Receta embelsira te ndryshme !


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 2 12 I funditI fundit
Rezultatet nga 1 deri tek 20 prej 34

Tema tė ngjashme

  1. Fruta & Embėlsira: Embelsira te lehta
    Nga ReniX nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-12-2012, 06:07 PM
  2. Receta pėr fėmijė
    Nga lovee nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-03-2011, 03:42 PM
  3. Receta Gatimi
    Nga Kampioni99 nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-09-2009, 11:30 AM
  4. Ėmbėlsira mė e madhe arabe
    Nga Enkelejda_24 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-08-2009, 11:38 AM
  5. Ėmbėlsira te ndryshme.
    Nga Altin111 nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-07-2009, 12:25 PM

  1. #1
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,576
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    19

    Post Receta embelsira te ndryshme !

    Krep me portokall
    Kreperitė bėjnė ēudira ... Zbulojini ato nė versionin e tyre tė rafinuar, tė lehtė dhe erėmirė.

    Pėr 4 persona

    Pėrgatitja: 40 minuta
    Pritja: 2 orė
    Pjekja: 50 minuta

    * 125 gr miell
    * 2 portokalle
    * 30 ml qumėsht
    * 2 vezė
    * 1 lugė kafeje konjak
    * 40 gr gjalpė
    * kripė, sheqer

    Pėr gjalpin e portokallit

    * 1 portokall, 1/2 limon, 40 g gjalpė, 40 gr sheqer i akullt, 5 ml konjak

    Pėr ta shoqėruar

    * 1/2 litėr sherbet me limon, 1 fije mente

    Kėshilla:

    * Brumi mund tė jetė edhe mė i mirė nėse ju e pėrgatisni qė mė parė.
    * Nė se ju mbetet brumė, krijoni krep tė tjerė. Stivosini ato duke i ndarė nga katrorė letrash tė sulfurizuara. Ju mund t'i ruani nė frigorifer: nuk do t'u mbetet veē t'i vini nė furrė disa minuta pėr t'i ngrohur. Do t'ju shėrbejnė nė mėngjes ose nė zemėr, me gjalpė tė kripur ose shurup panje, me marmalatė portokallesh ose reēel luleshtrydhesh.

    Etapa e parė
    Nė njė tas hidhni miellin e papėrpunuar me fare pak kripė dhe sheqer. Thyeni vezėt nė mes dhe pėrziejini duke mbledhur miellin drejt qendrės me ndihmėn e njė punimi tė fortė. Shtoni aty progresivisht qumėsht, pastaj konjak. Filtroni brumin. Mbulojeni brumin pasi e keni zgjatur dhe e lini tė pushojė pėr 2 orė nė frigorifer.
    Shkrini 20 gr gjalpė nė njė tigan me krepė dhe hidheni atė mbi brumė.
    Pėrgatisini krepėt: hidhni pak brumė nė tigan. Pėrkuleni nė mėnyrė qė brumi tė shtrohet mbi fundin e tiganit. Nxeheni dhe lėreni tė piqet pėr 1 minutė mbi njė zjarr mesatar. Shqitini anėt, kthejeni krepin me njė spatul dhe piqeni anėn tjetėr pėr 1 minutė.

    Etapa e dytė
    Pėrgatisni nė tė njėjtėn mėnyrė njė dyzinė me krepė, pa harruar tė gjalposni rregullisht tiganin. Stivosini pak nga pak mbi njė pjatė. Lani njė portokall dhe thajeni. Me ndihmėn e njė thike hiqni copa lėkure tė gjata. Ndajeni portokallin, filtroni lėngun dhe ruajeni. Qėroni dy portokalle tė freskėt, ndajeni nė thela.
    Pėrgatsni gjalpin e e portokallit: ngrohni 40 gr gjalpė dhe sheqer nė tigan. Shtoni copat e lėkurės, lėngun e portokallit tė filtruar, njė lugė kafe lėng limoni dhe njė lugė kafe konjak. I zieni thelat e portokallit pėr 1 minutė. I hiqni ato ashtu si dhe lėkurėt dhe i ruani.

