Formula 1 2007


Temė e Mbyllur
Faqja 2 nga 4 FillimiFillimi 1234 I funditI fundit
Rezultatet nga 21 deri tek 40 prej 75
  1. #21

    Re: Formula 1 2007

    Receta Gatimi

    MekLareni rrezikon titullin e konstruktoreve!

    25 Korrik Dita e gjykimit po afron dhe Ron Denisi tenton te heqe me pesimizem rete qe ngrysin atmosferen tek MekLareni. Fjalet e zakonshme nisin te kene shume pak rendesi, sepse pas 48 oresh fjala do t’i shkoje “gjykatesve” te mbledhur ne Paris dhe, megjithese ka ende pasiguri, parashikimet flasin keq per “Shigjetat e Argjendta”. Hipotezat jane te njejtat me ato te dites kur Maks Moslei foli per procedimin ndaj MekLarenit, por zera gjithnje e me te forte thone se FIA do te perdore grushtin e hekurt. Sipas rregullores, skuadra rrezikon nga nje gjobe te thjeshte, dhe pse te majme, deri ne perjashtimin nga boterori aktual dhe ai i ardhshmi. Ne te vertete duket se drejtimi i Keshillit Boteror eshte per te ndeshkuar skuadren, duke ruajtur pjeserisht dy pilotet. Flitet per nje heqje te mundshme te pikeve te fituara nga MekLareni ne renditjen e kontruktoreve. Te enjten do te vije pergjigja e shumepritur, ndersa Denis merr mbeshtetjen, ndoshta paksa te vonuar, te Mercedesit dhe ia beson mbrojtjen e skuadres se tij kater avokatesh. Tentativa, qe duket e dobet, do te jete per te vertetuar se pergjegjesite e spiunazhit industrial ne dem te Ferrarit i ka ekskluzivisht ish﷓shefi i projektuesve te MekLarenit, Majk Kohlan, i pushuar menjehere pasi doli ne pah kjo ceshtje. Linje qe duket thuajse e pamundur, aq sa shume specialiste dhe gazetare shprehen se ne rast te nje denimi te piloteve, Alonso mund te largohet nga MekLareni fale nje klauzole ne kontrate. Dhe gijotina mund te jete e plote per MekLarenin, pasi Maks Moslei dhe FIA qe ai drejton duket se nuk kane ndermend te bejne leshime.

  2. #22

    Re: Formula 1 2007

    Ferrari tani i kerkon ndihme hetuesve angleze!

    26 Korrik Skuadra e Ferrarit ne Formula 1 ka punesuar Lord Stivensin, ish﷓komisionerin e policise angleze, qe udhehoqi hetimin e kryer per korrupsionin ne futbollin anglez si dhe vdekjen e Princeshes Diana, per te hetuar krizen e spiunazhit ne Formula 1, te ashtuquajtur “Stepnigejt”. “Quest”, agjensia e sherbimit te inteligjences, e udhehequr nga Stivens, do te tentoje te zbuloje se si dosja prej 780 faqesh me informacione teknike sekret te Ferrarit, iu kaluar shefit te projektuesve te MekLaren﷓Mercedesit, Majk Kohlan. “Mund te konfirmoj se agjensia e sherbimit inteligjent “Quest” eshte pajtuar nga Ferrari, edhe fale punes se kryer per Gjykaten e Larte te Londres, kur ceshtja u shqyrtua fillimisht nga ky organ i drejtesise. Nuk mund te konfirmoj natyren e impenjimit te “Quest” ne kete cast”, tha nje zedhenes i organizates per gazeten angleze “The Daily Telegraph”. Kriza do te jete objekt kryesor i takimit te jashtezakonshem te Keshillit Boteror te Sporteve me Motore, sot ne Paris. Megjithate, gazeta “Telegraph” spekullon se “ka shume pak mundesi qe “Quest” dhe Stivensi te kene luajtur ndonje rol ne degjimin e neserme te MekLarenit ng FIA. Ne vend te kesaj, Stivens dhe “Quest” pritet te perqendrohen per te ndihmuar Ferrarin te mbledhe prova per padine civile, te ngritur ne Gjykaten e Larte ndaj Majk Kohlan. Hetimet e Stivensit mund te kene influence edhe per padine qe Ferrari i ka bere Stepnit ne gjykatat italiane.

  3. #23

    Re: Formula 1 2007

    MekLareni ne kor: Makthi mbaroi!

