Formula 1 2007


Temė e Mbyllur
Faqja 1 nga 4 1234 I funditI fundit
Rezultatet nga 1 deri tek 20 prej 75
  1. #1

    Formula 1 2007

    Receta Gatimi

    22/07/2007 Germany Nurburgring
    05/08/2007 Hungary Hungaroring
    26/08/2007 Turkey Istanbul
    09/09/2007 Italy Monza
    16/09/2007 Belgium Spa-Francorchamps
    30/09/2007 Japan Fuji speedway
    07/10/2007 China Shanghai
    21/10/2007 Brazil Interlagos

  2. #2

    Re: Formula 1 2007


  3. #3

    Re: Formula 1 2007

    "Spiunazhi": FIA akuzon MekLarenin!

    Federata Nderkombetare e Automobilit (FIA) hapi nje hetim sportiv mbi MekLarenin per shkelje te rregullore sportive pasi ka pasur materiale sekrete te Ferrarit. Ne nje komunikate, FIA ka deklaruar se perfaqesuesit e skuadres angleze duhet te paraqiten perpara nje mbledhjeje te jashtezakonshme ne Keshillit Boteror te Federates, qe do te mbahet ne Paris, ne 26 korrik. "MekLareni", shkruan FIA ne komunikate, "duhet te pergjigjet per akuzen sipas te ciles, nga marsi deri ne korrik 2007, duke shkelur nenin 151c te Kodit Sportiv Nderkombetar, skuadra ka pasur ne menyre te paligjshme dokumente dhe informacione sekrete te Ferrarit, perfshire ketu materiale qe mund te perdoren per te projektuar, ndertuar, analizuar, testuar ose zhvilluar dhe per te zbritur ne piste nje model Ferrari F2007". Pika C e nenit 151 te Kodit i referohet "cdo sjelljeje te parregullt dhe cdo veprimi qe prek interesat e nje kompeticioni ose te sportit te motoreve ne pergjithesi". Sanksionet e mundshme parashtrohen ne nenin 153: nga paralajmerimi deri ne skualifikim, duke kaluar nga gjoba, nga perjashtimi dhe pezullimi. Tre sanksionet me te renda (perjashtim, pezullim dhe skualifikim) mund te ndermerren vetem pasi subjektit te akuzuar t'i jete dhene shansi per te paraqitur mbrojtjen. Ne boterorin e Formula 1, ashtu si ne boterorin Reli, parashikohet edhe mundesia e heqjes se pikeve.

  4. #4

    Re: Formula 1 2007

    Sa sekrete i jane vjedhur Ferrarit?

    Kishte te drejte Montexemolo kur theksonte se "ne pah do te dale nje e vertete e hidhur". Tashme te gjitha shenjat mbi ceshtjen e spiunazhit qe sheh Ferrarrin si viktime e "vjedhjeve" te ish-shefit te mekanikeve, Najxhel Stepni, shkojne ne kete drejtim. Por cdo dite ka nga nje surprize. Te pakendshme. Dje, per shembull, FIA akuzoi zyrtarisht MekLarenin: si te thuash se ne duart e Federates ka prova te pakeqkuptueshme, perndryshe nje tip i kujdesshem si Maks Moslei nuk do te rrezikonte reputacionin. Nderkaq, ne Maranelo filluan kontrollet ne zyrat e disa injinjereve per te kuptuar nese Stepni ka pasur bashkepunetore. Por vete Stepni, si gjithe anglezet preferon t'i rrefehet gazetave te shtepise, duke i rrefyer "Sunday Times" se ne castin e volitshem mund te nxjerre nga sirtari "kufomat e 14 viteve te fundit tek Ferrari". Ose: kujdes, sepse une di shume gjera te pista. Prandaj beteja gjyqesore do te luhatet mes kufinjve te pastertise dhe "pisllekut". Mes te vertetave te dukshme dhe te vertetave te fshehura. Qe ndoshta kane nje cmim me te larte. Nje histori e shemtuar. Me shume pikepyetje. Nje mbi te gjitha: duket se largimi i Ros Braunit nga Ferrari, solli edhe heqjen e cdo pergjegjesie te Stepnit ne projektin e modelit Ferrari 2007. Por duke qene se tekniku anglez ﷓ sic u shpreh Kohlan ﷓ kishte ne duar projekte e disketa, gjeti menyren per te hyre ne dosjet me sekrete te sistemit. E beri i vetem? A u ndihmua nga dikush tjeter? Ja pra, misteret nuk mbarojne me kaq, perkundrazi...

