Burime teper te sigurta Shqiptare bėjn tė ditur se zyrtarisht ėshtė pranuar se nė Shqipėri ekziston njė numėr prej 30-40 mijė pėrdoruesish tė rregullt tė drogave, kryesisht tė hashashit, nga tė cilėt mbi 3 mijė konsiderohen pėrdorues tė heroinės dhe mė pak tė kokainės.
Specialistė tė Antidrogės, tė cilėt nuk preferuan tė prononcohen me emėr, janė shprehur se nga llogaritja rezulton se nga drogat e rėnda, heroinė konsumohet rreth 18 kilogramė nė muaj, kurse hashash e marihuanė mė shumė. I njėjti specialist shprehet se ndėrsa njė dozė 0.2 gramėsh kushton 500 lekė, rezulton qė rrjetet e drogės tė qarkullojnė 4.5 milionė lekė tė reja nė muaj.
Nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės, nė territorin e tė cilės ndodhet numri mė i madh i pėrdoruesve, por edhe i rrjeteve tė shpėrndarjes sė lėndėve narkotike, ėshtė vetėm njė skuadėr me 10 oficerė dhe po kaq agjentė, qė duhet tė monitorojė 20 mijė pėrdoruesit, zbulojė, gjurmojė dhe kapė shpėrndarėsit, furnitorėt e tyre si dhe trafikantėt.
Harta e drogės janė konkretisht vendet ku janė vendosur lokalet e natės, zona e Bllokut, zona e Alliasit e Shkollės sė Bashkuar, Rruga “Ali Demi”, Lapraka, zona e Stacionit tė Trenit, Kompleksi “Dinamo”, Yzberishti dhe Kombinati janė tė rrethuar me tė kuqe pėr tė shkak tė aktivitetit tė shpėrndarjes sė drogave nė Tiranė.
Kujtohet se vetėm gjatė kėsaj jave nė Tiranė janė sekuestruar 2.8 kilogramė hashash dhe 50 gramė kokainė. Njė javė mė parė, nė dalje tė Lazaratit, Antikrimi i organizuar sekuestroi 650 kilogramė kanabis tė presuar dhe pėrgatitur pėr shitje. Dhe ndėrsa policitė e vendeve fqinje, Itali dhe Greqi vazhdojnė tė sekuestrojnė hashash tė njohur si “Made in Albania”, njė pjesė ēdo vit e mė e madhe ndahet pėr tregun e brendshėm. Katėr korrierėt e furnizuesit e kapur tė hėnėn nė kryeqytet konsiderohen si pjesė e rrjetit tė shpėrndarjes sė brendshme tė lėndėve narkotike.