Renditja fillon nga fundi....
Peshqit......
Si te njohim nje person te shenjes se peshqeve!
Sa mё kreative dhe artistike ambientet, aq mё shumё persona tё shenjёs sё Peshqve do tё gjeni. Ka shumё pak ambicie, te njerėzit e udhёhequr nga Neptuni. Shumica e tyre nuk do tė interesohen aspak pёr pushtet, lidership apo pasuri. Pak njerėz Peshqit arrijnё tё grumbullojnё tё holla gjatё jetёs, vetёm nё rastet kur trashegojnё ose u dhurohen nga familjarёt. Pёr dijeni tuaj, ata nuk kanё asnjё gjё kundra parave. Ata do tė pranojnė me kėnaqėsi ēdo monedhё tė vjetёr qė ju nuk e pёrdorni.
Por ata janė mė tė vetėdijshėm se shumica prej nesh, pёr vlerat e pėrkohshme tё parave.
Kush e ka thёnё shprehjen: "Unė nuk dua tė jem njė milioner -unė vetėm dua tė jetoj si njė i tillё" ėshtė nё tė vėrtetė duke reflektuar filozofinė e Peshqve. Zemra tipike e Neptunit ėshtė e pastёr nga lakmia, atu nuk do gjeni asnjё grimcё tё saj. Ka njė mungesė tė intensitetit, gati njė pakujdesi pėr tё nesėrmen. Ka gjithashtu njė njohuri intuitive pёr tё djeshmen dhe njė tolerancė tė butė ndaj tё sotmes. Nuk ėshtė e lehtė pėr njeriun e shenjёs sё Peshёve apo pёr peshkun real, qё tё luftojё pёr tё notuar kundra rrjedhёs. Ёshtё mё e lehtё pёr tё, qё tё shkojё sipas rrjedhёs, kudo qё e ēon ajo. Por pёr tё notuar kundra rrjedhёs sё ujit dhe jetёs, ёshtё njё sfidё- kjo ёshtё sfida mё e madhe e tyre dhe e vetmja mёnyrё qё ai tё gjejё paqen dhe lumturinė e vėrtetė. Tё marrin rrugėn e lehtė, ėshtė njė kurth pėr ata qė kanė lindur nė kėtė shenjė Dielli, njė karrem i stolisur qė i tёrheq ata, ndėrsa fsheh grepin e rrezikshёm-njė jetė tё humbur.
Ju do tė impresionoheni nga mёnyrat e sjelljes gjithё sharm dhe natyra e mirё, pak dembele e tij. Ai ėshtė indiferent pėr shumicėn e kufizimeve,pёr aq kohё sa nuk i keni marrё lirinё pёr tё ёndёrruar dhe pёr tё ndier rrugёn qё pёrshkon drejt jetёs. Ai ėshtė akoma mё shumё indiferent ndaj fyerjeve, armiqėsive dhe mendimeve tё xhindosura tё njerėzve tė tjerė . Shumė pak nga kёto, do ta nxisnin atё nё reagime apo veprime tė dhunshme. Sigurisht, njerёzit e kёsaj shenje nuk janё plotėsisht tё butė. Edhe ata kanё temperamentin e tyre. Kur ai ngjallet me nё fund, ai mund tё jetё sarkastik, me njё gjuhё djegёse dhe tё zgjuar. Pёr tё bёrё njё Peshk tё shfaqё temperamentin e vet, ёshtё njёsoj si tё hidhni guralecё nё njё liqen , me sipёrfaqe te qetё, si pasqyrё. Ju do tё krijoni disa rrathё tё vegjёl nё ujё, por shumё shpejt sipqrfaqja e ujit do tё bёhet si pasqyrё pёrsёri.
