Sipas disa burimeve brenda klubit nga Old Trafford, njė grup biznesmenėsh aziatikė ka vendosur tė blejė Manchester Unitedin dhe finalizimi i njė marrėveshjeje mes kėtij grupi dhe familjes Glazer ėshtė vetėm formalitet dhe ēėshtje kohe.



Ardhja e biznesmenėve do tė sillte nė tė njėjtėn kohė njė revolucion total nė klub, duke u rritur njėkohėsisht ndikimi i tifozėve nė drejtimin e klubit.

Pos kėsaj, Wayne Rooney do tė bėhej futbollisti mė i paguar nė botė edhe pse burimet nuk kanė precizuar njė shumė, por se pagesa e Rooneyt si mė i miri i botės nuk do tė ishte ndonjė problem i madh pėr multi-miliarderėt aziatikė, tė cilėt janė tifozė tė mirėnjohur tė United.

Kjo, nuk ėshtė e tėra. Pronarėt e rinj ia kanė garantuar menaxherit Sir Alex Ferguson njė shumė prej hiē mė pak se 200 milionė funte, si mjete pėr transferimin e futbollistėve mė tė mirė nė rruzull.

Ende nuk ka asnjė konfirmim zyrtar nga Manchester Unitedi, por mbetet tė shihet nė javėt nė vazhdim se ēfarė do tė ndodhė nė Old Trafford.