    Etapa e tretė
    Ngroheni furrėn mbi termostatin 6 (180gradė celsius).
    I skuqni krepėt njė nga njė, nga tė dy anėt, nė gjalpin me portokall tė nxehtė.
    I ndani nė katėr dhe i rezervoni ato nė njė pjatė qė e duron nxehtėsinė. Nė fund tė veprimit vėreni pjatėn e nxehtė nė furrėn e fikur.
    Hidhni mbetjen e konjakut nė tigan. E ngrohni, e piqni, lėreni tė fiket.
    I ndani krepėt mbi pjata individuale, pastaj vini shpejt thelat e portokallit tė vakta dhe lėkurėt. I lagni me gjalp portokalli. Vini nė ēdo pjatė dy masa sherbet limoni, zbukurojini me fije mente dhe shėrbejini menjėherė.


    Buding molle

    Pėr 6-8 vetė:

    * 6 lugė margarinė
    * 12 feta buke tost, tuli bukės tė jetė i bluar
    * 1/2 kg mollė
    * 23 filxhan ujė
    * 12 filxhan sheqer
    * 1 filxhan marmelatė

    1 - Fėrgoni nė njė tigan tė thellė me margarinė fetat e bukės nė njė zjarr mesatar deri sa ato tė zverdhen. I vendosni ato mėnjanė.

    2 - I qėroni mollėt dhe i prisni nė katrorė tė vegjėl. I zieni mė ujė dhe sheqer dhe afro 25 minuta nė njė tenxhere deri sa ato tė zbuten krejt.

    3 - Shtoni nė formė sufleje me shtresa 1 filxhan me tul buke tė fėrguar, 2 filxhanė me salcė molle dhe 12 filxhani marmelatė frutash. Pėrsėrisni tė njėjtėn gjė deri sa tė mbarojnė lėndėt e pėrgatitura duke pėrfunduar me shtresėn e sipėrme me tulin e bukės dhe mandej e piqni budingun pėr afro 25 minuta nė furrė tė ngrohur nė 180 gradė. Nėse dėshironi, e lyeni nė formė garniture budingun me njė shtresė tė hollė marmelate, krem qumėsht dhe e servoni disi tė vakėt.

    Ėmbėlsirė 'tiramisu' me fruta

    Pėrgatitja:

    * 1 kek i gatshėm me kakao i ndarė nė dy pjesė, ose mund ta pėrgatisni vetė me 3 gota qumėsht, 3,5 lugė miell, 3-4 lugė sheqer.
    * luleshtrydhe
    * kivi
    * 2 gota nga (200 gr) me nescafe me qumėsht tė ftohtė

    Sė pari pėrgatisni kek-un, duke e pėrzier me qumėshtin, miellin dhe sheqerin nė mėnyrė tė tillė qė tė mos krijohen toptha tė miellit. Mė pas lėreni tė ftohet. Vendoseni gjysmėn e poshtme tė kekut nė njė pjatė tė madhe dhe spėrkateni atė mirė me njė gotė me nescafe me qumėsht tė ftohtė.

    Mė pas shtroni sipėr saj gjysmėn e fillit tė ftohtė dhe mė tutje shtoni kivi tė prerė hollė nė formė rrethi. Pas kėsaj vini katin e dytė tė kekut dhe spėrkateni dhe atė me njė gotė tjetėr me nescafe dhe qumėsht tė ftohtė dhe shtroni fillin e mbetur. Mė pas zbukurojeni atė me luleshtrydhe dhe kivi.

    Ndryshe, kivi nė mes jep njė aromė shumė interesante dhe tė mirė, tė krijon pėrshtypjen se ėshtė pėrdorur liker nė tė. Nėse do ta bėni pa fruta ju kėshillojmė qė fillit t’i shtoni vanilje pėr shtim arome dhe variacion si dhe nė shtresėn e dytė tė mos vini fill, por ta mbyllni me kafe, kakao tė spėrkatur pasi tė keni hedhur gotėn me nescafe dhe qumėsht tė ftohtė. Po ashtu, mund tė pėrdorni arra, lajthi, rrush tė terur.

