Formula 1 2007


Temė e Mbyllur
Faqja 3 nga 4 FillimiFillimi 1234 I funditI fundit
Rezultatet nga 41 deri tek 60 prej 75
  1. #41

    Re: Formula 1 2007

    Receta Gatimi

    Denis: Alonso, mund te ikesh!

    Fernando Alonso do ta kete te lire rrugen per t’u larguar nga MekLareni ne fund te sezonit, te pakten sipas te perditshmes angleze “The Times”, ne nje shkrim te numrit te djeshem. “The Times”, e informuar nga njerez te brendshem qe nuk deshen te identifikoheshin nga MekLareni, ben te ditur se ishte vete “bosi” i skuadres, Ron Denisi, ai qe i tha spanjollit qe do te jete i lire te vendose vete per te ardhmen e tij ne fundin e sezonit. “Nga sa di une, Denisi i ka thene qe mund te largohet ne qofte se deshiron, pasi eshte i lodhur nga ai. Ron eshte shume i inatosur nga te dy (Alonso dhe Hemilton)”, deklaronte burimi i “mireinformuar” sipas te perditshmes angleze. Keto fjale mbeshtesin spekulimet e krijuara menjehere pas gares se Hungarise, ne te cilen Alonso u ndeshkua ne nisjes, pasi pengoi Hemiltoninm ne daljet nga bosket. Megjithate, spanjolli u shfajesua pas gares dhe akuzoi skuadren per nje veprim qe ndodhi ne fillimin e sezionit te trete te provave, kur Hemilton refuzoi t’i hapte rrugen spanjollit qe po bente nje xhiro te shpejte. Largimi i mundshem i Alonsos nga MekLareni hap disa pista shume interesante per sezonin e ardhshem. Nese spanjolli do te perfundoje tek Ferrari, ai qe do te paguaje kete levizje do te jete Felipe Masa. Nje tjete hipoteze e mundshme eshte ajo e rikthimit te Alonsos tek Renoja, per te zene vendin qe do te krijohet nga largimi i Xhankarlo Fizikeles ne fundin e vitit. Sipas zerave te tjere te shtypit, e ardhmja e dy here kampionit te botes mund te jete edhe tek BMV, ndersa Tojota eshte gjithashtu e gatshme te beje nje oferte marramendese per sherbimet e 26﷓vjecarit (40 milion euro ne vit. Aktualisht Alonso fiton 25 milione). Vendimi i Ron Densiit per te mos penguar nje largim te mundshem te Alonsos ne fundin e sezonit vendos gjithcka ne duart e kampionit te dyfishte te botes, qe per momentin duket i gatshem te pranoje cdo oferte, vetem per t’u larguar nga “makthi” qe po ai perjeton tek MekLareni.

  2. #42

    Re: Formula 1 2007


    “Dosja” e spiunazhit/Reagime te reja nga “kokat” e Formules 1
    Tod refuzon “armepushimin”!

    Drejtuesi numer nje i Ferrarit, Zhan Tod refuzoi oferten e “bosit” te MekLarenit, Ron Denisit, per t’u takuar balle per balle. Dy skuadrat jane perfshire ne nje skandal spiunazhit, qe tronditi boten e automobilizmit, kur u zbulua se “shigjetat e argjendta” kishin ne zoterim dokumente te rezervuara te “kokekuqes”. Skandali i pasqyruar gjeresisht ne media ka bere qe ne Itali dhe Angli te nisin procese gjyqesore ndaj pergjegjesve te kesaj historie. FIA vendosi ne procesin e pare qe te mos mrrte masa neshkuese ndaj MekLarenit, por nje gjyq i dyte do te jepe nje vendim perfundimtar ne ditet ne vazhdim, ndersa ceshtja rrezikon te perfundoje deri ne Gjykaten e Arbitrazhit Sportiv, ne Lozane. Denisi, ne perpjekje per te gjetur nje zgjidhje “prapaskene” i kerkoi Todit nje takim balle per balle, por “bosi” i skuadres italiane vendosi te refuzonte oferten. “Do te me kishte pelqyer qe Denisi te ma kishte bere kete propozim disa muaj me pare”, deklaroi Todi per “Sky Italia”. “Ne ate moment, nje takim midis nesh mund te kishte qene fitimprurres per te dyja palet. Nese do te kishim biseduar atehere, mund te kishim shmangur shume prej demeve qe iu bene imazhit te Formules 1 dhe pasojat e renda te vuajtura nga Ferrari, por tani jane instanca te tjera ato qe duhet te vendosin”.

    Briatore: Ne “turren e druve”!

    “Bosi” i Renose, Flavio Briatore, beson qe MekLareni ka mundur te fitoje nje avantazh ndaj Ferrarit sivjet, vetem per shkak te informaconit te grumbulluar ne menyre te paligjshme. “Bosi” i Renose, qe mundi MekLarenin dhe Ferrarin ne kamopionatin e konstruktoreve ne vitet 2005 dhe 2006, e cileson absurde idene sipas te ciles Ron Denisi nuk i ka shfrytezuar informacionet ne 780 faqet qe Najgell Stepni i siguroi. Briatore mendon qe disavantazhi me i madh i skuadres se tij dhe MekLarenit ne kete sezon ishte kalimi i detyruar ne gomat Bridxhston, por ka mbetur i habitur nga shpejtesia me te cilen MekLareni arriti te pershtatej. “Jam i sigurt qe MekLareni ka perdorur te dhenat e Ferrarit per gomat. Kjo skuader kishte shuem vite qe punonte me Bridxhstonin dhe ne dokumentat e gjetura perfshihej nje relacion i detajuar per gomat”. MekLareni eshte ende nen hetim, por Briatore mendon qe masa te renda jane te nevojshme qe te merren. “Me duket absurde ajo qe thote MekLareni. Ata pretendojne qe nuk i kane hedhur asnje shikim, 780 faqeve dokument te rezervuar te Ferrarit qe iu gjeten. Me veprimin e tyre MekLareni ka demtuar konkurrencen e ndershme dhe do te ishte nje skandal nese dicka e tille do te tolerohej”.

    Denis: Ferrari, je i perlyer!

