Njėsia evropiane e Toyotas ka publikuar listėn e modeleve evropiane tė cilat do tė duhet tė tėrhiqen nė mėnyrė qė t’u zgjidhet problemi me shtresėn “ngjitėse” tė pedales sė gazit.

Tėrheqja e pėrgjithshme ka bėj me pėrafėrsisht 1.8 milionė automjete, e nė tė pėrfshihen, si edhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, tetė modele tė ndryshme: Auris, Avensis, Aygo, Corolla, iQ, RAV4, Verso e Yaris.
Pėr dallim nga SHBA-tė, ku Toyota ėshtė dashur tė ndalon prodhimin e modeleve problematike, nė Evropė kjo nuk do tė ndodhė domosdoshmėrisht kur merret parasysh se japonezėt tanimė kanė filluar tė integrojnė komponentėt zėvendėsuese nė fabrikat e tyre evropiane.
Ėshtė interesante tė pėrmendet se pėr pedalen problematike tė gazit Toyota ka fajėsuar furnizuesin amerikan, kompaninė CTS Corp., mirėpo dy modele nga lista evropiane, Corolla e RAV4, nuk prodhohen fare nė SHBA apo Evropė, por nė Japoni, pėr tė cilėn gjė mediet e caktuara spekulojnė se problemi nuk ėshtė tek kualiteti, por tek vet dizajni.
Tani pėr tani nuk dihet nėse kjo tėrheqje do tė pėrfshijė edhe modele tjera nga Toyota.