Receta Gatimi

Seria A 2007-2008


Temė e Mbyllur
Faqja 3 nga 6 FillimiFillimi 123456 I funditI fundit
Rezultatet nga 41 deri tek 60 prej 118
  1. #41
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Kaka: Sa bukur te Milani!

    Sezoni i ri i Milanit ka nisur ne menyren me te mire, edhe pse behet fjale per nje takim miqesor, ndaj nje ekipi te “dores se trete”. Sigurisht, futbollisti me i pritur pas Ronaldos ka qene Riki Kaka, i cili nuk ka zhgenjyer, por ka shenuar golin e pare pas pushimeve. Kombinimet e tij, krejt braziliane, me “Fenomenin” kane bere qe kuqezinjte te dalin ne nje loje krejt te re dhe te bukur, edhe me zbavitese. Ne fund te takimit, Riki deklaroi: “Eshte gjithmone dicka e bukur te shenosh, edhe nese e ben kete ne nje miqesore, apo ne nje takim stervitor. Pastaj, te fitosh ndeshjen e pare te sezonit eshte gjithmone dicka e bukur: e rendesishme!”. Ndersa vitin e shkuar, Milani fitoi 2﷓0, kete sezon gjithcka ndryshuar, sepse fitora eshte dyfishuar. “Po, keshtu eshte, por te shpresojme qe edhe trofejte te dyfishohen. Vitin e shkuar nuk luajta, ndersa kete vit nuk mungova, sepse ndihem shume mire: eshte e rendesishme qe ta nisesh sezonin duke luajtur, duke i zhvilluar te gjitha seancat stervitore”. Nje entuziazem dhe feste ajo e Kakase, qe ka kaluar edhe normalen, edhe pse behej fjale per nje ndeshje miqesore: “Nese per ju keto jane ndeshje pa vlere, per mua nuk eshte keshtu, sepse nese humb, te gjithe te hidhen siper, duke te mbuluar me kritika. Mundohem qe te luaj ne te gjitha ndeshjet me motivimin e duhur. Mundohem qe te jap gjithmone maksimumin tim, edhe pse ndeshja eshte stervitore apo miqesore”. Hapi duket i mire, qe ne fillim dhe kombinimet me Ronaldon jane te perkryera: “Per javen e pare te stervitjes, mund te themi se ishte nje pergjigje e mire. Duhet te permiresohem ende ne shume gjera: force, gjuajtje ne porte, teknike. Pastaj, Roni eshte nje shok i perkryer reparti, sepse mund ta quaj veten si nje sulmues, me pelqen me shume keshtu. Pasimet e tij jane gjithmone ftesa per mua. Jam i bindur se bashke do te bejme gjera te medha. Si ndihem te Milani? Eshte sezoni im i peste, sa bukur te luash me kete fanelle”.

    Rui Kosta ngre peshe Rikin: Eshte i jashtezakonshem!

    Ne nje deklarate te dhene per adresen zyrtare te UEFA﷓s, Manuel Rui Kosta, nje ish﷓milanist, qe ende kujton me nostalgji vitet kur luante me “Djallin”, flet per Riki Kakane dhe per magjite e tij. Portugezi i thur elozhe fantazistit brazilian, duke e konsideruar si numrin 1 ne bote, per momentin. Ne kohen kur Rui ishte me Milanin, Kaka sapo kishte ardhur nga Brazili, ku luante me San Paolon. Ne ate kohe, Riki qendronte ne stol dhe ndiqte fantazistin portugez ne fushe. Ishte zevendesi i tij dhe ende i ri, i panjohur. Por, sot eshte kthyer ne nje simbol per “Djallin”: “E shoh shpesh Rikin dhe ndehjet e Milanit. Kuqezinjte jane ekipi im i zemres dhe jam krenar qe kam luajtur per ate fanelle. Kaka, ne kohen kur isha te Milani, ishte ende i ri dhe sapo kishte ardhur, por sot eshte numri 1 ne bote. Pervec se eshte nje person i bukur, brenda dhe jashte fushes, eshte nje lojtar i jashtezakonshem, nen profilin teknik dhe fizik”.

  2. #42
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Ronaldo: Ketu ndihem i rinuar!

    I lodhur, por tej mase i gezuar. Ronaldo eshte kthyer ne “kthesen” qe ai deshironte prej kohes, ate te dobesimit, ate te lumturise qe te jep shenimi i golit, ate te kenaqesise qe ndjen nje futbollist kur luan ne nje ekip te madh. Milani eshte “familja” e tij e re dhe “Fenomeni” eshte i gezuar qe kuqezinjte e duan kaq shume: “Jam i kenaqur, sepse per tani per tani, gjithcka po shkon ashtu si duhet. Ishte vetem ndeshja e pare miqesore, per sezonin e ri, por eshte dicka normale. Duhet te pemiresohemi edhe me shume. Si kuptohem me Sedorfin dhe Kakane? Askush nuk e beson, por arrij te ndjej pranine e tyre edhe pse nuk mund t’i shoh. Duket se ata kane nje shqise te gjashte, ashtu si puna ime. Pasimet jane perfekte dhe ata me kuptojne idete. Por, eshte dicka tjeter qe me befason me shume: ketu me duan te gjithe, me respektojne, ekipi luan qe une te shenoj. Nuk e prisja kete, eshte nje surprize e mrekullueshme”. Ne lidhje me formen, Roni tha: “Ishte ndeshja e pare pas nje periudhe te gjate pushimesh. Shenova dhe ky eshte nje rezultat i mire”, perfundoi Roni. I lumtur edhe Masimo Odo, i cili tha: “Duke pare se behej fjale per ndeshjen e pare ne kete sezon te ri, them se skuadra tregoi se deshira nuk i mungon. Jemi te organizuar. Jemi ne rrugen e duhur”. Edhe Kristian Broki, autor i nje goli, tha: “Testi i pare ishte i rendesishem. Tani, te pergatitemi per trofeun e pare”.

  3. #43
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Morati: Pato? Lojtar interesant!