    1 ﷓ A ka mundesi qe askush te Ferrari nuk e kishte kuptuar rrezikun Stepni, duke ia nderprere kontraten, pasi ky i fundit kishte bere kerkesa te pamundura per t'u kenaqur ne strukturen e re te ekipit?

    Stepni, te Ferrari, i pergjigjej vetem Ros Braunit dhe Zhan Todtit. Braun ne fund te 2006-s nuk ishte me. Dhe mbase Todti e nenvleresoi rrrezikun e te mbajturit te nje elementi te pakenaqur, te degraduar ne rol, te varferuar nga emerimet e reja ﷓ Almondo e Domenikali ne krye te sektorit sportiv, Baldiserri pergjegjes ne piste ﷓ dhe i gatshem per te gjetur nje kenaqesi ndryshe per ambiciet e veta. Do te kishte qene me e zgjuar te likuidohej menjehere, per te mos rrezikuar: parate jane problemi i fundit ne nje skuader te madhe.

    2 ﷓ Ne valle jane vetem projektet e F2007-s, apo ka edhe gjera te tjera?

    Ka relacione te gjithe garave te 2006-s dhe te garave te para te ketij sezoni. Behet fjale per dosje qe perfshijne telemetrite e dy makinave nga e premtja deri te dielen, temperaturat e gomave ne kushte te ndryshme, detaje mbi konfigurimin, aerodinamiken, funksionimin e motorit dhe shume gjera te tjera. Nje thesar i vogel qe ne planin teknik vlen me shume se nje projekt i tere. Nuk dihet ende nese dikush nga MekLareni i ka pare keto projekte, apo mbeten ne skedaret e Stepnit, qe ne kete rast kishte te drejte te plote t'i shfrytezonte, pasi kjo ishte edhe detyra e tij te Ferrari.

    3 ﷓ A eshte e mundur qe "spiunazhi" te jete nje flluske sapuni?

    MekLareni mund t'ia hedhe vetem me nje paralajmerim, nese do te vertetohej se nuk i ka pare kurre materialet qe i jane vjedhur Ferrarit. Por, edhe nese koordinatori teknik, Zhonatan Nili, i ka hedhur nje sy, sic po del ne pah, asaj qe propozonte dyshja Stepni-Kohlan, MekLareni do te behej automatikisht fajtore. Me denime ne rritje sipas asaj qe ka pasur ne duar, me shume se per avantazhet praktike te fituara. Sepse modeli MP4/22 ﷓ kjo duhet theksuar ﷓ eshte nje makine e kundert me Ferrarin dhe nuk ka asgje te ngjashme me F2007-n. MekLareni rrezikon t'i hiqen te gjitha piket e fituara. Ne avantazh te nje Ferrari thuajse kampione bote.

    4 ﷓ A ka mundesi qe bosi i MekLarenit, Ron Denis, te mos dije asgje per "spiunazhin"? Po Mercedesi, qe zoteron 40% te MekLarenit?

    Denis eshte nje person i ashper, i veshtire, por i ndershem. Eshte ngritur nga zeroja, nuk do te rrezikonte kurre ﷓ te pakten nese kjo nuk vertetohet ﷓ te mbyte endrren e jetes se tij ne kembim te disa projekteve dhe te dhenave te nje konkurenteje, pikerisht ai qe ka bere shpesh novacione, me Ferrarin qe ka kopjuar, duke qendruar gjithnje ne rrugen e tij. Nder te tjera, ai i vuri menjehere ne dispozicion FIA-s cdo sektor te fabrikes. Ndersa, persa i perket Mercedesit, deri tani ka mbizoteruar heshtja ne kampin gjerman.

    5 ﷓ A ka precedente te ketij lloji ne historine e Ferrarit?

