Nė prag tė festave tė fundvitit, revista e famshme amerikane The Rolling Stone ka zgjedhur 10 filmat mė tė mirė tė vitit.
10. War Horse, The Help, Harry Potter and the Deathly Hallows: Part 2
Nė pamundėsi pėr tė zgjedhur vetėm njėrin prej tyre, revista nė fjalė ka pozicionuar tre filma nė pozitėn e dhjetė. Njė nga filmat e top 10-shit ėshtė ai i Steven Spielberg, War Horse - njė kalėrim emocional i mbushur me ritėm. Revista rreshton nė kėtė pozitėn edhe filmin e Tate Taylor, The Help, qė tregon lidhjen femėrore, si dhe filmin e Dave Yates, Harry Potter and the Deathly Hallows: Part 2, qė ishte fundi i njė serie tė filmave mjaft tė shikuar dhe pretenduese pėr Oskar.
9. The Tree of Life
Filmi nė fjalė ėshtė njė projekt i Terrence Malick i cili nxjerr nė pah jetėn e njė familje tė Teksasit me tre djem gjatė viteve 1950-ta. Nė rolin kryesor luan aktori i famshėm Brad Pitt.
8. Margin Call
Ky ėshtė filmi mė i mirė i vitit nga njė regjisor debutues. J.C. Chandor ka projektuar bankierėt tė cilėt sollėn krizėn financiare tė vitit 2008. Meritat e filmit janė edhe falė njė aktrimi tė shkėlqyeshėm nga Kevin Spacey dhe Jeremy Irons.
7. Tinker Tailor Soldier Spy
Filmi, njė realizim i regjisorit Tomas Alfredson, reflekton njė tregim tė Luftės sė Ftohtė, dhe nxjerr nė pah kreativitetin aktrues tė Gary Oldman si njė mjeshtėr i spiunazhit, i cili kėrkon njė vrimė nė Shėrbimin Sekret tė Inteligjent tė Britanisė.
6. Hugo
Ky ėshtė njė tregim i pa-rezistueshėm pėr ata qė e duan filmin. Ndryshe nga filmat e tij tė zakonshėm, Martin Scorsese kėsaj here sjell njė film familjar, pėr mė tepėr nė 3D. Filmi tregon ngjarjen e Hugos (i aktruar nga Asa Butterfield), njė djalosh i arratisur i cili jeton nė njė stacion treni tė Parisit dhe zbulon pasurinė e historisė sė filmit.
5. Midnight in Paris
Letra e dashurisė e regjisorit Woody Allen pėr Qytetin e Dritave ėshtė filmi i tij mė i mirė dhe mė argėtues nė vite. Nė rolin kryesor luan Owen Wilson i cili me vėshtirėsi kupton se e kaluara jo gjithmonė ėshtė ajo ēfarė duket se ėshtė. Nė kėtė film paraqitet edhe Carla Bruni, bashkėshortja e presidentit francez, Nicolas Sarkozy.
4. Moneyball
Ėshtė ky njė film qė futet nė botėn e bejsbollit me njė ritėm tė njė filmi aksion. Falė regjisorit Bennet Miller dhe aktrimit tė Brad Pitt nė rolin e menaxherit gjeneral tė klubit Oakland A dhe Jonah Hill si asistent i cili i tregon atij si tė arrijė sukses nė atė gjėnė nė tė cilėn tė tjerėt nuk arrijnė. Tė shėnojnė fitore.
3. The Descendants
Kjo ėshtė njė komedi e rrallė qė ju sjell qeshje dhe lot. E orkestruar pa asnjė notė false nga regjisori dhe bashkė-autori Alexander Payne, The Descendants ia ka dhėnė George Clooneyt rolin e karrierės. Ai luan rolin e njė pronari tokash nga Hawaii i cili pėrballet me njė grua qė e tradhton (tash nė komė) dhe dy vajza tė cilat nuk mund ti kuptojė. Filmi vjen plot me befasi tė cilat as nuk mund ti paramendoni.
2. The Artist
Artisti ėshtė njė film i qetė i xhiruar pa ngjyra (bardh e zi) i cili flet pėr Hollywoodin e Vjetėr dhe ėshtė njė prej favoritėve nė garėn pėr ēmimet mė tė mėdha tė vitit. Filmi ėshtė realizuar nėn drejtimin e regjisorit francez Michel Hazanavicius. Jean Dujardin ėshtė i jashtėzakonshėm si njė idhull i ekranit, i cili iu reziston filmave me zė derisa njė aktore gazmore (Bérénice Bejo) e bind atė se arti nuk duhet tė ketė frikė tė pėrqafojė forma tė reja.
1. Drive
Oscari mbase do ta injorojė kėtė film. Ėshtė ky njė film tepėr i gjakosur, tepėr kreativ, tepėr ambicioz dhe tepėr polarizues pėr tė mbajtur komfort publikun. Kėto janė disa arsye tė qėndrueshme se pse Rolling Stone e ka emėruar filmin Drive si mė tė mirin e vitit. Regjisori danez Nicolas Winding Refn nxjerr aktorin Ryan Gosling para timonit nė njė betejė drithėruese nė mes tė mirės dhe tė kundėrtės sė saj. Ky ėshtė njė film i vėrtetė.