Raca njerėzore ėshtė ende nė zhvillim dhe me kalimin e kohės duket se do ti ngjajė gjithnjė e mė shumė Danny De Vito.
Qė nga koha kur Charles Darwin formuloi teorinė e evolucionit 150 vjet mė parė, shkencėtarėt janė pėrpjekur tė kuptojnė nėse procesi aplikohet ende te njerėzit. Evolucioni mund tė jetė bėrė pėr ne, por ne njė pikė a e kemi ndalur atė? Kėshtu shkencėtarėt dyshojnė se duke iu pėrshtatur ndryshimit tė mjedisit drejtuesi i pėrzgjedhjes natyrore me zgjuarsinė tonė mund tė kemi ndaluar vetėevolucionin.
Stephen Jay Gould, njė biolog i respektuar thotė: Nuk ka pasur ndonjė ndryshim biologjik tė njerėzve nė 40.000 ose 50.000 vjet. Ēdo gjė qė ne e quajmė kulturė dhe civilizim e kemi ndėrtuar me tė njėjtin trup dhe tru.
Ndryshimet qė lidhen me specien njerėzore e kanė ēuar biologun evolucionist Stephen Stearns, docent nė Yale University, pėr tė parė evolucionin nė njė mėnyrė radikale. Duke analizuar tė dhėnat e mbledhura nė qytetin e Framingham, tė Massachusetts, studiuesi u pėrpoq tė provojė se si do tė ndryshojė pamja jonė nė brezat qė vijnė.
Sipas studiuesit njerėzit janė ende nė zhvillim dhe ndryshimet janė nė njė drejtim tė habitshėm: Ajo qė kemi gjetur nė lidhje me gjatėsinė dhe peshėn ėshtė se pėrzgjedhja natyrore do tė reduktojė gjatėsinė mesatare dhe do tė rrisė peshėn, informon eksperti.