Kuvendi i Shqipėrisė ka vendosur tė mblidhet tė hėnėn nė njė seancė tė jashtėzakonshme pėr tė diskutuar rreth pėrmbytjeve nė Shkodėr, qė njėherit do tė jetė edhe seanca e parė e Kuvendit pėr vitin 2010.
Nga ana tjetėr, pritet pėrgjigjja e opozitės pėr pjesėmarrje, pas deklaratave tė deputetit Ilir Beqja pėr kthimin nė kuvend, nėse kjo do tė kishte lidhje pikėrisht me pėrmbytjet.

Mirėpo, nė njė reagim tė selisė sė Partisė Socialiste, deputeti Sajmir Tahiri ka akuzuar kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, se “po krijon diversion dhe presion ndaj deputetėve tė PS-sė”.

“PS do tė kėrkojė deri nė fund dhe me ēdo sakrificė transparencėn e zgjedhjeve”, tha Tahiri.