    Ron Denis, “bosi” i MekLarenit, eshte vendosur papritur ne qender te vemendjes se shtypit boteror, pas ceshtjes se spiunazhit qe ka tronditur boten e Formules 1. Ne nje interviste per shtypin spanjoll, Denis deklaron: “Nuk eshte e drejte te flitet per spiunazhit dhe besoj qe situarta eshte e qarte. Nje i punesuar i Ferrarit na ka ofruar informacion per skuadren e tij, por ne nuk kemi pranuar ta shfrytezojme”. Denis i pergjigjet akuzave te Ferrarit me kunderakuza. “Nuk e kuptoj perse duhet te behet MekLareni pergjegjese per nje veprim qe ka kryer nje i punesuar i Ferrarit”, vazhdon Denis, i cili mendon qe edhe “pronari” i te drejtave te imazhit te Formules, Berni Ekleston, ka ndikimin e tij ne zgjatjen e kesaj “telenovele”. “Eshte e qarte qe Eklestonit i pelqen qe Formula 1 te jete pak si nje film kinemaje, qe te kete vazhdimisht te reja te befasishme qe e bejne kete sport me terheqes. Megjithate, jam i kenaqur qe erdhi nje pike ne te cilen ai tha: “Eshte e mjaftueshme. Po mbushim te gjitha gazetat me kete dhe ka ardhur momenti qe t’i japim fund”. Ne fund, Ron Denis, konfirmoi ne intervisten e tij edhe faktin qe “bosi” i Ferrarit, Zhan Todi refuzoi ta takonte balle per balle.

  3. #43

    Re: Formula 1 2007

    Veber: Alonso do te largohet!

    Mark Veberi, piloti i Red Bullit, nuk beson qe Fernando Alonso do te vazhdoje te qendroje tek MekLareni, pasi te perfundoje sezonin aktual. “Nuk mund te shoh se si Alonso dhe Hemilton mund te jene ne te njejten skuader sezonin e ardhshem”, deklaroi Veberi ne shtypin spanjoll. “Situata e krijuar duhet te jete e padurueshme per te dy pilotet dhe MekLareni nuk mund te perfitoje me prej kesaj. Persa kohe te dy pilotet respektoheshin, qofte edhe formalisht, gjerat ishin ne rregull. Megjithate, nuk e besoj qe MekLareni mund te mbaje ne skuader dy pilote qe nuk flasin me njeri﷓tjetrin. Jam i sigurt qe ne fund te sezonit secili do te duhet te beje nje zgjedhje dhe besoj qe ajo e Fernandos do te jete largimi”.

  4. #44

    Re: Formula 1 2007

    Fernando: Shume cudi po ndodhin!

    Fernando Alonso ka mbetur i turbulluar, nga fundjava me e cuditshme e karrieres se tij ne Formula 1. Marredheniet e kampionit te botes ne fuqi me MekLarenin dhe shokun e tij te skuadres duket se kane pesuar nje krisje te thelle, pas asaj qe ndodhi ne Hungari. Spanjolli pengoi kryesuesin e renditjes boterore qe te kryente nje xhiro te fundit te shpejte dhe kjo i kushtoi nje penalizim ne rendin e nisjes. Nga incidenti ne te cilin u perfshine dy pilotet e MekLarenin, skuadres iu hoqen 15 piket qe fitoi gjate gares dhe ky episod vjen pas akuzave te vazhdueshme te spanjollit gjate vitit, per favorizimin e shokut te tij te skuadres, nga MekLareni. “Ishte nje vendim i cuditshem ai i marrjes se asaj mase ndaj meje”, deklaroi Alonso ne radion spanjolle “Cadena Sr”. “ka patur disa situata te cuditshme ne skuader gjate vitit dhe ky ishte vetem rasti i fundit. Une isha i pari dhe Luisi i dyte ne provat kualifikuese, por askush nuk ishte i lumtur. Ky ishte momenti me surreal qe kam perjetuar ndonjehere ne karrieren time ne Formulen 1. Gjithmone do te kete gjera te papritura ne kete sport, por ajo qe ndodhi ne Hungari ishte thjesht e cuditshme dhe e palogjikshme”. Pas gares se Budapestit, kampioni i dyfishte i botes refuzoi te jepte garanci per qendrimin e tij tek skuadra angleze deri ne fundin e kontrates, ne vitin 2009. “Te gjithe me pyesin per te ardhmen, gazetaret dhe tifozet, por une thjesht nuk e di”. Pavaresisht problemeve te tanishme, kampioni i botes ne fuqi nuk e ka humbur besimin per permiresimin e situates, ne garen e ardhshme te Turqise, ne program per t’u zhvilluar pas tre javesh. “Mendoj qe MekLareni do te kujdeset qe gjerat te permiresohen. Ishte hera e pare qe Hemiltoni, apo cdo pilot tjeter, i foli drejtuesit te skuadres me ate fjalor. Shpresoj qe ne Turqi gjerat te rikthehen ne normalitet”, perfundoi Fernando Alonso.

  5. #45

    Re: Formula 1 2007

    Ferrari: Hemilton, a vjen per 17 milion sterlina me shume?

    Ferrari eshte i gatshem t’i beje nje oferte prej 17 milion sterlinash ne sezonin, yllit te ri te Formules 1, Luis Hemiltonit. FIAT﷓i (pronarja e Ferrarit) i ka thene “kokekuqes” qe shikon tek anglezi 22﷓vjecar pasardhesin e natyshem te Mikael Shumakerit, qe u largua ne fundin e sezonit te shkuar, me shtate tituj boteror te fituar. Ferrari admiron talentin, deshiren per te fituar dhe personalitetin e Hemiltonit, qe ka vendosur britanikun ne vendin e pare te renditjes se pergjithshme te Boterorit. Nese marreveshja realizohet, Hemiltoni do te shnderrohet menjehere ne pilotin e dyte me te paguar ne Formula 1, pas vetem nje viti ne kete sport. Edhe pse eshte kryesuesi i renditjes se pergjithshme, debutuesi Luis fiton vetem 250 000 sterllina ne sezon, por Ferrari do te ishte i lumtur te shnderronte Hemiltonin ne nje supermilioner. Ne rast se marreveshja realizohet, vetem piloti tjeter i Ferrarit, Kimi Raikonen do te fitonte me teper se 22﷓vjecari. Finlandezi “fluturues” ka nje page vjetore prej 22 milion sterlinash, por pavaresisht kesaj, ai nuk ka arritur te ngjitet ne nivelet e pritshmerise se “kokekuqes”. Raikoneni tregoi ne Hungari qe nuk ishte i afte te konkurronte me Hemiltonin, edhe pse i qendroi gjate shumices se gares ne nje distance me te vogel se dy sekonda pas, ndersa Masa, pavaresisht dy fitoreve te arritura ne kete sezon, ka humbur sistematikisht duelet me Hemiltonin dhe Alonson. Pavaresisht se Ferrari eshte e kenaqur nga puna e realizuar deri tani nga Raikoneni, drejtuesit kryesore te FIAT﷓it shohin tek Hemiltoni pilotin ideal, per te plotesuar “boshllekun” e krijuar nga largimi i Shumakerit.

