Kalimi i pashmangshėm nė hapėsirėn adresuese IPv6 sė shpejti do tė mund tė sillte mjaft probleme pėr kompanitė tė cilat zhvillojnė zgjidhje antispam. Pėr shkak tė rritjes sė madhe tė numrit tė adresave nė krahasim me hapėsirėn adresuese IPv4, nga kompania Cloudmark thonė qė do tė jetė vėshtirė tė filtrohet spami sipas IP adresave pėrmes blacklistave, sepse numri i adresave do tė jetė aq i madh sa qė spamerėt do tė mund tė shfrytėzojnė IPv6 adresė tė re apo tė ndryshme pothuajse pėr ēdo e-mail! E njėjta gjė mund tė vlejė pėr sulmet DDoS tė cilat po ashtu do tė jetė mė vėshtirė pėr tu ndalur.
Nga kjo kompani thonė qė si zgjidhje kalimtare mė sė miri ėshtė qė ISP-tė nė fillim tė mos pranojnė mail serverėt hyrės nga hapėsira adresuese IPv6, pėrveē trafikut tė klientėve tė tyre, dhe kjo gjė do tė mbrojė sistemin aktual tė mbrojtjes IPv4.
Mirėpo, jo nė ēdo rast numri i madh i adresave do tė shkojė nė favor tė djemve tė kėqij kjo po ashtu do tė vėshtirėsojė skenimin e porteve dhe shfrytėzimin e makinave pėr qėllime tė kėqija.