    Po, nje i tille ka ndodhur ne vitin 1966 kur, duke e kthyer nga La Manshi ku po zhvillonte provat zyrtare per "24 Oret", Enco Ferrari anulloi kontraten e Xhon Surtesit, i cili sipas konstruktorit i kishte kaluar te dhena te rendesishme Loles, qe po ndertonte nje makine F.1 per Honden. Ne kompensim, te Ferrari u perdor ne nje cast nje motor me 4 cilindra Honda, 500 kubikesh per MotoGP, qe frymezoi shume ne ndertimin e nje motori me 12 cilindra per F.1.

  5. #5

    Re: Formula 1 2007

    “MekLareni do denohet!”

    Shtypi britanik nuk ka dyshime. Endrra e titullit boteror per Luis Hemiltonin eshte vene shume seriozisht ne rrezik pas zhvillimeve te fundit ne peshtjen “Spiunazhi ne F.1”. Denimi i MekLarenit tashme duket i sigurt: denimi perfundimtar per skuadren angleze ka ardhur nga fakti qe rrethanat me te cilat ka siguruar shefi i projektuesve te saj Majk Kohlan 780 faqet e projekteve te Ferrarit, nuk jane sqaruar mire. Bosi i “Shigjetave te Argjendta”, Ron Denis ka mohuar gjithnje qe anetare te tjere te stafit te tij, pervec Kohlan, ishin ne dijeni te dokumentave. Por nuk eshte tamam keshtu, nese eshte e vertete qe hetimet e kryera paralelisht nga FIA dhe Gjykata e Larte e Londres kane percaktuar se edhe Xhonatan Nili (dhe ndoshta edhe te tjere) kishin dijeni. MekLareni, e akuzuar zyrtarisht nga FIA javen e kaluar per “sjellje te parregullt”, dhe bashke me te edhe pilotet, rrezikon nje denim te rende qe ﷓ sic shkruante dje “Times” ﷓ mund t’i jape fund endrrave per lavdi te Hemiltonit. Nje nga te dyshimet kryesore me te cilet duhet te perballet MekLareni, vazhdon gazeta prestigjioze, eshte te vertetoje se si projektet e marra nga Ferrari nga Kohlan nuk kane influencuar ne realizimin e zhvillimin e makines se re MekLaren, ate qe po dominon ne kampionatin boteror te piloteve dhe ate te konstruktoreve. Nje perpjekje qe ndoshta do te jete e pamundur, nga e cila varet fati i kampionatit per Luis Hemiltonin dhe Fernando Alonson.

    A do te percaktohet Boterori ne tavoline?

    Ceshtja e spiunazhit mes rivaleve me te forta te ketij sezoni, Ferrarit dhe MekLaren﷓Mercedesit, ka marre permasa te medha tashme dhe kjo mund ta coje Formula 1 drejt krizes se saj me te veshtire. Sipas revistes “Auto, motor & sport”, MekLaren﷓Mercedesi rrezikon eliminimin e pikeve dhe ne kete menyre, vendimi i perfundimit te Boterorit do ti kaloje tavolines. Ne rast se ne takimin degjimor para keshillit boteror te FIA﷓s ne 26 korrik Paris, vertetohet se MekLaren Mercedes ka patur te dhena sekrete te Ferrarit nga marsi deri ne korrikun e ketij viti, atehere, skuadres do ti eliniohen te gjitha piket e fituara gjate kesaj periudhe. Kete gje e percakton edhe statusi i FIA﷓s. Ne kete menyre, skuadres anglo﷓gjermane do t’i mbeteshin nga 128 pike vetem 14 pike, pikerisht ato qe fitoi ne garen e pare te sezonit ne Melburn. Sipas presidentit te FIA﷓s, Maks Moslei, ne rast se vertetohen akuzat, atehere piket nuk do t’i zbriten vetem skuadres por edhe kuotave te dy piloteve te saj, Fernando Alonsos dhe Luis Hemiltonit. Herman Tomcik, i cili do te jet` ne rolin e zv/presidentit te FIA﷓s ne takimin e 26﷓korrikut, e konfirmoi kete gje, madje ai beson se nese do te kete ndeshkime per skuadren e per pilotet, ato mund te jepen brenda dites, pasi procesi do te nise heret. Ndersa drejtori sportiv i Mercedesit, Norbert Haug, ndryshe nga shume eksperte te Formula 1 e quan nje spekullim te paster situaten qe eshte krijuar. Ai eshte i sigurt se fund gjithcka do te vertetoje pafajesine e MekLaren﷓Mercedesit. “Ai qe nuk ka bere asgje te gabuar, nuk ka pse te kete frike. Skuadra jone nuk ka te beje me keto akuza”, tha ai. Haug verteton se ekipi i tij nuk ka perdorur kurre materiale te ndaluara dhe MekLaren﷓Mercedesi nuk do ta lejonte kurre nje gje te tille. “Ne nuk duam te fitojme asnje gare qe bazohet ne manipulime”, tha ai me tej. Ndersa ish﷓piloti Kristian Daner i ka kthyer akuzat ne krahun e Ferrarit. Sipas tij kjo eshte nje perpjekje e ndyre dhe dashakeqe e Ferrarit per te nisur nje lufte psikologjike ndaj rivales se saj kryesore.