  6. #46

    Re: Formula 1 2007

    Percahen “shigjetat”

    13 Gusht Rivaliteti midis Hemiltonit dhe Alonsos po demton gjithmone e me shume MekLarenin

    Nga Martin Brandell, “The Times”

    Konflikti midis Luis Hemiltonit dhe Fernando Alonsos eshte shume larg zgjidhjes dhe ai vetem sa do te thellohet gjate gjashte garave te fundit. MekLareni po perjetonte njevit prej endrre, me makinen me te besueshme dhe me te shpejte ne Formulen 1. Sponsoret dhe partneret teknike ishin te gjithe te kenaqur, ndersa fenomeni i ri. Hemilton, po terhiqte nje vemendje mediatike te paprovuar me pare. Megjithate, nje dite Denisi u zgjua nga nje makth dhe gjithcka rrezikon te prishet nga rivaliteti i pakontrolluar midis dy piloteve te tij. Asnje skuader nuk i konsideron pilotet e tij, aq shume sa MekLareni, thjesht si punonjesit e tij me te paguar. Ne kete koncept, eshte e pakuptueshme per kete skuader qe dy punonjes te grinden midis tyre dhe te perpiqen t’i prishin pune njeri﷓tjetrit. Ne te gjitha kontratat e piloteve te Formules 1 shkruhet qe ata zotohen te respektojne marreveshjet publicitare te skuadres dhe udhezimet e “bosit” te tyre. Ndersa skuadrat nenshkruajne me pilote gjihtmone e me te rinj, kontratat behen gjithmone e me te favorshme per skuadrat, te cilat nuk e kane as te detyruar te fusin pilotet e tyre ne cdo gare. Nje pilot shihet si hallka e fundit e zinxhirit dhe kjo ishte me e vlefshme se kurre ne rastin e Hemiltonit. Debutuesi britanik niste sezonin i vetedijshem per shansin e madh qe MekLareni i kishte ofruar. Skuadra angleze, e ndikuar edhe nga kombesia e tij, vendosi t’i ofronte njeren prej dy makinave te saj, me besimin qe Luisi do te ishte ne gjendje te arrinte rezultate te mira. Nga ana tjeter, duhet te ishte kampioni i botes, Fernando Alonso, ai do te udhehiqte luften per titull kunder dy piloteve te Ferrarit. Deklaratat e Ron Denisit, qe ne fillim te sezonit theksonte qe te dy pilotet ishin te barabarte nuk u morren asnjehere seriozish dhe jam i sigurt qe edhe vete “bosi” i MekLarenit ishte i bindur per formalizmin e tyre. Gjithcka filloi te shkonte keq atehere kur Hemiltoni filloi te kundershtonte rolin e tij si hallka e fundit e zinxhirit dhe nisi te merrte rezultate te shkelqyera. Tani, pas 11 garash, kur ai kryeson renditjen boterore, situata e krijuar tek MekLareni duket e pazgjidhshme. Alonso mund te akuzoje me te drejte skuadren per mungese mbeshtetje, edhe pse skenari i krijuar tani nuk ishte i parashikueshem as per te dhe as per MekLarenin ne fillimin e sezonit. Ndersa Hemiltoni, me rezultatet e arritura detyron Denisin qe te vazhdoje te qendroje i ulur ne poltronen e tij, i pafuqishem qe te nderhyje, ne nje lufte qe rrezikon te behet gjithmone e me e rrezikshme per MekLarenin. Ne Hungari, nga lufta e brendshme ne skuader, MekLareni humbi te gjithe piket e fituara gjate gares ne renditjen e kontstruktoreve. Ishin 15 pike dhe nese Ferrari do te fitoje ne fund, do te jete e veshtire qe ta beje kete, duke pare situaten e tanishme, me me teper se 15 pike. E ndersa situata behet gjithmone e me e nxehte, Ron Denisi duket gjithmone e me i pafuqishem per te nxjerre geshtenjat me duart e tij nga zjarri.

  7. #47

    Re: Formula 1 2007

    Briatore projekton rikthimin e Alonsos!

    13 Gusht Flavio Briatore sheh me ne fund drite. Italiani po perjeton nje sezon sporitv shume te veshtire, gjate te cilit rezultatet e Renose kane qene shume zhgenjyese. Reno fitoi ne renditjen e konstruktoreve ne dy sezonet e fundit, por tani e sheh veten vetem ne vendin e katert te renditjes se kontruktoreve. 2007﷓a, viti i kalimit te detyruar nga Mishelin ne Bridxhston dhe i pergatitjeve te vonuara te R﷓27 nisi ters. Ne aspektin e piloteve, gjerat gjithashtu nuk kane qene mire. Briatore i besoi timonin e makines se lene bosh nga largimi i Fernando Alonsos talentit finlandez Heiki Kovalainenit, te cilin e cilesoi si te ardhmen e Formules 1. Megjithate, Heiki nuk ka bere asgje mbreselense ne 11 garat e para te sezonit. Briatore vendosi te vazhdonte te besonte tek Fizikela, qe pa nje drite shprese pas largimit te Alonsos, por edhe niveli i pilotit italian ka lene per te deshiruar. Sipas zerave te perhapura ne shtyp, Briatore po pergatitet t’i besoje njeren prej makinave te vitit 2008, Nelson Pike xhuniorit, por gjithcka mund te marre nje kthese, nese marredheniet e MekLarenit me Alonson vazhdojne te degradojne. Gjate diteve te fundit, MekLareni ka mohuar cdo levizje te mundshme te kampionit te dyfishte te botes nga skuadra. Megjithate, gazetat spanjolle citojne burime prane Alonsos kur shkruajne per deshiren e Fernandos per t’u larguar nga skuadra britanike dhe Briatore nuk do te lejonte qe nje mundesi e arte si kjo t’i ikte nga duart. “Bosi” i Renose e di qe rikthimi i Alonsos ne skuader do te zgjidhte shume probleme dhe do te lejonte makinen qe te konkurronte perpseri me te medhenjte si Ferrari dhe MekLareni. Paga e larte e spanjollit nuk do te jete nje problem, pasi ajo do te mbulohej nga sponsoret e ndryshem qe ai do te terhiqte tek Renoja. Briatore, qe sipas gazetave angleze eshte duke u perpjekur qe te bleje pronesine e klubit te kategorise se dyte angleze (Championship), QPR﷓se, deklaroi pas gares se Hungarise, ne lidhje me largimin e mundshem te Fernandos: “Ky eshte nje problem i MekLarenit, jo i imi”.

