Receta Gatimi

Gjithcka ne 3D


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28

    Post Gjithcka ne 3D

    Si funksionon sistemi qe ka ndihmuar “Avatar”-in e James Cameron te fitoje ēmimin “Oscar” per efektet speciale? Per ta kuptuar duhet te hyjme ne sekretet e sistemit tone viziv. Mbyllnin njerin sy dhe ngrini veshtrimin: ne ēfare distance gjenden objektet qe ju rrethojne? Natyrisht qe nuk mund ta dini me saktesi. Aftesia juaj per te pare eshte e njejte me ate te nje kamere: shihni mire ate qe keni perpara, por nuk jeni i sigurt se ne ē’distance ndodhet, eshte me afer apo me larg jush. Duke hapur edhe syrin tjeter gjithēka behet me e qarte: natyrisht qe ne kete situate i perceptoni se ku ndodhen te gjitha objektet ne tri dimensione. Keshtu, nese vini gishtin mes jush dhe nje objekti qe ndodhet larg, do t’u duket sikur jane dy objekte. Ky parim i te shikuarit te dy ose me shume objekteve eshte i lidhur ngushte si me realitetin tone ashtu edhe me shfaqjen ne kinema ose televizor.

    Anatomia

    Realizmi i nje pamje ne levizje me tri dimensione ka dy faza te ndryshme: gllaberimin dhe projektimin. “Hapi i pare konsiston ne imitimin e anatomise humane”, nje specialist i specializuar ne xhirimet 3D. “Per ēdo telekamere duhet te ndertojme nje sistem te ngjashem me koken e personit qe na vezhgon. Pozicionojme qendrat e optikave ne dy kamera ne nje distance te sakte, e barabarte me 6,5 cm: e njejta qe ndodhet mes bebeve te syve te nje personi”. Nje xhirim i ketij lloji lejon te kesh dy pamje te ndryshme dhe pjeserisht te mbivendosura: njera eshte e destinuar per te djathtin, tjera per te majtin.

    Konvergjencat

    Problemi i pare shfaqet ne kete pike: akset pamore te syve tane, nuk jane kurre paralele si shinat e trenit. Gjithmone puqen ne nje pike precize, ku arrijme te fokusohemi dhe te perftojme tridimensionin perfekt. “Gjate xhirimit kam dy mundesi: mund te caktoj nje pike konvergjence mes telekamerave ose t’i le paralele. Ne piken e pare e vendos une se ku duhet te shohe spektatori: i krijoj nje pamje optimale 3D, vetem qe te shohe ate pike! Kjo skene eshte shume e thjeshte mes dy personave qe dialogojne dhe shume e veshtire mes nje beteje ku po luftojne dy ushtri. Gjithsesi, me kamera paralele, lejoj qe truri i spektatorit “te shkoje” kudo, sipas deshires qe ai deshiron te shohe: puna ime do te jete me e lehte, por do ta detyroje spektatorin te lodhet dhe te behet i padurueshem”, shpjegon specialisti.

    Syzet

    Kjo e fundit ka qene zgjedhja e xhirimeve te fundit ne 3D, nga filmi i famshem “Monstra e lagunes se zeze”(1954), te “Peshkaqeni III” (1983). Filmi i fundit “Avatar” eshte realizuar ne menyre te perziere, duke alternuar skena konvergjente me paralele. Por pas xhirimeve lindi nje problem i dyte: si mund te behet qe ēdo sy te shohe vetem imazhin qe i kushtohet atij dhe jo “shumen” e te dyjave ne ekran? Per kete nevojiten syzet mbrojtese, te cilat duhen vene para se te nisin xhirimet. “Menyra e vetme per te krijuar 3D-te eshte t’i japesh trurit dy informacione, nga dy kanale te ndryshme, i djathti dhe i majti”, thote specialisti. Te fshehtat per te arritur kete sistem jane dy, optik dhe mekanik: i pari eshte sistemi i syzeve “te kuqe” dhe “blu” te perhapura qe ne vitet ’70 dhe shume te perdorshme, sepse ishin ekonomike. Por ashtu si ēdo gje tjeter kane nje dizavantazh: ndryshojne shume rezultatin e ngjyrave (figurat deformohen dhe ngjyrat mbizoteruese jane vetem e kuqja dhe bluja), duke e bere pamjen me cilesi te ulet.