    Aleksandėr Pato kėrkohet edhe nga Interi. Eshtė njė nga derbet e shumta ndaj Milanit, nė kėtė merkato vere, sepse presidenti zikaltėr, Masimo Morati, nuk humb kohė, por mundohet qė tė “fusė hundėt” te planet e kuqezinjve. Interi ndodhet nė Londėr, ku ka prezantuar dje fanellėn e re zikaltėr, tė 100 vjetorit (“Njė fanellė 100% e Interit, qė kujtoj momentet e bukura tė kėtij klubi”). Presidenti ka folur pėr merkaton dhe tė ardhmen zikaltėr. “Pavarėsisht nga dy humbjet e ardhura gjatė fundjavės, jam i lumtur sepse kam parė tek tė rinjtė, tė cilėt debutuan me kėtė fanellė”. Nė vazhdim, Morati ėshtė ndalur edhe te talenti mė i ndjekur nė kėtė merkato, i riu brazilian Pato, qė ėshtė duke bėrė pėr vete tė gjithė botėn, me magjitė e tij te Internacionali i Porto Alegres. “Milani ėshtė duke mbyllur tratativėn pėr Patonė? Ai ėshtė njė nga tė rinjtė mė tė ndjekur nė kėtė merkato dhe mė interesanti, pėr sa i pėrket cilėsive. Por, tė shohim, sepse pėr momentin kemi gjėra tė tjera nė kokė”. Pra, nė rrugėn pėr nė Porto Alegre, pėrveē klubit kuqezi, mund tė jetė edhe Interi. Pėrtej pėrgėnjeshtrimeve, merkato zikaltėr nuk ėshtė mbyllur ende: nė mesfushė mungon diēka dhe emri mund tė jetė Emerson, qė ėshtė kėrkuar edhe nga Milani, para disa javėsh. Manēini ka njė debolesė pėr mesfushorin brazilian dhe ēmimi i tij nuk ėshtė i lartė. Reali e vlerėson 4 milion euro. Njė diskutim i ndryshėm ėshtė pėr Kasanon. trajneri ėshtė i sigurtė qė ta aktivizojė me Interin, nėse barezi vjen nė Milano, por Morati nuk ėshtė i vendosur pėr tė sjellė nė Itali njė lojtar me njė karakter tė keq. Ndėrsa, pėr Rekobėn nuk flitet ende dhe e ardhmja e tij mbetet njė mister.

  4. #44
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Kaka hipėn nė autobuzin e Realit!

    Kaka ishte dje shumė pranė kalimit te Reali i Madridit. Drejtuesit madrilen mbėrritėn dhjetė minuta mė parė se Milani nė aeroportin e Moskės. Kamerat italiane qė prisnin ardhjen e skuadrės kuqezi, nė njė moment u kthyen edhe nga drejtuesit madrilenė, kur Kaka u shfaq nė aeroportin e Moskės. Mė pas braziliani vazhdoi rrugėn e tij i qetė dhe nuk dha bėri asnjė deklaratė pėr sa i pėrket skuadrės sė Realit. Kaka, sė bashku edhe me Gatuzon dhe Kafunė, ishin tė parėt qė hipėn nė autobuzin e skuadrės. Por ishin gabuar. Kishin hipur nė autobuzin e gabuar, pikėrisht aty ku ndodheshin drejtuesit e Realit tė Madridit, Antonio Medina, Hoze Luis Hurtado dhe Enrike Rikelme. Nė atė kohė filloi anekdota e shumėpritur. Kaka filloi tė qeshte, ndėrsa drejtuesit e Realit i thonin me shaka: “Mos prit mė, eja te Reali”. Ndėrsa Kaka iu pėrgjigj: “Kemi gabuar autobuzin”. Dhe Kafu ndėrhyri: “Unė kam gabuar, jo ti”. Pas kėsaj ngjarje tė qeshurat ishin shumė tė mėdha dhe reporterėt spanjollė u afruan te autobuzi pėr tė pėrfituar nga rasti. Reali dhe Milani nuk e kishin menduar se do tė flisnin pėr ēėshtjen Kaka nė Moskė. Galiani nuk ka udhėtuar dhe Braida ėshtė nė Brazil ku ka mbyllur blerjen e Patos. Gjithashtu as Hoze Angel Sanēez dhe as Ramon Kalderon nuk kanė udhėtuar pėr nė Moskė. Por kontakti i parė sapo ėshtė bėrė. Kur Kaka zbriti nga autobuzi, i dha dorėn drejtuesit tė Realit, Antonio Medinės, i cili i tha: “Lamtumirė Kaka”. Ndėrsa braziliani iu pėrgjigj duke buzqeshur: “Jo lamtumirė, por shihemi sė shpejti”.

  5. #45
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Bufon: Unė dhe Aleks, Juvja e Madhe!

    Juventusi qė “ēalon”, por edhe Kombėtarja, kalendari i ri i Serisė A, pėr edicionin 2007﷓2008 dhe gjthēka qė ėshtė thėnė kėto ditė nė botėn e futbollit kanė qėnė temat e prekura dje nga Xhixhi Bufon, i cili nė njė intervistė tė dhėnė pėr “Juventus Channel” ka analizuar me kujdes ēdo aspekt, duke e nisur pikėrisht nga skuadra e tij e zemrės: “Kemi humbur nė stėrvitje? Po, gjithēka mirė, por ndaj kundėrshtarėsh qė janė pėrpara nė fazėn pėrgatitore. Juventusin e vėrtetė nuk e keni parė ende. Moduli? Nuk mė interesojnė numrat, por mė intereson qė tė pres sa mė shumė dhe tė fitoj akoma me kėtė fanellė. Parandjenjat e mia janė pozitive dhe njė gjė ėshtė e sigurtė: nuk do tė humbim duke pėsuar shumė gola dhe do tė jemi njė “halė nė sy” pėr rivalėt”. Portieri kampion bote me Italinė i bie “kėmbanės” dhe fton tė gjithė skuadrėn qė tė jetė gati pėr “luftėn” e ardhshme nė Serinė A, bashkė me shokun e tij nė ekip, kapitenin Aleks del Piero: “Nuk habitem qė forma e tij ėshtė nga mė tė mirat, sepse ajo qė tregoi ndaj Hamburgut ėshtė nė bagazhin e tij. Nėse dikush kishte dyshime mbi shokun tim Ale, tė qėndrojė i qetė, sepse ai dhe unė do tė mundohemi tė mbajmė lart emrin e kėtij klubi. Jemi ne Juventusi i Madh. Por, edhe blerjet e reja do tė kontribojnė, keni pėr ta parė”, tha Bufon, duke u ndalur mė pas te kampionati qė do tė nisė dhe te kalendari, i kontestuar shumė nga romanėt: “Na konsiderojnė si favoritė, por do tė mė kishte pėlqyer qė tė mė quanin si njė i sapodipllomuar, duke u pėrballur menjėherė mė Interin e Romėn. Por, na zgjodhėn kokė serie sepse ėshtė nė tė mirėn e ekonomisė sė futbollit. Largimi i Nestės? Mė vjen keq, sepse ėshtė njė kampion i madh dhe njė person qė mė ka pėlqyer gjithmonė, pėr urtėsinė e tij, edhe pse nė momentet e vėshtira mund tė kishte ngritur zėrin”.