  6. #6
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Formula 1 2007

    Shume faleminderit per informacionet! Je i papam!

  7. #7
    i/e rregjistruar 20% Maska e LAKJA
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    164
    Reputacioni
    0

    Re: Formula 1 2007

    O ALTIN JE VERTET I PAPAME.JE FIKS *1A*

  8. #8

    Re: Formula 1 2007

    Jeni grupa Daku & Lakja

  9. #9

    Re: Formula 1 2007

    Tifozet dhe bastet, “kurrizin” Luisit!

    19 Korrik Dhe pse ka arritur dy fitore dhe eshte ngjitur ne te nenta garat e deritanishme ne podium, tifozet angleze duket se kane filluar te dyshojne per fitimin e titullit boteror nga Luis Hemiltoni. Anglezi u rendit i treti ne Silverston, ne garen e tij te shtepise, por fakti qe ai u nis nga pole positioni dhe me pas humbi ndaj Kimit dhe Alonsos ne gare beri qe vetem 13,68 te tifozeve te anketuar nga nje gazete angleze te mendonin se debutuesi mund te fitoje kuroren. Por mosbesimi ndaj Hemiltonit eshte reflektuar edhe ne koeficientet e kompanive te basteve per fitimin e boterorit nga ai. Kompania e njohur “SkyBet” pas fitores se tij ne Kanada e kuotonte Luisin 8/11 per fitimin e titullit, kuote qe ra ne 1/2 pas Indianapolisit, por pas Silverstonit bastexhinjte e kuotojne Luisin “vetem” me 5/6.

  10. #10

    Re: Formula 1 2007

    Kimi: Ne Gjermani s’kam pasur fat, por kesaj here...!

    19 Korrik Mjaftuan dy gara per t’i dhuruar kronikave nje Kimi Raikonen te ri. Franca dhe Anglia e ringjallen finlandezin, nje dopiete fantastike si nga ana e renditjes, ashtu edhe nga ana e moralit. Duke ndjekur nje aksiome te vjeter, Kimi tani duhet te kerkoje tripleten ne Nyrburgring, ne pisten qe pret Cmimin e Madh te Gjermanise. Dhe, duke lene menjane numrat, ekziston nje pershtypje e forte se tani Kimi “kaleron” me ne fund nje Ferrari F2007 kompetitive, pasi hodhi pas shpine ato probleme besueshmerie qe kushtuan kaq shtrenjte ne pjesen e pare te sezonit. “Eshte e cuditshme”, shpjegon Raikonen, “por mua Gjermania nuk me ka sjelle kurre fat. As ne Nyrburgring, as ne Hokenhaim (pista qe priste deri vjet garen e Gjermanise) nuk kam arritur kurre te fitoj, dhe pse kam qene gjithnje kompetitiv. Ne vitet e kaluara shihja Shumakerin te fluturonte dhe pershtypja ime ishte se ai ishte vertet i pathyeshem. Shpresoj qe hera ime e pare me Ferrarin ne Gjermani ta ndryshoje kete tradite”. Ne nje F.1 te tronditur nga skandali i spiunazhit po mbetet thuajse ne hije dueli ne piste mes Ferrarit dhe MekLarenit. Nese skuadra e Uoking po qendron ne vendnumero, permiresimi i F2007﷓s eshte mbreselenes: “Dhe makina vazhdon te rritet dita﷓dites. Ne testimet e Spa sipas meje ishte edhe me e mire se ne SIlverston. Kompletuam thuajse te gjithe programin e zhvillimit qe kishim planifikuar, dhe ndjesite jane pozitive”. Tete gara ne dispozicion per te rikuperuar 18 pike ndaj Luis Hemiltonit (anglezi eshte ne krye me 70 pike, Kimi me 52), duke kaluar edhe nga Fernando Alonso (ne mes me 58 pike). “Por sipas meje”, thekson finlandezi, “kemi kohe te mjaftueshme per te rikuperuar. Mund t’ia dalim mbane. E rendesishme eshte te mendojme gare pas gare, te jetojme dite pas dite dhe te japim maksimumin. Hap pas hapi, pike pas pike. Dhe, le te fillojme nga Nyrburgringu”.

