VIP-at qe 14 shkurti i gjen te ndare


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    VIP-at qe 14 shkurti i gjen te ndare

    Receta Gatimi



    Histori dashurie qė janė ndezur dhe shuar. Kanė nisur me zhurmė dhe kanė pėrfunduar po ashtu. Janė personazhe tė njohur qė kanė braktisur, por edhe janė braktisur nga tė dashurit e tyre. Dita e Shėn Valentinit nė vetmi do t’i kthejė disi nė kujtime, ndėrsa nuk do shkėmbejnė dhuarata, apo do tė bėjnė surpriza. Zbulojmė personazhet e njohur qė 14 Shkurti i gjen “single”: Aida Shtino, Huejda El Saied, Mariza Ikonomi, Anjeza Branka, Genta Ismajli, Soni Malaj, Vesa Luma, Zana Krasniqi, Ronela Hajati, Kastro Zizo, Getoar Selimi, Oni Pustina:

    Aida Shtino vetėm pas 20 vite martesė me Albanon

    Prezantuesja e programit “Njerėz tė humbur” tashmė ėshtė vetėm, pasi vendosi t’i japė fund lidhjes 20-vjeēare me Albanon, babain e djalit tė saj. Gazetarja dhe prezantuesja e njohur e emisionit “Njerėz tė humbur” nė “Tv Klan”, kishte filluar qė kur ishte studente njohjen qė e ēoi nė martesė me Albanon, me profesion fotograf. Shtino ka gati tre muaj qė ka depozituar padinė nė Gjykatėn e Tiranės, por i ka dhėnė fund parimisht martesės sė saj disavjeēare. Ajo tashmė jeton vetėm me djalin e saj Brendon. Edhe pse ajo nuk ka dashur tė saktėsojė arsyet e divorcit, thuhet se kanė pasur kontradikta vėrtet tė mėdha, edhe pse bėhej fjalė pėr njė ndjenjė tė fortė, qė lindi kur ishte shumė e re.

    Hueyda El Saied i dha fund fejesės me Benjamin


    Hueyda El Saied ka shkruar nė profilin e saj nė facebook njė status gati ironik pėr 14 Shkurtin: “dua tė organizoj njė festė anti ditės sė Shėn Valentinit…”. Dhe ajo mesa duket nuk do e festojė. Hueyda, prezantuesja e njohur i ka dhėnė fund lidhjes sė saj, pėr tė rifilluar jetėn si beqare, nė moshėn 35-vjeēare. Kėshtu ka marrė fund historia e dashurisė e Hueydės me Benjamin, njė franko-australian, me tė cilin u njoh nė njė rreth miqėsor. Show girl, e cila sapo i ka dhėnė fund eksperiencės sė saj nė spektaklin “Njė kėngė pėr ty” nė Top Channel”, duket se do mendojė mė shumė pėr karrierėn tani, deri sa njė dashuri e re tė lindė nė jetėn e saj.

    Vesa Luma i tha “nuk tė dua mė” Genc Dobroshit


    Kėngėtarja Vesa Luma dhe i dashuri i saj Genc Dobroshi, vėllai i aktores Arta Dobroshi, kėtė 14 shkurt nuk do tė jenė bashkė. Ēifti qė ekspozoheshin shumė nė media kanė bėrė njė ndarje fare nė heshtje, pasi kėshtu kishte dėshiruar vetė kėngėtarja. Qė nga momenti i ndarjes, Vesa nuk ka dashur tė japė asnjė koment pėr jetėn private dhe arsyet e ndarjes. Ajo i ka cilėsuar deklarimet e saj nė media si njė keqpėrdorim tė sinqeritetit tė saj. Edhe pse mediat i dhanė shumė rėndėsi kėsaj ndarjeje, duke e bėrė temė diskutimi, pėr Vesėn nuk ka qenė mė ndonjė problem. Ajo i dha fund historisė qė kishte lindur nė punėn e saj si gazetare, ndėrsa vazhdon tė jetė imazh i njė pakete televizive.

    Zana Krasniqi njė 14 shkurt pa Lorikun


    Njė lidhje e imagjinuar pėr qėllime marketingu, kėshtu u komentua nga forumistėt dashuria e modeles Zana Krasniqi me futbollistin Lorik Cana. Njė histori dashurie qė zgjoi interesin dhe zilinė e tė gjithėve, dhe qė mbushi faqet rozė tė gazetave. Pėr fat tė keq zgjati shumė pak, ndėrsa komentet vazhdojnė. Disa thonė qė lidhja e tyre mė sė shumti ėshtė shfrytėzuar nga fotografi Fadil Berisha, i cili kishte bashkuar “Miss Univers Kosova” me futbollistin e famshėm. Derisa Cana vazhdon aventurėn me bukuroshe tė huaja, Zana ende nuk ka bėrė publike ndonjė lidhje.

    Genta Ismajli vetėm, pas tradhtisė sė Milotit


    Genta Ismajli ka menduar ta kalojė ndarjen me spektakėl. Ky “Shėn Valentin” pėr herė tė parė do e gjejė nė pistėn e vallėzimit, ndėrsa ajo po pėrgatitet pėr sfidėn “Vallzim me yjet”, qė nis transmetimin mė 18 shkurt nė “Vizion Plus”. Ndarja e kėngėtares me Milot Binakun, shkaktoi shumė zhurmė nė media, pasi ishin njė ēift i shumėpėrfolur. Genta Ismajli dhe Milot Binaku i dhanė fund bashkėjetesės pas disa vite jetese nė njė apartament. Ndarja e tyre thuhej se ėshtė bėrė shkak i tradhtisė qė Miloti i kishte bėrė Gentės. Deri mė tani, asnjėri nuk ėshtė prononcuar pėr median, nė lidhje me ndarjen.