    Peta tė ėmbla

    Materialet pėr 30-35 copė:
    Pėr mbushjen

    • 2 vezė
    • 2 tė kuqe vezėsh
    • ¼ lugė ėmbėlsire
    • sodė buke
    • kripė, njė majė luge lėkurė nga gjysmė portokalli
    • 1 ¾ lugė gjelle miell
    • Vaj ulliri

    Pėr shurupin
    • 2 lugė gjelle mjaltė
    • ½ filxhan sheqer
    • 1 filxhan ujė (ose 2 filxhanė mjaltė dhe 1 ujė)

    Pėr zbukurimin

    • kanellė
    • arra tė grira
    Pėrgatitja:

    Rrihni nė mikser vezėn dhe tė kuqėt e vezėve sė bashku me sodėn dhe kripen, pėr rreth 20 minuta. Shtoni lėngun e portokallit dhe vazhdoni rrahjen, duke shtuar pak nga pak miellin, derisa tė bėhet brumė. E ndani nė dy topa; e mbėshtillni me njė celofan dhe e vendosni nė frigorifer pėr 2-3 orė.

    Nė tryezėn ku do tė punoni hidhni pak miell. Gjithashtu lyeni edhe duart me miell. Hapni brumin nė petė shumė tė holla (nėse brumi ngjit shtoni miell, me qėllim qė tė bėhen ėmbėlsirat mė tė shkrifta). I prisni petėt nė rripa me trashėsi 6 cm dhe gjatėsi 15 cm. secilėn. I shtrini tė gjithė rripat prej brumi njėri mbi tjetrin nė tryezė dhe i mbuloni me pecetė qė tė mos thahen.

    Nė njė tigan tė thellė ose tenxhere hidhni vaj me bollėk dhe e digjni atė. Merrni me pirun njė rrip brumi. E mbėshtillni rreth pirunit dhe menjėherė mė pas e zhysni nė vaj. Kėtu e lini derisa tė skuqet dhe tė fryhet. E pėrsėritni kėtė ritual me tė gjitha rripat. I vendosni nė njė letėr thithėse kuzhine qė tė kullojnė.
    Nė vazhdim pėrgatitni shurupin duke zier ujin me sheqerin, derisa tė shkrihet dhe mė pas shtoni mjaltin. I pėrzieni materialet derisa tė mpiksen. I spėrkatni ėmbėlsirat me shurupin dhe i zbukuroni me kanellė dhe arra tė grira.

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,576
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    19
    Kek me karota

    * 380 gr miell
    * 100 gr gjalpė/margarinė
    * 100 gr bajame
    * arra tė grira
    * 300 gr karota tė grira
    * 3 kokrra vezė
    * 3 lugė gjelle sheqer sodė buke

    Nė njė tas tė thellė pėrzihet mielli, soda, sheqeri, vezėt dhe gjalpi i cili duhet tė jetė i butė (nė temperaturė dhome). Rrihen derisa tė bėhet masa homogjene dhe pastaj duke vazhduar pėrzierjen i hidhni bajamet e grira dhe karotat e grira. Pastaj hidhet nė tavė (tė lyer me pak gjalpė dhe pak miell qė tė mos ketė ngjitje) dhe futet nė furrė nė 175-180 gradė pėr 40 minuta.

