Nė mbledhjen e Qeverisė, tė hėnėn, kryeministri Sali Berisha ka folur pėr procesin e liberalizimit tė vizave, nga ku ka theksuar se lėvizja e lirė e qytetarėve shqiptar nė BE pa viza, ėshtė njė detyrė prioritare pėr tė gjitha ministritė.
Nė mbledhjen e Komitetit Ndėrministror kundėr Krimit, kreu i qeverisė u shpreh, pėr masat qė do tė ndėrmerren pėr kėtė proces, duke nėnvizuar kėtu miratimin e ligjit pėr skafet si dhe pėr procesin e pajisjen e shtetasve me pasaporta.

“Pėr pasaportat e vjetra ėshtė pėrcaktuar viti 2011 si viti i fundit i pėrdorimit tė kėtyre pasaportave. Pėr tė gjithė ata qė aplikojnė pėr pasaportat e reja, iu zhvleftėsohet pasaporta ekzistuese”, u shpreh Berisha. Ai theksoi mė tej se janė plotėsuar kėrkesat pėr udhėrrėfyesin e vizave.

Gjithashtu, Berisha tha se ka njė bashkėpunim tė shkėlqyer midis policisė dhe Shėrbimit Informativ Shtetėror kundėr krimit. Pėr procesin e vizave, pritet tė vijnė nga BE-ja ekspert, qė sipas kryeministrit do tė shohin nga afėr progresin e arritur nė pėrmbushje tė kushteve pėr kėtė liberalizim.