Ju ndodh qe kur te futni ndonje USB-Stick ose Hard Drive (english) ne PC-ne tuaj, mos te shfaqet ne Windows Explorer? Kjo mund te jete per shkak sepse germa emeruese e ketij HDD eshte e zene dhe Sistemi nuk e lejon te behen dy te njejta! Ne kete artikull do te ju tregojme se s'i t'a zgjidhni kete problem!
Per t'i nderruar emrin (germen emeruese) nje USB-je ose HDD, shtypni ne tastieren tuaj tastin me logon e Windows + shkronjen R me ē'rast do te hapet dritarja RUN dhe aty shkruani diskmgmt.msc
Me pas do te hapet menaxhimi i HDD-ve (foto):
Nese ky nuk eshte shkaku i problemit, atehere USB-pajisja juaj nuk eshte njohur nga Windows-i! Ne kete rast, ju duhet t'i instaloni drivers perkates per te! Tek pajisjet per deponimin e te dhenave (USB, HDD etj...) zakonisht kjo nuk eshte e nevojshme, ngaqe Windows-i i gjen dhe instalon vet drivers perkates per to.
Tani, klikoni me tastin e djathte te miut mbi shiritin qe tregon USB-pajisjen tuaj dhe zgjidhni ne menune me posht ndryshimin e emrit te pajisjes. Ne dritaren ne vazhdim klikoni mbi "shto shkronjen e HDD-se si ne vijim" dhe aty do te keni mundesine te zgjidhni nje nga shkronjat e lira qe jane ne dispozicion dhe me pas klikoni OK. Tani, ne rreshtin e pajisjeve do te shfaqet edhe USB-ja juaj dhe ju keni qasje ne te.
Ky artikull e ka origjinen nga PCWelt.de dhe eshte perkthyer nga anetari vaaldr1n per Lirenti.com Korrik 2013.