  6. #46
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Pato, perfundimisht te Milani

    Aleksandre Pato ėshtė “pronė” e Milanit. Mungojnė vetėm disa detaje tė vogla, ndoshta “thėrrime”, sepse aspekti burokratik ėshtė thjesht njė formalitet qė duhet bėrė, asgjė mė shumė... Talenti brazilian nuk ka zgjedhur as Real Madridin, as Ēelsin, as Interin e Moratit, ashtu si shumė klube tė mėdha europiane, por fanellėn kuqezi, “mė tė cilėn do tė kisha ėndėrr tė luaja”, ashtu si tha vetė sulmuesi i Internacionalit tė Porto Algeres, disa ditė pėrpara, i pyetur pėr tė ardhmen e tij. Njė kėnaqėsi e madhe pėr drejtuesit milanez dhe pėr futbollistin nė fjalė, qė ka mundėsi tė realizojė njė nga dėshirat mė tė mėdha: tė luajė pėkrah Ronaldos, “frymėzimi” dhe idhulli i tij nė jetė. Dje, klubi i Internacionalit, fituesi nė fuqi i Botėrorit tė Klubeve, e autorizoi talentin nga Porto Alegre qė tė stėrvitet me skuadrėn e Karlo Anēelotit, qė nė fillim tė shtatorit. Do tė ketė mundėsi qė tė luajė edhe miqėsoret e verės dhe nuk ėshtė pėr t’u pėrjashtuar mundėsia qė tė debutojė ndaj Dinamo Kievit, njė takim ky pėr tė festuar 50 vjetorin e klubit ukrainas. Pėr ndeshjet zyrtare, atij i duhet tė presė deri nė janar, duke parė se klubet italiane nuk mund tė ēertifikojnė kartonin e mė shumė se njė ekstrakomunitari nė vit. Gjithashtu, agjenti i tij, Gilmar Veloz, menjėherė pas mbylljes sė tratativės, u shpreh: “Pato ka nėnshkruar njė kontratė qė e lidh me klubin e Milanit pėr pesė vitet e ardhshme dhe tani do t’i drejtohet Italisė, pėr tė bėrė vizitat mjekėsore nė selinė e klubit kuqezi”. Ndėrkohė, Adriano Galiani, administratori i deleguar i “Djallit” ėshtė dukur entuziast pėr kėtė blerje tė re dhe qė premton mirė. “Jam i kėnaqur qė gjithēka u mbyll nė mėnyrėn e duhur”, u shpreh “krahu i djathtė” i Berluskonit, nga vila e tij nė Kosta Zmeralda, ku ndodhet pėr pushime. Nė momentin e firmės sė talentit brazilian kanė qėnė tė pranishėm, nė ambjentet e klubit tė Internacionalit, presidenti i skuadrės, Pifero, babai i Patosė, Gerlado, agjenti Veloz dhe Ariedo Braida.

  7. #47
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Tė gjitha transferimet nė Seria A i sezonit 2007/08

    Nje trend i pazakonte kete vit ne Seria A - tre nga pese sulmuesit me te mire te Seria A sezonin e kaluar kane ikur prej Italise respektivisht Toni ne Bayern, Bianchi ne Manchester City dhe Lucarelli ne Shahtjar kurse ne te kunderten deri me tani nuk ka ndodhur ndonje blerje e bujshme.

    Sezona fillon me 25 Gusht.

    - Ndeshja mes Lacios dhe Torinos do te hap sezonin e ri ne Seria A me 25 gusht. Te gjitha shitblerjet ne Seria A deri me tani i keni me poshte ne indeks, gjithashtu edhe kalendarin per sezonin 2007/08.



