Nje diamant i rralle ne ngjyre blu pritet te arrije nje cmim rekord shitjeje, kur te dale ne ankand ne Gjeneve me 12 maj. Diamanti pritet te kushtoje shifren 5,8-8,5 milione dollare.
Ai peshon 7,03 karat dhe eshte nje nga diamantet e pakte blu qe gjenden ne te gjithe boten. Diamanti u zbulua ne nje miniere ne Afriken e Jugut vitin e kaluar. Ai eshte vleresuar si nje persosshmerisht i paster, cilesia me e larte qe mund ti jepet nje diamante.
Sipas Cathy Malins nga Petra Diamonds, shoqeria qe menaxhon minierat e gureve te cmuar ne Afriken e Jugut, diamanti eshte nje zbulim unikal, pasi gjetja e gureve te tille eshte shume e rralle. Sipas organizatoreve te ankandit, pavaresisht situates se veshtire ekonomike, ka interes nga bleres te ndryshem. Sipas shefit te "Sothebys" per Europen dhe Lindjen e Mesme, David Bennett, diamanti mund te blihet nga dikush qe kerkon te kete dicka qe nuk e ka askush tjeter dhe qe eshte jashtezakonisht e rralle.
Ne majin e kaluar nje diamant 3,73 karat u shit nga shtepia e ankandeve "Sotheby's" per 1,328 milione dollare, duke shenuar nje cmim rekord. Personi qe do te bleje diamantin, do te kete mundesine edhe ti vendose nje emer gurit te cmuar.