Microsoft e Google gjatė disa muajve tė fundit po shkėmbejnė goditje nė mes vete. Pas paralajmėrimit tė kompanisė Google pėr paraqitjen e sistemit tė vet operativ, Microsoft ka njoftuar se sė shpejti do tė nis Office 2010 i cili do tė jetė pa pagesė dhe do tė konkurrojė ndaj Google Docs. Nafaka jonė!
Bėhet fjalė pėr paketėn Office e cila, sikur edhe Google Docs, do tė mund tė jetė e qasshme nėpėrmes shfletuesit tė internetit, derisa do tė pėrmbajė versionet mė tė thjeshtėsuara tė Word, Excel, PowerPoint e OneNote. Lansimi ėshtė planifikuar pėr fillimin e vitit tė ardhshėm.
Nė Microsoft theksojnė se sipas dėshirave tė shprehura tė pėrdoruesve edhe ata duan qė tė gjitha aplikacionet e popullarizuara t’i bartin edhe nė internet. Mbi 400 milionė pėrdorues tė sistemit Windows Live do tė mund tė pėrdorin Office 2010 krejtėsisht pa pagesė. Shkurt e shqip, pėr pėrdorimin e Office 2010 do tė ju nevojitet vetėm emri pėrdorues (username) dhe fjalėkalimi (password) me tė cilėt hapni e-mailin nė Windows Live.
Office 2010 nė versionin eksperimental do tė duhej tė dal nė muajin dhjetor tė kėtij viti.