E vogla shqiptare mbahet e lidhur prej 5 vjetėsh nė Qendrėn e Fėmijėve
Ndiqni detajet e plota tė historisė rrėqethėse tė 10 vjeēares shqiptare, si u abuzua nga personeli grek i KEPEP, Qendra e Kujdesit pėr Fėmijėt
Njė vajzė shqiptare e cila ėshtė dhjetė vjeēe, gjysmėn e jetės e ka kaluar deri dje, e lidhur kėmbė e duar dhe me shirit ngjitės nė gojė. Ngjarja rrėnqethėse ka shkaktuar ilaritet nė qytetin grek tė Ilias nė provincėn Lehanion dhe autoritetet kanė ndėrhyrė duke ēliruar vajzėn dhe dėrguar atė nė pėrkujdesje sociale tė mbikėqyrur.
Korrespondenti i agjencisė NOA ka zbuluar emrin e tė voglės, ajo quhet Dania, ėshtė dhjetė vjeēe dhe prej pesė vjetėsh qė nga viti 2006 dhe deri dje ka qėndruar e lidhur nė krevat pa e lėnė kurrė tė dalė qė andej.
Fajtorė pėr kėtė janė personeli i KEPEP, Qendra e Kujdesit pėr Fėmijėt nė Greqi. Faktin e ka pohuar edhe Ana Mazaraki, drejtore e KEPEP e cila tha se ka dėrguar pėr hetim nė prokurori, kallėzimin pėr rastin e vogėlushes qė pėrpos faktit qė qėndronte pesė vjet rresht e lidhur, vuante dhe thyerjen e njėrės kėmbė nė vitin 2005.
Hetim intensiv ka nisur pėr 25 punonjės tė qendrės sociale nėn akuzėn e keqtrajtimit tė fėmijėve tė pambrojtur e kryer nė bashkėpunim si dhe shpėrdorim detyre. Sakaq nėn akuzė ėshtė dhe njė 68-vjeēar, pronar i objektit tė qendrės sociale.
Historia e frikshme, po shėrben si rast precedent pėr tė zbardhur edhe dyshime mbi keqtrajtim fėmijėsh tė tjerė nė kėtė qendėr kujdesi ndaj tė vegjėlve.
Dania e vogėl nga sot ndodhet nė njė tjetėr qendėr kujdesi pėr fėmijėt, shtetėrore dhe nėn mbikėqyrjen e autoriteteve policore.
Personeli i ri qė po kujdeset pėr tė, pohoi se vajza mezi lėviz duart kurse kėmbėt i ka tė pamundura. Ajo nuk mund tė ecė, ėshtė vazhdimisht e trembur, nuk reagon ndaj asnjė personi qė tregon pėrkujdesje ndaj saj dhe pėr mė tepėr reagon rėndė dhe me qarje dėnese kur i afrohen njerėz. Ajo ėshtė e mekur, nuk arrin tė flasė dhe vetėm zbraz qarje me dėnesė kur i kėrkojnė tė thotė diēka.
Nuk ha asgjė, po mbahet me serum nė jetė dhe po bėhen pėrpjekje pėr ta rehabilituar, pohojnė mjekėt qė janė krijuar si ekip special pėr tė mundėsuar shpėtimin e tė voglės.
Nė kartelėn mjekėsore tė fėmijės shkruhet: “Vuan nga paaftėsia pėr tė ecur, mungesa e ndjesisė nė kėmbėt dhe osteoporozė”.
Kurse pėr statusin familjar, jozyrtarisht thuhet se pėr shkak tė gjendjes sė rėndė shėndetėsore, ajo ėshtė dėrguar nga prindėrit nė vitin 2004 nė kėtė qendėr dhe qė atėherė, rrallė ka pasur vizita.