Siē duket 1955-a ishte njė vit i rėndėsishėm pėr fushėn e teknologjisė, pėrderisa pikėrisht nė kėtė vit lindėn dy nga personalitetet mė tė mėdha tė saj, tė cilėt, fare rastėsisht, u pagėzuan me tė njėjtin emėr. Stiv Xhobs dhe Stiv Bozhnjak, duke themeluar "Apple Computer Corporation" realizuan njė revolucion tė vėrtetė nė fushėn e kompjuterave personalė, me krijimin e tė parėve kompjutera "Apple" dhe nė vazhdim, tė tė "tmerrshmit" Mac. Ata ishin tė parėt qė arritėn ta bėnin kėtė teknologji tė re jo vetėm tė pranueshme por edhe shumė tė kėrkuar nė treg e sidomos nga biznese tė ndryshme. Por nga ana tjetėr ėshtė mėse i qenėsishėm fakti se pėr tė arritur deri nė kėtė stad nuk kishte qenė e lehtė; historia e jetės sė tyre pėrbėn njė skenar "best seller" i aftė pėr t'u mishėruar nė njė film kinematografik. Nė marrėdhėnien e tyre mund tė gjesh zbatimin e plotė tė rregullit fizik se tė kundėrtat tėrhiqen...
Bozhnjakun qė nė moshė shumė tė vogėl e vetmja gjė qė e interesonte dhe qė mbushte jetėn e tij ishte krijimi i mekanizmave dhe aparaturave elek-tronike tė llojeve tė ndryshme. Gati tė gjithė ditėn e kalonte nė shoqėrinė e veglave dhe qarqeve elektronike.E vetmja gjė qė e preokuponte ishte krijimi dhe zhvillimi i teknologjive tė reja.
Nga ana tjetėr, Xhobs dallohej pėr dhunti tė mahnitshme nė fushėn e marketingut dhe menaxhimit. Gjithashtu, aftėsia fantastike e komunikimit qė gėzonte Xhobs, "dashuria" e tij e fuqishme pėr marketingun, sė bashku me gjenialitetin dhe aftėsitė e mrekullueshme tė Bozhnjakut, e udhėhoqėn Koorporatėn Apple nė krye dhe qė tė dy djemtė, megjithėse nuk kishin mbushur ende tė 30-at, u pėrfshinė nė listėn e milionerėve. Por ndėrsa ndodhej nė majė tė karrierės dhe tė lavdisė sė tij, Xhobs, i detyruar nga bashkaksionistėt e tjerė tė "Apple", nė njė moment gjendet pa rrugėdalje dhe si rrjedhim largohet nga koorporata dhe vazhdon individualisht tė merret (dhe njėkohėsisht tė rreziko-jė) me teknologji tė reja. Mė 1997-ėn, pesėmbėdhjetė vjet pas largimit tė tij tė detyruar, aksionerėt e "Apple" i kėrkojnė tė kthehet, me qėllim qė tė shpėtojė koorporatėn nga shkatėrrimi pėrfundimtar. Xhobs, duke parė se krijesa e tij rrezikonte tė zhdukej nga harta industriale, i lė pas tė gjitha mosmarrėveshjet dhe mėritė e kthehet menjėherė. Nė sajė tė tij, koorporata arrin tė kapėrcejė fazėn e shlyerjes sė borxheve nė tė cilat ishte zhytur dhe brenda tre vjetėve shndėrrohet pėrsėri nė njė firmė tė llogaritshme nė fushėn e kompjuterave
Ndėrsa Bozhnjak nga ana e tij, zgjodhi njė rrugė tjetėr, pėrderisa mė 1985 braktisi edhe ai Koorporatėn "Apple"; hoqi dorė nga pjesėmarrja nė ēdo lloj biznesi dhe nisi tė merrej me aktivitete bamirėsie.
Mė i njohur dhe i rėndėsishėm ėshtė fondacioni i ngritur prej tij, i cili ndihmon tė rinjtė, akoma edhe fėmijėt, qė dėshirojnė tė merren me informatikėn. Vetė ai, vazhdoi dhe do tė vazhdojė tė krijojė programe tė ndryshme duke u pėrpjekur qė t'a drejtojė teknologjinė nė forma dhe nivele tė reja. Por Bozhnjak vazhdon gjithnjė tė besojė se mėnyra me tė cilėn funksionojnė sot shoqėritė e ndryshme teklonogjike nuk i pėrshtatet atij.
Po kėshtu, ai beson se shoqėritė teknologjike do tė duhet tė kenė si qėllim bazė kėrkimin dhe krijimin e kushteve tė pėrshtatshme, me qėllim qė tė gjithė ata qė dėshirojnė, tė kenė mundėsi tė merren me kėrkimin dhe krijimin, pavarėsisht nga komercialiteti i produktit. Por kjo natyrisht, sipas Bozhnjak, nuk realizohet nė praktikė nga askush, duke e detyruar vetė atė tė qėndrojė nė anė (jashtė kėsaj "loje"), nė shoqėri me shpikjet dhe aktivitetet e tij humane.