  8. #48

    Re: Formula 1 2007

    “Rikthehet” dueli Sena-Prost!

    13 Gusht Kur dy gjela perfundojne ne njerin kotec, te dy do te grinden pa fund, deri sa njeri te leshoje rolin e protagonistit. Kjo eshte pak a shume edhe situata e krijuar tek MekLareni i Alonsos dhe Hemiltonit. Celesi per ta zgjidhur qendron ne duart e Ron Denisit, por “bosi” i “shigjetave te argjendta” nuk ka ditur ta zgjidhe deri tani situaten. Detyra e Denisit eshte te percaktoje qe ne fillim strategjine qe do te perdore secili prej piloteve te tij gjate fundjaves, por kjo po rezulton teper e nderlikuar per te. Ne skuadren britanike, rivaliteti midis dy piloteve ka krijuar nje situae shume te tensionuar. MekLareni eshte shnderruar ne fushebetejen e dy piloteve, ne nje lufte qe mund te beje kete kampionat me te bukur, por qe mund te shnderfrohet ne te njejten kohe edhe ne aleatin me te mire te kundershtareve. Nje skuader me dy pilote qe synojne te njejtin objektiv, gjendet gjithmone ne situate te veshtire, pasi ne Formula 1 eshte shume e veshtire t’u japesh te dy piloteve te njejtin avantazh me strategji te ndryshem dhe sepse ne fund, vetem njeri prej te dyve mund te arrije objektivin e synuar. Megjithate, nuk eshte hera e pare qe nje atmosfere e tille kaq e tensionuar krijohet tek MekLareni. Ne vitin 1984, Prosti mberriti tek skuadra britanike, per t’u bere shok skuadre me Lauden. Dueli midis tyre u shnderrua ne nje problem te vertete per MekLarenin. Lauda fitoi titullin me gjysme pike me shume se “Profesori”, ndersa nje vit me pas franhcezi u hakmorr dhe Lauda u terhoq nga bota e automobilizmit. Disa vite me vone, MekLareni njohu ate qe cilesohet si dueli me i madh i te gjitha koherave, midis dy piloteve te se njejtes skuader. Ishte dueli i famshem Sena﷓Prost. Ne dy vitet qe te dy pilotet drejtuan MekLarenin (1988﷓89), skuadra angleze njohu nga te gjitha llojat e situatave. Perplasje ne piste, akuza publike, sharje, provokime... Te dy pilotet urrenin ne menyre patologjike njeri﷓tjetrin dhe kjo situate nxiti kalimin e Prostit tek Ferrari, ne vitin 1990. Konflikti u zgjidh vetem ne vitin 1991, kur te dy nenshkruan nje traktat te vullnetit te mire ne vitin 1991 dhe ne garen e tyre te fundit se bashku, ne Australi, ne 1993, u perqafuan per here te pare ne podium. Denisi asnjehere nuk ka mundur te kontrolloje nje duel midis dy piloteve te tij, qe mund te rezultonte i demshem per skuadren. Nje tjeter dyshe problematike ishte ajo Hakinen﷓Kulthard. te dy pilotet qendruan gjashte vjet tek MekLareni, por titulli i finlandezit ne vitin 1998 nxiti xhelozine e skocezit. Ne vitin 1999, Kulthard nuk respektoi urdhera e skuadres dhe per pak u shnderrua ne fajtorin e humbjes se kurores nga Hakineni. Skocezi refuzoi te ndihmonte finlandezin, qe ne fund fitoi titullin me pike te barabarta me Irvajnin. Ne vitet e fundit, MekLareni perjetoi edhe nje tjeter duel brenda skuadres, ate Raikonen﷓Montoja. Ne fund, te dy pilotet u larguan nga skuadra.

  9. #49

    Re: Formula 1 2007


  10. #50

    Re: Formula 1 2007

    Kulthard: Lavdi sherrit tek MekLaren!

    Gusht Nė hapėsirėn e tij tė pėrjavshme nė televizionin britanik “ITV”, David Kulthard rikthehet tek konflikti tashmė i famshėm i dy pilotėve tė MekLarenit, nė garėn e Hungarisė. Piloti i Red Bullit, i cili debutoi nė Formulėn 1 nė vititn 1994, foli edhe pėr pasionin e tij pėr makinat, qė mbetet i njėjtė si nė ditėn e parė, edhe pas 13 vitesh. “Ashtu si shumė njerėz tė tjerė tė pėrfshirė nė Formula 1, edhe unė jam nė radhė tė parė njė tifoz dhe rivaliteti midis Alonsos dhe Hemiltonit ka qenė njė prej gjėrave mė tė bukura tė kėtij sezonit. Konflikti midis tyre ishte diēka e gabuar, por mė ēudit fakti qė ishte njė komisar i ēfarėdoshėm piste ai qė nė fund dha vendimin pėr ndėshkimin e Alonsos. Nė tė vėrtetė, ndėshkimi i Fernandos ishte njė vendim i ēuditshėm, pasi gjithēka qė ndodhi kishte tė bėnte me urdhėra tė brendshme tė skuadrės. Pėrse FIA nuk ndėshkoi edhe Ferrarin pėr faktin qė i hodhi pak benzinė Masės gjatė provave kualifikuese. Edhe ai u shndėrrua nė njė pengesė pėr pilotėt e tjerė”, pyet Kulthard, i cili garoi deri nė vittin 2003 pėr MekLarenin. “Pa dyshim, shumė prej personave qė punojnė me mua ēdo ditė tek Red Bulli, por edhe shumė miq apo tė njohur qė duan Formulėn 1, mė kanė komentuar befasinė e tyre pėr mėnyrėn selektive me tė cilėn FIA pėrdor rregulloren e saj. Eshtė e vėshtirė tė kuptosh sportin kur sheh qė rregullat aplikohen sipas disa kritereve subjektive. Vendosja e njė komisari tė pėrhershėm, si Toni Skot﷓Endrjus ka pėrmirėsuar gjėrat, pasi gjatė kohės ai ka mundėsinė qė tė njohė personalitetet nė botėn e Formulės dhe kjo e bėn mė tė specilizuar vendimin e tij. Megjithatė, ėshtė shumė e rėndėsishme pėr Formulėn qė tė jetė mė e qėndrueshme dhe transparente nė mėnyrėn se si vendos sanksionet. Megjithatė, gara e Hungarisė krijoi njė pyetje tė madhe. Kush duhet tė pėrcaktojė fatin e pilotėve, vetė piloti, apo drejtuesit e tij nė bokse?”.

