Mendimet mė ikin


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 16 prej 16
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    13

    Mendimet mė ikin

    Receta Gatimi

    Shtrihem tė bėj gjum por gjum nuk kam nė sy
    mendimet mė ikin larg n'pafundėsinė
    e kėsaj nate pambarim...
    pėr ēudi ato ndalojnė aty gjithnjė
    nė tė njetin vend!
    t'njetat dhimbje gėrmojnė vazhdimisht
    mendimet m' ikin larg diku n' Arbėri
    dhe ndalojnė tek varri i sime bijė...
    largojnė dheun mbi varr,
    duan me tė hjekin ca malle,
    llehtas e pėrqafojnė,
    duan nga gjumi ta zgjojnė,
    por kot!,
    trupin e ka shumė tė ftohtė,
    e marrin e shtrėngojnė mendimet e mija
    e puthin nė sy, ballė e gojė,
    mundohen qė zemra e saj tė frymoj,
    ngrihem nė kembė unė
    e mbushur trishtim,
    hap' dritaren e numėroj yjet ktė natė,
    mundohem t'i qetesoj mendimet e mija,
    lutem qė t'mė kthehen nga Arberia...
    sėrish kthehem nė shtratin tim,
    mundohem ta kaloj kėtė natė pa mbarim,
    lotėt mė shkojnė sikur njė krua,
    pse o Zot s'mė more edhe mua!?!






  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    13
    Nė natėn e ėndėrrave tė mija,
    tė gjata qė s'kan mbarim
    ti me vjen ngadal si pranvera
    futesh nė ėndėrra pambarim!
    bashkė ne e shetisim botėn
    ngritemi ne kaltersinė qiellore
    asgje s'na ndalon qe te bredhim
    edhe ne djell e hėnė tė zbresim
    ta kepusim nga nje yll polar...
    dhe me yll te zbresim mbi male
    e ti themi botes mbarė
    se nene e bijė po ēmallen!
    kur dita e mbulon naten
    e enderrat mė marin fund
    une ngrihem nga shtrati
    kerkoj...kerkoj por s'te gjej askund
    e tėrė dita me shkon nė kėrkim
    e kerkoi yllin tim
    qe njė natė mė parė
    e pata nė pėrqafim.

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    13
    Une dhe shiu


    Natyrė ti e ēmendur natyrė,
    Ē'janė kėta lotė qė derdhė ti sot
    rrebesh shiu papushim
    kend do e marrėsh sot n'pėrqafim.

    Pse nuk ke aspak mėshirė
    i zgjedh njerzit mė tė mirė
    nga kjo jetė ata i ndanė
    thell nė dheun tėnd i mban!

    Nga dritarja tė vėshtroj
    pse s'mė len vet tė vajtoj
    bjerti shi bashkė me mua
    qė lotė mė shkojnė si krua.



  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    13
    NATE PA GJUME


    Si engjull tė mrekullueshėm
    tė mbajta fooort nė gjirin tim,
    tė mbajta aq shtrengueshėm,
    nuk tė lėshoja deri nė agim.

    Fjija kinse por gjum nuk bėja
    ty duke t' ledhatuar,
    kenaqesha e u shkrija e tėra,
    m'dukej se bota kishte ndryshuar.

    Ndjeja ngrohtėsi shpirterore
    thellė nė shpirtin tim
    nga ti oj mrekulli hyjnore
    isha mbushė kėnaqesi e gėzim.

    Kur dita si rendom po agonte
    shikova, ty s'tė gjeta pran!
    a ka njeri tė mė kuptonte
    sa t' vrarė tani shpirtin e kam?!






  5. #5
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    13
    TE KERKOJ!!!


    Te kerkoj mbi re,
    ne pikat e vogla te shiut,
    ne rrezet e para te diellit
    ne mbremje kur hena del.

    Te kerkoj ne largesi,
    neper kopshte me lule,
    ne livadhet e gjelberuara,
    ne liqene ku uji freskon.

    Te kerkoj ne dimer,
    ateher kur bjen debor,
    ne fjollat e lehta te bores,
    e ku tjeter te kerkoj?!






  6. #6
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    13
    TĖ PRITA


    Gjat tė prita mbremė,
    thash se do vije t'mė therrisje oj nene,
    kur nata me ditėn po e ndanin kohėn,
    erdhi diē e butė dhe mė ledhatoi doren...
    u shtanga e tėra sikur reflektoi njė dritė
    ku je bija ime sa gjat tė kam pritė!?

    Oh moj nėna ime sa gjat kam udhtuar,
    vetėm qė tė vij ty met'ngushėlluar,
    sa shumė mė kėrkon ti moj nėna ime...
    nuk ndjehem e qetė dotnė prehjen time?!

    Tė pata nė shtrat aty afėr meje,
    ta lėmova flokun, tė putha nė ballė,faqe e sy,
    dorėn ta shtrengova fort sikur dikur,
    se ashtu veproja kur tė veja nė gjum,
    kur si rėndom mengjesi agoi...
    u ngrita e tera trishtime...
    nė djersė isha larė
    nga nata plot kujtime .






  7. #7
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    13


    Do tė vij...



    Shtigjeve tė kalterta dhe stineve tė ngaterruara nga pritja...

    Nė krahet e zogjeve tė hekurt qe qokasin qiellin tim me sqepe qortimesh...



    Do te vij...



    Nė deget e thyera tė nates dhe agun e brisht tė premtimeve...

