Maria do Socorro Gomes, braziliania e prekur nga semundja e nanizmit, ka nxjerre ne drite vogelushin Abner, i gjate me shume se gjysma e trupit te mamase se tij.


Lindja e djalit u jep fund vuajtjeve qe ka kaluar gruaja 79 centimetershe gjate shtatezanise. Ajo peshon vetem 26 kg dhe ka nje trup shume te brishte, cka e ka detyruar t’u nenshtrohet here pas here kontrolleve mjekesore dhe te qendroje ne shtrat pothuajse per 9 muajt e shtatezanise.

Ne momentin e lindjes, Abner peshonte 2 kg e 375 gr dhe ishte i gjate 46 cm. Lindja kaloi pa probleme dhe 37 vjecarja eshte ne gjendje te mire shendetesore. Nuk dihet ende nese Abner do trashegoje defektin gjenetik te se emes.