    28 Korrik Luis Hemilton e Fernando Alonso do ta vazhdojne deri ne fund duelin e tyre per titullin boteror, pasi MekLareni nuk u denua nga FIA per ceshtjen e spiunazhit. Ne fakt, MekLareni rezultoi fajtore per zoterimin e materialeve sekrete te Ferrarit, por ajo nuk u denua pasi nuk kishte prova te mjaftueshme qe vertetonin se materialet u perdoren per makinen e 2007﷓s. Kjo ben qe Hemiltoni dhe Alonso te vazhdojne te qete duelin mes tyre, teksa spanjolli eshte vetem dy pike larg anglezit ne krye te renditjes se boterorit te piloteve. Hemilton u shpreh: “Dhe pse jam ende vetem ne sezonin tim te pare ne Formula 1 me MekLaren﷓Mercedesin, e njoh dhe e vleresoj pa mase dedikimin dhe perkushtimin qe kane njerezit ketu. Prandaj jam shume i lumtur me vendimin qe mori FIA”. Edhe dy here kampioni i botes ne fuqi, Alonso ishte shume i kenaqur me verdiktin. “Dhe pse kam vetem pak muaj si pjesetar i MekLaren﷓Mercedesit e di sa i rendesishem eshte vendimi i FIA﷓s per te gjithe skuadren”, tha Alonso. “Tani mezi po pres pjesen e dyte te sezonit per te vazhduar betejen per te dy titujt boterore”. Edhe bosi i skuadres, Ron Denis u shpreh shume i lumtur me lajmin, duke thene: “Nuk ka dyshim qe 24 ditet e fundit kane qene sfiduese. Por mbeshtetja e madhe qe kemi marre nga partneret tane dhe publiku na ka ngrohur tej mase. Pas vendimit ne i sigurojme te gjithe se MekLareni do te vazhdoje te ece ne rrugen e drejte te ndershmerise, duke luftuar per titujt me pasterti”.

  4. #24

    Re: Formula 1 2007

    Montexemolo: S’mbaron ketu!

    28 Korrik “Dua t’i them tifozeve qe po kontaktojne Ferrarin nga kudo ne bote, te ofenduar per vendimin e marre te enjten ne Paris, se duhet te jene te qete, pasi kjo ceshtje nuk mbaron ketu”. Keshtu u shpreh Luka di Montexemolo, duke tentuar te siguroje popullin ferrarist, dhe duke lene te kuptohet se do te ndermerren veprime te tjera per te mbrojtur te drejtat e skuadres. Pas “vendimit te pakuptueshem dhe te rende te Parisit”, ne shtepine Ferrari ka ardhur casti per te menduar per mbrojtjen e te drejtave. “Po reflektojme mbi ate qe duhet te bejme”, komentojne ne Maranello, ndersa bosi Zhan Todt qendroi ne Paris per impenjime te tjera. Per momentin nuk jane parashikuar mbledhje zyrtare per te vleresuar nese te prezantohet apo jo nje apel ndaj vendimit te Parisit. Sidoqofte, te enjten Todt dhe Montexemolo biseduan shpesh ne telefon. “Eshte e kote te thmi qe fakti qe MekLareni u gjykua fajtore eshte i drejte, por eshte e veshtire te kuptojme se si nje fajtor nuk denohet”, u shpreh Todt. “Nuk mund ta pranojme mos denimin, pasi kjo legjitimon disa sjellje te pahijshme ne Formula 1, duke krijuar keshtu nje precedent shume te keq”. Ka mundesi qe drejtuesit e FIA﷓s te kene menduar se nje denim ndaj MekLarenit do te kishte tronditur interesat e F.1, ndaj erdhi nje tjeter vendim qe nuk ndryshon ekuilibrat. Kampionati ecen perpara si te mos kishte ndodhur asgje, por Prokuroria e Modenes dhe Gjykata e Larte e Londres nuk ndalen dhe Ferrari shpreson ende.

  5. #25

    Re: Formula 1 2007

    Alonso mbush 26 vjec dhe thyen nje rekord te Shumit

    30 Korrik Fernando Alonso mbushi dje 26 vjec dhe e beri kete duke festuar si rekordmeni absolut. Rikuperimi ne dem te Luis Hemiltonit eshte thuajse i perfunduar. Piket qe e ndajne nga kampionati boteror i piloteve jane vetem dy. Ndersa 26, jane qirinjte qe gjeti ne torten e tij. Spanjolli festoi dje ditelindjen e tij, por jo vetem kaq. Perballjet statistikore qe e krahasojne me pilotet e medhenj te se kaluares e shohin thuajse gjithnje triumfues. Ne te njejten moshe, i vetmi qe i afrohet disi eshte Mikael Shumakeri. Gjermani, ne moshen 26﷓vjecare kishte fituar 10 Cmime te Medha, por vetem nje titull boteror. Ndersa Alonso ka fituar 18 Cmime te Medha si dhe dy kampionatet e fundit boterore te piloteve. Por Shumakeri eshte me mire persa i perket xhirove me te shpejta ne gare, duke qene ne krye me 15 te tilla ndaj 10 te Alonsos. Nuk arrijne te krahasohen fare Niki Lauda, Airton Sena, Alan Prost dhe Nelson Pike. Per te mos folur per Huan Manuel Fanxhion, qe debutoi ne boteror ne moshen 39﷓vjecare, por vetem sepse “me pare kompeticioni nuk ekzistonte”. Shperthimi me i shpejte ne historine e Formula 1 eshte Alonso, por deri tani, sepse shoku i tij i skuadres tek MekLaren﷓Mercedesi, Luis Hemilton po e kercenon furishem. Dhe rivaliteti do te jete shume i madh ne te ardhmen, duke entuziazmuar tifozet e Formula 1.

