Ēiljeta Xhilaga dhe Romeo
Nese behet fjale per Ēiljeta Xhilagen, per te ka gjithmone vend ne fokusin e paparaceve apo ne faqet e para te gazetave e revistave shqiptare. Edhe me teper ka nisur te shfaqet kengetarja seksi keto kohet e fundit, pas lidhjes me Romeon, djalin qe i ka rrembyer zemren qe prej muajit gusht te vitit te kaluar. Njohja e tyre do te ndodhte ne nje nga plazhet e Sarandes dhe sot, pas pervjetorit te dyte, mund te thuhet pa frike qe ata jane nder ēiftet me te konsoliduara qe kane gjetur gjuhen e perbashket per ēdo aspekt te jetes dhe te ngjarjeve qe i rrethojne. Romeo nuk eshte natyre xheloze, sepse ne arrijme te merremi vesh shume mire me njeri-tjetrin, shpjegon Ēili, por ne rast se ndonje mashkull do e ngacmonte apo do i hidhte ndonje romuz, sigurisht qe nuk do rrija duarkryq, shton i dashuri i saj. Ajo ēka e ka terhequr me shume Ēiljeten tek Romeo, eshte natyra e tij tolerante dhe aspak xheloze qe e ka terhequr shume dhe per te jane dy aspektet qe medoemos duhet te kete nje mashkull i kuptueshem. Perderisa une shkoj neper koncerte, ai nuk me ndalon, as per veshjen nuk me thote gje, nuk kam arsye qe te them se ai eshte xheloz, shton kengetarja. Ne fotot e paparaceve kohet e fundit nisen te qarkullonin shume foto ku ēifti shoqerohej shpesh edhe me Ingrid Gjonin dhe ish-te fejuarin e saj. Por edhe tani pas ndarjes, Ēili dhe Romeo vazhdojne miqesine me te njejtin intensitet. Por ka raste qe ata te dy nuk jane te pandashem, sepse dalin edhe te ndare. Ka raste qe nuk dalim gjithmone bashke. E njoftojme njeri-tjetrin qe po dalim me miqte tane respektive dhe kaq, thote serish ai. Tani, pas dy vitesh, ata jane me shume se kurre te sigurt ne ndjenjat e tyre dhe ne ate se ēka perjetojne, ndaj pohojne te sigurt se e shohin njeri-tjetrin gjithmone bashke.