  11. #11

    Re: Formula 1 2007

    Shumi: Kurre drejtues i Ferrarit!
    20 Korrik

    Pas mbylljes se karrieres se tij, ne fund te sezonit te kaluar, Mikael Shumakeri eshte shfaqur disa here ne publik. Mbajtesi i shume rekordeve shpresonte te rikthehej ne jeten e tij private dhe te pakesonte keshtu takimet e punes. Ne rolin e keshilltarit te Ferrarit ai e ka shoqeruar skuadren ne disa gara te ketij sezoni dhe kjo gje ka shkaktuar pak stres e konfuzion, sidomos per mediat. “Nuk e kisha menduar ndonjehere qe programi im i punes te mbushej kaq shpejt me takime e ngjarje te tjera”, tha ai ne nje interviste per “Bild”. Megjithate, kete aspekt Shumi nuk e sheh negativisht, pasi: “Tani gjithcka e kam ne dore vete dhe ndihem i lire, ndonese pune kam shume”. Gjermani pranon se largimi nga Formula 1 i ka bere mire, edhe pse, fillimisht, nuk e pati te lehte te ambjentohej me ritmin e ri fillimisht. “Une e di se gjithcka qe kam bere eshte e rregullt. Nuk kam arsye per te me vrare ndergjegjja nese ne ndonje rast nuk i permbahem programit personal. Presionin qe kam pasur, e qe ne shume raste ia kam shkaktuar une vetes, tani nuk e kam me”. Aktualisht Shumi po shijon kohen e lire qe ka fituar pa menduar per planet e te ardhmes apo per detyren e rendesishme te radhes. “Nuk arrij ende te mendoj se nuk kam asnje detyre qe duhet perfunduar patjeter”, shtoi ai. Persa i perket se ardhmes, e sigurt eshte se ai do t’i qendroje besnik Ferrarit. Ndihmen e tij ai mund ta ofroje edhe ne programin e skuadres ne F.1, por nuk ende asnje strukture konkrete qe te pershkruaje bashkepunimin mes Ferrarit dhe Shumit. “Dhe pse kjo ceshtje nuk eshte sqaruar ende, ne te nuk ka asnje shenje presioni. Duhet ta pranoj se aktualisht, aftesite e mia ne Formula 1 vlejne perkohesisht, ne te kundert edhe mua do te me duhej te “rifreskoja” mendimet here pas here”, tha ai me tej. Qe tani ai e ndjen se ka “dale jashte” nga zhvillimi i F.1. Vetem nese qendron i pranishem ne te gjitha garat ai mund t’i “rifreskoje” rregullisht njohurite e tij. Por, te gjitha deklaratat e gjermanit tregojne se ai do te shmange pikerisht kete gje. Njekohesisht, ne intervisten e tij per “Bild”, Shumakeri beri te ditur se nuk do ta pranoje kurrsesi postin e drejtorit sportiv te Ferrarit. “Me shume dite pune ne jave, nje zyre larg shtepise, 12 ore pune ne dite... jo jo, kjo nuk eshte dhe nuk do te jete pune per mua”, perfundoi Shumi, qe ende nuk ndjen keqardhje qe i dha fund karrieres vjet.