Kur tė takoni njerėz tё shenjёs sё Peshqve, shikoni fillimisht kėmbėt e tyre. Ato do tė jenė mjaft dukshėm tё vogla dhe elegante (duke pėrfshirė edhe meshkuj), ose nga ana tjetėr, ato mund tė jenė tė mėdha dhe tё tё gjera, si kёmbёt e dikujt qё ka punuar zbathur nё arё. Lёkura do tё jetё e butё, flokёt shpesh me onde dhe zakonisht me ngyrё tё celёt (edhe pse ju do tė hasni njė numėr tё madh personave tё kёsaj shenjё zeshkan). Sytė e Peshqve janė tė lėngshёm, me qepalla tё rёnda dhe plotė me drita tė ēuditshme. Shpesh, por jo gjithmonė, ata janė disi tё theksuar dhe jashtёzakonisht imponues. Sytė e disa Peshqve janė thjesht tё bukur. Nuk ka fjalė tё tjeta pėr ti pėrshkruar ato. Tiparet janė elastike dhe tė lёvizshme dhe zakonisht ju do tė gjeni mė shumė shenja se rrudha. Pak Peshq janė tė gjatė; trupat e Neptunit janė ndėrtuar ndonjėherė jokёndshёm, por me hirin e tyre tė jashtėzakonshёm, kjo rrallё ёshtё e dukshme. Ata duken sikur rreshkasin, nё vend qё tё ecin, si tё jenё duke notuar nėpėr dhomė ose poshtė nė rrugė. Ndonjёherė, ata janė vėrtetė. Ku ёshtё uji? Mund tė jetė diku pranė dhe Peshku tёrhiqet prej tij.
Ju mund tė keni lexuar se simboli i shenjёs sё Peshqve, i formuar nga dy peshq qё notojnё nė drejtim tė kundėrt, tregon se Neptuni ёshtё i ndarё nё dy pjesё, nga dėshirat e dyfishta. Nё tё vёrtetё, nuk ёshtё kёshtu. Dėshirat e dyfishta i pėrkasin Binjakėve. Dy peshqit nė drejtime tė kundёrt, simbolizojnė zgjedhjen qё u ёshtё dhėnė Peshqve: pėr tė notuar lart apo pėr tė notuar nė fund dhe nuk arrijnė ti realizojnё qėllimet e tyre. Peshqit duhet tё mёsojnё se ata janё kёtu, pėr ti shėrbyer njerėzimit nė njė farė mėnyre dhe ti qёndrojё larg pasurive tё kėsaj bote. Gjeniu Ajshtajn i shenjёs sё Peshqve, i cili notoi kundra rrymёs, krijoi njё botё krejt tё re tё kohёs relative. Peshqit qė notojnė nė drejtim tė rrymės, shėrbejnё pёr tё larė enėt apo pёr tё hequr borėn. Zgjedhja ėshtė gjithmonė aty, sepse talenti nuk mungon asnjёherё, por peshku, me sytė qė shohin nė mėnyrė tė qartė nė tė dy anėt, ndonjėherė e ka tė vėshtirė tё shohё pёrpara. Peshqit shpeshherё tёrhiqen- ose nga lartėsitė sublime tё njė jetė tė pёrkushtuar profesionale, ose nga emocionet artificiale dhe fallco.
Edhe pse Peshqit, zbrapsen nga konkurrenca, tėrheqja e fortė e Neptunit, i drejton shumė prej tyre, edhe ashtu tė trembur, drejt profesionit tё ndritshёm tё aktorit, ku ata mund tė pėrdorin kompetencat e tyre tė pabesueshme interpretuese, tё shfaqjes sё emocioneve tё panumёrta. Pavarёsisht ndrojtjes sё tyre tё lindur, ata shpesh bėhen disa nga interpretuesit mё tё mirė nė teatėr. Por vetėm nėse ata luftojnė antipatinё qё kanё ndaj punėve tё lodhshme dhe provave rraskapitėse, si dhe mёrzitjen e viteve tё zymta, por tё nevojshme tё pėrvojės. Tё mёsuarit pėrmendėsh ėshtė rrallė njė problem pёr ta. Kujtesa e Peshqve ėshtė legjendare, edhe pse me njė prekje tё Hėnės ose Merkurit, ata mund tė harrojnė edhe numrat e tyre tė telefonit.