    Pije me kafe

    Pėrbėrėsit pėr 4 persona:

    * 3 dcl ujė
    * 2 lugė kafe
    * pak kakao
    * 50 dcl sheqer
    * sheqer vanilje
    * krem qumėshti
    * 4 copa tė vogla ēokollate

    Pėrgatitja:

    Hidhni kafen nė njė tenxhere me 1/2 gotė ujė, pastaj shtoni kakaon, sheqerin, vaniljen dhe amalgamojini nė zjarr tė avashėm derisa tė shkrijė sheqeri. Lėreni tė ziejė pėr dy minuta pastaj hiqeni tė ftohėt. Hidheni nė njė enė metalike tė cekėt e tė gjerė dhe vendoseni nė ngrirje pėr 20- 30 min. Pastaj trazojeni me pirun pėrbėrjen qe po fillon tė ngrijė. Pėrsėriteni pėr 8-10 herė duke e lėnė pėrbėrjen nė ngrirje pėr rreth 14 orė, derisa tė ketė ngrirė mirė. Copėtojeni pėrbėrjen e ngrirė me njė thikė pastaj hidheni nė gota tė gjata qė duhet tė ftohen mė parė nė frigorifer.
    Kompletoheni me krem qumėshtin qe i keni dhėnė formė dhe 1 copė ēokollatė.

    Ėmbėlsirė me ēokollatė

    Pėrbėrėsit:

    * 1 tas me ēokollata tė copėtuara ( rreth 9 copėza ēokollate)
    * 1 lugė gjelle gjalpė, e shkrirė
    * 2 copa krem djathi i butė
    * 1 cope krem djathi me 1/3 mė pak i butė
    * 1 gotė sheqer
    * 3 lugė gjelle miell
    * 1 lugė gjelle pėrbėrje vanilje
    * 3 tė bardha vezėsh
    * 1 vezė
    * 30g ēokollatė

    Pėrgatitja:

    1 - Ngroheni paraprakisht furrėn nė 325 gradė.
    2 - Vendosni copėzat e ēokollatės nė njė tigan duke i ngrohur dhe duke i shkrirė me gjalpė. Pėrziejeni atė derisa tė shkrihet. I fusni nė 325 gradė pėr 8 minuta.
    Hidhni nė njė tas tė madh kremin e djathit, pėrziejeni mirė, shtoni miellin, tė bardhat e vezėve, vezėn, pėrziejeni masėn derisa tė bėhet njė pėrzierje e njėtrajt¬shme. Hidhni pėrzierjen e sapo bėrė nė tiganin me ēokollatė.
    Vendosni ēokollatėn nė njė mikrovalė tė vogėl, nė ‘High’1, 1/2 minuta, dhe e pėrziejmė pėr 45 sekonda (ēokollata nuk duhet tė shkrihet plotėsisht). Pėrziejeni derisa tė zbutet. Hidhni ēokollatė tė shkrirė nė pėrzierjen e miellit pėr tė formuar 9 pjesėza. Hidheni ēokollatėn sipėr pėrzierjes sė miellit dhe i piqni pėr 35 minuta nė 325 gradė.
    Ftoheni duke e vendosur nė njė letėr alumini dhe e lini pėr 2 orė, pastaj servireni.

    Luleshtrydhe (dredhėza) me krem qumėshti

    Materialet pėr 4 persona
    • 500 gr. luleshtrydhe
    • ½ litėr kos
    • 3 lugė gjelle sheqer
    • 2 lugė gjelle liker
    • 1 lugė ėmbėlsirė vanilje

    Pėrgatitja:
    1 - Rrihni nė mikser kosin derisa tė bėhet njė masė e shkumėzuar
    2 - Shtoni sheqerin pak nga pak dhe nė vazhdim vaniljen.
    3 - I prisni luleshtrydhet nė katėrsh dhe i pėrzieni me kosin e rrahur dhe likerin.
    4 - E hidhni masėn nėpėr gota dhe e zbukuroni me luleshtrydhet e mbetura.

