“Big Brother” rikthehet per te sjelle nepermjet ekranit, aventurat e banoreve te rinj te shtepise se tij, ne shtepite e shqiptareve, kudo qe ndodhen.


Nga e shtuna, pjesemarresit e ketij edicioni te trete, do te nisin lojen ne bashkejetesen e vezhguar 24 ore ne 24 nga telekamerat.

Loja, qe do t’i mundesoje fituesit cmimin prej 10 milione lekesh te reja. Kete vit aplikuesit per te marre pjese ne “Big Brother” kane qene mbi 7 mije persona.

Ndryshe nga vitet e tjera kerkesat jane bere nepermjet internetit, cka i ka mundesuar stafit perzgjedhes te komunikojne me kandidatet shqiptare jo vetem ne vendin tone, por edhe ne Europe e Amerike.

Producenti dhe autori i ketij programi Rezart Aga, ka siguruar per karakteret e vecanta te konkurrenteve, por edhe per surprizat e shumta, qe do te shoqerojne te gjithe lojen.

Per me shume rrefen Arbana Osmani, prezantuese e nates se spektaklit.

“‘Big Brother’ edhe kete here do te kete njerez te zakonshem te cilet do te percjellin edhe njehere realitetin shqiptar. ‘Big Brother’ do t’i vere ne prova te veshtira dite pas dite. ‘Big Brother’ kete vit eshte nje befasi e madhe per te gjithe ne”, eshte shprehur Osmani.

“Big Brother” do te shfaqet ne ekranin e TCH me nje permbledhje ditore, nga e hena ne te premte, ora 18:05, per te kaluar te shtunen ne 17:40.

E shtuna do te permbaje edhe mbremjen e spektaklit, qe do te nise ne 20:45.

Nga 31 janari do te nise “Fans Club”, programi i drejtuar nga Eno Popi, qe do te mbledhe bashke per te diskutuar fansat e Big Brotherit, personazhet e tij dhe te gjithe gazetaret, qe do te shkruajne per kete format televiziv.

Per ata, qe deshirojne te mos humbin asnje moment te jetes se konkurrenteve, “Digitalb” do te transmetoje aventuren per 24 ore, nga minuti i pare deri ne te fundit brenda shtepise.

Java e pare do te jete falas per te gjithe ata, qe jane te pajisur me nje dekoder “Digitalb” edhe nese nuk e kane abonimin.

Nga 31 janari, i gjithe programi do te mund te ndiqet duke paguar vetem 800 leke, nepermjet kartes “Gold”.

C’do te ndodhe me jetet e banoreve te nje shtepie, qe nuk njihen me njeri-tjetrin?

Cfare taktikash do te ndjekin per te fituar cmimin e madh?

Mjafton shtypja e tastit te telekomandes dhe per gjtihcka tjeter do te mendoje syri vezhgues i “Big Brother”!







Burimi:Top-Channel