    8/02/2007 Alexandre Pato Internacional --> Milan

    8/02/2007 Barreto Udinese --> Treviso

    8/01/2007 G. Giannichedda Juventus --> Livorno

    8/01/2007 V. Bojinov Fiorentina --> Manchester City

    7/31/2007 D. Ljuboja VfB Stuttgart --> Siena

    7/30/2007 A. Calderoni Atalanta --> Treviso

    7/29/2007 M. Ciaramitaro Palermo --> Chievo

    7/27/2007 C. Chivu Roma --> Inter

    7/24/2007 W. Gargano Danubio --> Napoli

    7/24/2007 F. Carini Inter --> Murcia

    7/20/2007 D. Tristįn Mallorca --> Livorno

    7/20/2007 V. Kutuzov Parma --> Pisa

    7/19/2007 F. Semioli Chievo --> Fiorentina

    7/19/2007 E. Barreto NEC --> Reggina

    7/19/2007 C. Vieri Atalanta --> Fiorentina

    7/18/2007 S. Floccari Messina --> Atalanta

    7/18/2007 N. Rivas River Plate --> Inter

    7/18/2007 L. Jimenez Garces Ternana --> Inter

    7/17/2007 L. Giuly Barcelona --> Roma

    7/16/2007 M. Gonzalez Palermo --> Porto

    7/13/2007 V. Montella Roma --> Sampdoria

    7/13/2007 C. Lucarelli Livorno --> Shakhtar

    7/13/2007 S. Sirigu Palermo --> Cremonese

    7/12/2007 C. Okaka Roma --> Modena

    7/12/2007 A. De Lucia Parma --> Livorno

    7/12/2007 S. Morrone Livorno --> Parma

    7/12/2007 A. Cerci Roma --> Pisa

    7/12/2007 V. Boudianski Ascoli --> Udinese

    7/11/2007 Mateo Fiorentina --> Treviso

    7/11/2007 Do Prado Fiorentina --> Treviso

    7/11/2007 M. Taibi Torino --> Ascoli

    7/11/2007 P. Foggia Lazio --> Cagliari

    7/10/2007 C. Bovo Palermo --> Genoa

    7/09/2007 M. De Sanctis Udinese --> Sevilla

    7/07/2007 F. Grosso Inter --> O. Lyon

    7/07/2007 A. Langella Cagliari --> Atalanta

    7/07/2007 R. Oliveira Milan --> Zaragoza

    7/07/2007 R. Lamah Palermo --> Cesena

    7/07/2007 R. Lamah Anderlecht --> Palermo

    7/06/2007 R. Faty Roma Bayer --> Leverkusen

    7/05/2007 R. Veron Reggina --> Siena

    7/05/2007 A. Lucarelli Reggina --> Siena

    7/05/2007 G. Giacomazzi Lecce --> Empoli

    7/05/2007 D. Di Michele Palermo --> Torino

    7/05/2007 F. Miccoli Juventus --> Palermo

    7/05/2007 C. Terlizzi Sampdoria --> Catania

    7/05/2007 D. Padelli Sampdoria --> Pisa

    7/04/2007 M. Esposito Cagliari --> Roma

    7/04/2007 R. Acquafresca Treviso --> Cagliari

    7/04/2007 G. Inler Zurich --> Udinese

    7/04/2007 C. Natali Udinese --> Torino

    7/03/2007 R. Ziegler Tottenham --> Sampdoria

    7/03/2007 H. Campagnaro Piacenza --> Sampdoria

    7/03/2007 D. De Ascentis Torino --> Atalanta

    7/03/2007 V. Dhorasoo PSG --> Livorno

    7/02/2007 A. Lupoli Arsenal --> Fiorentina

    7/01/2007 M. Meghni Bologna --> Lazio

    7/01/2007 L. Scaloni Racing --> Lazio

    6/30/2007 Devaca Udinese --> Banfield

    6/29/2007 A. Chimenti Cagliari --> Udinese

    6/29/2007 B. Janković Mallorca --> Palermo

    6/29/2007 Reginaldo Fiorentina --> Parma

    6/28/2007 A. Parola Sampdoria --> Cagliari

    6/28/2007 M. Fini Ascoli --> Cagliari

    6/27/2007 M. Sereni Lazio --> Torino

    6/26/2007 C. Llama Arsenal de Sarandi --> Catania

    6/26/2007 C. Abbiati Milan --> Atletico de Madrid

    6/25/2007 Bizarri Gimnastic --> Catania

    6/22/2007 P. Sammarco Milan --> Sampdoria

    6/22/2007 A. Caracciolo Palermo --> Sampdoria

    6/21/2007 M. Vučinić Lecce --> Roma

    6/21/2007 Juan Bayer Leverkusen --> Roma

    6/21/2007 S. Almiron Empoli --> Juventus

    6/21/2007 P. Osvaldo Lecce --> Atalanta

    6/21/2007 S. Makinwa Palermo --> Lazio

    6/21/2007 G. Comotto Roma --> Torino

    6/21/2007 M. Cassetti Lecce --> Roma

    6/21/2007 F. Quagliarella Sampdoria --> Udinese

    6/21/2007 C. Maggio Fiorentina --> Sampdoria

    6/20/2007 M. Pazienza Udinese --> Fiorentina

    6/20/2007 N. Ventola Atalanta --> Torino

    6/20/2007 C. Molinaro Siena --> Juventus

    6/20/2007 F. Balzaretti Juventus --> Fiorentina

    6/20/2007 G. Pasquale Inter --> Livorno

    6/20/2007 S. Ribas Inter --> Livorno

    6/20/2007 A. Poli Treviso --> Sampdoria

    6/20/2007 A. Dossena Treviso --> Udinese

    6/20/2007 D. Pizarro Cortez Inter --> Roma

    6/19/2007 E. Filippini Bologna --> Livorno

    6/19/2007 V. Marruocco Foggia --> Cagliari

    6/19/2007 D. Marchini Triestina --> Cagliari

    6/19/2007 P. Bianco Catania --> Cagliari

    6/19/2007 D. Biondini Reggina --> Cagliari

    6/19/2007 V. Grella Parma --> Torino

  8. #48
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Agjenti i Ronaldinhos nė biseda me Milanin

    Vazhdojne perseri takimet mes agjentit ( vellaut ) te Ronaldinhos - Roberto Assis dhe perfaqsuesve te Milanit ne krye me Adriano Galianin. Sipas "Gazzetta dello Sport" takimi eshte relizuar te Henen diku ne Itali qellimi i se ciles eshte transferimi i Ronaldinhos ne Milan. Sipas gazetes ne fjale edhe pse Ronaldinho ka kontrate me klubin katalanas deri me vitin 2010 ai ka shprehur deshire te kaloje ne rradhet e Milanit pasi nuk eshte i kenaqur financiarisht ne Barcelone.

  9. #49
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Stankoviē: Nė fillim Superkupėn, mė pas...!

    “Do tė synojmė trofeun e parė zyrtar tė sezonit, pėr tė lufuar nė tė gjitha kompetcionet e mundshme, sepse jemi tė aftė ta bėjmė kėtė”