Pėr ēdo person tё shenjёs sё Peshqve, nga peshkatari nė skelė, deri te infermierja nė spitalin e fėmijėve, jeta nё vetvete, ėshtė njė fazė e madhe. Nė syrin reflektues tё Peshkut, e gjithė skena ėshtė e pakapshme dhe e rrufeshme. Duke e ditur kėtė, njerёzit e udhёhequr nga planeti i Neptunit, pranojnė shumicёn e stuhive tё jetёs, me qetёsinё mё tё madhe. Dėshpėrim, megjithatė, ėshtė gjithmonė njё kёrcёnim pёr ti ēuar poshtё dhe pёr tё sjellё ėndrrat e ēuditshme apo mankthet e pazakonta, tė cilat shpesh janė tė parandiera. Kur Peshqit kanё njё parandjenjё se diēka do tė ndodhė, ajo zakonisht ndodh.
Nėse ai ju thotё qё mos tё hypni nё atё avion apo nё atё makinė, do tё ishte mё mirё qё tё planifikonit njё mёnyrё tjetёr transporti.
Astrologėt qė flasin pėr njė shpirt tė vjetėr, i referohen njė shpirti, i cili ka kaluar nėpėr shumė jetė, duke ruajtur urtėsinė e secilёs prej tyre. Shpesh ata i referohen Peshqve, sepse njė jetė si peshk ėshtė ose detyrimi mė tė vėshtirė qё njė njeri mund tė zgjedhё- ose njė shans pėr tė arritur pėrmbushjen e pėrsosur. Ndėrsa Dashi pėrfaqėson lindjen nė zodiak, Peshqit pėrfaqėsojnё vdekjen dhe pėrjetėsinė. Peshqit janё shenja e dymbėdhjetė e zodiakut, njė pёrbёrje e tė gjitha atyre qё kanё qenё mё parё dhe natyra e tij ėshtė njė pėrzierje e tė gjitha shenjave tė tjera. Kjo ёshtё shumё pёr tu pёrballuar.
Peshqit mbajnё brenda vetes edhe dёshirёn pёr debat qё kanё tė gjitha shenjat e ajrit, dashurinė pėr natyrėn, tė gjitha shenjave tė tokės dhe aspiratat e zjarrta tė tė gjitha shenjave tё zjarrit. Por ai nuk ėshtė as i ngurtё, as kardinal. Peshku ėshtė i ndryshueshёm gjithmonė- nė kėtė drejtim ai ėshtė i panegociueshёm. E vetmja cilёsi qё e dallon atё nga shenjat e tjera, ėshtė fuqia e tij e ēuditshme pėr tė dalė jashtė vetes dhe tė shohё veten e tij dje, sot dhe nesėr si njё tё vetme. Dashurinё pёr muzikėn dhe artin dhe shqisat e tij shumė tė zhvilluara, si dhe shkathtėsinё, ai i detyrohet shenjave tė tjera, por dituria e tij e thellė dhe dhembshuria i pėrkasin vetėm atij, tё pėrzgjedhura nga njohuritė e kombinuara tё ēdo pėrvoje njerėzore.
Njerёzit e shenjёs sё Peshqve, priren tė mendojnė se ata mund tė jetojnė pėrgjithmonė dhe ata shpesh veprojnė sikur ta besojnё kёtё verbёrisht. Peshqit tipik, zakonisht nuk kujdesen shumё pёr veten e vet. Shanset janė qė ai tё harxhojё shumicėn e energjisė sė tij (dhe nuk ka shumė pėr tė shpenzuar) duke ndihmuar tė afėrmit nė vėshtirėsi, ose duke u marrė me problemet e miqve. Kёto probleme mund tё jenё emocionale apo financiare, por gjithashtu ato mund tё jenё njė shterim serioz pёr shėndetin e Peshqve, i cili rrallė ёshtё aq i fuqishёm, sa ti pёrballojё ato. Peshku duhet tė ruajё energjinė e tij dhe tė mos bie pre e lodhjes, vёshtirёsive dhe emergjencave tė njerėzve tė tjerė. Tё dobёt kur janё foshnje, rrallė tё fuqishёm kur janё fėmijė (nėse nuk ka njė ndikim tė fortė nga planeti Mars, nė tabelėn e lindjes), njerėzit e shenjёs sё Peshqve, duket se kanė metabolizёm tё ngadalshėm, e cila ėshtė arsyeja pse ata shpesh zgjohen me sy tё pёrgjumur dhe tё lodhur.