    Torte me dardha dhe me arra

    Perberesit per 4 persona: - 250 gram brume i sheqerosur, - 1 luge gjelle recel dardhe, - 1 luge gjelle mjalte, - 200 gram arra te qeruara, - 150 gram krem i fresket, - 2 veze, - 2 luge gjelle miell. Pergatitja: Ndizni furren ne temperaturen 180C. Hapeni brumin mbi nje siperfaqe te sperkatur me miell dhe perzjejeni se bashku me te. Ndajeni brumin ne kater pjese te barabarta dhe hapeni ne forme te rrumbullaket (me diameter rreth 8-10cm). Ēpojini anet e seciles pjese me ndihmen e nje piruni. Brimat e krijuara mbushini me disa kokrra fasule (per ti dhene forme). Futini ne furre dhe lereni per 10 minuta. Pasi t’i keni nxjerre, lerini te ftohen dhe hiqni kokrrat e fasules. Nderkohe pergatisni garnituren. Beni gati 80 gr arra te qeruara. Ne nje tas perzjeni masen e recelit te dardhave, mjaltin, kremin dhe vezet, derisa te formohet nje mase homogjene. Shtojini dhe arrat e qeruara. Masen e pergatitur hidheni mbi format e brumit. Futini ne furre dhe lerini te piqen per rreth 20 minuta. Embelsiren e nxjerre nga furra mund ta zbukuroni me pjesen e mbetur te arrive te grira, me krem, me pak recel dardhe ose me vanilje. Kjo embelsire sherbehet e vaket ose e ftohte

  3. #3
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,576
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    19
    Torte

    PERBERESIT
    • 1 veze e plote
    • 2 tė verdha veze
    • sheqer, 6 luge
    • gjalpe, 1 5 0 g
    • miell 0, 3 0 0 g
    • levorja e gnre e njė limoni
    • 1 pako maja pėr embelsira
    • pak qumesht pėr tė tretur majane
    • 1 kavanoz e 1/2 marmelate qershie (vishnje, mendre, kumbulle)

    Rrihini vezet me sheqer derisa tė zbardhen mirė, pastaj shtoni gjalpin e tretur lidheni plotesisht. Shtojini miellin e situr,levoren e limonit tė grire (vetem pjesen e gjalle) dhe, ne fund, majane e tretur ne pak qumesht. Lereni brumin tė pushoje pėr 30 minuta, mbuluar me njė beze, me pas, me 2/3 e brumit visheni torten e bėrė me gjalpe dhe me miell duke ia lene anet tė larta. Shpojeni fundin me dhembet e njė piruni, pastaj hidhini marmelaten. Me brumin e mbetur plotesojeni torten sipas shijes suaj (mund ta zbukuroni me njė rresht prej brumi ose tė prisni forma brumi) dhe piqeni ne furren e nxehte pėr afro 30 minuta, pa e hapur fare furren.

    Torte me elb dhe kumbulla

    PERBERESIT
    • BRUME pėr PETE: 1 doze MBUSHJA: • elb, 1 0 0 g
    • sheqer i bardhe, 50 g
    • 1 dore kripe
    • qumesht, 250 ml
    • njė cope vanilje
    • sheqer kallami, 150 g
    • 4 tė verdha veze
    • kumbulla, 500 g
    • lengu i 1/2 limoni

    Pergatitni brumin pėr pete ne menyren e zakonshme dhe vereni tė pushoje ne frigorifer.Nderkohe zieni elbin ne uje me kripe duke e lene pėr afro 40 minuta. Kullojeni dhe vazhdojeni gatimin me qumesht, me vanilje (tė cilen do ta hiqni ne fund tė gatimit), derisa elbi ta kete thithur plotesisht. Hiqeni elbin nga zjarri dhe shtojini sheqerin e bardhe dhe tė verdhat e vezeve njė e nga njė, duke perzier kete mase, derisa tė behet kompakte.Verini kumbullat, pa berthama e tė prera ne thela, ne zjarr, lerini tė mpiksen pak dhe shtojini sheqer kallami e lengun e limonit, duke i zier derisa tė zbruhen mirė, pa u shperbere.Hapeni brumin ne formen e bėrė me gjalpe dhe miell, hidhini persiper elbin duke e sheshuar me luge dhe mbulojeni tė gjithin me kumbulla. Piqeni ne furren e nxehte pėr afro 45 minuta.

