PYETJE:
Fatkeqėsisht (apo fatmirėsisht) jam martuar nė moshėn 64 vjeē. Ēfarė mund tė bėj pėr jetėn time seksuale?
PĖRGJIGJE:
Si ta pėrmirėsoni jetėn seksuale?...Ka shumė tė moshuar qė thonė: Jeta seksuale pėrmirėsohet me kalimin e viteve. Qė edhe ju ta pėrmirėsoni jetėn tuaj seksuale kini parasysh kėto:
Pėrpiquni ta zgjeroni kuptimin qė keni pėr seksin. Ju duhet tė dini se seksi nuk ėshtė vetėm penetrimi vaginal. Duke u moshuar, ka dhe duhet tė gjenden mėnyra tė tjera mė komforte dhe mė tė plota.
Prekja mund tė jetė njė alternativė e mirė pėr interkursėn. Kjo arrihet duke u mbajtur nga dora me njeri-tjetrin. Duke bėrė masazh sensual reciprok. Duke masturbuar reciprokisht dhe duke bėrė seks oral.
Rritni komunikimin me gruan. Komunikimi i mirė do t'u afrojė mė shumė tė dyve. Diskutoni me njėri-tjetrin ndryshimet nėpėr tė cilat kaloni dhe ēfarė duhet tė bėjė secili nga ju qė tė akomodoheni mė mirė gjatė seksit.
Ndėrroni pozicionin qė bėni seks, kjo do ta bėjė mė tė lehtė seksin pėr ju. Pėrpiquni tė gjeni aktivitete tė tjera seksuale, siē janė masazhi dhe pėrkėdheljet qė u interesojnė tė dyve.
Pyeteni gruan lidhur me kėrkesat e saj dhe ajo t'u pyesė ju pėr kėrkesat tuaja. Konsultohuni pėr mėnyrėn se si mund tė akomodoheni mė mirė me njėri-tjetrin. Shpeshherė, vetėm, komunikimi i mirė midis burrit dhe gruas, mjafton pėr t'u eksituar seksualisht.
Ndryshojeni rutinėn e seksit. Ndonjėherė, ndryshime fare tė vogla mund ta pėrmirėsojnė shumė jetėn seksuale. Ndryshojeni kohėn kur bėni seks. Bėni seks atėherė kur keni mė shumė energji.
Provojeni nė mėngjes, kur jeni tė freskėt nga gjumi i mirė i natės. Kjo ėshtė mė mirė se nė fund tė njė dite tė gjatė e tė lodhshme. Lini mė shumė kohė pėr romancėn, siē ėshtė njė darkė romantike nė njė restorant, njė mbrėmje vallėzimi, njė natė nė hotel.
Provoni njė pozicion tė ri pėr seks, qė ėshtė mė komfort pėr tė dy. Pozicione ka me qindra, por po tė jeni pak krijues dhe aventurierė, ju do tė gjeni shumė pozicione, qė do t'i pėrshtaten edhe kushteve tuaja shėndetėsore.
Mos shpresoni tė bėni mrekullia. Nė qoftė se, kur keni qenė i ri, nuk keni bėrė seks shumė shpesh, mos shpresoni tė bėni mė shumė tani qė u martuat i moshuar. Burrat qė janė kėnaqur me seks tė shpeshtė kur ishin tė rinj, ka tė ngjarė ta vazhdojnė kėtė kėnaqėsi edhe kur moshohen.
Kujdesuni pėr shėndetin. Dieta e shėndetshme dhe ushtrimet e rregullta do tė ta mbajnė trupin nė formė. Kjo do t'u mbajė gati pėr seks nė ēdo moshė.
Pėrdorni dietė tė balancuar, plot fruta dhe zarzavate. Ushtrohuni mė sė paku 30 minuta nė ditė, shumicėn e ditėve tė javės. Evitoni alkoolin. Teprimi me alkool ul funksionin seksual. Barnat ilegale si marijuana, kokaina e tė tjera, gjithashtu, e prishin funksionin seksual.
Nuk mė thoni si ėshtė puna me gruan. Ėshtė ajo e moshuar apo e re. Sido qė tė jetė, po u them edhe disa fjalė pėr gratė e moshuara.
Ēfarė ndodh me jetėn seksuale, kur gratė moshohen?
Ndryshimet mė tė mėdha nė trupin e grave lidhen me menopauzėn dhe pakėsimin e nivelit tė estrogjenit. Vagina e grave tė moshuara e humbet elasticitetin dhe qė tė lubrifikohet dhe tė pėrgatitet pėr seks, kėrkon eksitim seksual pėr kohė mė tė gjatė.
Kėto ndryshime e bėjnė interkursėn pak mė tė vėshtirė dhe me dhimbje. Gratė e moshuara ndjejnė pak djegie gjatė penetrimit dhe ndonjėherė konstatojnė pak gjak pas penetrimit vaginal.
Pėr tė evituar kėto vėshtirėsi, gratė e moshuara duhet ta bėjnė lojėn seksuale mė tė zgjatur. Kjo ndihmon tė bėhet lubrifikimi natyral i vaginės, por ato duhet tė pėrdorin edhe lubrifikantė artificialė me bazė ujore, siē janė "K-Y" dhe "Aqualub".
Ėshtė mirė qė ato tė bisedojnė me doktorin pėr kėto vėshtirėsi qė kanė dhe ai do t'u japė njė krem me estrogjen pėr tė lyer vaginėn, ose do t'u japė mjekim tė pėrgjithshėm pėr tė rritur nivelin e estrogjenit nė gjak.
Gratė e moshuara, dhe ju burrat e tyre, nė qoftė se doni tė keni jetė seksuale tė gjatė, duhet tė bėni penetrim vaginal rregullisht. Kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė ruajtur lubrifikimin dhe elasticitetin e vaginės.
Nė qoftė se njė grua nė moshė rreth gjashtėdhjetė vjeē, nuk bėn seks me penetrim pėr gjashtė muaj, mukoza e vaginės sė saj do tė atrofizohet dhe do tė thahet. Mos harroni atė qė e kam thėnė shpesh: " Pėrdore, ndryshe e humbe".
Njė grua qė nuk ka bėrė seks pėr njė kohė, relativisht tė gjatė, duhet tė pėrdorė lubrifikantė me shumicė dhe tė kėrkojė nga burri qė ta kryejė marrėdhėnien seksuale ngadalė. Kėshtu pakėsohen dhimbjet gjatė penetrimit.
Kur penetrimi ėshtė bėrė i pamundur, gruaja dhe burri, duhet tė provojnė mėnyra tė tjera pėr tė qėndruar intimė me njėri-tjetrin, deri sa mukoza e vaginės tė pėrgatitet pėr penetrim.
Edhe njė herė: Mos hiqni kurrė dorė, pėrfundimisht, nga intimiteti seksual pėr arsye tė dhimbjes. Kjo ėshtė njė gjendje qė, vetėm ju dhe tė ndihmuar nga doktori, do ta kapėrceni.
Tė shkrova gjatė sepse pyetja jote ishte fare e papėrcaktuar. Duke qenė se ajo ishte shumė e pėrgjithshme, m'u desh tė shkruaja pėr shumė gjėra. Po qe se ke probleme tė veēanta, qė nuk e gjejnė pėrgjigjen nė kėto rreshta, mė shkruaj pėrsėri.
Uroj pėr ju tė dy jetė martesore tė lumtur, me sa mė shumė seks dhe fat!
Doktor Ademi. harxhi
Shekulli