    “Interi i kėtij sezoni mund tė fitojė gjithēka!”. Njė deklaratė qė ėshtė dėgjuar shpesh nėpėr gazeta, nė intervista, deklarata por edhe nė televizor, nga lojtarėt zikaltėr: Ibrahimoviē, Krespo, Suazo, Adriano. Por, edhe drejtues: Manēini, Morati dhe tė tjerė. Sot, ai qė ka rradhėn ėshtė njė “kolonė” e vjetėr e mesfushės sė kampionėve tė Italisė, Dejan Stankoviē, i cili ndihet tepėr optimist pėr vitin e ardhshėm. Qėllimi i parė i mesfushorit serb, sfida e parė sezonale, Superkupa e Italisė. “Nė kėtė moment, pėr ne, Superkupa e Italisė ka mė shumė rėndėsi se ēdo gjė tjetėr dhe mė shumė se tė gjitha miqėsoret e mbledhura bashkė. Dhe, dua tė sqaroj diēka, fitorja ndaj Manēester Junaitedit ishte vetėm njė aperitiv dhe asgjė mė shumė. Shumė mund tė kenė thėnė se Interi ėshtė i pathyeshėm, por ishte miqėsore, nė fund tė fundit dhe, disa ditė mė pas, skuadra angleze, arriti tė fitonte Superkupėn e Anglisė, duke mundur Ēelsin. Ne, na pret dueli ndaj Romės, qė konsiderohet tepėr i vėshtirė, duke parė se verdhekuqtė janė njė ekip tepėr i fortė”, tha Stankoviē, duke e cilėsuar mė pas skuadrėn e tij si favorite pėr titullin: “Jemi favoritė, pse duhet ta fshehim kėtė dhe futemi nė fushė tė bindur pėr forcėn tonė. Shumė thonė se suksesi i vitit tė shkuar ndodhi sepse Juventusi nuk ishte nė Serinė A, por unė po them: edhe sikur tė kishte qėnė Juventusi dhe tė kishim humbur gjashtė pikė, nė dy takimet, ndaj bardhezinjve, do tė kishim shkuar 91 pikė, jo 97, aq sa e pėrfunduam. Nuk ju duket njė rekord, gjithėsesi? Sigurisht, disa konsiderata nuk vlejnė shumė, ashtu si fakti qė edhe nė letėr jemi mė tė mirėt. Nuk mund tė jesh mė i miri vetėm me deklarata, por duhet tė tregosh nė fushė tė vėrtetėn dhe tė konfirmosh forcėn. Por, kujdes, sepse edhe Milani nuk do tė qėndrojė duarkryq, por do tė luftojė deri nė fund, ashtu si edhe Juventusi. Do tė ketė edhe tensione, ashtu si ėshtė normale qė tė ndodhė. Dhe ne do tė pėrpiqemi qė tė fitojmė tė gjitha takimet, qė nė javėt e para, pėr tė rritur mė shumė sigurinė. Tė shpresojmė qė edhe fatin ta kemi pas. Champions League? Endėrroj ta fitoj kėtė trofe, sepse ėshtė me tė vėrtetė magjik. Shpresoj qė kėtė sezon tė arrijmė edhe kėtė objektiv”.



    Kivu: Po fėrkoj duart!

    Kristian Kivu ka dėshirė pėr futboll tė madh: “Kemi forcėn pėr tė fituar gjithēka dhe mund ta kthejmė nė realitet, nėse japim maksimumin dhe luftojmė nė ēdo ndeshje, sikur tė ishte e jetės”. Kristian Kivu ėshtė i bindur se Interi i kėtij sezoni, pas rekordit tė vjetshėm, mund tė vendosė njė rekord tė ri. Mbrojtėsi rumun i transferuar nga Roma te Interi ėshtė njė nga ēėshtjet mė tė spikatura tė futbollit tė verės, tė merkatos, flet edhe pėr tė ardhmen e ti: “Pse zgjodha Interin? I jam pėrgjigjur me qindra herė kėsaj pyetje: gjithēka ishte e lidhur me dėshirėn time dhe Interi ishte realizimi i njė ėndrre. Dua tė fitoj sa mė shumė me kėtė fanellė dhe dua tė respektoj historinė e klubit. E falenderoj qė pati besim te unė dhe do tė mundohem qė tė mos zhgėnjej. Mezi po pres qė tė nisė sezoni”.



    Kambiaso: Manēo, jam gati!

    Esteban Kambiaso ėshtė kthyer nga Argjentina dhe ėshtė bashkuar me skuadrėn “axurre”, pas turneut tė Kupės sė Amerikės. Mesfushori zikaltėr ka shumė “uri” pėr tė fituar me Interin dhe kėtė e shpreh nė intervistėn e shkurtėr tė dhėnė pėr “Inter Channel”, ku thotė: “Duam qė tė fitojmė menjėherė Superkupėn”. Mesfushori argjentinas, i kthyer nga pushimet pas humbjes nė finalen e Kupės sė Amerikės, ndaj Brazilit, ėshtė i motivuar, nė prag tė sezonit tė ri futbollistik: “Dua ta nis sezonin nė mėnyrėn mė tė mirė, duke fituar Superkupėn e Italisė. Dėshia pėr tė bėrė sa mė mirė nuk mungon dhe e gjithė skuadra duket e vendosur dhe e motivuar. Vitin e shkuar e nisėm mirė, duke fituar pikėrisht kėtė trofe, qė i hapi rrugėn titullit mė pas. Ky sezon do tė jetė edhe mė i vėshtirė, sepse konkurrenca ėshtė mė e fortė, por jemi gati tė shkėlqejmė”.



    Rekoba, pranė Torinos

    Alvaro Rekoba, sulmuesi uruguajian i Interit ėshtė shumė pranė kalimit te skuadra e Torinos. Ashtu si thuhet edhe te “La Gazzetta dello Sport”, presidenti Morati dhe ai i Torinos, Kairo, kanė arritur nė njė marrėveshje. Interi do tė paguante gjysmėn e kartonit dhe Novelino mund ta ketė nė dispozicion, menjėherė, duke parė se e ka stėrvitur te Venecia, nė vitin 1999. Mund tė mbyllet kėto ditė kjo tratativė dhe aventura e “El Ēinos” nė Milano.

  10. #50
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    “Tėrmet” Juve, Ale pranė largimit

    Kapiteni kėrkon rinovimin e kontratės deri nė vitin 2010, ndėrsa klubi nuk ėshtė dakord dhe Blank me Sekon i kanė ofruar njė marrėveshje deri nė vitin 2009, por me rrogė tė pėrgjysmuar



    “Re tė zeza” mbi Juventusin dhe jo tė ēfarėdoshme, por tė mbushura me shi dhe me vetėtima, sepse nė mes nuk ėshtė njė emėr dosido, por Aleks del Piero, kapiteni bardhezi. Njė fakt qė trondit “Zonjėn e Vjetėr”. Ai qė ėshtė konsideruar nga drejtuesit e rinj tė klubit torinez, si “flamuri” historik dhe i palėvizsshėm i Juves, njeriu i tė tashmes dhe i tė ardhmes, ėshtė nė njė pozicion tė lėkundur dhe pėr tė parėn herė, ėshtė pranė “lamtumirės”. Pėr tė ishte parashikuar njė zyrė, njė poltron komod, ashtu si Boniperti i vitit 200, por...