    Kulthard vazhdon: “Ish﷓shoku im i skuadrės tek Uilliasi dhe kampioni i botės nė vititn 1996, Demon Hill, ishte nė rolin e njė komentatori pėr ITV﷓nė nė Hungari dhe pas garės pata mundėsinė tė flisja me tė pėr avantazhin qė fitoi Hemiltoni nga ndėshkimi qė iu bė Alonsos nė fillimin e garės. Si Demoni, ashtu edhe unė kemi qenė nė situata tė ngjashme nė tė shkuarėn. Hillit iu bė e qartė qė nuk duhet tė rivalizonte me Prostin, kur iu bashkua Uilliamsit nė vitin 1993, ndėrsa unė u pėrballa me tė njėjtėn situatė gjatė kohės qė garoja me Mika Hakinenin tek MekLareni. Luis dhe Fernando pėrballen me njė situatė qė askush nuk e priste nė fillimin e sezonit dhe mendoj qė pretendimet e Alonsos pėr t’u favorizuar nga MekLareni ishin tė kuptueshme. Koha do tė tregojė nėse vendimi i MekLarenit pėr tė lejuar tė dy pilotėt qė tė garojnė nė mėnyrė tė barabartė midis tyre ishte ai i duhuri, por nė mėnyrė qė kjo strategji tė rezultojė e suksesshme, ėshtė e domosdoshme qė tė dy pilotėt tė kenė njė dozė respekti pėr njėri﷓tjetrin dhe tė garojnė nė mėnyrė tė nderhme, pa penguar shokun e tyre tė skaudrės. Pėr momentin, ėshtė e vėshtirė tė imagjinosh se si Hemiltoni dhe Fernando mund tė bashkėjetojnė nė mėnyrė tė natyrshme tek MekLareni, edhe pse mendoj qė konflikti midis tyre e ka bėrė Formulėn 1 njė sport shumė mė tė ndjekur nė botė. Kjo i ka treguar botės qė Formula 1 nuk ėshtė njė teatėr gjigant, por njė sport i mirėfilltė, ku pilotėt luftojnė me tė vėrtetė kundėr njėri﷓tjetrit. Eshtė e qartė qė disa veprime indinjojnė njė masė tė gjerė njerėzish, por do tė ishte shumė mė e thjeshtė tė kuptoheshin gjėrat nėse gjithēka do tė konsiderohej si njė biznes, siē ėshtė nė tė vėrtetė. Roni Denisi po drejton njė biznes dhe ai nuk ėshtė trajneri i kombėtares angleze tė futbollit, ku mund tė shkarkohet nga pakėnaqėsitė e njerėzve. Publiku mund tė ankohet sa tė dojė, por nė fund ai duhet tė kuptojė qė sporti i mirėfilltė janė vetėm dy orė garė ditėn e dielė. Gjatė tė gjithė pjesės tjetėr, Formula 1 funksionon si njė biznes i mirėfilltė dhe madje, si njė prej bizneseve mė tė mėdhenj nė botė. Megjithatė, unė mendoj se nė ēdo situatė ka njė zgjedhje. Do tė ishte interesante nėse do tė lejoheshin pilotėt qė tė kishin secili stafin e tyre, qė tė punonte nė mėnyrė tė ndarė dhe tė vendosnin vetė ata pėr taktikėn qė do tė zgjidhnin gjatė garės. Kjo do ta bėnte detyrėn e njė piloti shumė mė komplekse dhe Formulėn 1 shumė mė emocionuese. Nėse do tė ndodhė diēka e tillė, atėherė nuk do tė ketė mė rėndėsi vetėm shpejtėsia, por ēdo garė do tė jetė pėr pilotėt edhe njė provė e vėrtetė inteligjence”.

  11. #51

    Re: Formula 1 2007

    Alonso, “shekullor” nė Turqi!

    Dy herė kampioni i botės, Fernando Alonso do tė arrijė njė pikė tė rėndėsishme tė karrierės sė tij nė Formula 1 fundjavėn e ardhshme, pasi Ēmimi i Madh i Turqisė do tė jetė gara e tij e 100﷓tė nė kėtė sport. Por Alonso, i cili debutoi nė botėror nė vitin 2001, nuk do ta vrasė shumė mendjen pėr kėtė jubile. Po, sepse vėmendja e tij do tė jetė e pėrqendruar vetėm nė reduktimin e disavantazhit me shokun e skuadrės te MekLaren﷓Mercedesi, Luis Hemilton, qė aktualisht mban kreun e botėrorit tė pilotėve me 7 pikė mė shumė se ai. Pasi doli i dyti nė Turqi nė vitet 2005 dhe 2006, Fernando ka vetėm njė synim sivjet, tė marrė shkallėn mė tė lartė tė podit. “Eshtė gjithnjė njė kėnaqėsi tė kryesh pushime dhe tė rikarikosh bateritė, por jam edhe i kėnaqur qė po rikthehem nė pistė pikėrisht nė Turqi”, tha Alonso. “Kam njė kuotė tė mirė pikėsh nė renditjen e botėrorit tė pilotėve dhe dua tė bėj edhe mė mirė nė Stamboll. Ne jemi nė pozita nė mira nė tė dy renditjet, por ka ende shumė pikė pėr tė fituar nė gjashtė garat e fundit tė sezonit. Megjithatė, do t’i marrim garat njė nga njė, ndaj jam i vendosur tė marr rezultatin mė tė mirė tė mundshėm nė Turqi. Jam renditur i dyti nė dy vitet e fundit nė kėtė pistė dhe tani dua ta pėrmiėsoj kėtė rekord”. Ndėrsa, pėr pistėn, ashtu si shumė pilotė tė tjerė, edhe Fernando flet fjalėt mė tė mira, dhe pse fakti qė garohet nė krahun kundėrorar e bėn garėn tė vėshtirė. “Pista ėshtė fantastike pėr tė pilotuar, me disa sektorė ku makinat janė nė limit, prandaj tė gjithė pilotėt e pėlqejnė atė, sidomos kthesėn numėr 8. Por nė kėtė garė temperaturat janė shpesh mjaft tė larta dhe kjo i konsumon shumė gomat”, shpjegoi spanjolli. “Por dhe fakti qė garojmė nė krahun kundėrorar nuk tė ndihmon, pasi goma e pėrparme e djathtė konsumohet shpejt. Dhe faktori final ėshtė qė kjo ėshtė njė nga pistat mė tė shpejta nė kalendar, me kthesa tė gjata tė shpejta, megjithatė mendoj se gomat Brixhston nuk do tė kenė ndonjė problem nė kėtė drejtim”, pėrfundoi Alonso.

