Sipas lajmeve mė tė fundit qė po qarkullojnė nė internet thuhet se Google ėshtė duke punuar pėr tė sjellė njė vegėl pėrkthimi gati nė kohė reale, drejt e nė celularėt tuaj.

Fjalėt qė po qarkullojnė nė internet theksojnė se Google ėshtė duke punuar rreth njė teknologjie qė deri mė tani kemi parė nė filma fantastiko-shkencor si Star Trek, e cila ka si synim qė tė ofrojė pėrkthim me zė tė afėrt me kohėn reale.

Sipas njė raporti tė botuar nė The Times, Google ėshtė duke shpresuar qė tė adoptojė teknologjinė e njohjes sė zėrit tė cilėn veēse e ka zhvilluar pėr tė mundėsuar komanda me zė pėr shėrbimet e saja mobile pėrmes pėrkthimit tė kompjuterizuar tė gjuhės pėr tė mundėsuar qė pėrdoruesit tė flasin nė njė celularė duke pėrdorur gjuhėn e tyre natyrale, dhe pastaj zėrit i tyre tė njihet, tė pėrkthehet dhe tė “flitet” prapa pėrmes celularit duke pėrdorur njė zė tė gjeneruar nga makina.


Sipas kėsaj cope, softueri do tė duhej tė punojė ngjashėm sikurse njė pėrkthyes profesional njerėzor, duke analizuar zėrin nė fjalė tė veēanta apo nė grupe nė mėnyrė qė kuptimi i fjalėve individuale tė bėhet i qartė nga konteksti, kur pėrkthehet i tėrė kuptimit.

Sipas Franz Och, udhėheqėsit tė shėrbimeve tė pėrkthimit tė Google qė u intervistua nė artikull, njohjet e sakta tė zėrit mbesin njė problem i vėshtirė pėr shkak tė llojllojshmėrisė sė madhe tė zėrave tė njeriut dhe theksave, por pajisjet mobile mund tė ofrojnė njė kapėrcim drejt kėsaj teknologjie pėr shkak se sipas definimit ata janė shumė personal dhe si rrjedhojė e kėsaj teorikisht mund tė adoptojnė pėrdorues individual me kalimin e kohės dhe mund tė njohin zėrin dhe idiomat e tyre. Rritja e fuqisė pėrpunuese qė ofrohet nė celularė gjithashtu ndihmon: Google Nexus One ofrohet me njė prej procesorėve mė tė shpejtė mobil qė gjende nė treg, dhe me sasinė e fuqisė nė kėtė CPU dhe me memorien qė ofrohet nga celulari, kjo fuqi pėrpunuese vetėm do tė rritet.

Google nuk parasheh tė ketė diēka tė gatshme brenda njė periudhe afatshkurtėr, por Ochs spekuloi se brenda disa viteve pėrkthimi “zė-me-zė” mund tė punojė ashtu si duhet.