Nokia ka shtuar tre celularė tė rinj nė kuadėr tė linjės sė saj tė produkteve, pėrkatėsisht bėhet fjalė pėr Nokia C3, Nokia C6 dhe Nokia E5.
Nokia C3 ėshtė dizajnuar qė tė jetė njė smartphone buxhetor, me shumė veēori tė smartphone-ve tė shtrenjtė por me njė ēmim mė tė lirė, dhe pėrveē kėsaj veēohet me njė tastierė tė plotė QWERTY dhe arrin me njė bashkėsi veēorish tė dizajnuara qė tė lehtėsojnė pėrdorimin e lehtė tė faqeve tė ndryshme tė rrjeteve sociale.
Nokia C3 do tė paraqitet nė shitje pėr njė ēmim prej 90 euro dhe do tė ofrohet nė ngjyrat e pembe, zezė dhe hirtė.
I dyti me radhė ėshtė Nokia C6, qė ėshtė njė smartphone i bazuar nė Symbain dhe ka njė ekran tė ndjeshėm nė prekje me madhėsi prej 3.2 inē si dhe njė tastierė rrėshqitėse QWERTY. Pėrveē kėsaj ai gjithashtu ka njė kamerė 5 megapikselėshe me autofokus dhe blic tė integruar.
Nokia C6 arrin me softuerin navigues pa pagesė tė Nokia-sė, OVI Maps qė ofron navgim tė shpejtė pėrmes sensorit A-GPS tė integruar nė pajisje. Natyrisht edhe ky model do tė ketė veēori sociale ndėrsa nė treg do tė paraqitet pėr njė ēmim prej 220 euro, dhe atė gjatė ēerekut tė dytė tė vitit 2010.
Nė fund ėshtė modeli Nokia E5, i cili ėshtė pjesėmarrėsi mė i ri i linjės E Series, qė ėshtė njė smartphone tjetėr i bazuar nė Symbain, dhe ka njė ekran 2.4 inē dhe tastierė tė plotė QWERTY.
Ai ka njė bashkėsi veēorish qė pėrfshijnė Facebook, Ovi Maps, Ovi Mail, Gmail e shumėēka tjetėr. Nokia E5 do tė paraqitet nė shitje nė ēerekun e tretė tė vitit 2010 me njė ēmim prej 180 euro.