Kot nuk i thonė..mendje femėr

Pėr femrat ky ėshtė njė lajm i paharrueshėm. Por nqs jeni mashkull, ndoshta do tju duhet tė harroni
vendimin modern pėr ….betejėn e dy gjinive.
Shkencėtarė nga Universiteti i Londres dolėn nė pėrfundimin se kujtesa e femrės ėshtė mė e fortė se
ajo e meshkujve. Gjithashtu ka shumė mundėsi tė pėrmirėsohet, ndėrsa kujtesa e njė mashkulli
dobėsohet.

Rezultati vjen si pasojė e njė studimi nė 10000 burra dhe gra nė njė moshė mesatare 52 vjecare, tė cilėt
marrin pjesė qė nga dita qė kanė lindur, nė studimin britanik tė shėndetėsisė, tė arsimit dhe marrėdhėnieve..
Kur vullnetarėt u bėnė 50 vjec, hulumtuesit u kėrkuan tu nėnshtroheshin testeve tė ndryshėm.

Nė tė parin, dėgjuan 10 fjalė tė pėrditshme dhe nė vazhdim kishin 2 min kohė nė dispozicion, pėr tė
kujtuar sa mė shumė fjalė.Mė vonė bėnė njė pushim pėr 5 min dhe u kėrkua prej tyre tė pėrsėrisnin
fjalėt.Nė tė 2 rastet, femrat kishin rezultate mė tė mira.

Femrat ishin gjithashtu mė tė shpejta nė njė test, nė tė cilin atyre u duhej tė identifikonin, 2 simbole
tė vecanta nė njė sėrė letrash tė shpėrndara. Nė njė tjetėr test, nė tė cilin duhej tė hynin sa mė shumė
lloje kafshėsh, femrat dhe meshkujt kishin rezultate tė njėjta.

Dallimet nė perceptimin, nė reagimin dhe nė kujtesėn e dy gjinive, nuk ishin si pasojė e gjendjes
shėndetesore ose e nivelit arsimor tė vullnetarėve.

Sipas pedagoges Xhein Eliot , drejtoreshė nė CLS dhe bashkėpunėtorėve tė saj nuk ėshtė akoma
e qartė, se pėrse kujtesa e femrės ėshtė superiore , por nuk pėrjashtohet tė luaj rol hormoni femėror
i quajtur estrogen.

Dr.Eliot theksoi se dallimet nuk janė tė mėdha, por janė tė dukshme dhe ndoshta bazohen nė njė
arsye biologjike.

Teoria se pas kėtyre dallimeve, fshihen estrogenet i ka premisat nė njė studim amerikan i publikuar
nje vit mė parė dhe sipas kėtij studimi kujtesa e femrave keqėsohet kur nivelet e estrogenit crregullohen
gjatė menopauzės dhe kur ata stabilizohen kujtesa e fortė rikthehet.