  12. #52

    Re: Formula 1 2007

    Shumakeri kthehet nė origjinėn e tij

    21 Gusht * Shtatė herė kampioni i botės nė Formula 1, Mikael Shumaker ndoshta nuk ėshtė shumė i kėnaqur me disa gara modeste, me xhirot pėr hobi, me paraqitjet nė publik apo me takimet me gazetarėt, por njė gjė ėshtė e sigurt: kėshilltari aktual i Ferrarit vazhdon tė jetė i interesuar pėr kategorinė Kart. 38﷓vjeēari vitin e ardhshėm do tė angazhohet si profesionist nė kėtė kategori, njėlloj si nė fillim tė karrierės sė tij. Por, kėtė herė ai do tė jetė nė rolin e njė aksioneri nė njė skuadėr tė kėsaj kategorie. Bashkė me shokun e tij tė vjetėr, Peter Kaiser dhe me Tomas Mukov, Mikael Shumakeri do tė angazhohet nė kategorinė Kart qė nga njė janari i 2008﷓s. Skuadra e do tė quhet “KSM Official Racing Team”, ku ēdo gėrmė konsiston me inicialet e mbiemrave tė tyre. Skuadra ka ekzistuar dhe mė parė dhe qendrėn e saj e ka patur nė Kerpen Manhaim, pikėrisht aty ku Shumi nisi karrierėn e tij. Ai ėshtė tepėr entuziast pėr detyrat e reja qė e presin. Angazhimi i tij nė Kart ėshtė njė tjetėr fakt qė e bėn akoma dhe mė tė pabesueshėm kthimin e shtatė herė kampionit nė F.1. “Nė gjithė kėto vite, nuk e kam humbur dashurinė pėr Kart﷓in, ndaj jam shumė i kėnaqur pėr bashkėpunimin nė kėtė skuadėr”, tha Shumi, detyra kryesore e tė cilit do tė jetė nxitja e talenteve tė rinj. “Do punoj me tė rinjtė dhe kjo e bėn akoma mė tė bukur punėn time”, tha ai.

  13. #53

    Re: Formula 1 2007

    Masa, “pole position” nė Turqi

    Felipe Masa me Ferrari fitoi “pole position” nė Ēmimin e Madh tė Turqisė. Nė cirkuitin e Stambollit braziliani xhiroi nė kohėn 1’27”329, duke fituar “pole”-n e pestė tė tij gjatė sezonit aktual. “Kėto kualifikuese mė bėnė tė djersij shumė, por mė nė fund ia dola”, - u shpreh pas garės kualifikuese Felipe Masa. “Jam shumė i kėnaqur mbi tė gjitha pas rezultatit tė shėmtuar tė arritur nė Hungari”, - shtoi braziliani gjatė konferencės pėr shtyp. “Mendoj se bėmė njė punė tė mirė, - saktėsoi ai. “Kisha njė makinė me njė ekulibėr optimal nė njė cirkuit shumė teknik ku ėshtė shumė e vėshtirė tė pilotosh”.

    Hemilton dhe Alonso: Nė vendin e dytė u rendit piloti britanik i Meklarenit, Luis Hemilton. Lideri i Kampionatit Botėror nė Formula 1 la pas Ferrarin tjetėr tė drejtuar nga finlandezi Kimi Raikonen dhe shokun e tij tė skuadrės Alonso, i katėrti. Kampionit nė fuqi i Botės feston nė Turqi Ēmimin e tij tė Madh tė 100-tė gjatė karrierės sė tij dhe ishte mė i shpejti nė provat e dyta kualifikuese, por pėr pjesėn tjetėr tė provave zgjodhi gomat tė ashpra Brixhestoun.

    Te tjeret: Nė rreshtin e tretė janė dy pilotėt e BMW-sė, Robert Kubika dhe Nik Hajdefeld. I shtati doli Heiki Kovalainen me Reno, pėrpara

    Niko Rozbergut tė Uiliamsit, ndėrkohė qė Jarno Truli me Tojota dhe Xhankarlo Fizikela me Reno kompletojnė dhjetėshen e parė. Britaniku Antoni Davisdon me Super Auguri zuri vendin e 11-tė, ndėrsa Devid Koulthard tė 13 me Red Bull dhe Xhenson Baton me Honda tė 13-in. Dėshtimi mė i madh i pėrket Ralf Shumakerit, i cili zuri vendin e 18 me Tojotėn e tij, kur tė provat e lira tė sė premtes ishte i treti.

    Hamilton: “Nuk jam njė playboy”

    “Mos mė pikturoni si njė playboy”. Luis Hemilton u pėrgjigjet tė gjithė atyre qė e kanė pėrkufizuar si njė rrėmbyes autentik zėmrash. Nė fakt, ditėt e fundit janė publikuar foto tė pilotit tė ri britanik nė njė jaht nė shoqėrinė e vajzės sė miliarderit tė Meklaren, Mansur Ojeh, biznesmen me origjinė libaneze dhe zėvendėspresident i skuderisė angleze. Hemilton thotė se e vėrteta ėshtė ndryshe nga sa paraqitet dhe se ai ėshtė duke kėrkur tė ketė njė jetė normale. Hemilton ėshtė njė nga pilotėt mė me tė ardhme.

  14. #54

    Re: Formula 1 2007

    Ekleston: Titulli ėshtė i Alonsos

    25 Gusht * Me shtatė pikė diferencė para gjashtė garave tė mbetura tė kėtij sezoni, Fernando Alonso renditet i dyti pas Luis Hemiltonit nė klasifikimin e pilotėve. Megjithatė, sipas mendimit tė shefit tė Formula 1, Berni Ekleston, ai ėshtė ende favorit pėr titullin, sepse ndryshe nga piloti tjetėr i MekLaren﷓Mercedesit, ai e di se si mund tė bėhesh kampion bote. “Besoj se Alonso ėshtė favoriti kryesor pėr titullin, pėr shkak tė eksperiencės sė tij”, tha Ekleston pėr gazetėn londineze “Times”. Por, ai nuk e nėnvlerėson as Hemiltonin. “Po tė shohim se si ėshtė paraqitur Hemiltoni, po t’ia heqim kaskėn atij e t’i japim atė tė Shumakerit, atėherė pa dyshim qė tė gjithė do tė thoshim se ėshtė Shumakeri nė pistė, apo jo? Sa pėr “luftėn e yjeve” mes pilotėve tė “shigjetave tė argjendta”, ai mendon se gjithēka ėshtė brenda rregullave dhe se prova e vėrtetė pėr ta do tė jetė atėherė kur lufta pėr tiutllin tė pėrqėndrohet vetėm tek njėri nga pilotėt. “Mendoj se kur njėri tė jetė para dhe tjetėri tė mos ketė mė asnjė shans pėr kreun, atėhere ky i dyti duhet tė japė ndihmėn e tij”, tha mė tej 76﷓vjeēai. Ekleston, si shumė tė tjerė, beson tek njė finale tepėr interesante e tė tensionuar. “Do tė mė pėlqente sikur makinat e MekLarenit tė humbisnin e njėkohėsisht Ferrari tė fitonte pikė, sepse kėshtu do tė kishim katėr rivalė tė fortė. Pėr momentin, gjithēa duket nė favor tė MekLarenit, ndonėse nuk i dihet asnjėherė”, tha ai mė tej.

