Receta Gatimi

Foto e dites :)


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 2 nga 34 FillimiFillimi 123456712 ... I funditI fundit
Rezultatet nga 21 deri tek 40 prej 664
  1. #21
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Foto e dites :)

    Kjo qenka c'qenka!

  2. #22
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Foto e dites :)

    NĖNA TEREZĖ PREJ KALKUTE

    Nėna Terezė * *

    “Me gjak jam shqiptare; me nėnshtetėsi, indiane. Pėrsa i pėrket besimit, jam murgeshė katolike. Sipas thirrjes, i pėrkas botės. Por zemra ime i pėrket plotėsisht Zemrės sė Krishtit". Nėnė Terezės, me shtat imcak, por me besim shkėmbor, tė patundur, iu besua misioni tė kumtonte dashurinė e etur tė Jezusit pėr njerėzimin, veēanėrisht pėr mė tė varfėrit ndėr tė varfėr. "Hyji vijon ta dojė botėn dhe na dėrgon ty e mua pėr t'u shprehur tė varfėrve dashurinė dhe mėshirėn e Tij". Nė shpirtin e saj, pėrplot me dritėn e Krishtit e me dashuri tė zjarrtė pėr Tė, kishte njė dėshirė tė vetme : "Tė shuante etjen e dashurisė sė Tij pėr shpirtrat njerėzore".

    Kjo lajmėtare e ndritur e dashurisė sė Zotit, lindi mė 26 gusht 1910 nė Shkup, qytet i vendosur nė udhėkryq tė historisė sė Ballkanit. Mė e vogla e pesė fėmijėve tė Nikollė dhe Drane Bojaxhiut, u pagėzua me emrin Gonxhe Anjeze, mori Kungimin e parė nė moshėn pesė vjeē e gjysėm e u krezmua nė nėntor tė vitit 1916.

    Qė ditėn e Kungimit tė parė, ndjeu nė zemėr njė dashuri tė thellė pėr shpirtrat njerėzore. Me vdekjen e papritur tė babait, nė sa Anjezja nuk i kishte mbushur endč 8 vjetėt, pėr familjen filluan vėshtirėsitė ekonomike. Dranja, grua burrneshė, i rriti fėmijėt plot dashuri, duke ndikuar shumė nė karakterin dhe rrugėn e jetės qė do tė zgjidhte e bija. Mė pas formimi fetar i Gonxhes u thellua nė famullinė Zemrės sė Krishtit, nėn drejtimin e jezuitėve, nė sa merrte pjesė gjallėrisht ndėr tė gjitha veprimtaritė.

    Nė moshėn 18 vjeēare, e shtyrė nga dėshira pėr t'u bėrė misionare, nė shtator tė vitit 1928, Gonxhja i tha lamtumirė shtėpisė atėrore, pėr tė hyrė nė Institutin e sė Lumes Zojė, qė njihej ndryshe me emrin "Motrat e Loretos", nė Irlandė. Atje mori emrin motėr Mari Tereza, pėr nder tė Shėn Terezės sė Krishtit Fėmijė. Nė dhjetor u nis pėr nė Indi. Nė Kalkutė arriti mė 6 Janar tė vitit 1929. Pasi bėri kushtet e pėrkohshme, nė maj tė vitit 1931, Motėr Tereza u dėrgua nė bashkėsinė e Loretos, nė Entali, ku dha mėsim nė shkollėn St.Mary pėr vajza. Mė 24 maj tė 1937-ės, motėr Tereza paraqiti kushtet e pėrjetshme duke u bėrė, siē tha ajo vetė: "Vashė e Jezusit" pėr "amshim". Qė nga ajo ditė e tutje u quajt Nėnė Tereza. Vazhdoi tė jepte mėsim nė St. Mary dhe mė 1944 u emėrua drejtoreshė e shkollės. Grua qė ia kishte kushtuar jetėn lutjes, qė i donte fort motrat dhe nxėnėset e saj, Nėnė Tereza jetoi e lumtur nė Loreto pėr njėzet vjet me radhė. E njohur pėr zemėrgjerėsi, bujari, guxim, aftėsi tė posaēme nė kryerjen e punėve mė tė rėnda dhe pėr talent tė natyrshėm organizativ, ajo e jetoi pėrkushtimin e saj ndaj Jezusit, ndėrmjet motrave, me besnikėri dhe gėzim.

