Kamerat dixhitale e bėjnė filmimin dhe pėrpunimin e videove njė lojė fėmijėsh. Mund t’i eksportoni filmat tuaj nė njė kasetė apo nė DVD ose t’i ngarkoni online. Modelet me kasetė Mini DV janė gjithnjė e mė tė rrallė, por (pėr momentin) kanė cilėsinė mė tė mirė video, lejojnė pėrpunim mė tė thjeshtė dhe zakonisht kushtojnė mė pak se tipat e tjerė. Modelet me DVD dhe hard disk janė mė tė zakonshme.
Mund tė vendosni njė disk mini-DVD nė njė luajtės DVD; por nėse laptopi juaj ka njė drive DVD me rrėshqitje, kėto disqe mė tė vegjėl mund tė mos punojnė. Me njė model me hard disk apo me flash, ju duhet shumė hapėsirė e lirė nė PC pėr tė hedhur videot. Shqyrtoni njė kamera qė pranon karta SD apo SDHC; mund tė shikoni videot tuaja me lehtėsi nė HDTV, korniza fotografike dixhitale dhe pajisje tė tjera multimediale me slote SD/SDHC.

High definition apo standarde?
Megjithėse videot high definition janė tė lakmueshme, kamerat HD janė tė shtrenjta dhe jo ēdo program pėrpunimi pranon xhirime HD. Kodekėt janė njė tjetėr problem: modelet HD tė bazuara nė hard disqe shpesh pėrdorin AVCHD (Advanced Video Codec High Definition), i cili nuk punon me tė gjitha kėto programe pėrpunuese. Tė dyja formatet kėrkojnė njė PC tė fuqishėm pėr tė dekoduar skedarėt dhe procesi kėrkon orė tė tėra pėr t’u pėrfunduar. Gjithashtu, edhe nėse programi juaj pėrpunues e pranon HD-nė, ka mundėsi qė si pėrfundim tė djegė vetėm njė disk me definicion standard.

Tiparet kryesore.
Ekrani: Njė LCD ju lejon tė shihni paraprakisht filmimin tuaj mė me lehtėsi. Sidoqoftė, disa LCD nuk punojmė mirė nėn dritėn e diellit dhe njė ekran mė i madh do tė ketė koston e tij nė konsumin e baterisė, prandaj shumica e kamerave pajisen edhe me njė dritare optike, duke ju dhėnė njė opsion.

Filmim me ekran tė gjerė: Disa modele mund tė filmojnė nė raport 16:9 (i cili pėrdoret nga HDTV-tė), edhe pėr videot me definicion standard. Nė aparate tė tilla, CCD-ja mund tė ketė njė orientim vetjak prej 16:9 apo njė orientim tradicional 4:3; nė rastin e dytė kamera pėrdor vetėm njė fragment tė CCD-sė pėr videon me ekran tė gjerė.

Lentja: Tė gjitha kamerat kanė njė lente zoom-i, por shitėsit shpesh nuk bėjnė dallime mes zoom-it optik dhe atij dixhital. Zoom-i optik maksimal ėshtė zoom-i mė i madh qė kamera mund tė arrijė duke lėvizur elementet e lentes sė saj. Zakonisht, njė zoom optik prej 10X ėshtė mė se i mjaftueshėm. Njė zoom dixhital zmadhon pasi ėshtė arritur zoom-i optik maksimal; kamera zmadhon njė pjesė tė imazhit dhe mbush ekranin me tė. Kjo metodė sjell filmime tė kokrrizuara dhe tė paqarta.

Stabilizimi i imazheve: Shqetėsoheni nga videot e hijezuara tė shkaktuara nga duar qė dridhen? Me anė tė stabilizimit optik, mekanizmi i lentes lėviz nė mėnyrė qė tė kompensojė lėvizjen e jashtme. Me stabilizimin elektronik, imazhi i filmuar “lundron nė CCD” dhe qarqet e brendshme interpretojnė videon. Zakonisht, stabilizimi optik jep rezultate mė tė mira.

Bateritė: Pjesa mė e madhe e kamerave duhet tė jenė tė afta tė regjistrojnė pėr tė paktėn njė orė me baterinė e pėrfshirė. Bateritė me kapacitet mė tė lartė zakonisht do t’ju kushtojnė $50-$100.
Mikrofoni: Mikrofonat e vendosur nė ballin e pajisjes shpesh japin rezultate mė tė mira se ato qė ndodhen nė pjesėn e sipėrme. Disa kamera kanė mikrofona me zoom pėr tė theksuar zėrin e subjektit kur pėrdoret zoom-i i lentes dhe disa modele ju lejojnė tė lidhni edhe njė mikrofon tė jashtėm.
Fotografi: Shumė kamera mund tė ruajnė foto nė kartėn e memories apo nė kasetė me tė njėjtin rezolucion si njė kamera 5 megapikselė. Por asnjė kamera qė kemi testuar nuk ka mundėsuar tė njėjtin kontroll apo tė njėjtėn cilėsi si njė aparat fotografik.

Ndriēimi i ulėt: Shumė kamera mund tė filmojnė nė kushte jo tė mira ndriēimi, qoftė me ndihmėn e njė drite infra tė kuqe, njė opsioni mė tė ngadaltė shkrepjeje, i cili shfrytėzon nė maksimum dritėn e mjedisit, apo ndriēimit tė njė apo mė shumė dritave me LED. Disa modele i ofrojnė tė tria. Kėto mund tė jenė tė dobishme, por videot mund tė jenė aq tė mira sa filmimi nė kushte optimal drite.
Pjesėt: Shumė kamera MiniDV kanė FireWire pėr dėrgimin e videove drejt njė PC-je. Disa modele transferojnė videot me USB 2.0 gjithashtu. Pothuajse tė gjitha modelet kanė S-Video-out dhe/ose composite-out pėr tė parė filmimet nė TV; por disa kanė dhe porte S-Video-in dhe composite-in pėr t’ju lejuar tė regjistroni nga burime tė tjera si kamerat e vjetra analoge.

Njė vėrejtje pėr peshėn

Ndėrkohė qė njė ekran i madh LCD dhe njė tufė me opsione shtesė justifikojnė njė ēmim mė tė lartė, lehtėsia e pėrdorimit dhe dimensionet nė total janė gjithashtu kritike.
Pesha mund tė jetė njė shqetėsim i mjaftueshėm pėr tė justifikuar kompromise. Pesha e kamerės ndikon nė kohėn pėr tė cilėn mund ta mbani e tė filmoni pa ndėrprerje. Por pesha gjithashtu ndikon dhe nė ēmim: modelet e vogla (tė paktėn ato pėr konsumatorė) shpesh kushtojnė mė shumė. Dhe shpesh njė kamera mė e vogėl ka njė lente mė pak cilėsore, mė pak opsione dhe kontrolle tė vėshtira nė pėrdorim.