    Tronditet “Zonja” ﷓ Ndodh qė tė dielėn e shkuar, nė 6 gusht, ashtu si ėshtė bėrė e ditur nga “Sky”, nė njė ditė festive, nė selinė bardhezi u takuan Zhan Klod Blank, administratori i deleguar i “Zonjės”, dhe Alesio Seko, drejtori sporiv, me Stefano del Pieron, vėllain e madh tė Ales dhe menaxherin e tij, qė mbron tė drejtat e “Pinturikios”. Asnjė tratativė, por njė mbledhje e parakohshme pėr tė kuptuar qėllimet e palės tjetėr, atė tė kapitenit bardhezi dhe tė agjentit tė tij. Oferta dhe kėrkesa, tė ndarė nė “dy pjesė”. Plani i Alesandros ėshtė i thjeshtė. Dėshiron qė tė ketė njė kontratė tė re deri nė vitin 2010, praktikisht, tė rinovojė edhe pėr 2 vjet, duke parė se mrrėveshja aktuale skadon nė 30 qershor tė vitit 2008. Nė vazhdim, kontrata tė pėrvitshme, si Maldini. Nėse arrij tė luaj, do ta bėj, nėse jo, do tė var kėpucėt nė gozhdė.

    Strategjia ﷓ Pėr tė pasur dy vjet rinovim kontrate, agjenti i Ales, Stefano, ashtu si ēdo strateg tjetėr, kėrkon tre. Njė rinovim trevjeēar (skadimi nė vitin 2011) dhe mė pas gjithēka do tė shihet me kalimin e kohės. Shifra vjetore ėshtė mė e ulėt nė krahasim me atė qė Ale ka tani (5 milion neto nė vit) por jo pak euro, sigurisht. Njė strategji qė i ngjan “bllofit” nė tavolinėn e pokerit. Por, kundėroferta e Blankut ėshtė skandaloze: propozim pėr rinovim kontrate vetėm njė vit (deri nė qershor tė 2009﷓s) dhe rrogė e pėrgjysmuar.

    “Divorci” nė prag ﷓ Stefano, qė ėshtė njė person i cili e njeh mirė zanatin e tij, dėgjon, merr shėnim dhe i transmeton tė vėllait Aleks ofertėn e Juves. Nuk ėshtė nisja e tratativės, por vetėm njė qėndrim i mbajtur nga tė dy palėt, para negocimit. Por, pa dyshim, edhe oferta e Juventusit (ndoshta “bllof” nga Blanku?) ėshtė njė “shuplakė” pėr kapitenin. Dhe, viti 2010 nuk ėshtė njė vit i zgjedhur mė kot. Eshtė viti i botėrorit tė ardhshėm, njė kompeticion nė tė cilin Ale dėshiron tė jetė: e vėshtirė, por jo e pamundur. Dhe, qėllimet bardhezi tė “Pinturikios” do tė prisheshin totalisht. Stefano del nga mbledhja i hidhėruar dhe flet menjėherė me Aleksin. Si ėshtė e mundur? Nė fillim drejtuesit e mbajnė si njė ikonė dhe janė gati t’i ofrojnė njė kontratė tė rėndėsishme dhe mė pas e godasin me njė shuplakė? Takimi i ardhshėm ėshtė i fiksuar pėr mbrėmjen e 25 gushtit, pas ndeshjes hapėse tė Serisė A. Por, pritet diēka e paparashikueshme, ndoshta lamtumira.

    Pritja ﷓ Tė gjithė duhet tė pėrgatiten tė jetojnė ditė ankthi dhe tensioni. Nuk ėshtė njė e re, me Alen. Rinovimet e tij kanė qėnė gjithmonė tė tilla, por ai ka njė avantazh: tifozėt ēmenden pas tij dhe askush s’mund tė imagjinojė njė Juventus pa Aleksin dhe njė Aleks pa fanellėn bardhezi. “Mundja e dorės” ka nisur...

  11. #51
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Ronaldo: Jemi favoritė

    “Kush ka thėnė qė Milani niset poshtė Interit dhe ėshtė mė inferior? Pėrkundrazi, dua tė them se jemi favorit nė tė gjitha kompeticionet pėr historinė e klubit dhe pėr kampionėt qė kemi nė ekip. Milani ėshtė njė superfuqi”. Fjalė e Ronaldos, qė mezi pret tė nisė sezoni i ri futbollistik, pėr tė kthyer nė realitet dėshirėn e tij mė tė zjarrtė, tė “kurorėzohet” edhe njėherė si “Fenomen”, edhe pse tė gjithė tundin ende kokėn nė lidhje me kėtė objektiv personal tė brazilianit. Dhe Anēeloti, i ulur pranė tij, shprehet: “Kur e thotė kėtė Ronaldo...”. Por, te Milani, mesa duket, mbėrritja e Patosė ka ēuar nė njė entuziazėm mė tė madh. Braziliani 17 vjeēar i blerė nga “Djalli” ėshtė njė goditje qė nuk kalon pa u vėnė re, sidomos nga Ronaldo, por edhe nga Anēeloti, qė e konsideron si njė yll qė do tė shkėlqejė shumė. Talenti nga Porto Alegre mund tė jetė i duhuri pėr lojėn e kuqezinjve. “Fenomeni” ėshtė i bindur se Pato do tė pėrshtatet shumė mirė me Milanin dhe kampionatin italian: “Mendoj se ai ėshtė gati pėr kampionatin italian. Nuk ka asnjė normė nė lidhje me ata futbollistė qė peshojnė shumė pak dhe qė janė tė rinj nė moshė, sepse gjithēka varet me atė qė di tė bėsh me topin dhe Aleksandre ėshtė i prirur nė kėtė sport. Ndaj, mund tė them se nėse do tė na lejonin, do t’i kėshilloja klubit qė ta aktivizonte menjėherė, sepse ai do tė dhuronte spektakėl dhe gola...”, tha Roni, i cili u pėrball nė fund me tė ardhmen e tij nė Kombėtaren e “Seleēaos”. “Fenomeni” dėshiron qė tė rifitojė zemrat e publikut brazilian, por edhe besimin e Dungės: “Mė vjen keq qė presidenti i Federatės (Rikardo Tekseira) ka hedhur poshtė meritat e Brazilit, duke na fyer rėndė ne lojtarėt. Por, ai duhet tė kuptojė se kjo pėrfaqėsuese nuk i pėrket. Seleēao ėshtė e popullit, qė prej saj fiton lumturi dhe krenari. Nėse tifozėt do tė mė duan, do tė jem gjithmonė gati pėr t’i kėnaqur, sepse janė ata qė mė japin shtysa pėr tė vazhduar pėrpara”.

  12. #52
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Berluskoni: Me jep Dinjon, te jap Kakane!

    Prapaskenat jane pjesa me e bukur e merkatos, sepse te gjitha gjerat qe thuhen ne publik jane vetem “bllofe bombastike” dhe lajme per gazetat, por vetem kaq, sepse jashte ambjentit te perbere nga njerez, ne tavolinat e restoranteve dhe neper bisedat telefonike, situata ndryshon. E verteta qendron e fshehur dhe, po te mos jete per vete protagonistet, qe zbulojne ndonjehere realitetin, gjithcka mund t’i mbetet vetem misterit. Keshtu, nga Hong Kongu, ku Barca ndodhet per te zhvilluar nje turne, presidenti katalanas, Johan Laporta, rrefehet ne lidhje me ceshtjen Ronaldinjo, duke zbuluar nje skenar teper te cuditshem, gjate bisedes se tij me presidentin e Milanit, Silvio Berlsukonin. “Kam folur vetem nje here ne jetem time me Berluskonin dhe ai me propozoi nje shkembim: “T’i me jep Ronaldinjon dhe une te jap Kakane dhe i mbajme nje vit per koke, per t’i nderruar me pas...”. Sigurisht, ishim duke bere shaka. E them edhe njehere, edhe pse nuk dua te perseritem: Dinjo nuk leviz nga Barcelona. Eshte njesoj si Kaka te Milani. Edhe pse nje klub i madh si Reali e kerkon, drejtuesit kuqezi nuk jane aq budallenj sa te lene te lire nje kampion te madh, vetem 24 vjec. Eshte aburse per ekipet e medha, qe mund te mbajne cdo shpenzim kolosal”. Por, edhe pse deklarata e Laportes mbyll “dyert” per brazilianin, Milani vazhdon te qendroje ne pritje... te momentit te duhur.

  13. #53
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Ashtu mendoja edhe une. Nuk ka mundesi qe Reali te leshoje Ronaldinjon por edhe Milani Kakane.
    Edhe une mendoj se eshte vetem nje batute e momentit thene nga Berluskoni.

  14. #54
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Ranieri: “Zonja” u kthye behuni gati te dridheni!

    13 Gusht Juventusi u kthye! Kete e beri jo ndaj nje ekipi te dores se dyte apo te trete, nuk e beri as edhe ne Angli, ku humbi ndaj Njukasellit dhe barazoi me Sanderlendin, nuk e beri ne trofeun “Birra Moretti”, por atje ku rendesia ishte pak me e madhe, ku rivaliteti eshte analogjia e kampionatit qe do te nise. Pas nje fillimi jo te mire te ndeshjes, “Zonja e Vjeter” arriti qe te permbyste dy golat e Romes, duke “shpartalluar” 5﷓2 skuadren e Spaletit, ne miqesoren e zhvilluar ne Cezena. Por jo vetem kaq, eshte pare nje Vincenco Iakuinta i “rilindur”, nje Almiron ne nje forme shperthyese, nje Nocerino i mrekullueshem, nje Del Piero i rikonfirmuar dhe nje Trezege thjesht i papermbajtshem. Dhe, perfundimi eshte i lehte per t’u nxjerre: Klaudio Ranieri ka duartrokitur te tijet. Per te paren here eshte pare ne fytyren e ish﷓teknikut te Parmes nje gezim i madh, nje lumturi e papermbajtshme. Sepse skuadra e tij, Juventusi, tregoi dhembet, duke mundur thelle Romen, qe sezonin e shkuar ishte rivalja me e madhe e Interit, deri disa jave para fundit te kampionatit. Por, Ranieri eshte i vetedijshem per dicka: “Nuk duhet te bihem ne gracken e entuziazmit te tepert. Keto takime miqesore, gjate veres, sherbejne per te te dhene me shume tregues dhe sinjale nga forma e skuadres, por ne do te vazhdojme te punojme. E di shume mire qe kishte shume pune per te bere, por kemi akoma kohe. Disa mendonin se Juventusi ishte i mbaruar dhe nuk do te kishte fuqi te konkurronte ne kampionat, por kjo pergjigje besoj se i mjafton. Sigurisht, nuk isha i deshperuar pas trofeut “Moretti”, por nuk jam euforik edhe tani. Thjesht, jam i kenaqur me proven e djemve, te cilet reaguan shume mire pas dy golave te pesuar. A eshte merkato e mbyllur? Isha i bindur per kete qe diten e pare te grumbullimit, ku ne Pincolo me pyeten per ndryshimet ne skuader. Nuk nderroj mendje pikerisht tani. Kujdes, tani eshte edhe Juventusi mes me te medhenjve...”.

  15. #55
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    “Kaka meriton Topin e Arte!”

