinese
    Lazio-Empoli
    Napoli-Sampdoria
    Palermo-Torino
    Parma-Cagliari
    Reggina-Roma
    Siena-Milan.

    Quarta giornata (andata il 23 settembre 2007, ritorno il 17 febbraio 200
    Atalanta-Lazio
    Cagliari-Palermo
    Catania-Fiorentina
    Empoli-Napoli
    Livorno-Inter
    Milan-Parma
    Roma-Juventus
    Sampdoria-Genoa
    Torino-Siena
    Udinese-Reggina

    Quinta giornata (Andata il 26 settembre 2007, ritorno il 24 febbraio 200
    Catania-Empoli
    Fiorentina-Roma
    Genoa-Udinese
    Inter-Sampdoria
    Juventus-Reggina
    Lazio-Cagliari
    Napoli-Livorno
    Palermo-Milan
    Parma-Torino
    Siena-Atalanta

    Sesta giornata (Andata il 30 settembre, ritorno il 27 febbraio
    Cagliari-Siena)
    Empoli-Palermo
    Livorno-Fiorentina
    Milan-Catania
    Napoli-Genoa
    Reggina-Lazio
    Roma-Inter
    Sampdoria-Atalanta
    Torino-Juventus
    Udinese-Parma

    Settima giornata (Andata il 7 ottobre, ritorno il 2 marzo)
    Atalanta-Udinese
    Catania-Livorno
    Fiorentina-Juventus
    Genoa-Cagliari
    Inter-Napoli
    Lazio-Milan
    Palermo-Reggina
    Parma-Roma
    Siena-Empoli
    Torino-Sampdoria

    Ottava giornata *(Andata il 21 ottobre, ritorno il 9 marzo)
    Atalanta-Torino
    Cagliari-Catania
    Fiorentina-Siena
    uventus-genoa
    Livorno-Lazio
    Milan-Empoli
    Reggina-Inter
    Roma-Napoli
    Sampdoria-Parma
    Udinese-Palermo

    Nona giornata (Andata il 28 ottobre, ritorno il 16 marzo)
    Catania-Sampdoria
    Empoli-Atalanta
    Genoa-Fiorentina
    Lazio-Udinese
    Milan-Roma
    Napoli-Juventus
    Palermo-Inter
    Parma-Livorno
    Siena-Reggina
    Torino-Cagliari

    Decima giornata (Andata il 31 ottobre, ritorno il 19 marz)
    Catania-Sampdoria
    Atalanta-Cagliari
    Fiorentina-Napoli
    Inter-Genoa
    Juventus-Empoli
    Palermo-Parma
    Reggina-Livorno
    Roma-Lazio
    Sampdoria-Milan
    Siena-Catania
    Udinese-Torino

    Undicesima giornata *(Andata 4 novembre -Ritorno 22 marzo)
    Cagliari-Sampdoria
    Catania-Atalanta
    Empoli-Roma
    Genoa-Parma
    Juventus-Inter
    Lazio-Fiorentina
    Livorno-Udinese
    Milan-Torino
    Napoli-Reggina
    Parma-Siena

    Dodicesima giornata (andata 11 novembre, ritorno 30 marzo
    Atalanta-Milan
    Fiorentina-Udinese
    Inter-Lazio
    Palermo-Napoli
    Juventus-Parma
    Reggina-Genoa
    Roma-Cagliari
    Sampdoria-Empoli
    Siena-Livorno
    Torino-Catania

    Tredicesima giornata (Andata 25 novembre, ritorno 6 aprile)
    Cagliari-Milan
    Empoli-Torino
    Genoa-Roma
    Inter-Atalanta
    Juventus-Palermo
    Lazio-Parma
    Livorno-Sampdoria
    Napoli-Catania
    Reggina-Fiorentina
    Udinese-Siena

    Quattordicesima giornata (Andata 2 dicembre, ritorno 13 aprile)
    Atalanta-Napoli
    Cagliari-Livorno
    Catania-Palermo
    Fiorentina-Inter
    Milan-Juventus
    Parma-Empoli
    Roma-Udinese
    Sampdoria-Reggina
    Siena-Lazio
    Torino-Genoa

    Quindicesima giornata *(Andata nove dicembre, ritorno 20 aprile)
    Empoli-Cagliari
    Genoa-Siena
    Inter-Torino
    Atalanta-Juventus
    Lazio-Catania
    Livorno-Roma
    Napoli-Parma
    Palermo-Fiorentina

    Sedicesima giornata *(andata 16 dicembre, ritorno 27 aprile)
    Atalanta-Palermo
    Cagliari-Inter
    Catania-Udinese
    Empoli-Genoa
    Lazio-Juventus
    Milan-Livorno
    Parma-Reggina
    Sampdoria-Fiorentina
    Siena-Napoli
    Torino-Roma
    Reggina-Milan
    Udinese-Sampdoria

    Diciottesima giornata (Andata 13 gennaio, ritorno 11 maggio)
    Atalanta-Roma
    Cagliari-Udinese
    Catania-Juventus
    Empoli-Reggina
    Lazio-Genoa
    Milan-Napoli
    Parma-Fiorentina
    Sampdoria-Palermo
    Siena-Inter
    Torino-Livorno

    Diciannovesima giornata *(Andata 20 gennaio, ritorno 18 maggio)
    Fiorentina-Torino
    Genoa-Atalanta
    Inter-Parma
    Juventus-Sampdoria
    Livorno-Empoli
    Napoli-Lazio
    Palermo-Siena
    Reggina-Cagliari
    Roma-Catania
    Udinese-Milan

Temė e Mbyllur

Tema tė ngjashme

  1. FIFA 2007 / 2008
    Nga Loni10 nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-06-2008, 06:39 PM
  2. UEFA Champions League 2007/2008
    Nga Altin111 nė forum Kampionate botėrore
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-05-2008, 01:08 PM
  3. English Premier League 2007/2008
    Nga Altin111 nė forum Kampionate botėrore
    Pėrgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 23-03-2008, 10:03 PM
  4. Bundesliga 2007/2008
    Nga Altin111 nė forum Kampionate botėrore
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 11-03-2008, 09:34 PM