Puthja e nėnės, efektive kundėr infeksionit
Me anė tė njė studimi tė realizuar, pėr herė tė parė shkencėtarėt e Zelandės sė Re pohuan se foshnjat e porsalindura mbrohen me ndihmėn e puthjes sė nėnės. Nė studim u zbulua se bakteri i mirė K12 i cili del nga goja e nėnės shėrben nė forcimin e imunitetit tė foshnjave pėrballė dhimbjes sė fytit dhe infeksionit tė veshit.
Nė studimin e publikuar nė gazetėn New Zealand Herald dhe tė realizuar nga Universiteti Otago, shkencėtarėt zbuluan se bakteri i dobishėm i cili del nga goja e nėnės shėrben nė mbrojtjen e foshnjave tė porsalindura nga dhimbjet e fytit dhe infeksioni i veshit.
Ėshtė hera e parė qė ndėrmerret njė studim i tillė. Specialistėt pohuan se gratė tė cilat morėn pjesė nė studim janė testuar pėr tė parė se cilat prej tyre mbartin bakterin e dobishėm lastreptococcus salivarius K12.
Shkencėtarėt gjithashtu deklaruan se foshnjat tė cilat kanė marrė bakterin nga nėna nė fillim do tė kontrollohen ēdo javė pastaj njė herė nė 6 javė pėr tė parė nėse bakteri qėndron nė trupin e foshnjės. Me rritjen e foshnjės ulet mundėsia e ndjekjes sė bakterit, por shkencėtarėt pohuan se kjo ēėshtje do tė jetė baza e studimeve tė ardhshme