    “Ralfi i di mire problemet e veta”

    Mikael Shumakeri nuk ka asnje dyshim ne aftesite e vellait te tij te vogel, Ralf Shumaker. Madje jo vetem kaq, por ai beson se Ralfi do te qendroje ne Formula 1edhe ne sezonin e ardhshem. “Askush nuk e meson menjehere makinen, kjo nuk ka si te ndodhe”, tha Shumakeri per gjendjen e veshtire te vellait. Megjithate, 37﷓vjecari, pranon se Ralfi duhet te kaloje fillimisht situaten ne te cilen ndodhet. “Ralfi e di se ku qendrojne problemet e tij. Ndersa ndodheshim ne Kanada biseduam pak me njeri﷓tjetrin dhe i thashe atij mendimet e mia per ate qe shoh ne piste”, tha “Shumi”, i cili nuk beson tek mbyllja e karrieres se vellait te tij. “Ralfi eshte i zoti, ka pervoje dhe skuadra me vende te lira per sezonin e ardhshem do te kete mjaftueshem”, shtoi ai.

    Fizikela: Mikaeli i mungon Formula 1!

    Xhankarlo Fizikela pret qe gara e kesaj fundjave ne Gjermani te jete e ndryshme pa Mikael Shumakerin. Per arsye financiare, pistat e Nyrburgringut dhe Hokenhaimit do te alternohen per Cmimin e Madh te Gjermanise duke filluar nga ky vit, teksa e para do ta prese garen te dielen. Pista eshte prane shtepise se Shumit, por pas 15 sezonesh ne sport, shtate here kampioni i botes, nuk do te garoje me. Ai tashme eshte nje keshilltar i Ferrarit pas terheqjes ne fund te sezonit te kaluar. Ndaj, kur u pyet nese atmosfera ne Gjermani do te jete e ndryshme sivjet pa Shumin, Fizikela u pergjigj: “Mbase do te kete me pak spektatore. Gara e Gjermanise pa Mikaelin do te jete shume ndryshe, por ne do te perpiqemi te dhurojme spektakel”.

  12. #12

    Re: Formula 1 2007

    Formula 1 Babes










  13. #13

    Re: Formula 1 2007

    Formula 1 Babes












  14. #14
    ♡ KaFe Pa SHeQeR ♡ Moderator Maska e Mima
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    N'shpi (^_^)
    Postime
    2,568
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16

    Re: Formula 1 2007

    Prandaj e sheh F1 ti Altin per te pa " silikonat" ???

  15. #15

    Re: Formula 1 2007

    L. Hamilton




  16. #16

    Re: Formula 1 2007





    05/08/2007 Hungary Hungaroring
    26/08/2007 Turkey Istanbul
    09/09/2007 Italy Monza
    16/09/2007 Belgium Spa-Francorchamps
    30/09/2007 Japan Fuji speedway
    07/10/2007 China Shanghai
    21/10/2007 Brazil Interlagos

  17. #17

    Re: Formula 1 2007

    Kampioni aktual ne F1, Fernando Alonso ( Mclaren) eshte fitues i ēmimit te madh te Europes qe u mbajte ne Nürburgring te Gjermanise. I dyti ka qene Feilpe Massa ( Ferrari ) kurse i treti Mark Webber ( Red Bull ). Kimi Raikkonen qe eshte nisur i pari nga starti nuk ka arritur te perfundonte garen pėr shkak tė prishjes sė bolidit te tije ndėrsa Hamilton garen e perfundoi ne vendin e nente duke mos fituar asnje pike. Per shkak te motit te keq e cila nuk ofroi kushte per te vazhduar garen kjo u nderpre menjehere pas rrethit te katert qe te vazhdoje perseri me vone.

    Hamilton vazhdon te kryesoje ne renditjen e pergjithshme me 70 pike, i dyti eshte Alonso me 68 pike kurse Massa i treti me 59 pike. Tek konstruktoret pozita e pare i takon McLaren Mercedes (13, para Ferraria (111)dhe BMW Saubera (61).

  18. #18

    Re: Formula 1 2007

    Hemilton: Ne kete gare mesova sa ne gjithe karrieren!

    Alonso fiton “llotarine” gjermane!

