Receta Gatimi

Zemra dhe heshtja kur vret!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18

    Zemra dhe heshtja kur vret!

    Aty mbushje, aty zbrazje. Nuk mbushet gjė duke u zbrazur. Kur zemra zbrazė ē’ka nė tė, sado tė mbushet, s’mbush gjė. Shembulli i thesit tė grisur. Aq mė tė gjera vrimat, aq mė me rrėmbim bėhet shkapėrderdhja. Zemėr e grisur; shkapėrderdh ēka nė tė, e shpėrqendruar. Jo e bindur, jo e qėndrueshme.



    Ndalon, pyet, ē’ndodhi, me syrin kur loton, kalon pak kohė, thahet! Kur falesh, ndalesh, e tė ikė mendja, atje-kėtu diēka tė shtyn e tė pengon, e tė mundon; trullosesh, nevrikosesh, por mė shpesh ulesh, sikur vajton me zemėr tė plogėshtuar; gjendje kome. Ē’ke, ēdo herė kur thirresh me fjalė tė bukura, e me kėshilla tė dobishme, e ndonjėherė me qortim, pėrgjigjesh, tė lėvizin ndjenjat, tė zgjohet zemra, ndihesh mė i gjallė, tė loton syri. E, ē’ke, kur pritet fryti, futesh nė kujtime, diēka tė heshttė!



    Jo, loti kur thahet! Kur zemra zbrazet. Kur bindja lėkundet. Kur shpresa dobėsohet. Po, sepse zemra prehet, kur qetėsohet, nuk lėkundet, kur me besim mbushet, e kur diēka bėn tė zbrazė diēka, po qe e mirė, e ruan, po qe e keqe, e gjuan.
    Hidhėrimi, shprehje e pakėnaqėsisė. Kur duart lidhen. E gjuha nuk zgjidhė. Fjala e drejtė, fryt i tė menduarit tė ndėrgjegjshėm. Por, kur fjala e drejtė nuk nxit veēse zhurmė, bėrtitmė, nuk ėshtė fjalė qė nxit vepėr, por vajtim e ngushėllim. Po, tė bėrtitet, tė bėhet zhurmė, tė lėkunden shpirtrat e drejtė, por kur pena e gjuha thjesht mbettė ngjyrė e zė, shndėrrohet nė heshtje qė vret.
    Humbet forca e tė menduarit tė thukėt, kur mendjen e pushton llahtaria e padrejtėsive. Syri mjegullohet nga loti kur ēnjerėzish sheh, e nga rėnkimet e zemrės sė pafajshme, veshi trumbetohet. Jo mė, edhe trupi nuk ėshtė mė shtatdrejtė, kėrruset i paaftė tė lėvizė, gishtėrinjtė bėhen grusht, por fund kanė shtrirjen.





  2. #2
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Aty mbushje, aty zbrazje. Nuk mbushet gjė duke u zbrazur. Kur zemra zbrazė ē’ka nė tė, sado tė mbushet, s’mbush gjė. Shembulli i thesit tė grisur. Aq mė tė gjera vrimat, aq mė me rrėmbim bėhet shkapėrderdhja. Zemėr e grisur; shkapėrderdh ēka nė tė, e shpėrqendruar. Jo e bindur, jo e qėndrueshme.

    SA E BUKUR!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Foto me Zemra
    Nga Enkelejda_24 nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 28-07-2013, 10:33 PM
  2. Zemra
    Nga erinda nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-08-2012, 10:39 PM
  3. Zemra e thyer!
    Nga Erinaa nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-02-2012, 10:10 PM
  4. Kur zemra dridhet ....?
    Nga Enkelejda_24 nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-11-2009, 07:37 AM