    Anjeza Branka e la Nardin, tani e lirė


    Gjashtė muaj e mbajti tė fshehtė ndarjen nga babai i djalit tė saj. Kėngėtarja Anjeza Branka e pranoi publikisht se i kishte dhėnė fund me mirėkuptim bashkėjetesės trevjeēare me Nardin, verėn e kaluar. Kanė kaluar shumė muaj, por deri tani Anjeza nuk ka bėrė publike ndonjė lidhje tė re. Nė kėtė ndarje nuk bėhej fjalė pėr ndonjė ēėshtje tradhtie apo xhelozie nė mes. Kėngėtarja pohoi se nuk ndiente mė pėr tė, ndaj pėr tė do tė kishte qenė e kotė tė vazhdonte mė. Kėshtu historia mori fund dhe ky ėshtė “Shėn Valentini” i parė qė Anjeza do e kalojė pa Nardin, me tė cilin kaloi tre vite bashkėjetesė. Por nuk ėshtė krejtėsisht e lirė, pasi nga kjo bashkėjetesė ajo ka dhe njė djalė tė vogėl.

    Oni Pustina njė 14 shkurt nė Tiranė pa Anbetėn


    Pėr modelin e njohur Oni Pustina ky 14 shkurt mbase do tė mbahet mend, kur bėhet fjalė pėr njė histori dashurie shumė tė gjatė dhe tė konsoliduar me balerinėn Anbeta Toromani. Ka marrė fund dhe historie dashurie, qė dukej nga ato mė tė fortat. Ndėrkohė pas ndarjes nga balerina Anbeta Toromani ai ka vendosur tė lėrė pėr pak kohė dhe Italinė. Pustina, i cili pėr pak feston 40-vjetorin e lindjes nuk ka pranuar tė flasė deri tani pėr detajet e ndarjes nga balerina e njohur, me tė cilėn bashkėjetonte pėr katėr vitesh. Por natyrisht qė po e kalon kėtė ngjarje jo shumė lehtė. Vendimin pėr t’u ndarė nga Anbeta ai e kishte marrė direkt, pasi nė njė nga revistat italiane u publikuan disa foto paparaci, tė Anbetės me njė balerin italian. Tashmė Onit i mbetet tė gjejė njė tė dashur tė re.

    Kastro Zizo dhe Getoar Selimi, aventurierėt mbeten “single”


    Pothuaj tė njėjtin fat ka pėsuar kėngėtari Klevis Bega (Kastro Zizo) dhe reperi kosovar, Getoar Selimi. Tė dy kanė marrė njė “jo mė bashkė”, prej partnereve tė tyre, me tė cilat kishin kaluar disa vite. Kėshtu Kastro ėshtė pėrballur me njė padi nga bashkėshortja e tij Jola pėr divorc, ndėrsa Getoari ėshtė ndarė me Hanėn, gazetaren kosovare. Ndoshta 14 shkurtin do ta kalojnė vetėm apo me shoqėri. Gjithsesi nuk janė tė vetmit. Nė listėn e tė beqarėve pėr ditėn e tė dashuruave janė shumė artistė. Nuk mungojnė edhe kėngėtaret Soni Malaj, Mariza Ikonomi apo Ronela Hajati, tė cilat pasi i kanė hedhur pas lidhjet e tyre tė fundit, nuk kanė bėrė publike ndonjė njohje tė re.

    Largėsia ndan Getin nga Hana


    Kėto ditė po flitet pėr ndarje tė ndryshme mes personazheve tė spektaklit. Mes emrave qė i ka dhėnė fund lidhjes sė tij disavjeēare ėshtė edhe kėngėtari rep Getoar Selimi. Por arsyet e ndarjes deri mė tani askush nuk mund t’i bėjė tė ditura. Ndėrkohė qė Hana po vazhdon studimet nė Kroaci, vend ku punon familja e saj, edhe Geti nė anėn tjetėr po vazhdon aktivitetet e tij nėpėr koncerte dhe evenimente tė ndryshme. Geti me grupin e tij po pėrgatisin edhe albumin e ri. Si arsye e ndarjes sė tyre mund tė jetė largėsia mes njėri- tjetrit dhe anagazhimet e shumta, duke mos u dhėnė mundėsi takimi sa mė shpesh. E kontaktuar nga “Panorama plus”, Hana Shehu nuk jep mė shumė detaje mbi ndarjen por vetėm komentoi kėshtu: “Fjalėt qė po fliten se jemi ndarė janė tė vėrteta, por detajet le tė mbesin mes ne tė dyve….”.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Ketyre nuk jua qaj hallin un, sot jan single neser plural!

  3. #3
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    24
    keto e kan ne terezi .. ,,,

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Foto: Katėrnjakė tė ndarė nė dy ēifte binjakėsh
    Nga vaaldr1n nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-02-2013, 01:11 AM
  2. Shkurti - muaji mė i keq pėr gjumė
    Nga vaaldr1n nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-02-2013, 09:55 PM
  3. Valoni: Mirė qė ėshtė ndarė Seldi nga Domi
    Nga vaaldr1n nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2010, 07:36 PM
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-02-2010, 07:48 PM
  5. Vėllezėrit e ndarė nė lindje, kolegė tė punės
    Nga Erlindi nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-09-2009, 06:18 PM