Super-automjeti mė i fuqishėm i shumėpritur nga Ingolstadti mė nė fund e ka treguar fytyrėn e tij – vjen me mė pak kilogramė dhe mė shumė kuaj fuqi si dhe do tė blihet nga vetėm 333 blerės me xhepa tė thellė.


Inxhinierėt e Audi kanė arritur tė lehtėsojnė R8 V10 nė formėn standarde pėr njėqind kilogramė. Kjo nuk ka qenė edhe aq punė e lehtė pėr t’u bėrė kur merret parasysh se modeli R8 nė pjesėn mė tė madhe tė tij ėshtė i pėrpunuar nga alumini si dhe ėshtė dashur tė ruhen standardet e larta tė sigurisė.






Nė Audi pėr tė arritur kėtė kanė vendosur tė zvogėlojnė xhamin e pėrparmė, tė pasmin ta zėvendėsojnė me tė plastikės, derisa shumicėn e pjesėve tė aluminta tė karrocerisė t’i zėvendėsojė me tė fijeve karbonike.
Motori 5.2-litėrsh V10 me disa intervenime nė elektronikė ėshtė pėrforcuar nga 525 nė 560 kuaj fuqi e kjo fuqi transmetohet nė katėr boshtet me anė tė marshit gjysmė-automatik R-Tronic.






Pėrshpejtimi deri nė njėqind kilometra nė orė ėshtė sa “qel e mshel sytė” – 3.6 sekonda, e nė Audi pohojnė se R8 GT arrin shpejtėsinė maksimale prej 320 kilometrash nė orė.
Ky model do tė shitet nė gjithsej 333 njėsi dhe do tė prodhohet me ēmim prej 193.000 eurosh pa tatime e shtesa tjera.