Kur bejme nje kerkim ne Google (po marr shembull Google meqense eshte motori i kerkimit me i famshem ne web) faqet qe na shfaqen si rezultat nuk jane te radhitura ne menyre kazuale, por prapa qendron nje algoritem shume i komplikuar qe ben kete radhitje. Ne kete algoritem bejne pjese shume elemente qe ndikojne ne radhitjen e faqeve.

Ne motoret e pare te kerkimit kishte shume rendesi se sa here ndodhej ne nje faqe fjalakyce e perdorur per kerkimin. Pra si faqe e pare dilte ajo faqe qe permbante brenda saj me shume here fjalenkyce te perdorur nga user. Kjo teknike nuk ishte shume gjeniale pasi spammers ndertonin faqe te caktuara ku nje fjalekyce specifike psh Shqiperia perseritej mjera here. Kur nje shqiptar shkruante ne google (edhe pse google nuk ishte ne ate kohe) “shqiperia” nuk do i shfaqej shqiperia.com por si faqe e pare do i dilte www.spam.com qe nuk kishte te bente fare me Shqiperine por qe reklamonte nje kazino online.

Me vone per te luftuar kete problem ne algoritmet qe benin ranking u futen edhe linkimet e jashtme, dmth link qe vinin nga faqe te jashtme. Ne kete menyre pervec perseritjes se fjales kyce kishte rendesi edhe se sa here linkohej nje faqe nga jashte. Linkimi nga jashte percaktonte popullaritetin e nje faqeje. Sa me shume link aq me shume popullore, aq me siper ne ranking. Por edhe kjo zgjedhje nuk ishte gjenjale pasi mjaftonte te ndertoje dy faqe te cilat permbanin nje numur te madh linkesh te drejtuara njera tjetres. Psh faqja www.spam1.com kishte 1000 link drejt www.spam2.com dhe anasjelltas. Kjo teknike e thjeshte bente te mundur qe keto faqe te ishin shume lart ne ranking te motoreve te kerkimit.

Tashme algoritmet e ranking jane shume te komplikuar pasi “lufta” me spammers i ka detyruar te perfeksionohen ne nje fare menyre. Bazat jane ato te vjetrat, fjaletkyce dhe linket qe vijne nga jashte vetem se teknikat e mesiperme nuk funksionojne me, perkundrazi te penalizojne. Kur kerkojme ne google, pervec prezences se fjaleskyce ne faqe, ka rendesi edhe numuri i link qe vijne drejt asaj faqe nga faqet e tjera. Kesaj here nuk ka aq shume rendesi numuri i link por kualiteti i tyre. Psh ne qofte se www.shembull1.com eshte e linkuar nga www.msn.com dhe www.shembull2.com eshte e linkuar nga www.tutorialeshqip.com kjo nuk do te thote se kane te njejten ranking ne google, wwwshembull1.com do jete shume here me lart pasi linkimi nga www.msn.com ka shume vlere, eshte shume kualitativ.
Pra linket qe vijne nga jashte nuk kontribuojne njesoj ne ranking te faqes por kjo varet nga kualiteti i link qe vjen. Ky eshte dhe algoritmi i famshem PageRank.

Persa i perket fjalevekyce ka rendesi edhe vendi ku ndodhen keto fjale. Pozicionet e mundshme jane domine, titulli, nentitull, apo tekst i thjeshte. Psh po kerkojme ne google “tutoriale shqip” faqja ku ndodhemi ka shume shanse te dali ne vendet e para pasi keto fjale ndodhen ne domine(www.tutorialeshqip.com), gjenden pothuajse ne te gjitha titujt e artikujve dhe jane te perseritura shpesh here si tekst i thjeshte brenda artikujve. Ndersa nje faqe tjeter qe ka nje artikull qe flet per tutoriale ne gjuhen shqipe te bera nga nje mesues eshte me pak e predispozuar te dali lart ne ranking.

Sot motorat e kerkimit jane bere “inteleigjente”, dine te penalizojne faqet te cilat per ta jane spam. Keto jane faqe qe perserisin ne menyre te rregullt fjalekyce, apo qe kane shume linke brenda nje faqe te vetme (flitet 100 linke numuri maksimal).

Kjo eshte pak a shume evolucioni qe kane pesuar motoret e kerkimit deri me ditet e sotme. Eshte shume veshtire te flasesh me sakte per algoritmin e ranking qe eprdorin pasi eshte sekret dhe shume pak veta e njofin. Te gjitha jane konstatime qe jane bere nga eksperienca e personave kompetente. “Lufta” spammers-motorat e kerkimit vazhdon edhe tani keshtuqe evolimi i tyre vazhdon duke patur tendence te perfeksionohen akoma me shume.