    Nė puhinė e veres qe perkindė etjet, ne horizontin e skuqur tė shpresave...



    DO tė vij...



    Nė diellin e buzve tua,nė gershetat e varur tė merzisė...

    Nė sytė e tu ,nė qiellin e thyer tė magjive...



    Do te vij...



    Nė nje stinė tė pa emer ,trendafileve tė brishta tė etjeve...

    Kalldremeve tė ngurta tė pikellimit...



    Do tė vij...

  8. #8
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    13
    Qyteti, mbrėmja, unė dhe ti.


    Tė bukur, tė lumtur, tė lodhur, tė zhveshur..,
    qyteti, mbrėmja, unė edhe ti.
    Aroma e pėrzierė e flokėve,
    ngjyra e syve tė tu, reflektuar nė sytė e mi.

    E kujt ėshtė kjo zemėr qė kaq shumė rreh
    mė fort se frymėmarrja dhe zėrat tanė?
    Ėshtė e jotja, e qytetit a e mbrėmjes,
    apo ndoshta e imja me tingull kėmbane?

    Nuk e di ende ku mbrėmja mbaron
    dhe ku fillon qyteti me zemrėn e tij.
    Nuk dalloj nė jam unė kur mė pėrqafon.
    a je ti qė pushon brenda syve tė mi…





  9. #9
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    13
    Unė dhe Ti…

    Sa larg! Ndoshta gjithmonė mes nesh ka qene kjo largėsi
    dhe ndoshta fare kot na dehu ideja e marrė
    se ishim prane te dy.

    Jam larg! Nė ndjenja e mendime as unė nuk di se ku.
    Ndoshta dhe fare pranė kur ty tė kam qėndruar
    s’kam qenė aspak kėtu.

    E ku ėshtė pikėthyerja? Nė cilat labirinte ngeci ndonjė vėshtrim?
    Mes gjithe fjaleve te embla, mes tingujsh, peshperitjesh
    Nje thirrje a takim?









  10. #10
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    13
    Ndryshe
    Ndryshe, sot gjithshka eshte ndryshe..,
    Alternuar neper jeten drite e terr,
    Tjeter eshte shikimi edhe puthja.
    Tjeter, nje mendim qe rrugen merr.

    Ndryshe…! Ti ke hyre ne zemren time.
    Nuk e di se si, nga c’porte valle
    Dhe cdo mates, busull humb kuptimin,
    Si ta dija qe do ndjeja kaq shume mall!

    Ndryshe vjen mengjesi, perkedheles,
    Tingujt ndryshe rendin si ujvare...
    E gjithe jeta si cdo dite merr rrjedhen,
    Por … asgje nuk eshte si me pare…





  11. #11
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    13
    Trokit !!....



    E ndjen se jemi larguar?

    Nuk vjen mė nė orėt qė vije!

    Por vargjet pak mė tė rralluar

    Zemrės i veshin dritė-hije ..!



    Ti jo nuk e di se si unė

    Nė ēdo ēast veē ty tė kėrkoj.

    E ndjej kur ti je nė furtunė,

    Trishtimin me ty pėrjetoj…



    Mė thuaj nėse si mė parė

    E ndjen se ē’mendoj unė tani!

    Dėrgomė njė tingull, njė fjalė

    Trokit dhe kur unė heshtur rri…!











  12. #12
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    13
    Kur nuk te takova…



    Une nuk isha, ndersa ti derdhje lot,
    Dhe lotet e qiellit binin mbi ty.
    Shpirti me thyhej, sa shume s’e them dot,
    Ne naten qe shtrihej ngadale mbi te dy.

    Mungova, isha atje ku nuk doja.
    Trishtuar, me duhej te recitoja gezim…
    Nuk shihja as yje, as henen kundroja,
    Teksa doja te rendja ku ish shpirtin tim.

    Me mire, ndoshta, qe me lot nuk te pashe,
    Me mire qe dhe ti me lot s’me pe mua.
    Ne enderr me dhimbte, me vriste, pa fjale
    Ajo largesi nga zemra qe dua.

    Ne diten qe erdhi, nje diell me shihte
    Trishtueshem, sikur te me thoshte me fal,
    Qe s’u be aq i nxehte, sa te tera t’i shkrinte
    Malet dhe rruget qe neve na ndane…













  13. #13
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    24
    shum te bukura .!!! me pelqejne

  14. #14
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25
    Shume te bukura dhe domethenese,faleminderit Enkelejda_24

  15. #15
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e Donnaa
    Anėtarėsimi
    Oct 2009
    Postime
    470
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Me pelqyen shumm

    Faleminderit

  16. #16
    i/e rregjistruar 20% Maska e arditu
    Anėtarėsimi
    Jan 2010
    Postime
    134
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    10
    te shkelqyera

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Hello!! Tė bashkojmė mendimet & idet!
    Nga Alb-Angel nė forum Vėrejtje, Kėshilla, Pyetje Stafit
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 01-02-2014, 03:00 PM
  2. Larja e duarve liron nga mendimet negative
    Nga gjendar nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-03-2013, 11:50 PM
  3. Gjestet, ndjenjat dhe mendimet e meshkujve
    Nga labja nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 06-03-2012, 07:51 PM
  4. Mendimet negative tė sėmurin
    Nga Kliton nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 29-10-2009, 05:26 PM
  5. Truri nuk ka mė sekrete, ja kodi qė lexon mendimet
    Nga Negativ nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2009, 11:28 AM