--------------------------------------------------------------------------------

Klasifikim i veēantė i revistės angleze “Focus” nė bazė tė statistikave mbi konsumin, krimin, shėndetėsinė. Nė hartė spikasin edhe Islanda dhe Amerika

Kur bėhet fjalė pėr tė bėrė mėkate, kampionėt e botės janė australianėt. Tė paktėn kjo ėshtė ajo qė ka dalė nga njė klasifikim shumė i diskutuar, i hartuar nga njė revistė britanike. Ajo ka analizuar shtatė veset mė tė mėdha nė 35 vende tė botės. Australianėt janė vendosur nė vendin e parė nė klasifikimin e pėrgjithshėm. Italia nuk hyn nė dhjetėshe dhe renditet nė vendin e 21. Italianėt shquhen pėr koprracinė, duke u klasifikuar tė pestėt nė botė dhe pėr dembelizmin (vendi i dhjetė). Harta globale e veseve, qė do tė shfaqet nė numrin e shkurtit tė revistė shkencore tė BBC-sė, “Fokus”, u arrit falė analizimit tė disa statistikave zyrtare tė lidhura me sjelljet e qytetarėve. Kėshtu, kėrkuesit kanė ekzaminuar nivelin e krimit, dhunės dhe kanė analizuar tė dhėnat mbi agresionin, pėrdhunimet dhe vrasjet pėr ēdo njė mijė banorė. Nėse pėr krenarinė ėshtė marrė nė konsideratė edhe numri i ndėrhyrjeve tė kirurgjisė plastike pėr person, pėr nepsin ėshtė llogaritur shpenzimi pėr person gjatė njė viti nė ushqimet e pasura me kalori (si pėr shembull hamburgerėt). “Epshi” ėshtė llogaritur nė bazė tė asaj qė shpenzohet nga ēdo person pėr pornon, ndėrsa njė tregues i
dembelizmit ėshtė edhe numri i ditėve tė pushimit nė dispozicion tė punėtorėve, nė ēdo njė prej 35 vendeve tė analizuara. Nė fund dy mėkatet e tjera, zilia (kėtu janė analizuar tė dhėnat pėr krimet nė vjedhjen dhe rrėmbimin e makinave, duke qenė se mėkati nė fjalė tė bėn tė dėshirosh tė mirat e tė tjerėve)dhe koprracia (ajo e njė kombi llogaritet tė bazė tė asaj se sa persona jetojnė me njė pagė inferiore rreth 50 pėr qind nė krahasim me vlerėn mesatare: nėse ky numėr ėshtė i lartė, thuhet “shumė jetojnė nė varfėri nė kurriz tė tė pasurve). Pėr ēdo mėkat, ėshtė vėnė njė sistem me dhjetė pikė qė vinte duke zbritur nė bazė tė renditjes sė tyre nė klasifikim. Duke nisur nga kėto llogari qė janė kritikuar nga eksponentė politikė dhe studiues australianė ėshtė arritur tė stilohet “top-ten” i mėkateve nė pėrgjithėsi. Nė nivelin e klasifikimit tė pėrgjithshėm, pas australianėve (tė parėt me 46 pikė), janė amerikanėt, kanadezėt, finlandezėt, spanjollėt, britanikėt, japonezėt, koreanojugorėt, ndėrsa meksikanėt dhe afrikanojugorėt kanė tė njėjtat pikė 12. Por janė rekordet individuale, pėr lloje tė caktuara vesesh qė rezervuan surpriza dhe konfirmime, tė paktėn sipas perceptimeve tė imagjinatės kolektive. Personat mė tė etur pėr seks nė botė janė koreanojugorėt, ndėrsa mė llupėsit duket se janė meksikanėt. Qytetarėt e Afrikės sė Jugut janė kampionė pėr sa i pėrket zemėrimit. E nėse amerikanėt janė absolutisht mė nepsqarėt, islandezėt mbajnė vendet e para pėr dembelizmin dhe krenarinė. Vendi i fundit nė klasifikim ėshtė Tajvani, qė duket se ka mė pak vese. Ai renditet i teti vetėm nė klasifikimin pėr sa i pėrket epshit. Revista, duke u nisur nga teza sipas tė cilės natyra e ka programuar njeriun pėr tė qenė mėkatar, analizon trurin dhe lidhjen e tij me veset, qė ėshtė pėrgjegjės pėr veprimet tona nė momente tė caktuara. Por ka nga ata qė mendojnė se kjo hartė ėshtė shumė pak e besueshme: “Rezultatet dhe kriteret e pėrdorura pėr tė stiluar kėtė klasifikim janė tė diskutueshme”, ka thėnė Chilla Bulbeck. Nga ana tjetėr ka reaguar edhe zėdhėnėsi i Kryeministrit australian, qė duket se nuk e ka vlerėsuar aspak medalja e artė si vend mėkatar.
Vendet ku gratė kujdesen mė shumė