  6. #26

    Re: Formula 1 2007

    Sulmon Ferrari, dridhet MekLareni

    Kundersulmi i Kuq eshte i gjate gjashte faqe: nis sot dhe kush e di se kur perfundon. Sigurisht, nje qellim Ferrari e ka: t’i jape nje sens drejtesie asaj qe u perbalt ne menyre absurde nga FIA. Keshtu Kundersulmi i Kuq te kete gjashte faqe denoncimi per t’u depozituar ne Prokurorine e Modenes, duke u nisur nga baza e rreshtave te pare te komunikates se FIA﷓s. Ai fakt i rende i kryer nga MekLareni eshte pista qe mund te behet autostrada per terbimin e Ferrarit.Prokurori ﷓ Prokurori i ngarkuar per kete ceshtje, Xhiuzepe Tibis, do te kthehet sot: ai do te marre procesverbalin nga hetuesia e Parrmes per pluhurin qe ka hedhur Stepni ne makinat Ferrari, ndaj ai do te prese edhe avokatet e “Kokekuqes” qe duan t’i japin nje vazhdimesi frazes “nuk mbaron me kaq”. Do te hapet nje padi penale kunder MekLarenit, Prokuroria e Modenes do te studioje rrugen qe do te ndjeke dhe do te kerkoje edhe nje procedim nderkombetar per te marre provat ne Gjykaten e Larte te Londres. Mundesite? Veshtire te thuash. Kjo ishte nje mundesi e permendur qe 20 dite me pare: tani mund te jete rruga e betejes me skuadren angleze te Uoking.Emrat ﷓ Ne kete menyre do te dilnin ne pah emrat e drejtuesve te MekLarenit ne nivelet me te larta qe dinin projektet e Ferrarit, te cilat u moren ne menyre te paligjshme. Emrat duhet te jene ata qe kane permendur tashme dhe, supozohet, te cituar nga Majk Kohlan ne vijen e tij te mbrojtjes: ndoshta Nili, Loue, Uitmarsh dhe ndoshta Teilor. Por jo Ron Denis. Ne momentin kur ceshtja do te gjente shtigjet e duhura dhe pas verifikimeve eventuale, mendohet se akuza do te jete per krim informatik dhe kunder pasurise dhe thyerjes se sekretit. Do te jete nje proces i ngadalte, por frytdhenes.Stepni ﷓ Nderkaq Najxhell Stepni arsyeton mbi rrugen qe duhet te ndjeke vete. Veshtire te mendosh se pluhuri i bardhe i gjetur ne pantallonat e tij do te quhet thjesht miell; por ku i dihet nese kerkesa e avokateve te tij, Sonia Bartolini e Barbara Pini, per te rimarre celularet dhe kompjuterat, do te kete pergjigje pozitive. Nje gje eshte e sigurt: ish﷓shefi i mekanikeve te Ferrarit pret thirrjen nga FIA per te shpjeguar pse nuk duhet te denohet me nje perjashtim nga bota e sporteve me motore. Dhe rritet edhe mundesia qe ai mund te paraqitet spontanisht tek prokurori Tibis per te qartesuar situaten. Por jo para 15 diteve: prisni pak, ju lutem.

  7. #27

    Re: Formula 1 2007

    Hemilton: Tani, te thelloj distancen

    Kryesuesi ne tabelen e piloteve, debutuesi i MekLaren﷓Mercedesit, Luis Hemilton, shpreson te arrije gjithashtu nje rezultat pozitiv per ta thelluar serish disatancen e pikeve ndaj kolegut te tij te skuadres. Keshtu edhe ai do te beje te pamunduren per te korrur sukses ne Hungari. “Provat tona javen e fundit ne Herez shkuan shume mire. Qendrova ne makine gjate gjithe dites dhe u perqendrova tek vapa dhe tek pista me pluhur, pasi parashikohet qe situata te jete e tille edhe gjate gares se Hungarise”, tha anglezi, qe shtoi: “Vitin e kaluar jo gjithcka shkoi mire per mua atje. Pas nje gabimi ne xhiron e pare te kualifikueses, une duhet ta nisja garen e GP2 nga vendet e fundit. Por fale sulmit tim drejt kreut fitova nje eksperience pozitive dhe mesova mjaft gjera per pisten. Tani e di se ku lejohen parakalimet ne Hungaroring, edhe pse e di se eshte shume e veshtire”. Megjithate, piloti i ri i MekLaren﷓Mercedesit tha se per te Hungaroring eshte teper interesante fale kthesave te ngushta. “Ka te perpjeta dhe te tatepjeta, ka kthesa te ngadalta dhe te shpejta dhe nje pamje shume e bukur para startit dhe finishit. Ne pjesen e pasme te pistes ka disnivel te asfaltit, gje qe mund ta coje ndonje pilot drejt humbjes se kontrollit. Pikerisht kjo gje me ndodhi vitin e kaluar ne kualifikuese. Makina jone eshte ne gjendje shume te mire dhe une po pergatitem per garen si gjithmone. Fitoren e shoh te arritshme”, perfundoi Hemiltoni.