    Felipe-Fernando, plasin shkendijat pas parakalimit!
    Marredheniet e stuhishme ndermjet Fernando Alonsos dhe Felipe Mases u thelluan edhe me shume te dielen pasdite, pas duelit te tyre “rrote me rrote” per fitoren ne Nyrburgring. Alonso doli nga makina e tij pasi fitoi Cmimin e Madh te Gjermanise, duke treguar me gisht shenjen e zeze qe kishte lene makina e Mases ne MekLarenin e tij. Spanjolli, i cili gjate fundjaves gjermane kishte pasur edhe nje perballje tjeter ne piste me brazilianin e Ferrarit, me pas u ndesh me Masen dhe e akuzoi ate per pilotim te rrezikshem. Masa u shokua dhe ishte i erresuar ne fytyre ne podium, ku trofete u dhane nga ish﷓shoku i tij i skuadres, shtate here kampioni i botes, Mikael Shumaker. Alonso me pas u tha gazetareve se ishte prekur dy here gjate gares me brazilianin, por ai i kerkoi falje Mases qe kishte humbur qetesine. “Parakalimi ishte shume i afert”, shpjegoi Alonso. “Ne u prekem dy here, por une do te isha kenqaur edhe me vendin e dyte, duke ditur se Hemiltoni ishte jashte zones se pikeve. Por tani dua ta harroj kete skene dhe te kenaqem me kete fitore”. “U shokova plotesisht kur Alonso me tha se e kisha prekur qellimisht”, tha nga ana e tij Masa. “Kjo nuk eshte e vertete, por nese ai beson keshtu, atehere me keq per te”. E gjithe skena ndodhi pak para se pilotet te dilnin ne podium dhe kur u hap shampanja Alonso dhe Masa u injoruan plotesisht, duke vazhduar “luften e ftohte” mes tyre.

  19. #19

    Re: Formula 1 2007



    Mclaren te enjten dita e gjykimit.

    Alonso mund te largohet nga mclaren.

  20. #20

    Re: Formula 1 2007

    Fernando, i pakenaqur tek MekLareni!

    25 Korrik Ne Nyrburgring Fernando Alonso fitoi garen e tij te trete kete sezon, megjithate, spanjolli nuk ndihet ende plotesisht i kenaqur me punedhenesit e tij te rinj. Te pakten, ky eshte perfundimi qe kane nxjerre mediat spanjolle dhe britanike. “Dy here kampioni ne fuqi ka nje marredhenie te tmerrshme me shefin e MekLarenit, Ron Denis”, eshte shprehur nje reporter i gazetes spanjolle “AS”, pas Cmimit te Madh te Europes. Reporteri ka ndjekur me vemendje se si u shmang Alonso nga Denisi kur zbriti nga makina, pak caste para se Denis t’i hidhte krahun mbi shpatull ne menyre demonstrative para kamerave. Atmosfera ishte me e ftohte krahasuar me qendrimin e tij tek Renoja dhe sipas deklarates se disa personave te brendshem te skuadres, atmosfera eshte akoma me e keqe nga periudha kur Renoja u vu ne dijeni te marreveshjes se pilotit te saj me “Shigjetat e argjendta”. Nderkohe “Times” ne Anngli beri te ditur se marredhenia mes Denisit dhe Alonsos ka mbetur e tensionuar qe nga gara e Monte Karlos, ku Alonso beson ende se skuadra e tij favorizoi Hemiltonin ne piste. “Spanjolli nuk e pelqeu zgjidhjen e Ron Denisit dhe i ka bere pershtypje te madhe strategjia e skuadres se tij ne ate gare”, shkruhet ne “Times”. Nga ana tjeter, nga MekLaren﷓Mercedesi eshte theksuar disa here se te dy pilotet trajtohen njelloj. Madje kjo skuader e ka kritikuar Alonson pasi perpiqet pak per te forcuar marredheniet tij ne skuader, vecanerisht me mekaniket e saj.

Temė e Mbyllur
Faqja 1 nga 4 1234 I funditI fundit

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-02-2010, 12:53 AM
  2. Formula 1
    Nga Altin111 nė forum Sportet nėpėr botė
    Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 04-11-2009, 05:13 PM
  3. Formula pėr njė familje tė lumtur
    Nga Kliton nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 11:30 AM