    Torte me banane

    Perberesit:

    Petet e brumit:

    6 veze
    6 luge sheqer
    200 gram sheqer pluhur
    6 luge miell
    250 gram margarine
    1 kanelle
    1 filxhan vaj
    2 luge kakao


    Kremi per lyerje

    1/2 liter qumesht
    2 puding vanile
    6 luge sheqer, i zieni dhe i lini te ftohen
    1 cokollate per zierje


    Pergatitja:

    Perberjet per peten e brumit i perzieni dhe i pjekni ne tepsi te rrumbullaket dhe i lini qe te ftohen. Me pas ato lyhen me dy decilitra uje te vluar dhe gjashte luge sheqe, ne menyre qe te jene te buta dhe te lengeta. Kur kremi te ftohet, e tundni mire me mikser dhe i shtoni margarinen e shtypur mire, vezet e rrahura dhe 200 grame sheqer pluhur, si dhe dy banane te shtypura. Me kete mase te fituar i lyeni petet, ku ne mes me cokollate, ndersa siper me kremin e fituar nga bananet, vezet dhe margarina, si dhe me shtresen e pudinkut te vanilles. Me pas i hidhni edhe arra te shtypura dhe kokos, poashtu mund t'i shtoni edhe fruta te ndryshme sipas deshires.

    Biskota ma manaferra

    Perberesit per kater persona: • 200 gr. miell, • 100 gr. gjalp, • 100 gr. sheqer, • 150 gr. manaferra te fresketa, • recel manaferrash. Pergatitja: Ne fillim zbusni gjalpin per gjysem ore dhe priteni ne kuba te vegjel (mos e shkrini). Ne nje ene sitni miellin, shtoni gjalpin, sheqerin dhe punojeni perberjen derisa te formohet nje brum elastik. Mbulojeni me nje pecete dhe lereni ne frigorifer per gjysme ore. Lyeni me gjalpe nje tave rrumbullake, shtroni brumin duke i dhene forme, ne menyre qe te formoje nje rreth me te gjere se tava. Kujdes: Trashesia e brumit nuk duhet te jete me e vogel se gjysem centimetri, perndryshe brumi thahet! Shtroni mbi brum pak recel manaferrash dhe mbi te vendosni me kujdes manaferrat e fresketa; vendoseni ne furre per rreth 40 minuta ne temperature 170°. Mund te perdorni edhe fruta te tjera sipas deshires

    Krep me portokall

    Kreperitė bėjnė ēudira ... Zbulojini ato nė versionin e tyre tė rafinuar, tė lehtė dhe erėmirė.Pėr 4 persona

    Pėrgatitja: 40 minuta
    Pritja: 2 orė
    Pjekja: 50 minuta

    * 125 gr miell
    * 2 portokalle
    * 30 ml qumėsht
    * 2 vezė
    * 1 lugė kafeje konjak
    * 40 gr gjalpė
    * kripė, sheqer

    Pėr gjalpin e portokallit

    * 1 portokall, 1/2 limon, 40 g gjalpė, 40 gr sheqer i akullt, 5 ml konjak

    Pėr ta shoqėruar

    * 1/2 litėr sherbet me limon, 1 fije mente

    Kėshilla:

    * Brumi mund tė jetė edhe mė i mirė nėse ju e pėrgatisni qė mė parė.
    * Nė se ju mbetet brumė, krijoni krep tė tjerė. Stivosini ato duke i ndarė nga katrorė letrash tė sulfurizuara. Ju mund t'i ruani nė frigorifer: nuk do t'u mbetet veē t'i vini nė furrė disa minuta pėr t'i ngrohur. Do t'ju shėrbejnė nė mėngjes ose nė zemėr, me gjalpė tė kripur ose shurup panje, me marmalatė portokallesh ose reēel luleshtrydhesh.