Zakonet e kёqija tё tё ngrёnit, mund tė sjellin probleme me mėlēinё dhe funksionet e zorrёve, si dhe probleme me tretjen e ushqimit. Problemet nё kёmbё, duar ose kyēe janė tė zakonshme, gjithashtu edhe ftohjet, gripi dhe bronko-pneumonitё.
Mushkėritė nuk janė shumё tė forta dhe gёshtrinjtё dhe kyēet e kёmbёve janё tё dobėta qё nga lindja. Kёta persona duket se kanė ose kёmbё tё dobёta dhe tё plogёta, ose kёmbё shumё tё forta dhe tё zhdėrvjellėta. Nuk ka tё ndёrmjetme pёr kёta. Megjithatė, ata kanė njė rezistencė tė fshehur tё brendshme dhe njė nga sfidat mė tė mёdha tё Neptunit, ėshtė tė zbulojё kėtė forcė latente dhe ta nxjerrё nё pah. Pёshqit kanё aftёsinё tё hipnotizojnё veten dhe tё tjerёt, pёr pothuajse ēdo gjё qё ata zgjedhin, duke pėrfshirė edhe frikёn nga qentё, minjtё, lartėsitė, metrotё, ashensorėt dhe turmat me njerёz.
Humori ėshtė njė nga armėt e tyre tė fshehta. Peshqit zbardhin dhėmbėt, pėr tė mbuluar lotёt e paderdhur. Ata janė mjeshtra tė satirės dhe ju mund tė strukeni, nga njė vėrejtje e shkёlqyer rastėsore, pa qenё nё gjendje ti pёrcaktoni kuptimin e saktė ose qėllimin. Gjithsesi, ju do ta keni atё ndjesinё e pakėndshme pёr njё farё kohe. Ai mund ti bёjё vёrejtjet pikante sa hap e mbyll sytё dhe tё ndryshojё temё me shpejtёsi, saqe ju nuk mund tё arrini ti kundёrpёrgjigjeni
Ai ėshtė njė shakaxhi i shkėlqyer, brilant pёr tё bёrё tё tjerёt tё qeshin me ato qё thotё, ndёrkohё qё vetё mban nё fytyrёn e tij shprehёse, njё pamje tė pikėllueshme. Ai mund tė kalojё me lehtёsi, nga shakatё trashanike nё ato tё sofistikuara.
Ndonjėherė humori i tij ёshtё i ngrohtė dhe i pastėr, ndonjėherė ėshtė i ftohtė dhe i pamėshirshėm, por kjo ėshtė gjithmonė njė mbulesė pėr njė tjetėr emocion, qё personi i shenjёs sё Peshqve, dėshiron tё fshehё. Peshqit e pёrdorin tё qeshurёn, si njė maskė dhe kjo maskё i fsheh ata shumё mirė.
Ata kanё njё ndjenjė tё madhe keqardhjeje dhe njė dėshirė pėr tė ndihmuar tė sėmurėt dhe tė pafuqishmit. Peshqit mund tė ndajnė dhembshuri pėr tė sėmurėt me Virgjėreshёn, por ai shkon njё hap mё tej, duke u pёrpjekur tё kuptojё zemrat e lёnduara dhe tё vetmuara, dёshtimet dhe pamundёsitё, pa marrė parasysh sa i paparanueshёm apo sa i refuzuar mund tё jetё ky individ nga shoqėria. Peshku i butė, do tė ngushėllojė ata, qė Virgjėresha mendon se janė tė dobёt me zgjedhjen e tyre, prandaj nuk meritojnё mbёshtetje. Nėse keni nevojė pėr tё holla, , pёr njё borxh tё vogёl ose tё madh, ose vetėm pёr njė inkurajim tė vogėl qė askush tjetėr nuk jua jep, shkoni te Peshqit. Ju nuk do tė dёgjoni nga ai asnjė ligjėrata apo leksion morali dhe nuk dotё merrni asnjё shikim prej superioriteti. Ai nuk gjykon asnjė njeri- qoftё ky hajdut, vrasės, i droguar, mėkatar, shenjt, hipokrit apo gėnjeshtar. Nė qoftė se ai ėshtė njė Neptun