  8. #28

    Re: Formula 1 2007



    05/08/2007 Hungary Hungaroring
    26/08/2007 Turkey Istanbul
    09/09/2007 Italy Monza
    16/09/2007 Belgium Spa-Francorchamps
    30/09/2007 Japan Fuji speedway
    07/10/2007 China Shanghai
    21/10/2007 Brazil Interlagos

  9. #29

    Re: Formula 1 2007

    Ferrari: Drejtesia po kthehet!

    2 Gusht Bordi drejtuesi i Ferrarit ka mbeshtetur plotesisht administratorin e saj te deleguar, Zhan Todt, ne vendimin e tij per te vepruar me force nga ana ligjore ne ceshtjen e spiunazhit. Skuadra italiane u skandalizua nga vendimi i Keshillit Boteror te FIA﷓s per te mos e denuar MekLarenin. Por ne nje takim ne Maranelo, bordi i Ferrarit i dha Todtit autoritetin per te vazhduar me veprimet e tij ligjore, duke i shtuar ato nese eshte nevoja. “Bordi ka ratifikuar ate qe ka ndodhur deri tani, pra padite ndaj Najxhell Stepnit per pluhurin e sabotimit prane makines se Kimi Raikonenit para gares se Monakos”, shkruhej ne nje komunikate te Ferrarit. “Dhe padine tjeter ndaj tij per vjedhje te informacioneve sekrete, padine civile ne Gjykaten e Larte te Londres per Majk Kohlan, shef i projektuesve te MekLarenit dhe gruas se tij, per vjedhjen e dokumentave te Ferrarit. Bordi njohu vendimin e Keshillit Boteror te FIA﷓s ne 26 korrik, si dhe vendimin e sotem (djeshem) te presidentit te FIA﷓s Maks Moslei, per t’ia derguar kete ceshtje Gjykates se Apelit, ku Ferrari, si pale e demtuar ne kete incident, do te kete te gjitha te drejtat qe i rezervohen ne nje gjyq, gje qe nuk ndodhi ne seancen degjimore te Keshillit Boteror. Bordi i jep autoritet te plote presidentit Luka di Montexemolo, administratorit te Deleguar, Zhan Todt per te nisur dhe vazhduar eprimet e nevojshme ligjore, ne Itali dhe jashte saj, qe Ferrari te zhdemtohet ne kete ceshtje te rende per Formula 1".

    MekLaren: Fushate kunder nesh!

    MekLareni i pergjigjet me nje note ne faqjen e saj zyrtare vendimit te presidentit te FIA﷓s, Maks Moslei per te rihapur ceshtjen e spiunazhit ne F.1 ne Gjykaten e Apelit te FIA﷓s. Skuadra e Ron Denisit flet per “nje fushate mediatike denigruese nga Ferrari dhe per presione nga Federata Italiane e Automobilit, ne menyre qe FIA t’i kerkonte Gjykates se saj te Apelit te konsideronte vendimin unanim te marre nga Keshilli Boteror ne 26 korrik”. MekLareni eshte e zhgenjyes nga nje vendim i tille “duke qene se pasi u ekzaminuan arsyet e Ferrarit dhe ato te MekLarenit, Keshilli Boteror percaktoi se nuk kishte prova qe keto informacione, te komunikuara nga nje anetar i Ferrarit tek nje anetar i MekLarenit, ishin perdorur apo kishin sjelle ndonje perfitim per vete MekLarenin”. Me pas, skuadra e Ron Denisit, referon se “nuk eshte ne dijeni te provave te reja apo te informacioneve dhe argumentave te ndryshme ne krahasim me seancen degjimore te Keshillit Boteror ne 26 korrik, prandaj mendon se te njejtet akte do te konsiderohen edhe nga Gjyakata e Apelit te FIA﷓s”. MekLareni duke treguar “mosparovimin e vet per kohen e humbur me kot, eshte e sigurt se edhe Gjykata e Apelit do te marre te njejtin vendim si Keshilli Boteror, duke theksuar pafajsine”.

  10. #30

    Re: Formula 1 2007

    Raikonen: Ne Hungari dua te harroj Nyrburgringun!

