Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama deklaroi tw premten se ėshtė gati tė ulet nė njė tryezė politike nėse e thėrret presidenti Topi pėr tė shmangur krizėn politike nė vend. Por, ai nėnvizoi se nuk ka asnjė dialog pa njė marrėveshje tė negociuar pėr hetimin e zgjedhjeve.
Rama, duke ndarė tė njėjtin qėndrim me rezolutėn e miratuar dje nga Asambleja Parlamentare e KE-sė nė Strasburg, pranoi se bojkoti i opozitės nuk ėshtė diēka e mirė pėr krizėn nė tė cilėn ndodhet vendi. Nga selia rozė ai akuzoi kundėrshtarin politik, Sali Berisha si pėrgjegjės, dhe si i vetmi njeri qė ka nė dorė fundin e kėtij bojkoti.

“Shqipėria ėshtė nė krizė dhe sot nuk e themi vetėm ne por dhe ndėrkombėtarėt nėpėrmjet zėrit tė KE. Kriza politike ėshtė e thellė dhe po thellohet pėrditė. Dhe po paralizon jetėn e vendit. Ėshtė njė krizė e shtrirė nė shtetin shqiptar, nė ekonomi, nė demokracinė e vendit tonė”, tha Rama.

Kryetari socialist pėrsėriti mė shumė se dy herė faktin se bojkoti ėshtė e vetmja rrugė pėr ti dhėnė mundėsi legjitimitetin parlamentit duke hetuar zgjedhjet e 28 qershorit.