Si tė pėrballeni me hidhėrimin?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    24

    Si tė pėrballeni me hidhėrimin?

    Receta Gatimi

    Mllefi ėshtė njė emocion i fortė. Mund tė ketė rezultate destruktive edhe pėr ju edhe pėr ata qė i doni. Mllefi i pakontrolluar mund tė shpjerė deri te fjalosja, keqtrajtimi fizik, sulmi ose deri te vetėlėndimi. Pėrkundrazi. Nėse e kontrolloni mirė mllefin, ai mund tė jetė njė emocion i dobishėm, qė ju motivon tė bėni ndryshime pozitive.

    Hidhėrimi shkakton reaksion tė organizmit qė tė luftojė? Efekt tė ngjashėm kanė dhe disa emocione tjera si frika, shqetėsimi dhe paniku. Gjėndrat mbiveshkore lirojnė sasi tė mėdha tė hormoneve tė stresit, siē janė adrenalina dhe kortizoli. Si rezultat, vjen deri te shpėrndarja e gjakut nė zorrė dhe muskuj, si pėrgatitje pėr ngarkesė fizike. Rritet numri i rrahjeve tė zemrės, rritet tensioni i gjakut, numri i respiracioneve dhe temperatura, ndėrsa lėkura djersitet. Truri ėshtė i tendosur dhe i fokususar.



    Problemet shėndetėsore qė mund tė krijohen si pasojė e mllefit tė pakontrolluar?
    Vėrshimi konstant me substanca kimike stresuese ėshtė i lidhur me ērregullime metabolike, tė cilat nė distanca tė fundit mund tė shpien deri te dėmtimi i sistemeve tė ndryshme tė organizmit. Disa nga problemet shėndetėsore afatshkurtėr dhe afatgjatė tė cilat lidhen me mllefin e pakontrolluar janė:
    * Dhembja e kokės
    * Probleme stomaku, si dhembja
    * Pagjumėsia
    * Ankth i potencuar
    * Depresioni
    * Tensioni e lartė e gjakut
    * Probleme tė lėkurės si ekzema
    * Infarkti
    * Insulti, pika nė tru

    Mėnyra tė padėshiruara pėr ballafaqim me hidhėrimin
    Shumė njerėz e shprehin mllefin e tyre nė mėnyrė joadekuate dhe potencialisht tė rrezikshme, si:
    * Mllef eksploziv – disa njerėz kanė njė kontroll tė dobėt me tendencė pėr shpėrthim. Kjo mund tė sjell deri te sulmi fizik apo dhuna. Personi qė nuk e kontrollon mllefin e tij, mund tė izolohet nga familja dhe shoqėria. Disa njerėz qė manifestojnė sulme tė tilla, nė fakt posedojnė njė ndjenjė vetėnderimi tė vogėl, ndėrsa mllefin e tyre e shfrytėzojnė si mėnyrė qė t'i manipulojnė tė tjerėt dhe tė ndjehem tė fuqishėm.
    * Shtypja e mllefit - disa njerėz mendojnė qė mllefi ėshtė emocion i padėshiruar dhe zgjedhin qė ta shtypin atė. Mllefi i shtypur shpesh kalon nė depresion dhe ankth. Disa njerėz, mllefin e tyre e zbrazin nė viktima tė pafajshme siē janė fėmijėt ose kafshėt shtėpiake.

    Si ta shprehni hidhėrimin nė mėnyrė tė drejtė?
    Sugjerimet qė vijojnė mund tė jenė tė dobishme:

    * Nėse e ndjeni qė nuk mund tė kontrolloheni, pėrkohėsisht e lėshoni situatėn, derisa tė qetėsoheni.
    * Pranojeni emocionin, si pjesė normale tė jetės.
    * Mundohuni t'i pėrdėftoni shkaqet e vėrteta pse ndjeheni tė hidhėruar.
    * Pasi e keni identifikuar problemin, mendoni rreth strategjisė pėr zgjidhjen e situatės.
    * Bėni ndonjė aktivitet fizik, dilni jashtė, vraponi ose merruni me sport.


    Si tė ballafaqoheni me hidhėrimin njė kohė mė tė gjatė?
    Mėnyra se si e shprehni mllefin me kohė mund tė modifikohet. Sugjerimet qė vijojnė mund tė jenė tė dobishme:
    * I regjistroni reaksionet e juaja eksplozive (mbani ditar), qė tė mund tė analizoni pse “hutoheni“.
    * Mendoni pėr teknika tė vetėkontrollit dhe zgjidhje tė konflikteve
    * Pėrpiquni me teknikat e relaksimit, siē janė meditimi dhe joga.
    * Kėrkoni kėshillė nga psikologu, nėse ende ndjeni hidhėrim rreth disa ngjarjeve qė kanė ndodhur nė tė kaluarėn.
    * Ushtroni rregullisht. Ėshtė treguar se ushtrimi i rregullt mund ta pėrmirėsojė disponimin dhe ta zvogėlojė stresin. Efekti mund tė jetė i dyfishtė: ngarkesa fizike i djeg substancat kimike tė stresit dhe ndihmon nė prodhimin e hormoneve tė disponimit tė mirė (endorfina dhe kateholaminet).

    Si t'i edukoni fėmijėt qė nė mėnyrė tė drejtė tė ballafaqohen me hidhėrimin?
    Sugjerimet qė vijojnė mund t'i ndihmojnė fėmijės tuaj, qė tė ballafaqohet me ndjenjat e forta:
    * I tregoni me shembullin tuaj. Le ta dijė se mllefi ėshtė natyral dhe se duhet tė shprehet.
    * Trajtoni ndjenjat e fėmijės tuaj me respekt.
    * I tregoni praktikisht, shkathtėsitė pėr zgjedhjen e problemeve.
    * Nxisni njė komunikim tė hapur dhe tė sinqertė.
    * I lejoni ta shpreh mllefin e tij nė mėnyrė pėrgjegjėse.
    * Sqarojeni dallimin mes mllefit dhe agresivitetit.
    * Dėnojeni agresivitetin ose dhunėn, por jo mllefin i cili ėshtė shprehur nė mėnyrė adekuate.

    Ku mund tė kėshilloheni mė shumė?
    * Pediatri
    * Mjeku familjar
    * Psikologu

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Mjer ke ze!

    Keshilla te mira, por nuk ja uroj asnjerit!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi