Kaka: Sa bukur te Milani!
Sezoni i ri i Milanit ka nisur ne menyren me te mire, edhe pse behet fjale per nje takim miqesor, ndaj nje ekipi te dores se trete. Sigurisht, futbollisti me i pritur pas Ronaldos ka qene Riki Kaka, i cili nuk ka zhgenjyer, por ka shenuar golin e pare pas pushimeve. Kombinimet e tij, krejt braziliane, me Fenomenin kane bere qe kuqezinjte te dalin ne nje loje krejt te re dhe te bukur, edhe me zbavitese. Ne fund te takimit, Riki deklaroi: Eshte gjithmone dicka e bukur te shenosh, edhe nese e ben kete ne nje miqesore, apo ne nje takim stervitor. Pastaj, te fitosh ndeshjen e pare te sezonit eshte gjithmone dicka e bukur: e rendesishme!. Ndersa vitin e shkuar, Milani fitoi 20, kete sezon gjithcka ndryshuar, sepse fitora eshte dyfishuar. Po, keshtu eshte, por te shpresojme qe edhe trofejte te dyfishohen. Vitin e shkuar nuk luajta, ndersa kete vit nuk mungova, sepse ndihem shume mire: eshte e rendesishme qe ta nisesh sezonin duke luajtur, duke i zhvilluar te gjitha seancat stervitore. Nje entuziazem dhe feste ajo e Kakase, qe ka kaluar edhe normalen, edhe pse behej fjale per nje ndeshje miqesore: Nese per ju keto jane ndeshje pa vlere, per mua nuk eshte keshtu, sepse nese humb, te gjithe te hidhen siper, duke te mbuluar me kritika. Mundohem qe te luaj ne te gjitha ndeshjet me motivimin e duhur. Mundohem qe te jap gjithmone maksimumin tim, edhe pse ndeshja eshte stervitore apo miqesore. Hapi duket i mire, qe ne fillim dhe kombinimet me Ronaldon jane te perkryera: Per javen e pare te stervitjes, mund te themi se ishte nje pergjigje e mire. Duhet te permiresohem ende ne shume gjera: force, gjuajtje ne porte, teknike. Pastaj, Roni eshte nje shok i perkryer reparti, sepse mund ta quaj veten si nje sulmues, me pelqen me shume keshtu. Pasimet e tij jane gjithmone ftesa per mua. Jam i bindur se bashke do te bejme gjera te medha. Si ndihem te Milani? Eshte sezoni im i peste, sa bukur te luash me kete fanelle.
Rui Kosta ngre peshe Rikin: Eshte i jashtezakonshem!
Ne nje deklarate te dhene per adresen zyrtare te UEFAs, Manuel Rui Kosta, nje ishmilanist, qe ende kujton me nostalgji vitet kur luante me Djallin, flet per Riki Kakane dhe per magjite e tij. Portugezi i thur elozhe fantazistit brazilian, duke e konsideruar si numrin 1 ne bote, per momentin. Ne kohen kur Rui ishte me Milanin, Kaka sapo kishte ardhur nga Brazili, ku luante me San Paolon. Ne ate kohe, Riki qendronte ne stol dhe ndiqte fantazistin portugez ne fushe. Ishte zevendesi i tij dhe ende i ri, i panjohur. Por, sot eshte kthyer ne nje simbol per Djallin: E shoh shpesh Rikin dhe ndehjet e Milanit. Kuqezinjte jane ekipi im i zemres dhe jam krenar qe kam luajtur per ate fanelle. Kaka, ne kohen kur isha te Milani, ishte ende i ri dhe sapo kishte ardhur, por sot eshte numri 1 ne bote. Pervec se eshte nje person i bukur, brenda dhe jashte fushes, eshte nje lojtar i jashtezakonshem, nen profilin teknik dhe fizik.