    Mė 10 dhjetor tė 1946-ės, gjatė udhėtimit me tren nga Kalkuta nė Darjeeling, pėr ushtrimet shpirtėrore vjetore, Nėnė Tereza ndjeu "frymėzimin" e ri, "thirrjen brenda thirrjes". Atė ditė, si e qysh ajo nuk e tregoi kurrė, etja e Krishtit pėr dashuri e pėr shpirtra njerėzore e pushtoi zemrėn e saj dhe dėshira e flaktė pėr ta shuar etjen e Zotit u bė qėllimi kryesor i jetės. Nė javėt dhe muajt e mėpasėm, ajo nisi tė dėgjonte njė zė qė i fliste shpirtit tė saj e tė shihte vegime. Krishti i zbulonte kėshtu dėshirėn e zemrės sė Tij ndaj "njerėzve, qė duke u flijuar pėr dashurinė", "do tė rrezatonin dashurinė e tij ndėr shpirtra". "Eja, tė jesh drita ime"- iu lut - "nuk mund tė shkoj vetėm". E i tregoi sa vuante duke parė mospėrfilljen ndaj tė varfėrve, sa i dhimbte, kur mendonte se ata nuk e njihnin e sa dashuri tė zjarrtė kishte pėr ta. Jezusi i kėrkoi Nėnė Terezės tė themelonte njė bashkėsi rregulltare, Misionaret e Bamirėsisė, qė do t'i kushtoheshin shėrbimit ndaj mė tė varfėrve ndėrmjet tė varfėrve. Kaluan rreth dy vjet arsyetimesh e verifikimesh, para se Nėnė Tereza tė merrte lejen pėr fillimin e misionit tė saj tė ri. Mė 17 gusht tė 1948-ės, veshi pėr herė tė parė sarin e bardhė me anėt blu dhe la pas shpine kangjellat e kuvendit tė Loretos, tė cilin e donte aq shumė, pėr tė hyrė nė botėn e tė varfėrve.

    Pas njė kursi tė shkurtėr pranė Motrave Mjeke Misionare nė Patna, Nėnė Tereza u kthye rishtas nė Kalkutė ku gjeti njė strehė tė pėrkohshme pranė Motrave tė Vogla tė tė Varfėrve. Mė 21 dhjetor shkeli pėr herė tė parė nė lagjet e tė varfėrve: vizitoi familje, u lau plagėt disa fėmijėve, u kujdesua pėr njė plak qė dergjej nė rrugė tė madhe dhe pėr njė grua qė po vdiste nga uria e nga tuberkulozi. E niste ditėn me Jezusin nė Eukaristi; pastaj, me rruzaren nė duar, dilte pėr t'i gjetur dhe pėr t'u shėrbyer atyre qė janė: "tė braktisur, tė padashur, tė papėrkujdesur". Disa muaj mė vonė, me tė u bashkuan, njėra pas tjetrės, disa nga ish-nxėnėset e saj.

    Mė 7 tetor tė vitit 1950, Kryedioqeza e Kalkutės njihte zyrtarisht Kongregatėn e re tė Misionareve tė Bamirėsisė. Nė muajt e parė tė vitit 1960, Nėnė Tereza filloi t'i dėrgonte motrat e saj nė tė katėr anėt e Indisė. E Drejta Papnore, lėshuar Kongregatės nga Papa Pali VI nė shkurt tė 1965-ės, i dha zemėr tė hapte njė shtėpi misionare nė Venezuelė. Menjėherė pas saj u themeluan shtėpi tė tjera nė Romė e nė Tanzani dhe, pak mė vonė, nė tė gjitha kontinentet. Duke filluar nga viti 1980, deri mė 1990, Nėnė Tereza hapi shtėpi misioni pothuajse nė tė gjitha vendet komuniste, duke pėrfshirė ish-Bashkimin Sovjetik, Shqipėrinė dhe Kubėn.

