Dėshironi tė shikoni video skedarėt qė keni lėnė se si eksportohen nė formate tė ndryshme gjatė natės nė zyrė? Duhet tė ndihmoni njė koleg qė tė zgjidhė problemet nė PC-nė e tij? Aksesi nga distanca ju lejon tė merrni kontrollin e sistemit nė distancė sikur tė ishit aty. Monitori juaj shfaq pamjen nga ekrani i shokut nė distancė, ndėrkohė qė me miun tuaj kontrolloni sistemin. Do t’ju shpjegoj se si tė filloni me veglat e integruara nė Windows.

Aktivizoni Windows Remote Acces nė PC



Windows Remote Access ju lejon tė lidheni me ndonjė PC nė distancė pa instaluar asnjė softuer shtesė, por ja problemi: kjo vegėl ju lejon tė krijoni Host nė Windows XP Pro, Windows Vista Business dhe Windows Vista Ultimate. Ēdo version i Windows XP ose Vista mund tė lidhet si klient.
Si administrator nė Windows XP, klikoni Start, klikoni me tastin e djathtė nė My Computer dhe zgjidhni Properties dhe pastaj klikoni fushėn Remote. Zgjidhni kutinė Allow users to connect remotely to this computer. Nėse dėshironi t’u jepni akses personave tė caktuar tė cilėt nuk kanė akses nė kėto informacione, zgjidhni Remote Users dhe klikoni Add. Vendosni emrin e pėrdoruesit nė kuti dhe klikoni OK. Klikoni OK pėrsėri qė tė ktheheni te System Properties. Klikoni Apply.
Nė Vista, klikoni Start, klikoni me tė djathtėn nė Computer, zgjidhni Properties dhe klikoni Remote settings nė panelin e majtė. Klikoni butonin afėr Allow connections from computers running any version of Remote Desktop. (Nėse jeni duke u lidhur ekskluzivisht mes kompjuterėve me Vista, klikoni edhe butonin e fundit pėr njė proces mė tė sigurt.) Do tė jeni nė gjendje tė lidheni nga njė kompjuter nė tjetrin. Qė t’u jepni njerėzve tė tjerė akses, klikoni Select Users • Add, shkruani emrin e llogarisė dhe klikoni OK pėr tė pasur akses. Klikoni Apply nė System Properties.

Futuni nė PC me Windows Remote Access tė integruar




Ēdo version i Windows XP ose Vista mund tė lidhet si klient i Remote Acess. Ja si tė krijoni lidhjen (me siguri tė limituar).
Nė CP, klikoni butonin Start dhe zgjedhni All Programs•Accessories•Communications•Remote Desktop Connection. Vendosni emrin e kompjuterit (nėse gjendet nė rrjetin lokal) ose adresėn IP (nėse ėshtė nė njė lokacion tjetėr). Klikoni Connect.
Nė Vista, klikoni Start dhe pastaj zgjidhni All Programs•Accessories•Remote Desktop Connection. Nė rrjetin lokal shkruani emrin e PC-sė ose kėrkoni nė listėn e kompjuterėve. Nėse lidheni pėrmes internetit, vendosni URL-nė e plotė ose adresėn IP pėr tė pasur akses nga larg nė sistem. Klikoni Connect. Vendosni emrin e pėrdoruesit dhe fjalėkalimin dhe klikoni OK. Nėse jeni duke u lidhur me njė kompjuter tė bazuar nė XP, mund tė shihni njė paralajmėrim; klikoni Yes qė tė lidheni. Pasi tė jeni lidhur, kompjuteri do tė shfaqė ekranin e identifikimit, derisa kompjuteri nė distancė merret nė kontroll nga ju.
Ekrani juaj lokal, tastiera dhe miu do tė punojnė si tė ishin tė lidhur me kompjuterin nė tė cilin jeni kyēur. Kur dėshironi tė pėrfundoni lidhjen, klikoni X nė pjesėn e sipėrme tė ekranit. Pėr tė marrė pėrsėri kontrollin e PC-sė tuaj lokal, punoni nė mundėsinė me dritare duke klikuar ikonėn e kornizės (ose klikoni ikonėn e minimizimit).

Rregulloni zgjimin e LAN



Njė PC duhet tė jetė i ndezur qė tė pranojė lidhje nga distanca, por nuk duhet ta lini gjithmonė ndezur; Wale-on LAN (opsion tė cilin pothuajse tė gjithė PC-tė e pėrkrahin nė pjesėn harduerike nė ethernet) pret kėrkesa tė caktuara nė rrjet pėr ta nxjerrė kompjuterin nga gjendja e gjumit. Disa sisteme mund edhe tė startojnė nga gjendja totalisht e fikur. Nė cilėndo situatė, sistemi i rrjetit konsumon mė pak kohė se njė PC i ndezur gjithė kohės, por duhet ta mbajė njė sy hapur pėr t’u aktivizuar menjėherė.
Nė Windows XP, klikoni Start, klikoni me tastin e djathtė nė My Network Places, dhe zgjidhni Properties. Klikoni me tastin e djathtė tė miut nė rrjetin tuaj, zgjidhni Properties, klikoni Configure. Nė fushėn Power Management, klikoni Allow this devise to bring the computer out of stand-by. Pėrfundoni duke klikuar OK.
Nė Vista, hapni Network and Sharing Control Panel dhe klikoni Manage network connections. Klikoni me tė djathtėn lidhjen me tė cilėn lidheni nė internet dhe pastaj zgjidhni Properties. Klikoni Continue, pastaj Configure. Nė fushėn Power Management, klikoni kutinė Allow this devise to wake the computer. Klikoni OK.

Ju duhet adresa IP dhe MAC e kompjuterit qė ėshtė nė gjumė pėr ta zgjuar. Mund t’i merrni kėto tė dhėna shpejt nga kompjuteri, por kjo nuk do tė punojė nėse duhet tė futeni nė njė kompjuter i cili lidhet me internet dhe njė ruter qėndron mes kompjuterit dhe botės sė jashtme. Nė kėtė rast, duhet tė dini adresėn IP dhe MAC tė ruterit, e cila mund tė gjendet nė faqen e administratorit.
Pėr tė gjetur adresėn IP dhe MAC tė kompjuteri tuaj, klikoni Start•Run, shkruani cmd dhe klikoni OK. Shkruani ipconfig/al dhe shtypni Enter. Skanoni rezultatet pėr njė ‘IP Address’ tė ethernetit dhe pėr njė ‘Physical Address’ (ose adresė MAC).

Pasi t’i keni kėto adresa nė dorė, zgjojeni PC nė distancė me njė vizitė tek DSL Reports’ Wake ON LAN (dslreports.com/wakeup). Nėse kjo nuk funksionon me adresėn e ruterit tuaj, konsultoni dokumentacionin e ruterit pėr instruksione se si ta hapni portin 9.