    2 Gusht Piket e plota para pushimeve. Pas zhgenjimit ne Nyrburgring, Kimi Raikonen eshte gati per Cmimin e Madh te Hungarise. Finlandezi i Ferrarit duhet te rikuperoje hapin e gabuar ne Gjermani, ku doli me duarbosh pas terheqjes per shkak te nje defekti hidraulik. Tani, ne Budapest, Raikoneni paraqitet me 52 pike, 18 me pak se lideri i boterorit, Luis Hemilton. “Eshte gjithnje nje kenaqesi te shkosh ne Hungari. Ndoshta nuk eshte pista me terheqese, por ajo eshte vertet impenjuese, kjo eshte e sigurt. Por, me kenaq edhe me shume fakti qe pas kesaj gare do te bejme pak pushime, qe ne kete cast do te me bejne mire”, thote Raikoneni. “E kam fituar nje here kete gare, qe eshte shume e nxehte dhe sfiduese nga ana fizike: vetem nese fiton nuk vuan ne Hungaroring! Tashme e kam arkivuar Cmimin e Madh te Gjermanise dhe nuk dua te kthehem me mbi kete ceshtje: ajo qe eshte e sigurt eshte qe nuk po shkoj ne Hungari me shpirtin e humbesit, perkundrazi”. Hungaroringu nuk duket nje piste e pershtatshme per Ferrarin, por piloti finlandez nuk eshte dakort me kete ide: “Te gjithe thone se ne Budapest MekLareni duhet te jete me e shpejte se ne, por uune nuk mendoj se do te jete keshtu. Kemi hedhur nje hap te madh perpara ne krahasim me garen e Monakos, prandaj do te jete interesante te shohim sa kompetitive do te jemi ne kete fundjave. Hungaroringu eshte nje piste e ngadalte dhe torturuese, prandaj dy aspekte jane themelore, futja ne kthese dhe traksioni: nese keto dy gjera funksionojne, atehere ke ne duar nje makine te mire”. Vendi ne nisje do te jete vendimtar. “Natyrisht, eshte e rendesishme te dalesh sa me mire ne kualifikuese dhe, mundesisht, te evitohet ana e papaster e pistes. Nese shihen garat e tjera te sezonit, kuptohet se si nisja nga ana e paster eshte shume e rendesishme. Pervec kesaj, ne kete piste eshte shume e veshtire te parakalosh, gje qe e ben edhe me vendimtar rezultatin e kualifikueses”. Ne renditje, Raikonen eshte aktualisht pas Hemiltonit, Alonsos dhe Mases, ndaj objektivi eshte te dale perpara te treve ne Budapest: “Duhet te dal para te tjereve per te pasur shpresa per titullin: vetem keshtu mund te rikuperoj terren. Jam pak a shume ne te njejten situate si ne Nyrburgring, por eshte e qarte qe nuk mund t’i lejoj vetes me asnje gabim. Vazhdoj te besoj se kam shanse per te fituar titullin, mjafton te shohesh garen e fundit per te kuptuar se cdo gje mund te ndodhe. Mjafton nje gare e keqe e rivaleve te mi per te me afruar ne renditje dhe nese kjo do te ndodhte ne Hungari, qe eshte si gara ime e shtepise, pasi ka shume tifoze finlandeze, edhe me mire”.

  11. #31

    Re: Formula 1 2007

    Alonso-Ljuis, pėrsėri nė ring!

    3 Gusht * Formula 1 mbėrrin nė Budapest e zhytur nė polemikat e spiunazhit, por Fernando Alonso nuk do t’ia dijė pėr kėtė dhe mendon vetėm pėr njė fitore, qė do tė rriste mundėsitė e tij pėr tė fituar titullin e tretė radhazi kampion. “Ishte diēka e shkėlqyer qė fituam nė Gjermani dhe shpresoj qė tė arrij tė njėjtin rezultat edhe nė Hungari”, deklaroi Alonso. “Kam disa kujtime shumė tė mira nė kėtė pistė dhe ėshtė vendi ku arrita fitoren time tė parė nė Formulėn 1. Pista do tė jetė e veēantė pėr mua. Eshtė njė pistė mjaft e ngadaltė, por ėshtė shumė e vėshtirė fizikisht, pėr shkak tė kushteve, pasi zakonisht bėn shumė vapė. Duke parė atė qė ndodhi nė njė pistė tė ngadaltė si Monako, tė gjithė presin qė tė dominojmė edhe nė Budapest, por nuk mendoj se do tė ndodhė detyrimisht kėshtu. Besoj shumė tek titulli, kėshtu qė duhet tė shijojmė garėn dhe tė shohim se ēfarė mund tė ndodhė”.

    Ljuis Hemilton ėshtė i vendosur tė mbyllė kapitullin e garės sė Nyrburgringut, me njė rikthim tė fuqishėm kėtė fundjavė, nė Hungari. Avantazhi i britanikut u reduktua nė vetėm dy pikė ndaj Alonsos, pas garės pa pikė nė Gjermani. Ljuis thotė: “Patėm njė javė tė mirė testimesh nė Herez. Qėndrova atje njė ditė dhe makina dha rezultate mjaft tė mira nė kushtet e njė nxehtėsie tė madhe, si ajo qė pritet tė gjejmė nė Budapest”. Edhe pse Hungaria nuk ėshtė njė pistė e preferuar pėr debutuesit, Ljuis mbetet shumė optimist: “Nė fakt, ėshtė njė garė klasike dhe mė pėlqen. Ka kthesa shumė tė forta, ulje﷓ngritje dhe duhet tė ruash pėrqendrimin gjatė tė gjithė garės. Kam njė makinė tė shkėlqyer, prandaj kryesorja ėshtė qė tė shkoj nė Budapest me mendjen e qetė dhe tė pėrpiqem tė bėj normalisht mė tė mirėn time. E di qė do tė jetė e vėshtirė, por nuk ka pėrse tė mos besoj tek fitorja”.

  12. #32

    Re: Formula 1 2007

    Briatore: MekLaren ka patur spiunė edhe tek Reno!