    Pėr t'iu pėrgjigjur sa mė mirė si nevojave fizike, ashtu dhe atyre shpirtėrore tė tė varfėrve, Nėnė Tereza mė 1963 themeloi Vėllezėrit Misionarė tė Bamirėsisė; mė 1976, degėn kundruese tė motrave; mė 1979, Vėllezėrit kundrues dhe mė 1984, Etėrit Misionarė tė Bamirėsisė. Gjithsesi frymėzimi i saj nuk u kufizua vetėm nė njerėzit e thirrur pėr jetė rregulltare. Organizoi Bashkėpunėtorėt e Nėnė Terezės dhe Bashkėpunėtorėt e Sėmurė dhe tė Munduar, njerėz tė feve e tė kombėsive tė ndryshme, me tė cilėt u bė njė nė lutje, thjeshtėsi, flijim dhe nė apostullimin e saj qė shprehej me vepra tė pėrvuajtura bamirėsie. Kjo frymė e shtyu tė themelonte mė pas Misionarėt Shekullarė tė Bamirėsisė. Duke iu pėrgjigjur kėrkesės sė shumė meshtarėve, mė 1991 Nėnė Tereza themeloi edhe Lėvizjen e Korpit tė Krishtit pėr Meshtarė, si "rrugė e vogėl qė i ēon nė shenjtėrim" ata, tė cilėt ishin njė mendje me karizmėn dhe me shpirtin e saj.

    Gjatė kėtyre viteve, nė sa misioni i saj pėrhapej me tė shpejtė, bota filloi t'ia ngulte sytė Nėnė Terezės dhe veprės qė ajo kishte nisur. Meritoi shumė ēmime pėr veprėn e saj, duke filluar nga Ēmimi indian Padmashri, nė vitin 1962, pėr tė vijuar me Ēmimin e rėndėsishėm Nobel pėr Paqen, mė 1979, ndėrsa mjetet e komunikimit filluan t'i ndiqnin veprimtaritė e saj me interes gjithnjė e mė tė madh. Si ēmimet, ashtu edhe gjithēka qė e vinte nė qėndėr tė vėmendjes, i pranoi "pėr lavdinė e Zotit e nė emėr tė tė varfėrve".

    Gjithė jeta dhe vepra e Nėnė Terezės ėshtė dėshmi e gėzimit qė buron nga dashuria, e madhėshtisė dhe e dinjitetit tė ēdo njeriu, e vlerės sė gjėrave tė vogla tė bėra me besnikėri e me dashuri, e sidomos, e vlerės sė pakrahasueshme tė miqėsisė me Zotin. Por duhet theksuar edhe njė virtyt tjetėr heroik i kėsaj gruaje tė madhe, i cili u bė i njohur vetėm pas vdekjes sė saj. E fshehur nga sytė e tė gjithėve, e fshehur deri nga ata qė i qėndruan mė pranė, jeta e saj e brendshme u vu nė provė: pati pėrshtypjen e dhimbshme e tė vazhdueshme se ishte ndarė nga Zoti, madje se ai e kishte braktisur, ndėrsa nė shpirt i rritej gjithnjė e mė tepėr dėshira pėr ta pasur pranė. Atė qė po provonte e quajti "errėsirė". "Nata e dhimbshme" e shpirtit tė saj, e cila nisi nė kohėn kur sapo kishte filluar apostullimin mes tė varfėrve e qė vijoi gjatė gjithė jetės, e ēoi Nėnė Terezėn nė njė bashkim edhe mė tė thellė me Zotin. Pėrmes errėsirės, mori pjesė mistikisht nė etjen e Krishtit, nė dėshirėn e tij tė dhimbshme e tė zjarrtė pėr dashuri, duke u njėsuar me mjerimin e tė varfėrve.