    Etapa e parė
    Nė njė tas hidhni miellin e papėrpunuar me fare pak kripė dhe sheqer. Thyeni vezėt nė mes dhe pėrziejini duke mbledhur miellin drejt qendrės me ndihmėn e njė punimi tė fortė. Shtoni aty progresivisht qumėsht, pastaj konjak. Filtroni brumin. Mbulojeni brumin pasi e keni zgjatur dhe e lini tė pushojė pėr 2 orė nė frigorifer.
    Shkrini 20 gr gjalpė nė njė tigan me krepė dhe hidheni atė mbi brumė.
    Pėrgatisini krepėt: hidhni pak brumė nė tigan. Pėrkuleni nė mėnyrė qė brumi tė shtrohet mbi fundin e tiganit. Nxeheni dhe lėreni tė piqet pėr 1 minutė mbi njė zjarr mesatar. Shqitini anėt, kthejeni krepin me njė spatul dhe piqeni anėn tjetėr pėr 1 minutė.

    Etapa e dytė
    Pėrgatisni nė tė njėjtėn mėnyrė njė dyzinė me krepė, pa harruar tė gjalposni rregullisht tiganin. Stivosini pak nga pak mbi njė pjatė. Lani njė portokall dhe thajeni. Me ndihmėn e njė thike hiqni copa lėkure tė gjata. Ndajeni portokallin, filtroni lėngun dhe ruajeni. Qėroni dy portokalle tė freskėt, ndajeni nė thela.
    Pėrgatsni gjalpin e e portokallit: ngrohni 40 gr gjalpė dhe sheqer nė tigan. Shtoni copat e lėkurės, lėngun e portokallit tė filtruar, njė lugė kafe lėng limoni dhe njė lugė kafe konjak. I zieni thelat e portokallit pėr 1 minutė. I hiqni ato ashtu si dhe lėkurėt dhe i ruani.

    Etapa e tretė
    Ngroheni furrėn mbi termostatin 6 (180gradė celsius).
    I skuqni krepėt njė nga njė, nga tė dy anėt, nė gjalpin me portokall tė nxehtė.
    I ndani nė katėr dhe i rezervoni ato nė njė pjatė qė e duron nxehtėsinė. Nė fund tė veprimit vėreni pjatėn e nxehtė nė furrėn e fikur.
    Hidhni mbetjen e konjakut nė tigan. E ngrohni, e piqni, lėreni tė fiket.
    I ndani krepėt mbi pjata individuale, pastaj vini shpejt thelat e portokallit tė vakta dhe lėkurėt. I lagni me gjalp portokalli. Vini nė ēdo pjatė dy masa sherbet limoni, zbukurojini me fije mente dhe shėrbejini menjėherė.

  4. #4
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    790
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    1
    Reputacioni
    8
    ore Majdi po na hape pune ore, hajt te ngrihemi ti bejme keto embelsirat e tua..boboboo apo qenkan pak....
    une jam dhe me diete..po gjithsesi faleminderit per recetat. do ti bej nje nga nje e do te shkruaj rezulatatin....

  5. #5
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,576
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    19
    Do ket dhe te tjera

    kur te besh ndonje nga keto recetat e mesiperme me posto nje cop mua

  6. #6
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    790
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    1
    Reputacioni
    8
    madji sapo bera nje torte me banane....rrofsh per receten..po deshe nje cope po ta nis....hahahaaa

  7. #7
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,576
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    19
    Nise me post , me pelqen torta me banane

  8. #8
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    790
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    1
    Reputacioni
    8
    do nje krep me nutella e arre kokosi???? apo e do me recel????

  9. #9
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,576
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    19
    Me recel hahaha

  10. #10
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,220
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    Pėrbėrėsit:Tortė me luleshtrydhe

    * 200gr brumė i qullėt tė ngrirė
    * ¼ dl qumėsht
    * 700 gr sheqer vanilje
    * 25 gr miell
    * 2 tė verdha veze
    * ¼ pana tė freskėt
    * 50 gr bajame
    * 700 gr luleshtrydhe
    * 70 gr sheqer
    * ¼ dl ujė
    * 750 gr miell
    * 4 vezė
    * 700 gr gjalpė





    Pėrgatitja:

    Shkrini brumin e qullėt, pastaj shtrijeni nė njė tortierė, hapini disa vrima me pirun. Pėrgatisni brumin pėr "mbulesėn" e tortės. Hidhni ujin, gjalpin, pak kripė, 20 gr sheqer nė njė tenxhere. Ziejeni, shtoni miellin e vazhdoni ta pėrzieni brumin me njė lugė druri, derisa brumi tė shkėputet nga ena. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni 4 vezėt njė nga njė, pėrziejeni dhe mbajeni larg zjarrit.