    3 Gusht * Si ia bėnte MekLarenit nė mesin e 2006﷓s qė dinte tė gjitha detajet teknike tė Renosė? Mister i ri, tė njėjtėt tė dyshuar. Ka kaluar njė vit qė kur skuadra franceze u detyrua tė hiqte amortizatorin e veēantė, qė lejonte makinat e Alonsos dhe Fizikelės qė tė “fluturonin” mbi pistėn e garave. Deri nė atė moment, amortizatori ishte lejuar nga komisarėt e garave, por pėrbėrjen dhe strukturėn e tij nuk e njihte askush tjetėr pėrveē FIA﷓s dhe vetė Renosė. Nė atė kohė, tė gjithė menduan qė kishte gisht Ferrari, nė luftė me Renonė pėr titullin, por denoncimi ka ardhur nga Anglia, pikėrisht prej MekLarenit. Renoja akuzon pėr kėtė “shitje” informacioni disa ish﷓mekinikė tė saj, qė nė vitin 2005 kaluan tek MekLareni. Briatore u tėrbua nga vendimi i atėhershėm i FIA﷓s. “Tė ndryshosh rregullat nė mesin e kampionatit nuk ėshtė aspak e ndershme. Eshtė njėsoj si nė futboll, nė javėn e 20﷓tė tė kampionatit tė vendosej qė ndeshje nuk do tė luheshin mė me 11 futbollistė, por me dhjetė”. Titulli i fituar nga Alonso ndihmoi qė kėto polemika tė shuheshin, por historia e spiunazhit e kėsaj vere rihapt ēėshtjen. Ngjashmėritė janė tė shumta. Ferrari u prezantua kėtė vit nė Australi me njė sistem tė padėgjuar tė fiksimit tė hundės sė makinės, tėrėsisht i padukshėm pėr syrin e lirė, por MekLareni ishte nė korrent, pėr shkak tė 780 faqeve me informacione tė “kokėkuqes” qė dispononte. Ron Denis ankohet tek FIA dhe kjo e fundit detyron Ferrarin qė tė heqė dorė nga shpikja e saj. Njė muaj mė parė, me rastin e garės sė Silverstonit, njė prej ndihmės tė Briatores foli pėr ngjashmėritė e ēuditshme midis dy ēėshtjeve. Renoja ishte e pranishme gjatė seancės gjyqėsore tė Parisit, pėr tė ndjekur pėrfundimin e ēėshtjes Ferrari﷓MekLaren. Briatore ėshtė i bindur qė vendimi i marrė ishte i padrejtė dhe ėshtė nė kėrkim tė elementeve tė reja, qė do tė lejonin skuadrėn e tij tė ngrinte njė padi tė re pėr spiunazh ndaj MekLarenit.

  13. #33

    Re: Formula 1 2007




  14. #34

    Re: Formula 1 2007

    26/08/2007 Turkey Istanbul



    09/09/2007 Italy Monza
    16/09/2007 Belgium Spa-Francorchamps
    30/09/2007 Japan Fuji speedway
    07/10/2007 China Shanghai
    21/10/2007 Brazil Interlagos

  15. #35

    Re: Formula 1 2007

    Ron Denis: Luis-Alonso, po mė shkatėrroni”

    6 Gusht * Njė Ron Denis, dukshėm i prekur emocionalisht, pranoi qė dueli brenda skuadrės midis Fernando Alonsos dhe Luis Hemiltonit e ka rritur shumė tensionin tek MekLareni. Me njė lodhje tė dukshme nė fytyrė dhe i stresuar, Denis konfirmoi qė skuadra do tė ndjekė njė hetim tė brendshėm, rreth polemikave tė provave kualifikeuse nė Hungari, qė sollėn ndėshkimin me pesė vende nė nisje tė Alonsos dhe bėnė qė MekLarenit tė mos i jepej asnjė pikė nė renditjen e konsruktorėve. Nga fjalėt e Denisit dukej se ishin dy pilotėt e tij dhe jo vetėm skuadra, ajo qė kishte patur faj nė provat kualifikuese. “Ēfarė ndodhi tė shtunėn ishte e patolerueshme dhe secili prej pilotėve kishte pjesėn e tij tė fajit”, deklaroi “bosi” i MekLarenit nė televizionin “ITV”. “Mund tė ishim treguar mė agresivė nė pėrballimin e ēėshtjes, por ky nuk ėshtė stili im. Nė skuadėr ėshtė krijuar njė presion dhe tension shumė i madh. Tė dy pilotėt tanė janė jashtėzakonisht konkurrues dhe tė dy kėrkojnė ēdo avantazh tė mundshėm, brenda njė sistemi qė nuk favorizon asnjėrin prej tyre”. Me akuzat pėr spiunazh, qė bėjnė tė jetė i pranishėm rreziku pėr pėrjashtim nga kampionati, plotėsohet njė javė “traumatike” pėr Denisin. Fitorja e Hemiltonit nė Hungari, nė kėtė situatė, ishte vetėm njė ngushėllim i vakėt. “Jam aq i stresuar, sa qė nuk mund tė ndiej asnjė lloj emocioni”, deklaroi Denisi pas suksesit tė 22﷓vjeēarit anglez. Nuk ėshtė konfirmuar nga “shigjetat e argjendta”, por besohet qė Hemiltoni i kėrkoi falje pėr ofendimin qė i bėri nga radio e makinės, nė fundin e provave zyrtare, qė shkaktoi njė reagim zhgėnyes tė “bosi” tė MekLarenit.