    Gjatė viteve tė fundit tė jetės, pa marrė parasysh problemet e shumta e serioze shėndetėsore, Nėnė Tereza vijoi t'i printe Kongregatės sė saj dhe t'u pėrgjigjej nevojave tė tė varfėrve e tė Kishės. Nė vitin 1997 Nėnė Tereza kishte 4000 motra, tė pranishme nė 610 shtėpi misionare, tė pėrhapura nė 123 vende tė botės. Nė mars tė vitit 1997 bekoi Eproren e re tė Pėrgjithshme, tė sapo zgjedhur, tė Misionareve tė Bamirėsisė e bėri edhe njė udhėtim jashtė shteti. Si pati takuar Papėn Gjon Pali II pėr tė mbramen herė, u rikthye nė Kalkutė ku kaloi javėt e fundit tė jetės duke pritur vizitorė e duke u dhėnė kėshilla simotrave. Mė 5 shtator 1997 jeta tokėsore e Nėnė Terezės arriti cakun e fundit. Qeveria indiane e nderoi me funeralin e Shtetit, nė pėrfundim tė tė cilit trupi i saj u varros nė Shtėpinė-Nėnė tė Misionareve tė Bamirėsisė. Shumė shpejt varri i saj u bė cak shtegtimi e lutjeje pėr njerėz tė besojmave tė ndryshme, pėr tė varfėr e pėr tė pasur, pa kurrfarė dallimi. Nėnė Tereza na lė testamentin e fesė sė patundur, tė shpresės sė pamposhtur e tė bamirėsisė sė jashtzakonshme. Duke iu pėrgjigjur thirrjes sė Jezusit "Eja, tė jesh drita ime!", u bė Misionare e bamirėsisė, "Nėnė e tė varfėrve", simbol i mėshirės pėr mbarė botėn e dėshmitare e gjallė e dashurisė sė etshme tė Zotit.

    Mė pak se dy vjet pas vdekjes, pėr shkak tė pėrhapjes sė famės sė shenjtėrisė dhe hireve tė nxjerra me ndėrmjetėsinė e saj, Papa Gjon Pali II lejoi tė hapej ēėshtja e kanonizimit. Mė 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullitė e bėra me ndėrmjetėsinė e saj.

    Omelia di Giovanni Paolo II (Gjon Pali i II).

  3. #23
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Foto e dites :)

    Pavarėsi pėr KOSOVĖN!

  4. #24
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Foto e dites :)

    Altin, Amerika veriore eshte kjo?

  5. #25
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Foto e dites :)

    Kjo eshte Alaska

  6. #26
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Foto e dites :)

    Mu duk si dushk i vogel!

  7. #27
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Foto e dites :)

    Shume foto rrenqethese!

  8. #28
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Foto e dites :)

    vertet e goditur kjo fotoja sot

  9. #29
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Foto e dites :)

    Po per Azemin nuk ke nxjerre ndonje gje sot Altin?

  10. #30
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Foto e dites :)

    Deputeti i Partisė Demokratike tė Shqiprisė, Azem Hajdari, ėshtė ekzekutuar mbrėmjen e 12 shtatorit tė vitit 1998 pak metra larg selisė blu. Grupi me origjinė tropojane, i organizuar pėr vrasjen e Hajdarit, tė kryesuar nga Fatmir Haklaj u gjend nė Tiranė mė datė 10 shtator, 1998.

    Pėr dy ditė radhazi, grupi i pėrbėrė nga Fatmir Haklaj, Jaho Mulosmani, Feriz Kėrnaja, vėllezėrit Ismet e Izet Haxhia e Naim Ēangu, ka lėvizuar lirshėm nė kryeqytet. Fatmir Haklaj, person nė kėrkim, nuk ėshtė arritur tė ndalohet e njėkohėsisht te zbulohet. Ky person, me ndihmėn e shtetasve Fatmir Meta, ish- shefi i komisariatit tė Tropojės, Astrit Muldaka, si dhe disa personave tė tjerė, ka mundur qė tė gjejė materialet e nevojshme pėr tė kryer vrasjen. Pasi ka siguruar gjithēka, Haklaj ka vėnė nė zbatim planin e tij.

    Tre makina tė pozicionuara nė vende tė ndryshme rreth selisė sė Partise Demokratike /PD, kanė qenė gati pėr ēdo tė papritur tė rastit. Pas dhėnies sė sinjalit nga Fatmir Haklaj, Izet Haxhia ka hyrė nė selinė e PD dhe ka takuar Azem Hajdarin, duke e ftuar qė tė takonte njė grup tropojanėsh, qė po e priste jashtė selisė. Deputeti, Hajdari nė mirėbėsim, ka dalė nga zyra e tij dhe iu ka drejtuar makinės. Pas kan dalė Besim Ēera e Zenel Neza.