    13 Gusht Rikardo Kaka eshte lojtari i momentit te Milani, por edhe ne mbare boten, duke pare se fitorja e “Djallit” ne Champions League, ne finalen ndaj Liverpulit, ka bere qe te shtohet edhe me shume simpatia per fantazistit brazilian, i cili eshte shume i motivuar per sezonin qe sapo do te nise. Dhe, nuk mund te mungojne edhe levdatat per kampionin kuqezi. Por, kur keto vijne nga goja e nje trajneri si Roberto Donadoni, tekniku i Kombetares se Italise, atehere ka me shume gjasa qe deklaratat te merren ne konsiderate. Donadoni, si nje ish﷓milanist, eshte shprehur ne favor te Rikit, duke i “dorezuar” qe tani “Topin e Arte”. “Riki eshte nje lojtar fantastik dhe per momentin i ka kaluar te gjithe rivalet qe mund te kete, ne lidhje me fitimin e “Topit te Arte”. Pra, nese do te ishte per mua, do t’ia jepja qe nga ky moment te cmim, sepse e meriton plotesisht, per ate qe eshte duke dhene ne fushen e lojes dhe sidomos per klasin qe ka. Nga futbollistet e huaj qe luajne ne Itali, ata qe kane nje moshe relativisht te re, Riki eshte me i miri ne absolut dhe kete nuk mund ta them vetem une, por te gjithe. Ndaj, shpresoj qe ai te fitoje kete here, sepse asnje s’mund te matet me Kakane, te pakten nga ajo qe eshte pare. Eshte thene dhe sterthene se Kristiano Ronaldo eshte njesoj si ai, por nese mbani mend, ne ndeshjen Mancester Junaited﷓Milan, kush e fitoi kete duel? Pa dyshim braziliani, i cili me golat dhe grinten e tij terhoqi skuadren per ne finalen e madhe. Dhe, edhe pse nuk shenoi ndaj Liverpulit, i dhuroi Inzagit asistin per golin e pare. Vec kesaj, duhet te shtojme ketu se ishte golashenuesi me i mire i Champions, edhe pse nuk luan si nje sulmues, por mesfushor fantazist”, perfundoi Donadoni.

  16. #56
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    25 Gusht 2007

    18:00 Lazio 2 : 2 Torino
    20:30 Juventus 5 : 1 Livorno

    26 Gusht 2007

    15:00 Napoli 0 : 2 Cagliari
    15:00 Fiorentina 3 : 1 Empoli
    15:00 Genoa 0 : 3 AC Milan
    15:00 Internazionale 1 : 1 Udinese
    15:00 Siena 1 : 2 Sampdoria
    15:00 Reggina 1 : 1 Atalanta
    15:00 Parma 2 : 2 Catania
    20:30 Palermo -- : -- Roma

    1 Shtator 2007

    20:30 Empoli -- : -- Internazionale

    2 Shtator 2007

    15:00 Atalanta -- : -- Parma
    15:00 Cagliari -- : -- Juventus
    15:00 Catania -- : -- Genoa
    15:00 Livorno -- : -- Palermo
    15:00 Roma -- : -- Siena
    15:00 Torino -- : -- Reggina
    15:00 Udinese -- : -- Napoli
    20:30 Sampdoria -- : -- Lazio

    3 Shtator 2007

    18:00 AC Milan -- : -- Fiorentina

  17. #57
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    1 Shtator 2007

    20:30 Empoli 0 : 2 Internazionale

    2 Shtator 2007

    15:00 Atalanta 2 : 0 Parma
    15:00 Cagliari 2 : 3 Juventus
    15:00 Catania 0 : 0 Genoa
    15:00 Livorno 2 : 4 Palermo
    15:00 Roma 3 : 0 Siena
    15:00 Torino 2 : 2 Reggina
    15:00 Udinese 0 : 5 Napoli
    20:30 Sampdoria 0 : 0 Lazio

    3 Shtator 2007

    18:00 AC Milan -- : -- Fiorentina

  18. #58
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Juventus 6
    Roma 6
    Atalanta 4
    Inter 4
    Sampdoria 4
    Milan 4
    Fiorentina 4
    Napoli 3
    Cagliari 3
    Palermo 3
    Torino 2
    Reggina 2
    Catania 2
    Lazio 2
    Parma 1
    Genoa 1
    Udinese 1
    Empoli 0
    Siena 0
    Livorno 0

    3 Shtator 2007

    18:00 AC Milan 1 : 1 Fiorentina

    16 Shtator 2007

    15:00 Reggina -- : -- Roma
    15:00 Siena -- : -- AC Milan
    15:00 Parma -- : -- Cagliari
    15:00 Palermo -- : -- Torino
    15:00 Napoli -- : -- Sampdoria
    15:00 Lazio -- : -- Empoli
    15:00 Juventus -- : -- Udinese
    15:00 Internazionale -- : -- Catania
    15:00 Genoa -- : -- Livorno
    15:00 Fiorentina -- : -- Atalanta

  19. #59
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    15 Shtator 2007

    18:00 Siena 1 : 1 AC Milan
    20:30 Lazio 0 : 0 Empoli


    16 Shtator 2007

    15:00 Reggina 0 : 2 Roma
    15:00 Parma 1 : 1 Cagliari
    15:00 Palermo 1 : 1 Torino
    15:00 Napoli 2 : 0 Sampdoria
    15:00 Juventus 0 : 1 Udinese
    15:00 Internazionale 2 : 0 Catania
    15:00 Genoa 1 : 1 Livorno
    15:00 Fiorentina 2 : 2 Atalanta

  20. #60
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Seria A 2007-2008

    Roma 9
    Inter 7
    Napoli 6
    Juventus 6
    Milan 5
    Fiorentina 5
    Atalanta 5
    Cagliari 4
    Palermo 4
    Sampdoria 4
    Udinese 4
    Torino 3
    Lazio 3
    Parma 2
    Reggina 2
    Catania 2
    Genoa 2
    Siena 1
    Empoli 1
    Livorno 1

    22 Shtator 2007

    18:00 Udinese -- : -- Reggina
    20:30 AC Milan -- : -- Parma

    23 Shtator 2007

    15:00 Torino -- : -- Siena
    15:00 Livorno -- : -- Internazionale
    15:00 Empoli -- : -- Napoli
    15:00 Catania -- : -- Fiorentina
    15:00 Cagliari -- : -- Palermo
    15:00 Atalanta -- : -- Lazio
    15:00 Roma -- : -- Juventus
    20:30 Sampdoria -- : -- Genoa

Temė e Mbyllur

Tema tė ngjashme

  1. FIFA 2007 / 2008
    Nga Loni10 nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-06-2008, 06:39 PM
  2. UEFA Champions League 2007/2008
    Nga Altin111 nė forum Kampionate botėrore
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-05-2008, 01:08 PM
  3. English Premier League 2007/2008
    Nga Altin111 nė forum Kampionate botėrore
    Pėrgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 23-03-2008, 10:03 PM
  4. Bundesliga 2007/2008
    Nga Altin111 nė forum Kampionate botėrore
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 11-03-2008, 09:34 PM