    Pėrgatisni kremin e pastiēerisė: hidhni qumėshtin e vluar dhe vaniljen mbi tė verdhat e vezės, mbi sheqerin dhe miellin, pėrzieni dhe lėreni tė vlojė pėr disa sekonda. Bashkoni
    gjysmėn e kremit tė pastiēerisė me brumin 'mbulesės’ hidheni nė njė tavė bashkė me brumin e qullėt dhe hidhini sipėr bajamet e prera.

    Piqeni nė furrė tė nxehur 210° pėr 30 min. Hiqeni nga furra dhe lėreni tė ftohet.
    Lani mirė luleshtrydhet, rrihni panėn derisa tė bėhet si shkumė. Me ndihmėn e njė thike shkėpusni brumin' e qullėt nga "mbulesa". Hidhini sipėr brumit tė qullėt pjesėn e mbetur tė kremit tė pastiēeri sė, hidhini sipėr luleshtrydhet dhe panėn.

    Vendosni me kujdes "mbulesėn" e spėrkateni me sheqer pluhur.

  11. #11
    i/e rregjistruar 35% Maska e albanianboy
    Anėtarėsimi
    May 2011
    Vendndodhja
    Nė mendjen tėnde!
    Postime
    774
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    4
    qenkeni guzhinier te mire ju.. pa hajde kush do na bej ndonje embelsire te mire se na ka ardhur oreksi

  12. #12
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    790
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    1
    Reputacioni
    8
    si e do??????

  13. #13
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,037
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    26
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Nerti Lexo postimin
    si e do??????
    Me luleshtrydhe dhe ca more!

  14. #14
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    790
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    1
    Reputacioni
    8
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga ReniX Lexo postimin
    Me luleshtrydhe dhe ca more!
    more ???????

  15. #15
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,037
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    26
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Nerti Lexo postimin
    more ???????
    fruta pylli te eger

  16. #16
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    790
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    1
    Reputacioni
    8
    menaferra- more
    frutti di bosco- fruta pylli

  17. #17
    pėr ty edhe 1 herė VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    10,339
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    22
    Reputacioni
    16
    Faleminderit

  18. #18
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    790
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    1
    Reputacioni
    8
    e kam per detyre...per cdo te paqarte rreth pjatave mund te me shkruani....

  19. #19
    i/e rregjistruar 10% Maska e dDiana
    Anėtarėsimi
    Aug 2009
    Postime
    80
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    6
    A mun dikush me um tregu per recepten e Trileqes ne shqip sa ma kjart ?>??

  20. #20
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    790
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    1
    Reputacioni
    8

    diana me vjen keq por une se kam bere ndonjehere trilecen...pashe disa receta ne inernet,por asnjera s'mu duk e qarte..do te mundohem ta gjej, do ta provoj nje here e pastaj te ta shkruaj....

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 2 12 I funditI fundit

Tema tė ngjashme

  1. Fruta & Embėlsira: Embelsira te lehta
    Nga ReniX nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-12-2012, 06:07 PM
  2. Receta pėr fėmijė
    Nga lovee nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-03-2011, 03:42 PM
  3. Receta Gatimi
    Nga Kampioni99 nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-09-2009, 11:30 AM
  4. Ėmbėlsira mė e madhe arabe
    Nga Enkelejda_24 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-08-2009, 11:38 AM
  5. Ėmbėlsira te ndryshme.
    Nga Altin111 nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-07-2009, 12:25 PM

Bashkohuni dhe Ju kėtij komuniteti entuziast dhe argėtues. Krijo njė Llogari Falas