    Ka qenė kohė e errėt, pėr mė tepėr ka ndihmuar errėsirėn edhe koha e vrėnjtur e me shi. Azem Hajdari ėshtė afruar makinės, targuar Vlora. Nga makina ka dalė fillimisht Fatmir Haklaj dhe mė pas Jaho Mulosmani e Naim Ēangu. Hajdari dhe ekzekutorėt e tij kanė shkėmbyer disa batuta. Menjėherė pas kėsaj Fatmir Haklaj ka nxjerrė automatikun e ka hapur zjarr nė drejtim tė Hajdarit dhe truprojave tė tij. Tė njėjtėn gjė ka bėrė edhe Jaho Mulosmani.

    Si pasojė e tė shtėnave ka vdekur disa orė mė pas deputeti Azem Hajdari. Njėkohesisht ka vdekur truproja Besim Ēera, ndėrsa Zenel Neza ėshtė plagosur rėndė. Plumbat e Haklajt kanė qėlluar pa dashje edhe mikun e tij Naim Ēangun, i cili i dėrguar disa orė mė pas nė spital nga Jano Mulosmani, e qė nuk arriti tė jetojė.

    Mė pas Haklaj i ka bėrė thirrje bashkėpunėtorėve tė tjerė qė tė largohen nga pozicionet e tė drejtohen sėrish pėr nė Tropojė. Grupi i vrasėsve ka arritur nė Tropojė nė orėt e para tė mėngjesit.

    Tė nesermen, me datė 13 shtator, Jaho Salihi duke folur nga zyra e tij sėbashku me shefin e rendit tė Bajram Currit e me pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Rendit, mohon pjesemarrjen nė vrasje.

    Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, nė vitin 2002 dekoroi Azem Hajdarin me Urdhrin "Nderi i Kombit".

  11. #31
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Foto e dites :)

    po permyset bota

  12. #32
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Foto e dites :)

    Vici ka lindur ne Devoll

  13. #33
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Foto e dites :)

    Atje do filloje Apokalipsi

  14. #34
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Foto e dites :)





    Kali me i vogel ne bote

  15. #35
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Foto e dites :)

    C'eshte ky mer daj?

  16. #36
    i/e rregjistruar 35% Maska e PoLiGrAfIkSi
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    SOUTH BEACH MIAMI
    Postime
    852
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Foto e dites :)

    ky flamuri na duhet te klubi apo po jo daku?

  17. #37
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Foto e dites :)

    Amon mer daj! Se s'bo na duhet!

  18. #38
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Foto e dites :)

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga ReniX\";p=\"11582




    Kali me i vogel ne bote
    Thumbelina, kali (femer) 5 vjecar eshte 43 cm i gjate dhe peshon 27.2 kg, eshte cilesuar si kali me i vogel ne bote. Kuajt e moshes se Thumbelinas afersisht peshojne 113.4 kg dhe me nje gjatesi prej 86.4 cm. Kuajt ne pergjithesi jetojne afersisht 35 vjet, por Thumbelina duke qene teper e vogel, jo me shume se 17. Eshte e mundur qe te ngelet shtatzene dhe te linde vogelushet e saj, por pronaret e saj nuk e duan nje gje te tille. Z. Goessling tha: Mund te kete komplikacione gjate shtatzanise dhe mendojme se eshte me mire ta parandalojme kete rrezik.

  19. #39
    i/e rregjistruar 20% Maska e LAKJA
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    164
    Reputacioni
    0

    Re: Foto e dites :)

    Nuk te ha ky ujku

  20. #40
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Foto e dites :)

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga LAKJA\";p=\"14330
    Nuk te ha ky ujku
    E kam rrit per qefin tim

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Thenia e Dites ???
    Nga Enkelejda_24 nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 950
    Postimi i Fundit: 24-02-2016, 10:52 PM
  2. Mesimi i dites !!
    Nga labja nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 29-11-2014, 11:32 PM
  3. Gallatat e dites !
    Nga ulkina nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 21-02-2013, 09:48 PM
  4. Humb 11 kg brenda ditės
    Nga labja nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 06-05-2011, 08:49 PM
  5. Bukuroshi dhe Bukuroshja e Dites
    Nga Enkelejda_24 nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 10-09-2009, 07:18 PM

Etiketat pėr kėtė Temė