    I njejti parim funksionimi eshte perdorur per syzet me lente te polarizuara, me dy imazhe te ndryshme nga polarizimi. Si alternative, filmi 3D mund te jete projektuar duke perzier pamjet e syrit te djathte dhe te majte me nje frekuence qe e kalon linjen e pamjeve mbi retine: i njejti parim qe na lejon te shohim nje film normal, por me dyfishin e kornizave dhe syze speciale, te cilat te mbrojne dhe qe njehere mbyllin njerin sy pastaj tjetrin si dy qepalla te shpejta. Kjo eshte teknologjia e fundit e disponueshme, fale zhvillimit te syzeve speciale, pa fije, te pershtatura me xhama kristali, te cilat jane te afta te ndryshojne ngjyre ne pak sekonda.

    Nje kuriozitet i vogel: fillimisht kjo teknike eshte perdorur per here te pare ne vitin 1922.

    Me lexuesin ose televizorin do te shiten nje ose shume pale syze “shutter”. Funksionojne me bateri, lidhen pa fisha ne televizor dhe jane teper te volitshme. Gjithashtu, mund te vihen edhe siper syzeve me numer. Llojet e tjera te televizoreve do te kene nje sistem me te zhvilluar 3D: pra do te jete e mundur qe te shihen ne tri dimensione edhe lajmet e reklamat.
    Dhimbja e kokes

    Ne disa raste disa spektatore, kane shfaqur veshtiresi gjate shikimit te nje filmi, sidomos ne kinema. “Nese filmi eshte xhiruar ne menyre korrekte, defektet e mundshme pamore kompensohen nga syzet ose lentet”, thote nje okulist.
    Shqiperia

    Po ne shtepi?

    Metoda “shutter glasses” (syze qe mbyllen) eshte pak e nderlikuar, sepse eshte e nevojshme qe aparati i projektimit te jete i sinkronizuar me secilen nga anet e syzeve. Ne kete drejtim vazhdojme edhe studimet per perfeksionimin e fushes 3D. Por ēfare rendesie ka qe ne shtepi njerezit t’i shohin filmat ne 3D ne shtepi?

    Televizori

    Si fillim, nje televizor me teknologji plazme ose “LCd” me frekuence te pakten 120hz, do te thote qe ēdo sekonde, ekrani azhornohet 120 here me fotograme te ndryshme, nje here pamjen per syrin e djathte dhe nje here tjeter per te majtin.

  2. #2
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Faleminderit MAJDO,spo gjej qe spo gjej dot nje pale zyze per te pare 3D ketu ne Shqiperi,nga skam kerkuar por nuk ka,spo di ku me i gjet.

  3. #3
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Me sa di un ketu ne shpiperi nuk ka , mesakt nuk eshte futur akoma teknologjia 3D me paisjet e saj .Porosite online

  4. #4
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Ore Teknologjin e fus vet une ,por zyzet thuaj qe spo i gjej.

  5. #5
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Kerko se do ti gjesh , po ku ka ketu more Kliton porositi nga jashte shtetit nga ndonej i aferm

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Nese do te kishe ne dor gjithcka cdo te beje?
    Nga ulkina nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 28-01-2014, 08:32 PM
  2. Pierre Cardin do tė shesė gjithēka
    Nga Erinaa nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-05-2011, 02:16 PM
  3. Gjithcka mbi IPAD ...!?
    Nga DON1980 nė forum Apple Mac OSx
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-10-2010, 07:12 PM
  4. Gjithcka ne shqip
    Nga LONA1981 nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-08-2009, 03:57 PM
  5. Gjithēka qė duhet tė dini pėr Amerikėn
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-11-2007, 02:31 PM