Me shume se nje e treta (1/3) e Greqise eshte perfshire nga flaket e zjarrit. Vetem ne 24 oret e fundit jane konstatuar rreth 200 vatra zjarri, pjesa me e madhe e te cilave ne gadishullin e Peloponezi dhe sot ne Lagjet e Athines, Papagu, Imito etj.
Perhapja e zjarreve ka shkaktuar edhe shume viktima, numri i te cileve ka arritur deri tani 42 persona te vdekur dhe me dhjetera te plagosur .
Si pasoje e flakeve kane humbur jeten 4 zjarrfikes, 2 police 2 turiste dhe disa femije, ndersa jane evakuuar banoret e 18 fshatrave.
Ne keto rrethana qeveria greke ka mobilizuar te gjitha forcat per shuarjen e vatrave te zjarreve.
Aktualisht jane duke punuar 20 avione per shuarjen e flakeve.
Te shumta jane telefonatat qe njoftojne per zjarre te tjere, por shume nga keto jane fallco.
Personalisht mund te shoh nga ketu pamjen e shtellungave te tymit qe dalin nga zjarri i madh ne Imito dhe qe kercenohen me qindra shtepi, zjarri ndodhen vetem 100 metra nga shtepite, gjithashtu dhe avionet qe kalojne siper lagjes dhe furnizohen ne det, i cili ndodhet vetem 10 minuta larg shtepise sone.
Mbreme kerkonin nje grua me kater femijet e saj te vegjel, dhe sot u gjeten te vdekur. Ishin djegur te gjalle, djali i saj me i madh 17 vjec u gjet pak me larg, ndersa nena u gjet duke pasur mbeshtjelle m ne krahet e saj tre femijet e tjere .......
Ne njerin nga fshatrat ku u si pasoje e aksidentit te nje zjarrfikese me nje nga makina t e banoreve te vendit, pasoja ishte vdekja e tre zjarrefikesve dhe e gjashte banoreve te makines.
Zjarri kishte pushtuar te dy anet e rruges dhe shpetimi i tyre ishte i pamundur. Trupat disa banoreve qe ishin ne makine u gjendet jashte makines dhe rruges, afer disa pemeve te djegura, gjithashtu njeri nga zjarrefikesit ishte djegur brenda ne zjarrefikese, ndersa dy te tjeret ishin gjetur jashte asaj.
Gjithashtu ne te njetin fshat ishin gjetur te vdekur nje gjyshe me dy niperit e saj te vegjel, nje polic dhe rojtarii i pyllit, nje djale i ri, i cili sapo kishte filluar kete pune.
Qielli eshte i zi, dita duket si nate, dhe era eshte e furishme, dhe perhap zjarrin me nje shpejtesi te madhe.
Policia dhe njerezit kane gjetur ne vende te ndryshme mekanizma shperthyes. Ata informojne se ne castin kur shuanin nje zjarr pak me larg degjonin shperthime dhe zjarr te ri ...............
Vazhdon te rritet numri i viktimave.....