Kush janė mė mendjemėdhatė nė tė gjithė Europėn? Nė cilin vend tė kontinentit plak gratė lyhen mė shumė, shpenzojnė mė shumė pėr t‘u dukur tė bukura e tėrheqėse dhe pėrdorin parfumin pa kufij? Nė klasifikimin europian tė bėrė nė katėr shtete duhen bėrė disa dallime: kėshtu, nė vend tė parė pozicionohen anglezet, por vetėm pėr sa i pėrket trukut. Ndėrsa nė sektorin tjetėr, akoma mė elegant, atė tė parfumeve, renditen gratė spanjolle. Sipas njė kėrkimi gratė britanike kanė shpenzuar pėr make-up nė vitin e fundit njė mesatare prej 55 eurosh pėr person kundėr 48 tė francezeve. Po sipas studimit, Britania e Madhe ka shpenzuar njė shifėr rreth njė miliard e gjysmė euro nė vit pėr produkte kozmetike, ndėrsa nė Francė dhe Gjermani shpenzimi rrotullohet rreth shifrave 1 miliard e 200 milionė euro. Spanja renditet e fundit, me vetėm 600 milionė euro. Por, megjithėse anglezet harxhojnė mė shumė pėr trukun, spanjollet dhe spanjollėt kanė investuar rreth 42 euro pėr person nė parfume, ujė, kolonjė dhe after-shave rreth 8 euro mė shumė se francezėt dhe francezet. Me sa duket, parfumi ėshtė njė nga armėt mė tė forta pėr tė bėrė pėr vete shokun ose shoqen nė Spanjė. Nė fakt, sipas kėtij kėrkimi, gratė spanjolle (rreth 96 pėr qind) pėrdorin parfumin dhe njė ndėr tri hedh parfum mė shumė se njė herė nė ditė. Franca, qė gjithmonė ėshtė konsideruar si "atdheu" i kozmetikės, mban vendin e parė pėr sa u pėrket shpenzimeve tė pėrgjithshme tė kėtij sektori, jo vetėm pėr produktet e lyerjes, por edhe pėr kremrat, prodhime alkoolike dhe pėr higjienėn, e ndjekur nga Britania e Madhe e nga Gjermania. Franca ėshtė nė vendin e parė edhe pėr hedhjen nė treg tė produkteve tė reja. Kėshtu, mes gushtit tė vitit 2008 dhe 2009 janė hedhur nė treg plot 3057 produkte tė reja, thuajse dyfishi nė krahasim me Gjermaninė. Nė vend tė parė, pėr shpenzimet e pėrgjithshme pėr produktet kozmetike pėr person, sipas klasifikimit tė bėrė renditet Zvicra, me 214 euro pėr person, ndėrsa nė vend tė fundit, Portugalia, me 104. Mesatarja ėshtė 146 euro, ndėrsa Italia shpenzon rreth 145 pėr person. Pėr make-up italianėt shpenzojnė vetėm 19 euro pėr person, pėr kremrat e pėr lėkurėn rreth 37 euro dhe rreth 32 nė produktet e ndryshme pėr flokėt.