Edicioni i parė special i Peugeot, RCZ, nė festivalin e 25 ndėrkombėtar tė automjeteve ėshtė shpallur si automjeti mė i bukur i vitit 2009. Juria e kėtij shpėrblimi ka qenė publiku, e pėr automjetin mė tė bukur tė vitit kanė vendosur 100.000 vozitės nga 62 shtete.


RCZ, i cili fillimisht ka qenė njė automjet koncept, ėshtė njė pėrmbledhje e emocioneve dhe njė fazė e re nė historinė e Peugeot.
Ky kupe 2+2 ka stil tė ekspozuar dhe energjik i cili qė prej paraqitjes sė tij ka nxitur interesim tė madh tė publikut. RCZ i ėshtė paraqitur publikut nė panairin e automjeteve nė Paris, ku Peugeot ka paralajmėruar shpėrndarjen e 200 automjeteve nė kuadėr tė edicionit special RCZ e tė cilat brenda 48 orėve janė rezervuar.




Shpėrblimin pėr automjetin mė tė bukur, tė cilin Peugeot e ka fituar katėr herė deri mė tani, pėr kėtė kompani e cila feston 200 vjetorin e themelimit ėshtė shumė i rėndėsishėm sepse parasheh njė tė ardhme tė ndritur, ėshtė thėnė nga ky prodhues francez.



RCZ ėshtė njė automjet modern, i cili prej fillimit tė muajit prill tė kėtij viti do tė shpėrndahet nė mbi tridhjetė shtete tė botės, ku do tė jetė njė ambasador i denjė pėr elegancėn dhe imazhin sportiv tė Peugeot.