Tė thuash JO do tė thotė qė mė pas tė fillosh tė japėsh shpjegime apo tė hysh nė negociata me tė tjerėt. Gjithashtu do tė thotė qė tė tjerėt tė tė kritikojnė, tė mėrziten me ty apo tė tė konsiderojnė si zemėrgur. Por, tė thuash JO ėshtė e domosdoshme nėse duam tė tregojmė personalitet dhe tė jemi vetvetja.
Ja disa kėshilla praktike qė ndihmojnė pėr refuzuar pa frikė:
Mos u ndje nė faj - Pėr tė marrė njė PO, njerėzit e afėrm kėrkojnė qė tek ty tė lindė ndjenja e fajit. Mos u ndiko nga kėto tentativa dhe refuzo nė mėnyrė tė prerė.
Mos u nxito - Para se tė pėrgjigjesh merr kohėn e nevojshme pėr tė vėnė nė balancė tė mirat dhe tė kėqiat qė paraqet situata. Sidomos mendohu kur tė tjerėt bėjnė presion pėr tė marrė nga ty njė pėrgjigje pozitive.
Pėrgatitu - Tė refuzosh sjell gjithmonė njė ndjenjė ankthi sepse mendon pėr gjėrat e kėqia qė mund tė thonė tė tjerėt pėr ty. Bėj gati fraza tė tilla si mė vjen shumė keq, por pėrgjigja ime ėshtė JO.
Mos sulmo bashkėbiseduesin - Mos thuaj ti nuk ke asnjėherė para nė xhep, por thuaj unė nuk mund tė tė jap borxh. Gjithashtu pėrdor fraza qė bėjnė tė duket se i pranon kritikat pa hequr dorė nga pikėpamja jote. Pėr shembull: E di qė nuk po tregohem i sjellshėm, por nuk tė ndihmoj dot kėtė herė.
Mos i pėrdor kėshillat gjithmonė - Mos refuzo sepse je nervoz, ke shpirtin e kundėrshtimit apo sepse ke mėsuar si tė thuash JO. Gjithashtu mos thuaj JO nė mėnyrė agresive sepse jep pėrshtypjen e personit antipatik. Tė dish tė thuash JO lejon qė tė thuash edhe mė bukur PO.