Duket se reagimet e shkėlqyeshme tė vizitorėve tė panairit tė automjeteve nė Gjenevė kanė shtyrė parinė e Porsche qė tė vendosė nė favor tė prodhimit tė automjetit konceptual sportiv – modelit 918 Spyder.

Ky informacion vjen nga paria e prodhuesit nga Shtutgarti, respektivisht nga shefi Michael Macht, i cili ka thėnė se pas lavdėrimeve nga ekspertėt dhe publikut “nuk ėshtė mė askush nė Porsche qė nuk do tė donte ta sheh kėtė automjet nė prodhim".

Megjithatė, blerėsit e interesuar do tė duhet tė kenė durim, sepse 918 Spyder nuk do tė paraqitet edhe aq shpejt nė sallone tė shitjes. Pritet qė prodhuesit Porsche do t’i nevojiten mė pak se pesė vjet ta lansojė kėtė automjet i cili edhe atėherė, sikur edhe sot, do tė jetė i shkėlqyeshėm, e me avancimin e teknologjisė ndoshta edhe mė i mirė.




Vetėm sa pėr rikujtim, ky automjet futet nė lėvizje nga njė kombinim hibrid me shpenzim prej 3.0 litrash nė 100 kilometra tė kaluara (varėsisht nga mėnyra e punės) dhe emetimin e dyoksid karbonit prej vetėm 70 gramėsh pėr kilometėr.





Mirėpo, pas kėsaj fshihen motori 6.2 V8 me benzinė me 500 kuaj fuqi (368 kW) me marsh tė ashtuquajtur “PDK” prej shtatė shpejtėsish dhe elektromotorė (me bateri litium-jon qė ofrojnė autonomi elektrike prej 25 kilometrash) me fuqi tė pėrgjithshme prej 218 KF (160 kW).

Me tė dhėnat e pėrmendura mė sipėr, 918 Spyder arrin shpejtėsinė prej 0 deri nė 100 km/h pėr 3.2 sekonda, derisa shpejtėsia maksimale e tij ėshtė 320 km/h.

Me tė vėrtetė ēdo fjalė tjetėr ėshtė e tepėrt, shiheni edhe vet: