Piloti italian flet gjatė prezantimit tė motorit tė ri: Jam i etur pėr suksese tė tjera
Yamaha ka prezantuar dje nė internet, motorin me tė cilin do tė garojė nė botėrorin e vitit 2009 dhe kampioni i botės nė fuqi, Valentino Rosi, tregon pėrshtypjet e para. Ai e ka provuar M1-in pėrpara pushimeve tė dimrit. Kam provuar nė Valencia dhe nė Herez, ku kam qenė shumė i shpejtė nė krahasim me vitin 2008, - tha Doktori. - Kam besim se edhe pse jemi vetėm nė hapat e para tė punės, kemi kohė deri nė prill pėr tė pėrmirėsuar mė tej versionin e vitit 2009 tė M1. Ja cila ka qenė intervista e tij:
- Pret pėrmirėsime tė tjera nė testimet e fundjavės sė ardhshme nė Sepang?
- Nė Sepang, nė javėn e ardhshme, do tė pėrdorimin motorin tonė, tė dy motorėt. Ata qė do tė pėrdor nė gara, kėsisoj duhet tė miqėsohem menjėherė dhe tė gjej gjuhėn e pėrbashkėt. Por punojmė shumė me motorin dhe jemi duke u pėrpjekur, qė tė pėrmirėsojmė momentin e hapjes sė gazit. Kjo ėshtė pika nė tė cilėn duhet tė pėrqėndrohemi mė shumė. Nuk duhet tė humbasim terren nė pjesėt e drejta, si ka ndodhur vitet e fundit.
- Asgjė nuk ka ndryshuar nė skuderinė tuaj
- Kemi njė ekip me dy pilotė nė gjendje pėr tė fituar titullin. Unė dhe Lorenco nisemi si tė barabartė dhe tė dy u ndjemė shumė mirė nė 2008-n dhe mendoj se kėshtu do tė vazhdojmė edhe sivjet.
- Mendoni se Lorenco do tė jetė rivali juaj pėr titullin?
- Po, mendoj se Horge do tė jetė njė nga pretendentėt kryesorė, sepse ėshtė mė ekspert se nė vitin e parė dhe pastaj sivjet kemi tė gjithė tė njėjtėn gomė. Nisemi nga pozita tė barabarta dhe mendoj se do tė jetė njė kundėrshtar shumė i vėshtirė pėr tu mundur.
- Pėrveē Horges, me kė tjetėr do tė luftoni pėr titullin?
- Sipas meje rivali kryesor do tė jetė Stoner. Pastaj, pres qė edhe Pedroza me Lorencon tė jenė shumė tė shpejtė nė pista tė caktuara.
- Ēmendim keni pėr ndikimin e krizės financiare botėrore nė Moto GP. Kavasaki ėshtė tėrhequr. Jeni i shqetėsuar nga numri i pakėt i pilotėve qė do nisin kampionatin?
- Tė them tė drejtėn mė shqetėson fakti qė ishim vetėm 19 pilotė nė vitin 2008 dhe tani mund tė mbetemi 17. Tė shpresojmė qė drejtuesit e Kavasakit tė gjejnė njė zgjidhje pėr tė pasur sa mė shumė motorė nė startin e kampionatit.
- Ēfarė duhet tė ndryshojė pėr tė rritur numrin e motorėve nė garė?
- E kam tė vėshtirė tė gjej njė zgjidhje. Ndoshta duhen motorė mė pak tė sofistikuar dhe me kosto mė tė ulėt.
- Pas dy testeve tė para, cila ėshtė pėrshtypja pėr monogomėn? Mendoni se tani do tė jenė garat edhe mė spektakolare?
- Eshtė pak shpejt pėr ta thėnė, por sipas meje do tė ketė mė shumė spektakėl, sepse tė gjithė pilotėt do tė kenė goma tė njėjta. Pėr fatin e mirė tė shikuesve dhe pėr fatin e keq tė pilotėve nė fund tė garės motorėt do tė jenė tė vėshtirė pėr tu kontrolluar. Nuk parashikoj rekorde nė xhirot e fundit, por duelet nė pistė janė tė pashmangshėm. Tė shpresojmė qė tė jetė mė e bukur.
- Ēfarė tjetėr duhet bėrė pėr tė pasur gara mė tė luftuara dhe spektakolare?
- Nė vitet e fundit, sidomos pasi motorėt u bėnė 800 kubiksha, ka pasur mė pak gara tė luftuara. Sipas mendimit tim kjo ka ardhur si pasojė e evoluimit tė gomave, sepse pilotėt shkojnė me shpejtėsi shumė tė madhe nė kthesė dhe ka mė pak hapėsirė pėr parakalime. Pastaj, teknologjia e lartė elektronike vendosi ekuilibrin mes pilotėve. Ka filluar tė ndikojė mė shumė motori sesa talenti.
- Tė gjithė e dinė se i keni kėrkuar Yamahas qė tė merrni pjesė nė njė garė tė Superbike, me synimin pėr tė sfiduar Troi Bejlisin. Jeni i zhgėnjyer qė nuk ua plotėsuan dėshirėn?
- Ishte njė ide e bukur dhe do tė mė pėlqente shumė. Doja tė provoja njė garė nė Superbike. Do tė doja tė dueloja me Bejlisin. Fatkeqėsisht ėshtė njė periudhė e vėshtirė dhe nuk e pata mundėsinė. Shpresoj qė nė tė ardhmen tė marr pjesė edhe nė njė garė nė Superbike.
- Keni arritur njė rezultat interesant nė rrally-n e Qipros. Mendoni njė tė ardhme nė kėtė sport?
- Gjithmonė i kam pasur qejf garat rally, qė kur isha fėmijė. Eshtė njė pasion qė nuk mė ka ikur me kalimin e kohės. Kur kam mundėsinė nuk heq dorė asnjėherė nga njė garė e tillė. Dėfrehem jashtėzakonisht dhe ka shumė mundėsi qė kur ta mbyll karrierėn time nė Moto GP mund tė marr pjesė nė njė kampionat rally. Por ka ende kohė, tė ardhmen time tė afėrt e shoh duke pilotuar njė motor.
- Gjithashtu keni pasur mundėsinė tė provoni Ferrarin. Mendoni se jeni pėrmirėsuar si pilot F1″?
- Ferrari dhe Formula 1 pėrbėjnė njė emocion tė veēantė. Unė gjithmonė kam qenė i apasionuar pas garave tė tė gjitha llojeve, me makina dhe me motora. Regjistrova kohė tė mira dhe kjo do tė thotė se mund tė jem njė pilot i shpejtė me Ferrarin. Nė vitin 2006 vendosa pėrfundimisht qė tė qėndroj te motorat dhe kėsisoj do tė mbetet njė dyshim i madh. Gjithsesi, falėnderoj Ferrarin, qė mė ka dhėnė mundėsinė tė provoj diēka tė rrallė nė Muxhelo.
- E keni konsideruar ndonjėherė Formulėn 1 si pjesė e sė ardhmes suaj?
- Si thashė edhe mė parė, mendoj se mė ėshtė dhėnė mundėsia, por unė zgjodha Yamahan. Unė e bėra zgjidhjen time dhe nuk mendoj se do tė ketė mundėsi tė tjera.
- Marko Simonēeli ėshtė njė mik i juaji. Ēmendoni pėr titullin qė fitoi vitin e kaluar nė 250 kubikė?
- Po, e kam mik Simonēelin, ėshtė njė djalė shumė i mirė. Stėrvitemi bashkė dhe tė them tė drejtėn mė habiti titulli i tij. E dija qė kishte potencal, por fitoi mė shpejt sesa mendoja unė. Jam i lumtur pėr tė, sepse e meritoi. Mendoj se mund tė bėjė bis sivjet dhe pastaj tė vijė nė Moto GP.
- Mendoni se mund tė jetė njė pilot i Yamaha-s nė tė ardhmen?
- Unė mendoj se Simonēeli do tė garojė nė moto GP, sepse ėshtė njė pilot i shpejtė dhe i ri. Por te Yamaha jam unė dhe Lorenco dhe mendoj se do tė qėndrojmė edhe pėr disa vite. Pėr tė do tė ishte mė mirė tė shikonte prespektivėn me njė markė tjetėr.
- Do tė vazhdoni tė jeni menaxheri i vetes edhe nė vitin 2009? Keni marrė nė konsideratė tė punoni me njė menaxher tė ri?
- Jam shumė i kėnaqur nga mėnyra si kam vendosur tė organizoj gjėrat personale. Nuk kam nevojė pėr asnjė menaxher dhe nuk mendoj se kjo do tė ndryshojė nė vitet e ardhshėm. Jam mė mirė i vetėm.
- Nuk iu kanė mbetur shumė rekorde pėr tė thyer. Jeni piloti qė keni fituar mė shumė nė historinė e kėtij sporti. Synoni tė arrini rekordin e Agostinit me 122 fitore?
- Natyrisht rekordi i Agostinit ėshtė shumė i rėndėsishėm. Unė nuk jam shumė larg, por pėr ta arritur mė duhet tė garoj edhe pėr disa vite tė tjera. Objektivi im kryesor ėshtė tė fitoj ndonjė titull tjetėr botėror, pastaj do tė mendoj pėr Agostinin.
- Jeni akoma i motivuar?
- Unė ndihem i lumtur kur jam nė pistė dhe synoj tė garoj sa mė shpejt, por mbi tė gjitha kur punon me kėtė grup njerėzit fantastikė te Yamaha, motivimi vjen vetvetiu. Garoj prej shumė vitesh dhe duhet tė mbash pėrqėndrimin pėr tė pasur ambiciet dhe inatin sportiv nė nivelin e duhur pėr tė qenė kompetitiv. Ndihem nė formė.
- Nė fund, ju thatė se viti 2008 ishte mė i vėshtiri nė karrierėn tuaj. Mendoni se 2009-a do tė jetė mė e vėshtirė, apo mė e lehtė?
- Viti 2008 ishte i vėshtirė dhe u impenjuam me tė gjitha forcat tona pėr tė fituar. Nga ana tjetėr pres nė 2009-ėn akoma mė tė vėshtirė, sepse ka shumė pilotė qė duan tė marrin revanshin. Jam i vetėdijshėm se nė 2009-n na pret njė punė e madhe.
Burimi:Sporti Shqiptar