tipik, mungesa e lakmisё, epshit, zilisё dhe xhelozisё, nuk do tė sjellė asnjė kritikё tё mbushur me zemėrim. Tė kuptuarit e tij ёshtё shumё i thellё, sёbashku me ēfarėdo ndihme praktike, qё ai ėshtė nė gjendje tė ofrojė. Ai e kupton ēdo ves dhe virtyt dhe ai e njeh ēdo kurth. Shumė Peshq, pėr kėtė arsye, veshin rrobat e priftit apo murgu dhe e kalojnё jetėn e tyre nė lutje ose meditime. Instinkti i tij i parė ėshtė pėr tė ndihmuar njerёzit. Ka njerėz tё shenjёs sё Peshqve, tė cilėt janė tė rrёmbyer dhe tё ashpėr, por kjo ėshtė vetėm njė mburojё e brishtė, e veshur pėr mbrojtje. Peshku shpejt mėson sesa i pambrojtur ёshtё ai. Bota nuk ėshtė ende e sintonizuar me valёt e ndjeshme tё Peshqve, prandaj pėr tė shmangur talljet (si dhe pėr tė shmangur marrjen e qindёrkasёs sё fundit qё i ndodhet nё xhep), ai nganjėherė sajon maskёn e indiferencės. Imponimet e atyre qė duan ta marrin nёpёr kёmbё, e detyrojnё Peshkun, pėr ta fshehur shpirtin e tij tė vėrtetė. Duke qenё se, thellėsia e ujėrave tė Neptunit e bёn atė tė pёrthithё, ēdo dhimbje dhe gėzim si tė ishin tė tijat, ėshtė pak e ēuditshme, kur shumė Peshq, bёjnё sikur nuk janё tё interesuar tё dėgjojnё tregime tё trishtuara. Por mos harroni se ata vetёm sap o shtiren. Nėse ju ka refuzuar njė herė, provoni pёr herё tё dytё dhe Peshku i vėrtetė do tё dalё nё sipėrfaqe.
Imagjinata e lavdishme e Peshqve, humori i tyre i mrekullueshėm dhe ndjenja oqeanike e bukurisė, mund tė krijojė prozėn dhe poezinё mė delikate, por pėrjetėsisht tė qėndrueshme. Nė tė vėrtetė, bota nuk mund tė bėjė pa pėrpjekjet e tyre artistike dhe dhembshuria e tyre tė butė. Ajo do tė ndalojё sё rrotulluari. Ju shpesh do tė gjeni persona tё shenjёs sё Peshqve, qė i varrosėn ėndrrat e tyre personale, pėr tė ndriēuar, qoshet e errёta tё jetёs sė tė afėrmve dhe miqve, ose pėr tė sjellė dhuratėn e lotёve dhe tė qeshurave pėr publikun nё sallё. Megjithatė Neptuni ėshtė njė planet ēorientues, i aftė pėr tė sjellё nё jetё natyra, qė vёrviten nė dy drejtime nė tė njėjtėn kohė, duke shtrembėruar tė vėrtetėn; njė ndikim ky, qė shpesh i bёn Peshqit tё fshehin emocionet e vёrteta.
Duke qёndruar diku mes ujėrave tė heshtura tё detit, nё thellёsi dhe ujrave tё sipёrfaqes, ku pasyrohen yjet dhe retё, Peshku e jeton jetёn e tij i vetmuar,duke i kuptuar gjёrat aq thellё, sa nuk shprehen me fjalё. Ata qė e duan atė si mik, ata qė e dashurojnё atё, duhet tė pėrdorin imagjinatėn e tyre, pёr tё kapur aeroplanin e ēuditshёm, tё mendjes dhe emocioneve sė tij. Dy shenjat e tjera tё ujit, Akrepi dhe Gaforrja, simbolizohen nga krijesa qё i pёrkasin edhe tokёs, edhe ujit; pra janё amfibe dhe fleksible, ndёrkohё qё Peshku nuk mund tё marrё frymё jashtё ujit. Ai duhet tė jetojė nė ujin e ftohtė dhe tё gjelbėr, diku me baltė, gjithmonė nė lėvizje.
(Vazhdon)....