  15. #55

    Re: Formula 1 2007






  16. #56

    Re: Formula 1 2007

    Masa: Nuk kam fjalė pėr fitoren!

    Felipe Masa ishte shumė i lumtur pas fitores sė dytė radhazi nė Turqi: “Nuk kam fjalė pėr ta pėrshkruar kėtė garė”, tha braziliani. Stambolli ėshtė shtėpia e tij dhe pas suksesit tė djeshėm Masa ishte nė “qiellin e shtatė”, gjė qė u kuptua shpejt nė konferencėn pėr shtyp: “Eshtė vėrtet e pabesueshme. Jam shumė i lumtur pėr kėtė fitore, e dyta pėr mua kėtu nė Stamboll. Edhe sepse fitova duke u nisur nga pole positioni. Ky vend mė pėlqen pa masė, ashtu si vetė pista. Karriera ime mori njė hov tė rėndėsishėm me kėtė garė, ndaj nuk gjej dot fjalėt e duhura pėr t’i pėrshkruar ndjesitė e mia”. Nė fakt, e gjithė gara ishte perfekte, nga xhiroja e parė deri nė tė fundit, dhe pse shoku i skuadrės, Kimi Raikonen qėndronte si hije nga pas. “Skuadra ishte perfekte nė strategjinė e saj dhe unė dita tė pėrfitoj nga ajo duke mbajtur pas meje Kimin pas tė dy ndalesave nė bokse. Nė disa ēaste ai ishte pak mė i shpejtė, sepse kishte mė pak benzinė se unė, por kjo nuk i mjaftonte pėr tė mė sulmuar, ndaj unė isha i qetė. Tani botėrori u rihap dhe kam bindjen se nė garat e ardhshme do tė rikuperojmė edhe mė shumė terren ndaj rivalėve”.

    Raikonen: Makina ishte fantastike!

    Piloti i Ferrarit, Kimi Raikonen u shpreh i kėnaqur pas vendit tė dytė nė Turqi, duke thėnė: “Makina ishte fantastike”. Finlandezi zhvilloi njė garė perfekte dhe pse nuk arriti ta kalonte dot shokun e skuadrės, Felipe Masa, pėr vendin e parė. Por nisja e shkėlqyer, me vendin e rrėmbyer ndaj Hemiltonit dhe xhiroja mė e shpejtė nė pistė i japin Kimit notėn maksimale pėr garėn e Stambollit. “Makina ime ishte perfekte, ashtu si ajo e Felipes”, tha ai. “Por problemi ėshtė se kėtu parakalimet janė tė vėshtira dhe pasi kishim vendosur strategjinė qė para kualifikueses sė djeshme, nė garė nuk mund ta ndryshonim atė. Unė tentova tė jap maksimumin tim, por parakalimi nuk ishte i mundur”. Por Kimi ėshtė gjithsesi i kėnaqur me tetė pikėt e fituara, dhe pse tani ka rėnė sėrish nė vendin e katėrt nė renditje, njė pikė pas Masės. Ai pėrfundoi: “Nuk ka rėndėsi kalimi i Felipes, por afrimi me Hemiltonin dhe Alonson, pasi tani kemi mė shumė shanse pėr titullin dhe kjo ėshtė ajo qė mė kėnaq mė shumė”.

    Todt: Njė garė e njė rezultat ėndrrash!

    Zhan Todti u shpreh shumė i lumtur pėr fitoren e dytė tė dyfishtė tė Ferrarit kėtė sezon, duke thėnė: “Fitorja e gjashtė e sezonit dhe e dyta dopietė pas asaj nė Magni﷓Kurs: njė garė e njė rezultat ėndrrash. qė duhet tė na bėjnė tė gjithėve tė lumtur, pilotėt, skuadrėn dhe tifozėt. Siē e prisnim gara ishte e vėshtirė, por sot mendoj se kishim makinėn mė tė mirė nė pistė dhe pilotėt tanė e ekzekutuan mė sė miri strategjinė tonė, qė rezultoi e goditur. Tani na pret gara e shtėpisė nė Monza, ku shpresojmė tė pėrsėrisim kėtė sukses t﷓_besueshėm, pėr tė kėnaqur edhe mė shumė tifozėt tanė”.

    Baldiseri: Morėm maksimumin e mundshėm!

    Edhe drejtori teknik i Ferrarit, Luka Baldiseri shprehu kėnaqėsinė e tij pėr dopietėn e skuadrės sė tij nė Turqi, duke thėnė: “Ishte njė garė shumė e bukur, ku morėm maksimumin e mundshėm. E gjithė skuadra punoi nė mėnyrė perfekte dhe makinat ishin fantastike. Njė ndihmė tė madhe na dhanė edhe partnerėt teknikė, si “Shell”﷓i, qė na furnizoi me njė vaj tė ri pėr kutinė e ndėrrimit tė marsheve. Kjo fitore ishte shumė e rėndėsishme pėr moralin, sepse tani jemi tė bindur nė potencialin qė kemi dhe kjo na nxit edhe mė shumė pėr tė rikuperuar disavantazhin qė kemi nė renditjet e botėrorėve”.

  17. #57

    Re: Formula 1 2007

    Hemilton: Kėto katėr pikė do tė mė vlejnė shumė!