  16. #36

    Re: Formula 1 2007

    Alonso largohet prej McLaren ?
    Vozitesi spanjoll i McLaren Mercedes Fernando Alonso ka deklaruar per te perditshmen spanjolle ''Marca'' se nuk eshte e sigurte a do te qendroje ne McLaren per shkak te rivalitetit me Hamilton. - ''Nuk e di'' ka qene pergjigje e Alonsos ne pyetjen e gazetarit te ''Marca''. Alonso ka nenshkruar kontrate 3 - vjecare me e ekipin e McLaren Mercedes. Alosno ne garen per Pole Position ne Hungaroring qe u zhvillua dje u denua me marjen e Pole Position sepse e vonoi me qellim Hamilton ne Box. ''Marca'' poashtu shkruan se i babai i Alonsos dhe menaxheri i tije Luis Garcia Abad kane biseduar rreth 20 minuta me Flaviom Briatoreom te Renaultit me te cilen Alonso fitoi dy tituj kampion ne F1.
    Shkaku pse i'u mor Alonsos Pole Position
    E Hene, 06 Gusht 2007

  17. #37

    Re: Formula 1 2007

    Alonso do te largohet nga McLaren ne fund te sezonit.

  18. #38

    Re: Formula 1 2007

    Kimi: Na duhet nje marsh me shume!

    Kimi Raikonen shpreson qe Ferrari te beje ate permiresim qe i duhet, per t’i dhene makinen me te mire te mundshme ne piste, ne garat e ardhshme. Finlandezi ndoqi nga prane Hemiltonin gjate te gjithe 70 xhirove ne Hungari, por nuk u afrua asnjehere aq prane sa per ta vene ne nje rrezik serioz. Ndersa behet gati per dy jave pushimi, Raikoneni uron qe makina e tij te fitoje ate shpejtesi qe do ta lejonte te bente diferencen. “Gjate provave kualifikuese nuk mundem te shfrytezonim makinen tone ashtu sic donim. Nuk ishim aq te shpejte sa duhet dhe kjo eshte dicka qe te penalizon ne pista te tilla. Megjithate, mendoj se gjate gares fituam shpejtesine e duhur dhe u paraqitem me mire”, thote Raikoneni. “Jam i sigurt qe kur te rikthehemi ne pista normale si ajo e Turqise, makina jone do te jete shume me e mire dhe keshtu qe do te perpiqemi te fitojme atje disa pike ndaj MekLarenit. Do te jete e veshtire, por nese do te bejme maksimumin, nje problem tek makinat e rivaleve tane do te ishte i mjaftueshem per te vene gjithcka ne pikepyetje”. Pasi Hemiltoni u shkeput ne dy xhirot e para, Raikoneni u vendos prane britanikut dhe garoi gjate pjeses me te madhe te gares dy sekonda pas tij. Pavaresisht distances se afert, Kimi pranon se gjate gares mendonte se mund te fitonte, vetem ne qofte se 22?vjecari do te bente nje gabim. “Ne fillim te gares e dija qe ata do te ishin shume te shpejte. Kur u afrova, u perpoqa qe te qendroja pas Luisit, por problemi eshte se kur dy makina kane nje nivel pothuajse te njejte, ai qe qendron perparateje duhet te bje ndonje gabim, pasi ndryshe eshte shume e veshtire te parakalosh. Une u perpoqa te ecja sa me shpejt, per ta vendosur nen presion te vazhdueshem Hemiltonin, por asgje nuk ndodhi. Pa dyshim, pata nje gare te mire sot, por ne te ardhshmet vendi i dyte nuk do te jete i mjaftueshem”. Rezultati i dites se diele thelloi diferencen e Hemiltonit ndaj Raikonenit ne 20 pike, ne renditjen e pergjithshme.

  19. #39

    Re: Formula 1 2007

    Ferrari: Fernando, eja!

