20 Shkurti, dita e rrėzimit tė bustit tė diktatorit Enver Hoxha nė Tiranė, shpallet si “Dita e pėrkujtimit publik tė viktimave dhe tė krimeve tė shkaktuara nga ish regjimi komunist nė Shqipėri”.
Nė Komisionin parlamentar tė ligjeve, shumica ka miratuar projektligjin e pėrgatitur nga qeveria pėr simbolet e pėrkujtimit tė viktimave dhe tė krimeve tė komunizmit nė Shqipėri.

Ligji ka pėr qėllim pėrcaktimin e disa simboleve nė pėrkujtim tė viktimave. Me simbole ligji nėnkupton muze, obelisk apo monument, dhe gjithashtu datėn e pėrkujtimit publik tė viktimave.

Kėshilli i Ministrave nėpėrmjet ligjit angazhohet tė krijojė Muzeun Kombėtar tė viktimave dhe tė krimeve.

Diktatura komuniste nė Shqipėri shkaktoi me shumė krime dhe viktima sesa nė ēdo vend tjetėr tė ish bllokut komunist. Pas gati 20 vitesh pas rrėzimit tė kėtij sistemi diktature, Shqipėria ende ka shumė pak simbole nė pėrkujtim tė viktimave.

8 Dhjetori, data e fillimit tė lėvizjes studentore qė pėrmbysi diktaturėn u shpall si Dita e Rinisė, ndėrsa data 21 Maj njihet si Dita e pėrkujtimit tė revoltės nė burgun famėkeq tė Spaēit.

Shqipėria ėshtė njė ndėr vendet e pakta tė Evropės ish komuniste qė nuk ka ende njė muze nė pėrkujtim tė viktimave.