    Po tė pėrjashtojmė problemin e Hemiltonit nė kualifikuesen e Ēmimit tė Madh tė Europės nė Nyrburgring, atėherė mund tė thoshim se pėr tė ky vit ka qenė me fat. Por kjo vlente deri para garės sė Stambollit, ku anglezi hasi njė problem mė tė rėndėsishėm, i cili i kushtoi pikė mbi tė gjitha. Megjithatė, ai arriti tė mos largohej "duarbosh" nga Stambolli dhe beson se katėr pikėt e arritura do tė ndihmojnė nė fund tė sezonit. Luisi vazhdon tė kryesojė renditjen me 5 pikė mė shumė se Alonso. Dhe diferenca me rivalėt e Ferrarit ėshtė 15 pikė me Felipe Masėn e 16 pikė me Kimi Raikonenin. "Eshtė normale qė tė pėsosh ndonjė goditje. Kėto janė gjera qė ndodhin, por shpresoj qė tė jenė sa mė tė rralla deri nė fund tė sezonit. Pėr fat tė mirė pasojat nuk ishin shumė tė rėnda, ishte thjesht njė problem i vogėl. Nuk kam marrė fund nė luftėn pėr titull, mos u bėni merak", tha Hemiltoni pas garės. Sa pėr ēastin e plasjes sė gomės, ai tha se pati fat qė pasojat nuk ishin mė tė rėnda dhe qė arriti ta merrte shpejt kontrollin e makinės." Nuk mendoja se do t'ia dilja mbanė tė kthehesha deri nė bokse", tha ai mė tej. Rrugėn drejt bokseve ai e pėrshkroi si njė aventurė tė vogėl. Pavarėsisht nga ajo qė ndodhi, Hemiltoni nuk e humbi asnjėherė besimin. "Nuk mendoj asnjėherė tė dorėzohem. Dua tė jap gjithmonė maksimumin ndaj synimi im mbetet vetėm fitorja. Doja tė matesha me Ferrarin, dhe pse ishte shumė e vėshtirė, pasi ata ishin shumė tė shpejtė gjatė gjithė fundjavės", shtoi ai mė tej. Nė lidhje me garėn e ardhshme nė Monza, anglezi ėshtė shumė optimist. "Kam besim se do tė dalim shumė mirė atje. Kėtė javė do tė bėjmė shumė prova e do tė shohim se ku jemi. Janė edhe pesė gara deri nė fund dhe unė kryesoj me 5 pikė mė shumė se vendi i dytė. Mė vjen shumė keq qė kėtė herė humba tre pikė, por do tė gjej mėnyrėn pėr t'i rifituar", pėrfundoi ai.

  18. #58

    Re: Formula 1 2007

    Fizikela: Reno, vendos shpejt!

    Xhankarlo Fizikela deshiron te vazhdoje te qendroje tek Renoja, por skuadra duhet te marre nje vendim shume shpejt. Edhe pse skuadra franceze ka fituar dy kampionate konstruktoresh me italianin ne skuader, rezultatet e Fizikos nuk kane qene vecanerisht mbres`lenese. Sezoni i fundit ishte me i dobeti per Fizikelen qe prej bashkimit me Renone dhe skuadra nuk i ka ofruar ende nje kontrate per sezonin e ardhshem. “Une kam nje kontrate me Renone deri ne fund te vitit dhe skuadra duhet te vendose shume shpejt ne do te me rikonfirmoje ose jo”, deklaroi Fizikela ne faqen zyrtare te Formules 1 ne internet. “Personalisht do te me pelqente te vazhdoja, pasi kam punuar shume dhe kam bere shume pak gabime”.

  19. #59

    Re: Formula 1 2007

    Berni: India s’eshte e sigurt!

    Planet per nje gare ne Indi jane ende duke u shqyrtuar, pavaresisht raportimeve per te kunderten. India pritet te prese per here te pare ne historine e saj nje gare te Formules 1 ne vititn 2009, por pronari i te drejtave komerciale te Formules, Berni Ekleston, nuk e ben te sigurt kete fakt. Sipas Eklestonit mbetet ende pune per t’u bere. 76﷓vjecari deklaroi: “Shpresoj qe India te jete ne gjendje te prese nje gare ne dy vitet e ardhshme. Per momentin, kjo nuk eshte e sigurt”. Sipas Eklestonit, FIA nuk eshte aspak e frikesuar nga mungesa e stabilitetit politik dhe problemet e sigurise ne vendin aziatik. “Zhvillojme gara kudo ne bote. Perse te mos e bejme kete edhe ne Indi?”, perfundoi Ekleston.

  20. #60

    Re: Formula 1 2007

    Masa: Do te jemi te avantazhuar!

    Edhe pese garave te mbetura, Felipe Masa ka 15 pike diference nga Luis Hemilton, ndersa diferenca e Kimi Raikonenit nga kreu i renditjes eshte me nje pike me shume. Kjo do te thote qe shanset per secilin nga pilotet e Ferrarit per t’u bere kampion ekzistojne. Gara e Monzes dhe Belgjikes jane dy gara te shpejta, te cilat per Ferrarin kane qene me te suksesshme te krahasuara me MekLaren﷓Mercedesin ne te shkuaren. Gjate provave te javeve te kaluara ne pisten e shpejtesise se larte, konkurrenca mes te dyja skuadrave ne fjale ishte shume e forte. “Ata jane teper konkurrues ketu”, tha Masa pas provave per “autosport.com”. “Por, edhe ne kemi bere nje pune interesante. Pra, do te jemi kompetitive gjithashtu”. Cdo gare e kampionatit eshte nje sfide e forte, per kete arsye ai duhet te perpiqet te qendroje para rivaleve te tij. “Mendoj se ndodhem ne nje pozicion te mire”, tha Masa. Braziliani theksoi se makina ka qene teper konstante gjate provave, por eshte e veshtire te besh krahasime me MekLaren﷓Mercedesin: “Duhet te presim fundjaven e gares per te pare se sa te shpejte do te jemi atje”. Si gjithmone, asnjehere nuk i dihet se me sa benzine do te startojne konkurentet. Pavaresisht nga kjo, braziliani beson se edhe po te kete te njejten sasi benzine me rivalet, do te jete me i shpejte se ata. “Ne e dime se MekLaren kohen me te mire e arrin ne fund te serise se xhirove. Edhe une, kam arritur rezultat te larta edhe pse me me shume benzine”, tha Masa. Ai e pranon se kete vit presioni mbi te eshte me i madh: “Edhe vjet luftoja, por per titullin e skuadres, ndersa kete vit ne po luftojme edhe per titullin e piloteve, prandaj nuk ka dyshim qe presioni eshte shume me i larte. Por, kjo pak rendesi ka per mua, jam mesuar te fitoj gara me apo pa patur presion”.

Temė e Mbyllur

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-02-2010, 12:53 AM
  2. Formula 1
    Nga Altin111 nė forum Sportet nėpėr botė
    Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 04-11-2009, 05:13 PM
  3. Formula pėr njė familje tė lumtur
    Nga Kliton nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 11:30 AM