Pleshti
1.
Pleshti
......me Xixellonjen
..................ra ne dashuri
Pleshti
......xhuxh
.........dhe i zi
Ky emrin e kishte Plluc,
I thoshnin edhe Pleshtuc
I ati emrin e kishte Prreshtan
I thoshin edhe Pleshtan
I dashur lexues
..............mos qesh
Kur emrin ne pleshta ta gjesh
Se xhuxhat jane te vjeter
Ndaj emri u duhet patjeter
E shihni si Plluci i zi
Ra brenda ne dashuri?
Filloi me teper te ligej
Ndaj nisi me shume te nxihej...
2.
I ati e shihte
....e behej vrer
-Pse Pllucit shendeti s'i merr?
Pse Pllucit koka i dhemb
Dhe dhemja e shpon si gjemb?
Te ligur kaq shume
S'e mbajme mend kurre
Ka mbetur kocke e lekure!
C'me gjeti mua te shkretin plak
Te vetem e kam jam bere farmak!
3.
Nje nate i foli ēėk-ēėk ne vesh:
-O djali im plesht
C'te dhemb
Mos te hyri nje gjemb?
Nuk fliste Pleshtuci thumbor
Vec shihte nga xhami pleshtor
Ne oborr
E shihte nga larg
Xixellonjen e bukur,
Merakun ne gjoks kishte futur
I ati prane - ne bisht
I biri ne goje - nje gisht
Hic!
I ati
Ia pati:
-Oi, me lojti mendsh djali,
Me gjeti gjema dhe halli
Me fol nje fjale o bir,
Pse vuan dhe ben sehir?
Djali ne bisht
Hic!
-C'ke o biri im plesht
Pse hesht?
Hidhu njehere
Te nxjerresh vrere
Hidhu fesht
Dhe pesht!
Hidhu te keqen babai
Se zura te qaj!
Babai ka deshire te behesh gaztor
Te behesh aktor
Te shkosh me shiket ne shkolle
Te ndjekesh fesht Institutin e Artit
Se ke dhe mendje te holle
Mendje thesar te thesarit
Se jemi nje soj aq i vjeter
Sa s'gjendet ne Evrope soj tjeter
Kete e thone dhe librat
Kuranet dhe biblat
Mjaft ndenje ne xham
O xhan
Bej fesht
Dhe pesht!
4.
Dhe Plluci tha:
-Baba, o baba
Dhe foli Prreshtani:
-T'u befte babai, o biri im plesht
Thuaja babait ne vesht!
Dhe Plluci u ngjall
Si me fall:
-Baba Prreshtan
Shiko pak ne xham!
Prreshtani baba kuptoi menjehere
Dhe hop ne dere!
Mendja i tha se Plluci i tij
Kish rene brenda ne dashuri!
Ndaj u zhyt ne merak
Ndaj u mbyt ne maraz
Ndaj u cyt me farmak
Ah, c'qenka kjo dashuria!
T'u sjellka verdalle shtepia!
Te beka mornica-mornica
Te mbushka me spica!
Te beka vend te mos gjesh
Edhe elefant po te jesh
Edhe krokodil
Ti behesh bandill!
5.
Baba Prreshtani u ul ne bisht
Dhe ngriti nje gisht
Po gisht pleshtor
Kosor:
-Ah, ti kerkon Xixellonjen
Ta sjell sa te hapesh pak gojen
-Ate e dua baba
Dhe po nuk e mora, nuk ha!
Ajo me pelqen shume e shume!
Sa fesht kercej neper gjume
Dhe hidhem ne tra
Baba, o baba!
Dhe pleshtit bir ne faqet lotet i rane
I ati plesht i heshtur i rrinte prane
I ati plesht ia fshinte lotet e shkrete
Dhe qante vete:
-Te keqen babai,
Mos qaj,
Se une lotet s'i mbaj!
Jam plak
Dhe behem merak![/b]
...............................................