    Alonso eshte piloti i deshirave. Kampioni i dyfishte i botes eshte vendosur papritur ne merkato dhe Ferrari nuk deshiron ta lere kete mundesi t’i ike. MekLareni ka nje kontrate 3?vjecare me spanjollin, por mungesa e mbeshtetjes brenda skuadres e ben Fernandon te mendoje per nje divorc te mundshem. I shpejte, i qendrueshem, gabon shume pak dhe punon per te zhvilluar makinen. Ne tre vjet shnderroi Renone ne skuadren me te suksesshme dhe ka ngritur ne maje edhe MekLarenin qe nuk fitonte qe prej kohes se Hakinenit. Per ta permbledhur, Alonso ka gjithcka nje skuader do te kerkonte prej nje piloti. I vetmi defekt qe ka Fernando eshte qe flet. Ose me sakte, qe thote ate qe mendon. Kjo ishte arsyeja qe shtyu Ferrarin te zgjidhte Raikonenin, gjithsesi i afte, por i ftohte dhe i heshtur. Megjithate, pas atyre qe kane ndodhur ne kete sezon, ylli i “shigjetave te argjendta” shihet si dikush qe mund te zgjidhe ndonje problem. Zhan Tod pergenjeshtron mundesine, duke thene qe Alonso nuk do te drejtoje kurre nje Ferrari, persa kohe ai do te jete ne krye te skuadres, por nuk specifikoi edhe persa kohe do te jete ne fakt “bosi” i “kokekuqes”. Pa dyshim, ka edhe pengesa te tjera, si cmimi i larte qe do t’i duhej Ferrarit te pagunte per te prishur kontraten e tij me MekLarenin. Problemi i dyte: Felipe Masa ka nje kontrate edhe per nje sezon tjeter pas aktualit, ndera Kimi Raikoneni edhe per dy te tjere. Felipe eshte nje produkt i rritur ne shtepi, ndersa Kimi investimi per te ardhmen, qe pas veshtiresive te fillimit po gjen nje ritem te mire. Megjithate, asnjeri prej te dyve nuk ka mundur te beje ndryshimin gjate ketij sezoni, per shkak te gabimeve apo defekteve te skuadres. Kjo ben qe Ferrari te rrezikoje te humbe per te tretin vit radhazi ne Boterorin e piloteve (ne ate te konstruktoreve diferencat jane me te vogla). “Me jepni 20 dite per te marre nje vendim”, thote Alonso, qe eshte duke peshuar ofertat. Nje e tille marramendese i ka ardhur nga Tojota, skuadra qe ka fituar me pak ne raport me investimet. Japonezet i ofrojne kampionit te dyfishte te botes plot 40 milion euro ne sezon. Flavio Briatore do ta priste krahehapur tek Renoja, qe pas largimit te Alonsos ka pesuar nje renie drastike, ndersa BMV ka nevoje per nje talent, per te bere hapin qe i mungon per te konkurruar me te medhenjte. Persa i perket ofertes se Ferrarit, flitet per 35 milion euro ne sezon, edhe pse Tod e cileson si “fantashkence”..

  20. #40

    Re: Formula 1 2007

    Hill: Luis-Fernando, po tregoheni femije!

    Demon Hill i kerkon Luis Hemiltonit dhe Fernando Alonsos qe te fillojne te tregojne me teper pjekuri. Alonso nuk flet me me shokun e tij te skuadres, pas polemikave ne te cilen te dy pilotet u perfshine gjate provave zyrtare te Hungarise. Kampioni i dyfishte i botes u ndeshkua me zbritjen ne pese pozicione ne nisje, pasi pengoi qellimisht shokun e skuadres qe te bente nje xhiro te fundit te shpejte, duke e vonuar ne daljen nga bokset. I nisur nga “pole”, Hemiltoni fitoi garen, ndersa Fernando u rendit vetem i katerti, rezultat qe thelloi diferencen midis dy piloteve ne shtate pike. “Bosi” i MekLarenit, Ron Denis, e di qe ka nje detyre te veshtire per te kthyer rregullin ne skuadren e tij perpara gares se Turqise. “Eshte shume e veshtire te kesh nen kontroll djemte e rinj qe jane shume te shpejte dhe ne lufte per titullin”, deklaroi kampioni i botes ne vitin 1996, Demon Hill. “E shoh dicka te tille si nje problem. Skuadra ka te drejte te prese nje lufte te ndershme midis dy piloteve te saj dhe nuk deshiron t’i shohe te dy te luftojne ne menyre te ashper midis tyre. Nese kjo ndodh, atehere situata rrezikon te dale jashte kontrollit, ashtu sic ndodhi ne Budapest. Eshte shembulli me i mire. Nese te dy pilotet vazhdojne te sillen ne kete menyre, ne radhe te pare do te shkaterrojne MekLarenin, prandaj duhet te fillojne te tregojne me teper pjekuri”. Hill mendon qe menyra se si reagoi Alonso mund te lidhet me privilegjimin e Hemiltonit tek MekLareni. “Luis eshte nje pilot anglez ne nje skuader angleze. Ajo qe ne nuk arrijme te shohim eshte marredhenia e brendshme qe ka secili pilot me skuadren”, shtoi Hill, i cili e gjykon si te gabuar refuzimin e Luisit per te lejuar Alonson te kalonte ne fillimin e sesionit te trete te provave kualifikuese. “Fernando eshte nervozuar nga kjo dhe duke patur parasysh qe dickja e tille i eshte shtuar indinjates se tij per privilegjimin e Hemiltonit, atehere nuk eshte shume e veshtire qe te kuptosh perse reagoi ne ate menyre. Eshte nje histori shume interesante, qe duhet te zbardhet edhe me shume. Megjithte mendoj qe vendimi i FIA﷓s per te ndeshkuar Alonson ishte i drejte, pasi nuk mund te pengosh qellimisht nje pilot tjeter nga dalja ne piste”.

Temė e Mbyllur

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-02-2010, 12:53 AM
  2. Formula 1
    Nga Altin111 nė forum Sportet nėpėr botė
    Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 04-11-2009, 05:13 PM
  3. Formula pėr njė familje tė lumtur
    Nga Kliton nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 11:30 AM